Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsi E Kushtezuar-gjuha E Nje Shteti Te Gjymtuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9731)


Postuar nga IQVLORA datë 01 Nëntor 2005 - 20:36:

Petrit Kola

Mos kujtoni ju se Dades apo gjithe te majteve ju behet shume vone per ate Amerike te cilen e kane mallkuar deri me 1991?Jo miku im ata kerkojne te fitojne pike para Washingtonit.Qente le te lehin,karvani te eci para thote populli.
Nuk i behet vone askujt cfare llomotisin ata. A pyeten njeri ata kur ne krye te ambasadave tona ne Amerike vendosen hajduter e bij bastardesh komunist? Kjo eshte pergjigja ime.
Une e di qe ti nuk ke qef asnjerin.Edhe une kam rezervat e mia,BUT midis dy te te kqiave duhet zgjedhur ajo qe eshte me pak e keqe.BYE


Postuar nga Petrit Kola datë 02 Nëntor 2005 - 03:10:

IQVLORA

Nuk eshte e vertet se une nuk dua asnje. Ndryshimi nga ty eshte se une zgjedhe midis se mires dhe te keqes dhe jo midis dy te kqijave, cila eshte me e vogla.
Tek faqe ime personale http://everteta.myblogsite.com kame shkruar "Te shporrim te Keqen" lexoje dhe do te shikosh ato qe pretendova me larte...
Te fala
Petriti

P.S Ke degjuar per Katovicen? E di skemen se si po sillet verdalle Shqiperia nga komunistat pa maska (PS) dhe nga ata me maska (PD) ?


Postuar nga X-File datë 16 Nëntor 2005 - 23:08:

????

ore nuke me dha kush ndonje shpjegim per termin pavarsi e kushtezuar!!!!!
ka ndokush ndonje ide apo jo??????


Postuar nga X-File datë 23 Nëntor 2005 - 22:02:

ende nuk ka pergjigjje????
pa he more me jepni ndonje ide, se ende eshte opcion per kosoven dhe nuk e kam iden se si do te duket shteti ku jetoj nen kete kusht.


Postuar nga Klodel datë 23 Nëntor 2005 - 22:33:

RADIO EVROPA E LIRË
Në teori apo në praktikë a kemi ndonjë shembull që na qartëson se ç'do të thotë pavarësi e kushtëzuar?

JACQUES RUPNIK
Është një term fluid, ndonëse mund të them se kam dhe të drejtën autoriale për të, pasi e kam sugjeruar në komisionin për Kosovën në vitin 2000. Ne e dinim se nuk kishte zgjidhje të përkryer, pasi po të kishte zgjidhje të tillë do të ishte e njohur. Filluam duke eliminuar të gjitha opcionet që ishin mbi tavolinë dhe logjikisht erdhëm tek pavarësia. Por jo pavarësi e deklaruar në mënyrë të njëanshme, por pavarësi që i nënshtrohej një morrie kushtesh.


Postuar nga X-File datë 23 Nëntor 2005 - 23:40:

flm. ana

aha tashi e kuptova.
kjo eshte gjuha e politikaneve.


Postuar nga Petrit Kola datë 29 Janar 2006 - 19:55:

X-File

Ne se e do shqip, PAVARSI E KUSHTEZUAR DO TE THOTE PAVARSI ME TE FUTUR... haroji fjalet e huaja dhe bombastike...


Hamendje...?!

Nepermjet studiove serbe te“Gazetes 55”, me nje kode te fshehte ministri i “jashtem shqiptar” Besnik Musatafaj komunikon me serbet dhe sherbim e tyre sekret…

Cdo te thote Mustafaj me, “Presidenti Rugova ishte dhe
mbetet njeriu qe misheronte, pavaresisht deri
ne ç’mase ka qene vetedija edhe e minoritetit
serb, por misheronte me mire se kushdo tjeter,
edhe interesat e minoritetit serb e të
minoriteteve të tjera.” ?
Cili eshte kuptimi i ketij kodi? Mos valle nje argument per serbet se e ardhmja e tyre eshte e kercenuar tashme ne Kosoven post Roguvioane dhe duhet te kundershtojne me cdo kusht pavarsine e Kosoves, apo se paku te kerkojne ndarjen teritoriale te saj?
Gogoli ju prêt tani e tutje o serb, ndaj trohisni hanxharet kundra shqiptareve. Kjo eshte domethinia?
C’fare kerkon te thote Mustafaj ne kodin e mesiperm. Mos eshte perpjekur te permbysi raportin viktime-agresor duke na i paraqitur serbet si engjej te plagosur dhe te rrezikuar nga xhelatet dhe terroristat shqiptare?
Hej Mustafaj….., Rugova ishte i tille sepse ishte shqiptare dhe nuk ishte ndonje perjashtim, qe serbet te vene kujen. Rugova ishte tolerant dhe paqedashes sepse te tille jane shqiptaret. Po,po dhe UCK-ja (le te themi Ramush Hajredinaj) edhe ata jane njesoje si Rugova. Objektivi ishte i njete por koha i solli ne sken sipas domosdoshemerise historike te momentit.

Por prisni se ka akoma. Me poshte Mustafaj akuzon dhe provokon se "Une jam i bindur se
shoqeria kosovare eshte plotesisht e pjekur
tashme, per te perballuar nje situate te tille,
nje situate tragjike, eshte e vetedijshme se çdo
destabilizim nuk i sherben realizimit te atij
qellimi qe i kishte vene se bashku me
Presidentin Rugova, gjithe Kosova vetes, per
te arritur te pavaresia, pra, tani për tani, per
te perballuar mire negociatat.”

Pra destabilizuesat na qenken irredentistat shqiptar. Kete thote Mustafaj?
Bukur fort eshte perpiluar skenari serb. Ne pjesen e pare behet thirrje dhe justifikim qe serbet te cohen dhe me poshte akuzon si destabilizuesa shqiptaret.
Pra cohuni o serb sepse tani eshte koha (per te penguar pavarsine e Kosoves) dhe faji do tu ngelet shqiptareve per trazirat, kercenimin e jetes, prones dhe mospermbushjen e standarteve.

Vallahi, shume i mencur paraqiteni juve zoti Mustafaj por mire eshte qe ti thrrisni fiqirit te kokes, ashtu sic benit kur punonit ne Institutin e Studimeve marksiste-leniniste se bashku me shokun Nano.

Marre nga http://vertet.blogspot.com


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.