Forumi Horizont | Gjithsej 59 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C`po ndodh ne Kosove? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4482)
Shkrimtari Kadare kritikon ashpër shqiptarët e Kosovës për aktet e dhunës
Armand Mero
19 mars 2004, 20:00 UTC
Shkrimtari Ismail Kadare nuk i ka kursyer termat dhe kritikën e ashpër ndaj shqiptarëve të Kosovës për aktet e dhunës që shpërthyen atje tre ditë më parë. Për të ajo që ka ndodhur është diçka shumë e rëndë dhe ai pranon se nuk ka arsye përse t’i kursejë fjalët.
Në një intervistë telefonike të dhënë për televizionin Klan, zoti Kadare shprehet se pas çlirimit të Kosovës gjëra të tilla nuk duhet të ndodhnin pasi i kanë sjellë një dëm të madh çështjes shqiptare në Ballkan:
"Mendoj se është goditur më rëndë fitorja më e madhe që ka arritur populli shqiptar, afrimi me perëndimin, krijimi i aleancave me botën perëndimore, për fat të keq kjo është shkelur me këmbë këto dy tre ditë, domethënë Shqipëria dhe Kosova bashkë me shqiptarët ka rrezik të kthehen prapë në izolim si më parë dhe kjo ka qenë ëndrra e Serbisë dhe ëndrra e Enver Hoxhës. Pra me këtë që u bë në mënyrë të verbër u godit liria e Kosovës, e ardhmja e saj, u goditën aleatët tanë në mënyrë të pabesë", tha ai.
Shkrimtari i njohur thotë se i kupton problemet që kanë shqiptarët dhe pakënaqësitë e tyre dhe se ata kanë të drejtë në shumë gjëra, në radhë të parë trajtim të barabartë më të gjithë të tjerët, apo të pushojnë provokimet e shëmtuara nga Beogradi, por të gjithë këto saktëson zoti Kadare nuk mund të justifikojnë atë që ata të binin në këtë kurth dhe të luanin praktikisht lojën e serbëve.
Zoti Kadare thotë se e vetmja gjë që duhet të bëjnë tani shqiptarët është që ata të riparojnë dëmin e madh duke kuptuar se kanë bërë gabim kur sulmuan shtëpitë serbe, kur dogjën kishat serbe duke menduar se kështu po i sillnin ndonjë të mirë kauzës shqiptare:
"Duhet ta kuptojnë këtë gjë. Duhet ta kuptojnë kur sulmuan pallatet e tyre, kur sulmuan bashkësinë ndërkombëtare, kur sulmuan aleancën atlantike, kur dogjën flamurin e aleancës. Të gjitha këto ata duhet ti kptojnë thellë se kanë bërë një gjë të palejueshme, dhe të pandreqshme gati I vetmi riparim që mund të bëjnë është të vënë mësim se kokat e nxehta nuk duhet kurrë të vënë zemërimin e vet përpara interesave të kombit, përpara interesave të lirisë".
Shqiptarët ka vazhduar zoti Kadare në intervistën e tij për televizionin Klan, duhet të distancohen nga të gjitha ato pjesë të errta të Kosovës që janë përzier në këtë histori. Sipas tij në këtoi ngjartje janë përfshirë njerëz naivë por edhe njerëz të fajshëm, shërbimet e fshehta të huaja apo dhe aventurierë shqiptarë e ndoshta dhe nostalgjikë të komunizmit. Shqiptarët vazhdoi zoti Kadare duhet të ndahen nga kjo e keqe në mënyrë që më pas të rivendosin një fytyrë tjetër, që të tregojnë se janë një popull i qytetëruar gjë që këto ditë sic u shpreh ai nuk e treguan aspak.//kk//
Gjithsej 59 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.