| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)
Dy fjale per yjet.
Ishte nje nate e bukur e ngrohte vere. Nje shoku im qe me shurdhonte perhere me ca pyetje te çuditeshme per yjet, kometa e meteroitet, me pyeti -e di ti sa km eshte ylli me i afert ?- po sa jane e di? –ngrita koken e shkunda si zakonisht kur me bente pyetje te tilla ? –Edhe ti i kthehem une nuk ke pyetje te tjera?!!! Kam me tha- pse kane ngjyra te ndryshme?, pse dikush ndriçon me shume e dikush me pak? …
Perse nje yll shkelqen me shume e nje tjeter me pak
Ne fakt forca e shkelqimit te nje ylli varet nga distanca qe ndodhen karshi tokes. Po ti rreshtonim yjet ne te njeten distance disa yje qe mezi duken do te ishin me te ndriçuar sesa yjet qe shohim ne si me te ndritshme.
Per kete astronomet perdorin Magnituden absolute. Ne baze te magnitudes absolute, po te vinim ne te njeten distance nga toka psh 10 pc, dielli do te dukej mezi, ndersa ylli Polar do ishte baraz me 6000 dielle.
Ka disa tipe magnitudash,
m-magnituda qe shihet realisht, M-magnituda absolute (te gjithe yjet ne nje distance, ne menyre konvencionale perdoret 10pc), fotografike (prova me ane te fotos), bolometrike(bolometri mat energjine totale nga ultarviolete ne infratekuqe) etj.
Pa harruar se yjet mund te jene, nje yll, dy yje (psh Sirio qe eshte ylli me i shndritshem i qiellit qe gjendet ne kostelacionin e Qenit te Madh, eshte nje nje sistem dopjo pra dy yje Sirio A dhe Sirio B).
Ngjyrat
Ne fotografi shihen me mire ngjyrat e yjeve sepse me sy te lire dallohen vetem yjet qe shkelqejne me shume. Ngjyra varet nga temperatura qe i karakterizon. Keshtu nqs marrim nje fill hekuri dhe e ngrohim ne zjarr ne fillim behet i kuq, pasatj zverdhet, zbardhet dhe ne fund behet i kalter.
Pra nje yll me ngjyre blu ka nje temperature me te larte se nje i verdhe e te verdhet jane me te ngrohte se keta te kuq.
Dy fjale per yjet. Planetet
Tani qe kemi mesuar shume gjera per diellin,yllin Polar, token, satelitin e saj henen. Sapo kemi filluar te njohim Universin. Universi eshte shume madh, kaq i madh eshte saqe Einstein ka bere nje perkufizim te bukur, gati relativ, ky ndoshta do te kete qene shkaku qe na njohu me teorine e relativitetit:
"Budallalleku njerzor dhe universi jane te pafundme, per te dyten nuk jam dhe aq i sigurte."
Planetet thame sillen rreth diellit, planetet kane orbita te ndryshme, keshtu; kohe te ndryshme rrotullimi gjate pershkimit te orbitave. Merkuri e ben nje rrotullim te plote rreth diellit per 88 dite dhe Plutoni vetem per 248 vite. Sipas ligjit te trete te Kepler-it orbitave me te gjera Korrispondon kohe me e gjate. Duhet te dime gjithashtu se planetet sillen rreth diellit ne drejtin te kundert me akrepat e ores (antiorari): shume e rendesishme!!! Kete gje ne fakt e kemi zbuluar pasi gjetem Yllin Polar dhe u ndalem nje cope here te mire duke e vrojtuar, pame sesi yjet rrotulloheshin nga e djathta ne te majte, kurse akrepat e ores perballe nesh sillen nga e majta ne te djathate.
Çdo planet ka nje histori te ndryshme dhe eshte I ndryshem nga te tjeret. Keshtuqe nuk kemi pse mbrekullohemi pse ka qene kaq e veshtire te kuptohen natyrat dhe veçorite e yjeve dhe planeteve.
Astronomet e vertete dhe jo vetem ata I ndajne planetet ne dy grupe, Brenda dhe Jashta. Fare mire e kuptoni se kemi te bejme me planete qe jane brenda orbites se tokes dhe jashta orbites se saj. Kjo nuk do te thote qe meqe jane Brenda, jane me te vegjel dhe ato jashte, jane me te medhenj. Sepse; Merkuri qe eshte brenda orbites se tokes (150 milione km) sillet ne rreth 58 milione km nga dielli eka nje rreze ekuatori 2440, Plutoni eshte nja 100 here me larg se Merkuri nga dielli pra :5900 milione km dhe nje rreze ekuatoriale vetem prej 1151 km.
Ne hapsire gjenden me mijra yje qe mund te studiohen, Ne fakt deri me sot disponojme pak a shume tek 10 planete dhe keta jane kaq te ndryshem njeri nga tjetri, gje qe nuk eshte e lehte.
Planete ndahen ne: tokesore, Merkuri, Venera (afrodita), Toka dhe Marsi. Gjigante(te medhejte) Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Te vegjlit ; sepse jane me te vegjel se hena jane, kusuri.
Pyetja e rradhes sa planete ka sistemi yne diellor?
9. po nente planet jane, Merkuri, Aferdita, Toka, Marsi, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni. Nuk e keni plotesisht gabim jo, por…!
Me kalimin e shekujve njeriu filloi te bente zbulime te reja, keshtu planetet dhe jo vetem ata qe sillen rreth diellit, shtoheshin nje nga nje , Neptuni dhe Plutoni jane shtuar “ne tavoline”. Neptuni u zbulua ne 1846 kurse Plutoni pas gati 100 vitesh ne 1930, kjo fale disa llogarive qe benin shkencetaret neper tavolinat e tyre astronomie.
Ne mars te vitin 2004 bota do te mbrekullohej nga lajmi se eshte zbuluar nje trup qiellor qe eshte vetem 10 miliarde km nga toka, keshtu; pertej orbites se Plutonit. Ishte Sdena. Korrik 2005 do te zbulohej planeti i 10-te qe eshte i madh gati sa hena dhe bile ska edhe ajo nje hene te veten(satelit). Planeti i dhjete quhet 2003UB313 (Eris). 2003UB313 eshte 100 here me larg se toka nga dielli, per nje rrotullim te plote rreth diellit i duhen 560 vite. Eris hyn tek planetet e vegjel.
Perveç Sdenes kemi edhe Quoar por keta te dy nuk konsiderohen planete te vertete ndoshta jane kometa te fashes se Kuiper.
Kostelacionet, pra horoskopi.
Kemi thene se njeriu qe ne kohet me te lashta, me anen e fantazise arrinte te formonte forma te çudteshme me yjet.
Qe kur ishim femije, kur kishim bere mesim gjeografie dhe kishim mesuar per kostelacionet, Arushen e madhe dhe Arushen e vogel kur vinte mbremja uleshim ne bar dhe mundoheshim kush me perpara ta gjente ate. Nganjehere humbisnim ne ate pafundesi yjesh , por edhe i gjenim kostelacionet e famshem. Femije ishim ! se mos kishim ndonje gje tjeter per te kerkuar!!! Me pas kureshtja jone kaloi tek shenjat e oroskopit dhe nese ishim ne periudhen e shenjes se Peshqve, hapnim syte ne qiell dhe mundonin te gjenim peshq. Epo normal se te rinj dhe duam ta dime psh fatin tone ne dashuri, pune etj.
Ketu ndalet edhe dashuria jone per universin, e as qe kujtohet se ka egzistojne edhe kostelacione te tjera dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me to. Degjon ne lajme se tokes po i afrohet nje komete, lajmet e bejne sensacionale dhe ai i ngre edhe njehere me pertese syte nga qielli per te pare kush e di pse kometen. Disa te tjere akoma qe akoma nuk u ka ardhur fati presin me padurim naten e shen Lorencit per te pare yjet qe bien per te shprehur keshtu deshiren e tyre qe tu vije dashuria si nje dhurate nga qielli.
Universi, kostelacione, yje qe bien, planete njeriut te sotem praktik dhe materialist i sherbejne per kohen, per nje periudhe te caktuar. Keshtu ishte nje here e nje kohe, keshtu eshte dhe tani.
.Kur folem per "aventurieret" e shekujve qe kemi lene pas e njejta gje ndodh edhe sot.
Shkencetaret dhe studiuesit bejne pune e tyre, "parashikuesit" na lexojne horoskopin, ka nga ata qe shkojne me larg dhe na japin keshilla praktike mbi dashurine ne baze te yjeve, emrave etj. Moda me e re eshte ajo televizive ku disa te tjere na japin numrat me fat te fitojme llotari, diten kur duhet te filojme nje biznes etj etj.
Ne fakt duket se e kaluam cakun e realitetit nje rremuje e vertete mes reales dhe fantazise, prape ky Einstein paska pasur te drejte per relativitetin dhe pafundesine. Njeriu eshte skllav i njohurive te tij, sa me shume di aq me shume kerkon te dije dhe ne kete rast kur kemi te bejme me universin kemi te bejme me, me Einstein, i cili meriton dhe ai nje teme te veçante.
Kemi degjuar e konsultuar sa e sa here horoskopin! -Planetet ne shenjen tuaj tregojne fat ne dashuri por kujdes me shendetin. Tani qellimi i temes sone nuk eshte te diskutojme mbi vertetsine apo jo te ketyre fjaleve por te kuptojme mekanizmin pse i thote ato fjale, pra te kuptojme energjite negative, pozitive te planeteve ne dashuri, shendet, pune. shoqeri etj etj.
Merkuri. Lajmetari i zotave.
Planetit Merkur, Greket, i jepnin dy emra. Apollo nqs e shihnin ne mbremje pas perendimit te diellit. Po ta shikonin ne mengjes heret pa zbardhur dielli e quanin Hermes. Ne fakt mendonin se behej fjale per dy planete te ndryshme. Sipas legjendes Hermesi ishte i biri i Zeusit dhe Maia, qe lindi ne nje shpelle te Malit Kilene e qe ne hapat e para te jetes dhe çuditi dynjane me veprimet e tij te jashtzakonshme. Filloi te ecte shpejt, shpiku Liren me ane te nje breshke dhe ecte duke kenduar. Nje dite kur arriti ne Thesalia çapkeni i vogel vjedh armet e vellait te vet Apollo e shkoi e u fsheh ne djep. Apolloni i zemeruar deshi ta ndeshkonte, por Maya nderhyn ne mbrojtje te birit duke i thene se ishte akoma i vogel, biles nuk ishte ne gjendje te ecte. Tani ky Apollo shkon e ankohet tek Zeusi, i cili urdheron femijen ti kthente sendet e vjedhura. Mirpo Hermesi filloi ti binte lires. Apollo ngeli aq shume i habitur saqe vendosi te shkembente te gjitha sendet e tij me Liren. Keshtu Apolloni behet Zot i muzikes . Ndersa Romaket Hermesin e quanin Merkuri-qe do te thote zot i hajduteve e i tregtarve-ne perkujtim te vjedhjes e te matrapazllekut. Meqe ishte i shpejte e quanin edhe Lajmetari i zotave.
Merkuri:
Rrotullohet rreth diellit per 88 dite. Per te bere tre rrotullime rreth vetes i duhen 2 vite ose 176 dite tokesore.
Eshte nje planet i vogel. Per te bere nje xhiro rreth vetes i duhen gati 59 dite. Duke qene se eshte rreth 58 milone km (5.79x10^7km) pra shume afer diellit temepratura arrin edhe 430°C , edhe nete jane te gjata sikurse dhe ditet naten temperatura shkon ne -175°C
Ai ngjan shume me Henen ne siperfaqe. Rreth 3.54 miliarde me pare ka pesuar nje goditje te forte nga ndonje meteorit saqe duken qarte pasojat me nje krater me thellesi 9km. Meqe kendi maksimal i saj karshi diellit eshte 28° eshte shume veshtire te vrojtohet nga toka. Sipas pozicionit te saj ne orbite mund te shihet ne mengjes heret para se te dale dielli dhe fill mbas perendimit te diellit maksimumi per nje ore.
Po te doni ta shikoni ne mengjes ktheni syte nga lindja ne mbremje nga perendimi. Po perdoret teleskopin, duhet ta ulni pothuajse rrafsh me hroizontin, perqendrohuni mire dhe do ta gjeni. E gjetet!.
Merkuri eshte edhe dita e trete e javes Merkurre.
Tani qe keni marre formen e astrologut, vriteni pak mendje ne ato qe thame mesiper dhe nxirrni konkluzionet!!!
I vogel, i shpejte, shume i ngrohte por edhe i ftohte, çapken, shpikes dhe me e rendesishmja afer diellit.
Keshtu nese ky planet hyri ne shenjen tuaj: Do merrni nje lajm, qe ndoshta do ju djege ose do ju ftohe . Kujdes me levizjet e shkujdesura sidomos ne tregti se mos ua hedhin. Do ndodhin disa ndryshime te shpejta.
Lajm : sepse duke qene se ai ndodhet afer diellit i merr vesh i pari te gjitha apo jo? Po ti shtojme edhe shpikjen qe i beri Lires, do te thote qe do te keni nje te re.
Tregtar : Kujdes me shoqerine sidomos me tregtine ju kujtohet matrapazlleku i tij.
Kujdes !! Kjo qe thame mesiper nuk eshte e vertete por diçka per te krijuar idene. Njeriu duhet te jete vete zot i fatit te tij.
| Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.