Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5060)


Postuar nga ENISS datë 20 Maj 2004 - 00:55:

Mbase duhet ta fillojme diskutimin per se prapthi per te arritur qellimin per se mbari.

A ka pasur nje moment per ju kur e keni mohuar ''te qenit shqiptar'' ???
Mbase kjo do te na ndihmoje per te qene me realiste.
Mua psh me vijne ne mend dy fakte per te cilat me eshte dashur te ul zerin e te them jam shqiptare.

Rasti i nje shtetase italiane 49 vjecare, para disa javesh, qe kish ardhur per tu martuar me nje mikun e saj vlonjat, e qe perdhunohet nga taksisti ne qytetin e Fierit dhe nje bashkeqytetar ndersa ajo udhetonte per ne Vlore, do te ishte nje nga lajmet kryesore ne te gjithe shtypin e perditshem. Shtetases italiane ju grabiten 1500 euro, pasaporta dhe më pas është përdhunuar nga taksisti dhe shoku i tij. Sipas mjekeve pas vizites, italjanja kishte demtime te medha kryesisht ne gjoks ku ish kafshuar ne menyre shtazarake. Shtetases italiane ju desh pas ketij udhetimi plot vuajtje, te rikthehej nga kish ardhur pa u martuar me mikun e saj duke ditur mentalitetin dhe konceptin e shqiptareve mbi moralin.
Imagjinoni per imazhin e shqiperise dhe shqiptareve ne arenen nderkombetare dhe ate te fqinjeve tane sesi perforcohet pas kesaj ndodhie qe u pasqyrua nga te gjitha mediat.
C'mund te themi ne kete rast per bujarine e mikpritjen, si nje nder vlerat kryesore me te cilat jemi identifikuar perhere ne shqiptaret?

Rasti i dyte eshte nje foto ne nje nga gazetat tona te perditshme, ku para disa javesh e nxorren ne faqe te pare, te botuar me pare ne 'Panorama' te shtypit te huaj e me pas edhe nga nje gazete shqiptare. Pikerisht momenti kur ne te gjitha mediat filloi te flitej mbi analizen e 97-tes. Kjo foto eshte botuar ne faqe te pare dhe per kedo qe e ka pare besoj eshte shokuar e ka pesuar traume per disa ore sikurse une.
Ne foto eshte nje nga punonjesit e SHIK me detyre ne Vlore i masakruar gjate trazirave te 97 (i dekoruar para disa ditesh nga Presidenti i Republikes), nje vit ky, kur vec te tjerash ndodhen, vjedhje, rrembime, vrasje, djegje, perdhunime...
Nese ne luftra jane kombet qe luftojne me njeri tjetrin, si ne Kosove jane serbet qe kane masakruar shqiptaret e Kosoves, ne 97-ten ishin shqiptaret qe masakronin shqiptaret e tyre.

Me cfare na ka ngelur te krenohemi ne Shqiptaret?

Shpresoj se ne mesazhet ne vazhdim do te jeni te gjithe me realiste. Sepse prononcimet e deri tanishme vertet qe duken shume teorike dhe skane asgje te ndjere brenda.
Te jesh nacionalist, ashtu sic e kam shprehur edhe ne mesazhin tim te dyte ne kete teme, nenkupton vec te tjerash te njohesh cilesite e poppullit tend, ta njohesh shqiperine dhe shqiptaret me te gjitha te bukurat dhe te shemtuarat perbrenda. Pas njohjes vjen ndjenja apo atdhedashuria se ne cfare pike eshte e perqendruar realisht tek ne.


Postuar nga agata datë 23 Maj 2004 - 02:20:

I lexova me shume nxitim mesazhet e te gjithe anetareve, qe kan marre pjese ne kete teme.

ENISS, jam shume dakort me ju dhe e mbeshtes krejtesish mendimin e juaj.
mendoj se duhet te jemi realiste, shqipetaret kan shume ane positive, por fatkeqesish, kan edhe shume negative...
me vjen keq qe shume shqiptare kan nxjerrur ne pah me teper ato negativet... ( sigurisht pasoje e injorances nga izolimi por dhe mjerrimit)...

E dua shqiperine e shqiptaret, por per te qene krenare... ndoshta duhet qe shqiptaret e shteti shqiptare te plotesoj disa detyra...
me vjen turp te them qe jam nje e tille, arsyjet jan te shumta,
por dhe fotoja qe ju keni vendosur me ben te ndjehem me turp per emrin shqiptare
pershendetje


Postuar nga jimmy84 datë 23 Maj 2004 - 02:54:

Eniss po te marrim ato lloj rastesh ke plot te tilla ne cdo vend. Nuk eshte se po ndodhin vetem ne Shqiperi dhe tani te nisim te themi qe shqiptaret jane te tere kriminela drogaxhinj dhe perdhunuesa sic eshte perhapur opinioni nderkombetar.Edhe ne Amerike denihen me vdekje shume serial killera ne vit (qe ne Shqiperi nuk ka). Pastaj aman kush flet, Italia qe ka fame ne keto pune. Une nuk them qe ne jemi perfekte. Pyll pa derra nuk ka. Por edhe t'a besh kaq te madhe me duket paksa e tepruar. Se krahes ketyre tipave ka ehe shume shqiptare qe punojne dhe studiojne dhe kane merituar respektin e njerezve qe i rrethiojne pavaresishyt nga origjina. Pra nuk duhet pare tabloja vetem e bardhe apo vetem e zeze. Duhet pare me te mirat dhe te keqijat e saj.


Postuar nga volter datë 23 Maj 2004 - 03:45:

Thumbs down

Nuk pergjigjem fare dot, por vetem ne kete moment mund te them se jam pa mend ne koke, dhe e kam harruar veten se ndodhem ne planetin e quajtur TOKE.......!
!


Postuar nga agata datë 23 Maj 2004 - 16:08:

sa atdhetare jemi ne shqiptaret ?

kam kohe qe jetoj jashte shqiperise, por nese ka diçka qe me mungon me teper ne kete vende eshte atdheu im, sepse mendoj se aty vlej me shume.
por nuk duhet te perzijme ndjen e dashurise me ate te atdhetarizmit...

Nese me pyesin ketu, nga jam, menjehere me gojen plot, them se jam shqiptare.
E kur te behem nene, do bej te pa munduren, qe femijet e mi te mesojne gjuhen shqipe dhe historine e shqiperse...

por do t'ju tregoj nje histori kur vertet jam ndjere keq per origjinen time...

Po udhetonim me tren per ne zvicer bashke me bashkeshortin tim.
Ne tren u njohem me nje zvicerian, qe kishte origjine greke, mbas shume bisedimesh ai na pyeti se perse po shkonim ne zvicer, dhe ne i ju pergjgjem thjesht per kureshtje per te pare se si ishte qyteti i Zyriuhut.
Ai jetonte pikerisht ne zyrih dhe me shume kenaqesi na ftoj ne shtepine e tij. t'ju them te drejten u ndjeva shume e prekur nge ftesa e tij por nuk doja te pranoja.
ai vertet kemnguli dhe si perfundim pranuam...

mbas nje dreke te kenshme me bashkeshorten e tij un me tim shoq vendosem te dilnim per te kerkuar nje hotel, dhe ai vendosi te na ndihmonte dhe perseri na ftoj te qendronim tek ai nese nuk do kishim mundesi te gjenim hotelin qe na pershtatej.
sinqerish e vleresova jasht mase mikpritjen e tij por edhe ai shoqerine tone...
ne hotelim ku vendosem te qendronim, u perballem me dy djem shqiptare te cilet po kerkonin te merni nje dhome ne kete hotel, por nuk mundeshin sepse sportelja i kerkonte dokumentat e me siguri, qe ato nuk i kishin...

zvicerjani qe na shoqeronte i propozoj ti stehonte tek ai per 2 ose tre dite...
ata jash mase te gezuar nuk po dinin se si ta falenderonin.
kurse ne morem nje dhome dhe e lame te takoheshi te nesermen me te ne shtepine etij...
te nesermen sapo u zgjova kisha shume deshire te beja nje shetitje neper zyrih. bashke me basheshortin tim dalem nje xiro hengrem nj dreke jasht dhe filluam te flisnim per mikpritjen e ketij zvicerjani qe quhej antonias...
dhe ashtu siç e kishim parashikuar shkuam per ta takuar.
kur c' te shohim shqipater qe ai kishte ftuan ne shtepine e tij i kishin vjedhur disa objekte te shtepise dhe disa rroba, e kishin ikur ma lene gjurme...

o zot sa turp me erdhi, kur ky person kaq mikprites me ne, me njoftoj kete lajmin... nje moment ndjeva, nje urrejtje per shqiparet, dhe u ndjeva shume keq, sinqerisht me erdhi turp, qe isha shqiptare, nuk mund te qendroja me nje sekonde, me teper para ketij personi.
nuk edi ç mendonte ai ne ate momente per ne, por jam e sigurt qe nuk do kishte nje opinion te shkelqyer....

ku eshte adhetarizmi i ketyre personave...? kush eshte perpjekja e tyre per tia zbardhur faqen shqiperis...
dhe sa historira te tjera te ketij lloji kemi degjuar...?!
me vjen keq por jam e bindur se per te qene kranar, nuk jam, por per ta dashur shqiperin e dua si gjene me te shtrejte.



pershendetje te gjitheve.


Postuar nga trojani datë 24 Maj 2004 - 15:23:

pershendetje te gjitheve

-Ne rradhe te pare duhet te gjjithe te biem dakort me kuptimin ose perkufizimin e fjaleve; atdhedashuri, atdhekrenari, mall per atdheun, nacionalizem, mall per familjen, mall per shoqerine, krenari per historine dhe per persona historike, etj etj etj ... .
-Pra nqs. duam te komunikojme sakte me njeri-tjetrin dhe te moskeqkuptohemi si puna e Hirushes me Elbasanlliun duhet te kuptojme se atdhedashuria nuk eshte nacionalizem apo krenari kombetare apo ndonje nga ato fjale apo grupfjalesh qe permenda me siper, megjithese eshte shume e veshtire ti ndash nga njera-tjetra apo te shohesh njeren fjale krejtesisht te ndare nga te tjerat.
-Nqs. duam te testojme vetem tone se sa e dashurojme atdheun tone mund ta fillojme me pyetjet:
-Cfare bera une per atdheun sot??? A i pagova taksat? TVSH-ne? Driten? Ujin?
-A i hodha pleherat ne koshin e plehrave? dhe jo nga dritarja e katit te peste dhe direkt ne trotuar?
-A eshte e doganuar paketa e cigareve qe une bleva sot?
-A kam ndihmuar une si person privat sot ne permiresimin e imazhit te atdheut tim, dhe nqs jo atehere si do ta bej une kete neser???
-Vota ime, a valle ndihmoi apo do te ndihmoje atdheun tim te dali nga kriza apo valle thjesht pasuroi apo do te pasuroj ndonje deputet apo politikan te paprincipe?
Dhe keshtu mund te vazhdojme gjate.

pjershendetje trojani


Postuar nga zuckersüss datë 25 Maj 2004 - 01:39:

Kur pashe Anjeza Shahinin qe perfaqesonte Shqiperine und ndjeva krenare qe jam shqiptare, kur pashe flamurin shqiptar midis publikut.
U gezova pa mase qe Shqiperia mori pjese per here te pare dhe me nje perfaqesim per mendimin tim shume te denje nga ana e Anjezes.
Une jetoj prej vitesh ne Gjermani.Eshte e veshtire te them se kur me ka ardhur turp te them se jam shqipetare.Kam pasur vetem reagime positive ne rrethin e te njohurve te mi.Ndoshta vetem njehere kur gjate nje visite ne aeroport (praktike gjate universitetit)punonjesi qe na tregonte per rrjetin e droges ne Frankfurt permendi se Shqipetaret zene vendin e pare per trafikimin e heroines, ose kur nje i njohuri im polic me tregoi qe me shqipetaret kane problemet me te shumta ketu. Keto ishin disa aspekte negative qe mua me kane prekur, por jo deri ne ate pike sa te me vije turp qe jam shqiptare.Sic tha dikush me lart pyll pa derra nuk ka.Mendoj thjesht se media neper bote luan nje rol te rendesishem duke i vene ngjarjet ne peshore dhe duke i cilesuar ato te shqiptareve si me te renda dhe perfaqesuese te nje populli te tere.Me tronditen ngjarjet e mesiperme dhe fotografia e atij punonjesit te shikut, por gjera te tilla te shemtuara ndodhin kudo ne bote dhe jo vetem ne Shqiperi.Ne Gjermani zhduken cdo dite femije te vegjel.Ne lamje degjon perdite ngjarje te tilla tronditese.
Mendoj per te gjithe studentet shqipetare qe njoh ne Gjermani dhe qe studiojne dhe punojne per te financuar shkollen;mendoj per notat e shkelqyera, per menyren se si i perballojne veshtiresite e nje studimi te tille dhe kjo gje me ben te ndihem krenare dhe ta mbaj koken lart kur me pyet njeri se nga vij.


Postuar nga elbasanlliu_2003 datë 26 Maj 2004 - 01:16:

Per Trojanin

O Trojan une me Hirushen nuk jam keqkuptuar fare,thjesht e sqarova per ca koncepte qe une mendoja se ajo nuk i kishte te qarta.Kurse sa per atdhedashurine dhe nacionalizmin,me pyetjet qe i ke ngritur ti vetes ose qe nje shqiptar duhet ti beje vetes tregon nacionalizem te paster dhe mos them extremist.Keto pyetje dilnin si rreklame ne gjermani ne kohe te Hitlerit,qe ti indoktrinonin gjermanet te mendonin vetem per gjermanine,pra thjesht te beheshin robote.Nje shqiptar qe i shmanget taksave nuk eshte nje shqiptar i keq,as edhe nje shqiptar qe nuk pyet per dogane.Besoj se shqiptare me te keqinj jane shume nga ata qe na reklamojne ti respektojme keto kultura ligjore.Nacionalizmi eshte doktrine,kurse atdhedashuria eshte ndjenje.


Postuar nga Tani datë 27 Maj 2004 - 22:52:

Aq sa asnje nuk e ka idene

Ne jemi aq atdhetare sa qe kur Morena Reka kendon kengen Al Capone ne pjesen kur ajo kendon "Jam Al Capone" salla e mposht zerin e saj duke broheritur "Jam Shqiptar"

Te jeshe atdhetare nuk do te thote vetem qe te jesh krenar per vendin tend apo te kesh mall per te, por do te thote qe timos i ktheshe kurrizin atdheut duke then me vjen turp te jem shqipetare sepse kjo apo ajo ndodhi. Sado e gabuar te jete nena jote ajo eshte nena jote dhe ti nuk e mohon dot, nuk e shane dot dhe nuk e kundershton dot sepse te ka bere koken. Kjo do te thote te jesh atdhetare.

Shqiptaret ndahen ne dy tipa.

1. Ata qe jane shume atdhetare dhe mendojne gjithemone per shqiperine.

2. Ata qe shkojne ne greqi, dhe si per cudi pernjehere bejne sikur kane harrur te flasin shqip kur akoma nuk dine as te flasin greqisht.
-----------------------------------------------------------------------------------------
Nga moderatori

Nuk dua ta perseris per here te dyte.. kur u rregjitstrove pranove kushtet e forum-it horizont. Nje nga keto kushte eshte edhe fjalori qe perdor ku poston.


--------------------------------------------------------------------------------------------


Postuar nga Klodel datë 27 Maj 2004 - 23:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Insomnia
[Duke hequr ato me siper çfare eshte ne vetvete ''atdhedashuria''?? [/B]


eshte nje ndjenje qe te ben t'i perkasesh dickaje, eshte identitet ne vetvete, eshte ajo qe te ndan ty nga te tjeret pse je ti shqiptar dhe pse dikush tjeter eshte italian. jane rrenjet, kultura tradita GJUHA qe te karakterizojne ty si Shqiptar dhe jo si nje nacionalitet tjeter. Sado qe shkrihesh, sado te mos flasesh sado te ndryshosh pashaportat identitetin gjithmone do mbetet nje ze i brendshem i cili do te thote qe je shqiptar.

ne kete bote ku kufijte po shkrihen ku ideja e shtetit po humbet me krijimin e strukturave nderkombetare, mbetet vetem fjala atdhe dhe atdheu eshte edhe ai deti edhe ai guri edhe ai uji i ftohte qe sikur ne ishujt karabike te jesh nuk do te te fale te njejten kenaqesi.

atdhe simbolizon deshiren per t'e perkitur diku, por edhe deshperimin e te qenit nomad qe lind pas shume vjet jashte shtetit, kur meqe ke ndryshuar te duket sikur nuk perket me asgjekundi. sado te integrohesh kurre nuk je vendas. atdhe simbolizon ndoshta ne menyre pak me egoiste krenarine e te qenit vendase.

Per ate atdhe na qan xhani, per ate shqiperi qe po shkaterrohet per ata njerez qe vuajne.

nuk pata kohe te lexoj te gjitha mendimet e parashtruara, megjithate nuk e identifikoj veten kurre me ate pamjen e mesiperme, nuk e identifikoj veten me shume fenomene negative qe jane barbarizma per mendimin tim.

mos harrojme se para se te jemi shqiptare jemi njerez dhe pastaj ne edukimin tone si njerez, influencon trashegimia, ambjenti ne te cilin jemi rritur, kushtet psikologjike sociale ekonomike politike.

Eniss tha pyeti per cfare na ka mbetur te je mi krenare?

kemi plot gjera ndoshta me te dhimbshmen por edhe me treguesen do permendja ndihmen ne raste fatkeqesish, apo edhe respektin qe tregohet. ate shpirtmadhesine tone qe nuk shohim sa japim por nese mundemi japim, ate ndjenjen tone te familjes dhe jo te individualitetit, dhe plot gjera te tjera qe mua personalisht me bejne shume krenare sepse fale tyre ndihem qe jam NJERI ne tere kuptimin e fjales. nje qenie humane. dhe kjo ka te beje shume me faktin qe jam shqiptare.

dhe nese mediat gjithmone kerkojne vetem te keqen, sepse vetem e keqja ben buje, besoj se kjo nuk duhet te influencoje mendimin qe kam per vendin tim apo identitetin tim. sepse do te thote qe nese nuk jam krenare qe jam shqiptare nuk jam krenare per veten time dhe per ate qe perfaqesoj.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.