Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 22:09:

Ne Ascona me 1958 po me Paulette Goddard.


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 22:11:

Ne New York me Paulette Goddard.


Postuar nga i_lire datë 30 Mars 2004 - 22:15:

Dale ne Tel Aviv, perseri me Paulette Goddard...


Postuar nga unforgiven datë 30 Mars 2004 - 22:26:

Leter e Erih Maria Remarque, derguar Marlene Ditrihm ( e dashura e tij)

"Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle: A s'eshte e vertete qe fati po na bashkon? / A nuk po na lidh ai per jete? / Ah, dhe ne kohet qe shkojne, / nuk di, ti je motra a nusja ime? / Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime, / Ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, / ti lexon cdo gje ne shikimin tim, / me syrin tend hyn ne brendesine time / Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje / dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend / e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron .Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu? Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise. E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime.Ti je bere per mua e une jam bere per ty; nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

*Puma - quan ai me perkedheli Marlene Ditrih.


Postuar nga Klodel datë 30 Mars 2004 - 23:28:

i lire fotografite jane shume te bukura. me pelqen shija e tij tek femrat sidomos jutta.

Mona kjo letra e tij te le pa fryme. ke letra te tjera te remarkut apo te ndonje autori tjeter te madh? me pelqen gjithmone te lexoj mendimet e tyre ne jeten private si e shohin si e perceptojne si ndiejne realisht


Postuar nga jimmy84 datë 31 Mars 2004 - 07:02:

Ajo shija qe kishte per grate e mori ne qafe te shkretin.Marlene Dietrich e la me fiksime per 30 vjet.Natasha(s`ja mbaj mend mbiemrin) e beri per psikoterapi.(Libri "Hije ne Parajse" eshte per historine e dashurise midis Remarkut dhe Natashes ,bile edhe personazhi kryesor femer quhet Natasha).Nuk e di po kam pershtypjen qe Xhoana tek "Harku i Triumfit" eshte per Marlene Dietrich.(edhe Xhoana si Marlene e braktisi Ravikun) Dhe ne liber Remarku realizon enderren e vet qe ajo te kthehej e penduar tek ai po ishte teper vone.Por ne te vertete ndodhi ndryshe.Marlene jo vetem qe nuk u pendua po rrojti edhe nja 22 vjet pas Remarkut.
(E more vesh o I lire,keshtu ja bene ketij qe ishte zotni burre e jo me te tjereve .As pyeten fare se ishte gjeni tjetri,mjafton te benin qejfin e tyre dhe mirupafshim pastaj "ku te kam pare". )
ato fotot njehere jane nobel fare.Aty duket c`a klasi kishte ai.Keshtu vazhdo
P.S Remarku kishte 2 fiksime:Makinat dhe Marlene
Makinen (Lancia ne mos gaboj) e quante PUMA 1
Dietrich e quante PUMA 2


Postuar nga lorie datë 31 Mars 2004 - 07:31:

cudi

sa do shkruaja me gezim qe me ne fund po i lexoja Remarkut nje shkrim plot shpresa dhe te lumtur.(per letren kushtuar te dashures)
Cudi vertet ! Si perfundojne gjenite!


Postuar nga Klodel datë 05 Prill 2004 - 18:29:

te rejat nga remarku :)

Mbretëria e Ëndrrave dhe Gam përfaqësojnë së bashku me Stacion në Horizont, tre prozat më të gjëra të të riut Erich Maria Remarque.
Mbretëria e ëndrrave ( Die Traumbude) u botua për herë të parë në vitin 1920 në shtëpinë botuese në Drezden Die Schönheit. Thuhet se publikimin e këtij libri, Remarku e financoi me shitjen e pjanos së tij të dashur.
Gam nuk u publikua gjatë jetë së Remarkut. Publiku gjerman me atë u njoh në përmbledhjen "Vepër e panjohur, prozë e hershme, vepra të mbetura, letra dhe ditare", të cilin e publikuan Thomas F. Schneider a Tilamn Westphalen ( Das unbekannte Werk. Frühe Prosa, Werke aus dem Nachlaß, Briefe und Tagebücher, Köln 1998). Sipas Thomas Shneiderit, Gam mendohet të jetë shkruar në vitet 1923-1924.
Në Mbretërinë e Ëndrrave dhe në Gam mundemi vetëm të nuhatim autorin e romanit Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit, i cili u përkthye në rreth 40 gjuhë dhe që edhe sot, 70 vjet pas botimit të tij ende shitet në Gjermani me 40-50 000 libra në vit.
Mbretëria e Ëndrrave dhe Gam lindin në fazën e pjekurisë së Remarkut dhe janë një përgatitje për romanet e mëvonshme, të cilat autori shkroi gjithsej 14, përfshirë dhe romanin e fundit dhe të papërfunduar, Tokë e premtuar ( Das gelobte Land).

Në këto dy libra Remark ende nuk është ai vëzhguesi simpatik, objektiv dhe pak lakonik, i cili e ndjek jetën me sy të mprehtë dhe me një shkallë të lartë skepticizmi. Nuk i trembet patosit, siç është karakteristikë në veprat e tij të mëvonshme, nga të cilat jehon frikë nga ndjenjat tepër të forta, nga përjetimi tepër i thellë dhe nga vetmia e cila e shoqëroi në jetë.
Në punët e tij të hershme nuk ndahet nga heronjtë e tij, por luan rolin e bashkëmoshatarëve të tij dhe ndonjëherë e lejon veten që në mënyrë pothuajse të pakontrolluar të përfshihet me ta nga pasionet dhe dëshirat, gjë që shprehet në një patetikë shumë të madhe të gjuhës së tij. Tre romanet e tij të para i quan si " mëkatet e rinisë". Por edhe këtu lindin temat e tij kryesore, jeta, dashuria dhe vdekja, për momentin të shfaqura në vështirësitë si- frika nga vetmia, dëshira për shoqëri dhe mbështetja tek lidhja me femrën. Por është i ri dhe beson tek jeta.
" Jeta është gjithshka " thotë në mbyllje të Gam, me siguri nën influencën e "filozofisë të jetës" të Henri Bergson apo konceptet e Artur Schopenhauerit rreth "vullnetit për të jetuar"që në atë kohë ishin në modë.

Në Mbretërinë e Ëndrrave Remark ndahet me rininë e tij. Dedikimi i jetës artit dhe shoqërisë, të përmbledhura në ambjentin e bohemëve rreth Fritze Schrammit, ku në mënyrë post-adoleshente filozofojnë mbi jetën dhe janë absolutisht larg realitetit të saj, është mbi të gjitha një kujtim i autorit për rrethin e miqve në Osnabryk rreth piktorit, poetit dhe të dashuruarit pas këngëve Fritz Hörstemeir dhe një ndarje me rininë dhe ëndrrat e tij. Në papafingon e vogël në Liebigstraße 31, në këtë mbretëri ëndrrash filloi Remark në vitin 1916 të zbulojë idealet e jetës së tij: artet, bukuria dhe erotika. Diskutohej për jetën dhe artet, lexoheshin vargje, kompozohej muzikë. Vetë Remarku i binte me pasion pjanos. Por vdekja e shpejtë e Fritz Hörstemeirit 35 vjeçar dhe tronditjet e tjera psiqike, përjetimi i vdekjeve masive në frontin e luftës, qëndrimi në spital dhe vdekja e të jëmës- ishin kriza e jetës së Remarkut. Në jetën e tij hyn vdekja, i zë fole në subkoshiencë dhe më vonë pasqyrohet në themelin melankolik të shumë prej heronjve të librave të tij, në qëndrimin e tyre të tërhequr prej outsiders që dëshërojnë shoqëri dhe partnerë të dashur.

Edhe pse në këtë kohë lindin rreshtat e parë të dorëshkrimit të romanit të tij të madh për luftën, i nevojitet ende kohë që të marrë veten nga trauma psikologjike e shkaktuar nga fatkeqësitë e përjetuara dhe së bashku me këtë të maturohej nga ana konceptuale dhe stilistike. Dhe në një kohë që në qytetet e mëdha gjermane lindin rryma të reja shpirtërore dhe zhvillohen debate të zjarrta për shembull rreth inskenimeve të Bertold Brechtit dhe Ernst Tollerit, Remarku në Mbretërinë e Ëndrrave ndoshta falë dhe izolimit osnabryk zhytet në botën e tij dhe mbetet i influencuar nga humori dekadent. Nuk është befasi që kritikët letrarë janë të pamëshirshëm ndaj shpërthimeve të ekzaltuara të heronjve apo përshkrimeve kyçe të natyrës.


Postuar nga Klodel datë 05 Prill 2004 - 22:35:

Romani për gruan e re Gam, e cila në udhëtimet e saj, të pakuptueshme nganjëherë për nga largësia, nga kontinenti në kontinent, në përjetimet e saj të forta të natyrës dhe në disa takime të pabesueshme erotike, kërkon vetveten, nuk është ende një roman i kompozuar me një zhvillim brilant. Po ashtu prejardhja e personazhit kryesor dhe shtresa e saj shoqërore, për shëmbull " ku i merr lekët për një jetë me kaq harxhe:- mbeten deri në fund të romanit të mbuluara me një vello të trashë fshehtësie. Autori jepet shumë pas mrekullive të botës ekzotike, e cila ishte në vitet 20 ende shumë popullore dhe për të cilën diskutohej mjaft shpesh edhe në media. Gjithashtu, ashtu siç shkruan Wilhelm von Sternburg në biografinë e gjerë të Remarkut," natyra është vendi ku autori fillon të kërkojë temat dhe stilin e tij". Gam karakterizohet me një përshkrim të natyrës në sfond, vlerësimeve teoretike për jetën dhe reflektimit për ditën normale, metoda të cilat janë tipike edhe për romanet e tij të mëvonshme. Ndjenjat dhe emocionet e heronjve ende janë të veshura me një shkallë të madhe patosi, por sërisht sipas vlerësimit të Sternburgut –" gjenden fjali shumë të arrira dhe përshkrime natyre dhe episode të cilat në krahasim me zbukurimet e romanit paraardhës nuk kanë të krahasuar. Sidomos në këtë roman shfaqen konstelacionet thelbësore të të menduarit dhe të ndjerit të karaktereve, të cilat Remarku do i variojë në librat e tij të mëvonshëm: vetmia, kotësia e dashurisë dhe fatalizmi i humanistit". Në karakteristikat e anshme dalin tema të tjera, pasioni pas botës së automobilave, dashuria për lulet, tuberkuloza. Një fakt që tregon se autori nuk e harroi këtë vepër më vonë ishte përdorimi i emrave të njëjtë dhe në romanet e tjera. Clerfayt në romanin Parajsa nuk zgjedh, Ravik në Harku i Triumfit, dhe në letrat e viteve 30-40 dedikuar Marlene Ditrichut, në të cilat Remarku vetë nënshkruante si Ravik.
Në Gam personazhi kryesor është grua. Duke marrë parasysh njohjen e botës së grave nga ana e remarkut, pritej që të ishte njëlloj dhe në romanet e tjera. Marrëdhëniet e tij me gra të famshme, si për shembull me aktoret Marlene Ditrich, Greta Garbo, Lupe Velez, Paulette Goddard, Elisabeth Bergner apo me modelen, aktoren dhe mbesën e carit Aleksandër II Natasha Paley- ashtu si alkooholizmi i tij i kultivuar nuk ishin për publikun asgjë e fshehtë. Në ndryshim nga Gam, në të gjitha romanet e tjera të Remarkut gratë shërbejnë më shumë për zbukurimin e dëshirave erotike të heronjve burra, apo të aftësive të tyre për të dashuruar me pasion, por padyshim edhe për faktin se autori për shkak të nevojës së pandërprerë për reflektim të vetes, zgjidhte në romanet e tij edhe problemet e botës së tij.
Në ditarin e tij tregon dy gjëra të jetës së tij, përpjekjes për t'ju prezantuar botës si diçka më shumë se është në të vërtetë, gjë që e tregon stilizimi i tij në rolin e makinistit me "me një tërheqje të frikshme ndaj dashurisë", dëshirën për të luajtur rolin e kavaljerit, të atij që ka shëtitur botën, të " burrit pas femrave".
Në kohën e shkrimit të Gam, autori në Hannover njihet dhe martohet me njërën prej dashurive të jetës së tij, e cila është e gjatë, e hollë, elegante dhe e ftohtë, me fytyrë të ngushtë, sy të mëdhenj dhe me një sex appeal të parezistueshëm, Ilse Jutta Zambona.
" një fytyrë të theksuar, e brishtë me sy të thellë të zinj", ka dhe këngëtarja Lanna Reiner në Mbretërinë e Ëndrrave, dhe i njëjti tip shfaqet në shumë karaktere femërore të romaneve të tjera si për shembull Patricia Hollman tek Tre shokët. Ndoshta pikërisht Jutta Zambona pati kaq efekt tek Remarku sa vendosi të shkruajë Gam.
Remarku ishte burrë i pashëm dhe falë famës së romanit të tij të luftës dhe faktit që suksesi sjell sukses, ishte dhe i pasur. Gratë e dashuronin. Për shembull Marta Feuchtwanger, e cila së bashku me Lion Feuchtwanger, e takoi Remarkun në Berlin, në Zvicër dhe në egzilin amerikan, fliste për të si për burrin të cilin gratë e dashuronin dhe ai dashuronte ato. Edhe Alma Mahler Wefel, e cila pavarësisht pasionit të saj koleksionist për meshkujt në rastin e Remarkut u kufizua vetëm në një gotë së bashku. Në autobiografinë e saj për të shkruan:
" Erich Maria Remark ka një fytyrë të bukur, është i gjatë dhe elegant, dheka një mimikë jashtëzakonisht të gjallë. Vetulla e tij e majtë, e cila është e trashë dhe e zezë ngrihet dhe i jep buzëqeshjes apo të qeshurës një shikim gati djallëzor. Flet pak por e shoqëron me gjeste të bukura".
Në Mbretërinë e Ëndrrave dhe në Gam, Remarku i "vërtetë", i cili falë aftësisë që të kapërcente humnerën mes literaturës serioze dhe literaturës fitoi zbavitëse, fitoi miliona lexues, sapo lind. Edhe patosi i rinisë dhe filozofia rinore kanë vendin e tyre në literaturë, pikërisht sepse u tregojnë lexuesve botën nga këndvështrimi, i cili për të rriturit, të pjekurit si dhe shkrimtarët e konsumuar apo kritikëve letrarë, ishte i mbyllur.


Postuar nga jimmy84 datë 06 Prill 2004 - 04:47:

Shume interesante.Rrofsh analiste.Shpresoj te kesh materiale te tjera.Sot sapo nisa Shkendija e Jetes.S`ka nevoje per komente.Mjafton te thuash qe e ka shkruar REMARQUE dhe konkluzionet nxirren vete.
E kisha kuptuar ne fakt qe Remarku i bazon romanet e tij ne ngjarje reale.Prandaj jane te magjishme.Ai nuk komenton pothuajse fare.Nuk ekzagjeron.Tregon vetem ngjarjet dhe mendimet qe i vijne gjate ketyre ngjarjeve.Ketu qendron madheshtia e tij.Asnjehere nuk del jashte realitetit.

P.S se shpejti do sjell edhe une ca pjese vertet gjigande nga gjigandi
(nuk eshte pune veshtire per t`i gjetur se i ka me lopate )


Postuar nga lorie datë 06 Prill 2004 - 07:09:

Kur lexova Shkendija e Jetes

me iku oreksi. Imagjinoja kampet,vuajtjet,ankthet e tyre ,uhh God! Dhe ngaqe imagjinata ime eshte e zhvilluar ,kishte raste qe rrija pa gjume.

Romanin ia ka kushtuar motres se tij qe vdiq ne kamp. Ai s'ka qene asnjehere atje. Romani eshte kritikuar se mund te kete pershkrime te pabazuara perderisa ai s'ka qene present. E megjithate notat jane kaq reale...


Postuar nga jimmy84 datë 06 Prill 2004 - 22:31:

Une nuk ri pagjume nga ato qe lexoj.Rri pa gjume qe te vazhdoj te lexoj vazhdimin.Nuk shkeputem dot.Pervec kesaj cdo liber te Remarkut e lexoj 2-3 here qe t`a shijoj tamam.Sa per ate qe e akuzojne se ai nuk ka qene vete prezent ne kampet e perqendrimit eshte e vertete po kjo ja rrit akoma me shume vlerat.Se megjithese nuk ka qene prezent akoma mbahet si autori qe i pershkruan më me vertetesi dhe me bukur artistikisht se shume nga ata qe kane jetuar vete ne ato kampe.


Postuar nga i_lire datë 07 Prill 2004 - 09:10:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84

E kisha kuptuar ne fakt qe Remarku i bazon romanet e tij ne ngjarje reale.Prandaj jane te magjishme.Ai nuk komenton pothuajse fare.Nuk ekzagjeron.Tregon vetem ngjarjet dhe mendimet qe i vijne gjate ketyre ngjarjeve.Ketu qendron madheshtia e tij.Asnjehere nuk del jashte realitetit.





Ke shume te drejte Jimmy, ai ne cdo liber ka pjese nga jeta e tij, ka pjese nga pasionet e tij. "Qielli nuk ka preferenca" i ka kushtuar pasionin ndaj garave me makina, "Nje nate ne Lisbon" eshte kaq reale sepse i perket kaq shume jetes se tij, "Asgje te re nga fronti i perendimit" eshte po reale sepse e ka jetuar vete dhe e ka bazuar ne eksperience te tijen vetjake. Nje shembull nga "Nje nate ne Lisbon" ku flet edhe per pasionin e tij ndaj piktures, nje fragment nga dy faqet e fundit te librit:

S’po mendoja gati fare se mbaja pashaporten e nje burri qe ndoshta kerkohej per vrasje. U nisem te nesermen ne mbremje dhe mberritem pa veshtiresi ne Amerike. Por pashaportat e te dy dashnoreve nuk na sollen fat: pas gjashte muajsh, Ruti u nda prej meje. Per ta legalizuar kete gje, na u desh me pare qe te martoheshim edhe nje here tjeter. Me vone, Ruti u martua me ate djaloshin e pasur amerikan qe i kishte dhene garancine Shvarcit. E gjithe kjo atij iu duk si dicka shume komike dhe erdhi edhe si deshmitar ne martesen tone te dyte. Pastaj, pas nje jave, ne u ndame ne Meksike.
Kohen e luftes e kalova ne Amerike. Si per cudi, nisa te interesohesha per pikturen, se ciles me pare pothuajse nuk i kisha kushtuar fare vemendje. Dukej sikur kete interesim e pata trasheguar nga ster-Shvarci i vdekur. Mendoja shpesh edhe per tjetrin, i cili ndoshta rronte ende, edhe qe te dy perziheshin para syte te mi ne nje re tymi misterioze, qe nganjehere besoja se e ndieja rreth meje dhe me dukej sikur ndikonte tek une, megjithese e dija qe kjo gje ishte nje marrrezi. Me ne fund gjeta pune ne nje dyqan veprash arti, dhe ne dhomen time vareshin nder mure disa kopje nga vizatimet e Dëgasë, pas te cilave isha shume i apasionuar.
Mendoja akoma shpeshhere per Helenen, qe e kisha pare vetem te vdekur, dhe per njefare kohe, kur jetoja vetem, e shihja madje dhe ne enderr. Letrat qe me pati dhene Shvarci, qysh naten e pare, kur anija po lundronte mbi oqean, i hodha ne uje, pa i lexuar. Ne njerin zarf pata ndier nje gje te vogel te forte, te ngjashme me nje gur te vockel. Ashtu ne erresire, e nxora nga zarfi dhe me vone, kur e pashe, vura re se ishte nje cope qelibar i rrafshte, brenda te cilit kishte mbetur e zene dhe e ngurosur qysh para mijera vjetesh nje mize shume e bukur. E pata ruajtur dhe e pata marre me vone me vete – ate mizen e vogel ne agonine e saj brenda kafazit prej lotesh te arte, ku pati mbetur ashtu sic kishte qene, ne nje kohe qe shoqet e saj ishin ngrene, ishin ngrire ose ishin zhdukur.
Pas luftes u ktheva ne Evrope. Pata disa veshtiresi per te vertetuar identitetin tim, sepse ne te njejten kohe ne Gjermani kishte qindra pushtetare qe kerkonin ta humbisnin identitetin e tyre. Pashaportat e te dy Shvarceve ia dhurova nje rusi qe ishte arratisur duke kaluar kufirin – e kishte nisur dhe po merrte forme nje vale e re emigracioni. Nje Zot e di se ku do te kete zene vend nderkohe ai rusi! Per Shvarcin nuk mora vesh kurre ndonje gje. Madje njehere shkova ne Osnabryk dhe pyeta per te, megjithese e kisha harruar emrin e tij te vertete. Por qyteti ishte shkretuar, askush nuk dinte gje per te dhe askush nuk interesohej per gjera te tilla. Gjate rruges duke u kthyer per ne stacionin e trenit, m’u duk sikur e pashe. Vrapova pas tij, por kishte qene nje nepunes poste, i cili me tha se quhej Jansen, se ishte i martuar dhe se kishte tre femije.


Postuar nga jimmy84 datë 20 Maj 2004 - 19:56:

Ja edhe nje monolog kryeveper.Ja vlen t`a lexon


Vazhdonte të rrinte nën shiun që vërshonte mbi të porsi një breshëri qiellore mitralozësh.Rrinte atje dhe ishte shi e shtrëngatë e ujë e tokë njëherësh ;rrufetë e horizonteve kryqëzoheshin brenda tij;ai ishte edhe krijesë edhe element i natyrës;asgjë s`kishte më emër-dhe kështu te gjitha i dukeshin si të vetmuara e si të braktisura; të gjitha ishin njëlloj-si dashuria, edhe uji që derdhej tatëpjetë,edhe ato ndriçimet e zbehta mbi çatitë,edhe toka që dukej sikur po gufohej; s`ekzistonin më kufij, edhe ai vetë ishte pjesë përbërëse e të gjitha këtyre, e lumturia e fatkeqësia mbeteshin vetëm gëzhoja boshe, të flakura tutje nga ndjenja e gjithpushtetshme se po jetonte dhe që po e ndjente se po jetonte.”O ti atje lart!”foli ai,duke iu drejtuar dritares së ndriçuar,dhe qeshi,dhe nuk e kuptoi që po qeshte.”Ti dritëz e vogël, ti vegim i një zane, ti fytyrë që ushtron një pushtet të çuditshëm mbi mua, ketu mbi këtë planet, ku ka me qindra mijëra fytyra të tjera, më të mira, më të bukura, më të mençura, më të çiltra, më besnike, më të afrueshme-o ti rastësi që m`u ngatërrove një natë nëpër këmbë atje në rrugë e që hyre në jetën time, ti ndjenjë e përplasur brigjeve, pa mendim, por robëruese, dhe që rrëshqite nën lëkuren time një natë gjumi, ti, që s`di për mua pothuajse asgjë tjetër përveç asaj që të rezistova, dhe që prandaj m`u hodhe në krahë, derisa nuk të rezistova më, ti, që deshe të vazhdoje pastaj rrugen tënde e të mërgoheshe prej meje-te pershendes,te pershendes,! Ja tek po qëndroj këtu dhe s`ma merr mendja se do qëndroj edhe ndonjëherë tjetër kështu. Shiu më depërton nën këmishë dhe është më i ngrohtë dhe më i ftohtë e më i butë se duart e tua dhe lëkura jote; po qëndroj këtu, i mjerë dhe me kthetrat e xhelozisë në bark, duke të të kërkuar, përbuzur, admiruar e adhuruar, sepse ke hedhur rrufenë që ndezi, rrufenë që dremit në cdo gji, shkëndijën e jetës, zjarrin e zi. Po qëndroj këtu , jo më si një i vdekur me leje, me pak cinizëm, sarkazëm, e me nje çikez guxim, jo më i ftohtë; jam përsëri i gjallë, qoftë edhe duke vuajtur -por sërish i prekshem nga stuhitë e jetës, i rilindur e i rikthyer në pushtetin e saj të thjeshtë! Qofsh bekuar, ti madonë me atë zemrën tënde shtegtare, ti Nikë me atë aksentin tënd latin! Endërr dhe mashtrim, pasqyrë e thyer e një perëndie te ngrysur, o ti që s`di asgjë-të falenderoj! Kurrë s`kam për të ta thënë se ti do të nxirrje pastaj përfitimet e tua nga kjo-por ti ma ke rikthyer atë që s`do të ma jepte dot kurrë as Platoni dhe as krizantemat, as e gjithë poezia dhe as e gjithë mëshira, as dëshperimi dhe as më e forta dhe më e durueshmja shpresë: jetën e thjeshtë, të fuqishme, të mirëfilltë, që më dukej si një krim në këto kohëra midis njërës katastrofë dhe tjetrës! Të përshëndes! Të falenderoj! Duhej të të humbisja, që ta merrja vesh këtë! Mbetsh me shendet!”
Shiu ishte bërë si nje napë e sermtë, vezulluese.Lulet, bari, i gjithë gjelbërimi, filluan të lëshonin kundërmim. Toka dihaste me një aromë të forte, të këndshme, mirënjohëse. Dikush u sul me vrap në rrugë nga godina përkarshi dhe ngriti mbulesën e Rëudstërit te verdhë. S`kishte pikë rëndësie. Asgjë s`kishte pikë rëndësie.. Nata ishte këtu; ajo po derdhte shiun nga yjet, dhe shiu vërshonte përmbi qytetin e ngurtë me parqet dhe kopshtet e tij, duke pllenuar me miliona lule që drejtonin kurorat e larme nga ai dhe e prisnin; dhe ai hidhej në miliona krahë të hapur pemësh të bulëzuara dhe kapërthehej në gjirin e tokës, duke u bashkuar i etshëm me miliona rrënjë që gjithashtu e prisnin etheetur. Shiu, nata, natyra, lulëzimi. rritja -ja tek ishin këtu, pa u merakosur për shkatërrimin, vdekjen, për kriminelet, shenjtorët e rremë, për fitoren apo disfatën; ja tek ishin këtu, ashtu si për mot -dhe këtë natë ai ishte një pjesëz e tyre…një lëvozhgë veze e hapur, jetë, jetë, jetë që lëvrinte, që gëlonte …jetë për t`u përshëndetur e për t`u bekuar!
Ai eci me nxit përmes lulishteve dhe rrugëve. Nuk e ktheu kokën pas; ecte dhe ecte, dhe kurorat e pemëve të Pyllit te Bulonjës i gumëzhinin në vesh se një koshere e stërmadhe bletësh; mbi to vërshonte shiu, ato luhateshin e tundeshin e i përgjigjeshin-dhe Ravikut iu duk sikur ishte përsëri djalosh i ri e po shkonte për të parën herë me një femër… i.


Postuar nga eliz datë 24 Maj 2004 - 10:43:

Thumbs up Jimmy,

te falenderoj nga zemra qe e solle.Kam lexuar disa nga veprat e tij ne Anglisht,por ne Shqip tingellojne kaq bukur.Na dergo dhe ndonje pjese tjeter kur te kesh kohe sigurisht.Pershendetje.


Postuar nga jimmy84 datë 25 Maj 2004 - 14:09:

Eliz

I kisha gati keto pjese dhe do i hidhja. Me behet qejfi qe te kane pelqyer. Jane shqiperime te mrekullueshme nga Robert Zhvarc

Ja tek po më rri atje, mendonte Raviku. Si një krijesë e pafajshme që ankohet me zë të ulët dhe e përvuajtur, ngaqë jeta dhe unë i paskemi dhënë goditje të rënda. Tani ajo është qetësuar, sulmi i parë u zbraps; do të shtiret sikur do të më falë dhe, po të mos ia mbath sa më parë, do të fillojë të më rrëfejë me të gjitha hollësitë historinë e muajve të fundit… kjo orkide prej çeliku, tek e cila erdha për t`i dhënë fund njëherë e mirë kësaj meseleje dhe që tani më solli gjer në atë pikë, sa të detyrohem t`i jap edhe të drejtë….
—Mirë,Xhoanë, —i tha.—Tani ia arrite qëllimit.Ke për të ecur përpara.
Ajo lëvizi nga vendi.
—A thua?
—Me siguri.
—Vërtet, Ravik?
Ai u ngrit.Edhe tri minuta të tjera dhe ajo do t`a ngatërronte me siguri në ndonjë bisedë profesionale mbi filmat.Me gratë nuk duhej diskutuar, mendoi ai. Del gjithmonë i humbur.Në duart e tyre llogjika kthehet në dyllë dhe përpunohet sipas qejfit.Duhej vetëm veprim—dhe pikë.

…………………………………………
……………………

Ai u mendua një hop në t`ia thoshte copë që s`do vinte më kurrë. Por për sot duhej lënë me kaq. Ishte mjaft.Mjaft për të, edhe për vete. Sidoqoftë, ajo ia kishte dalë mbanë ta shmangte fjalën e fundit. Por fundi do vinte vetvetiu.
—Rri edhe pak, Ravik, — tha ajo.
—Nuk mundem.
Ajo u ngrit në këmbë dhe u mbështet fort pas tij. Edhe kjo i mungonte! mendoi ai. Loja e lashte. E lirë dhe e sprovuar. Ajo s`po lë asgjë mangut. Po kush kërkon nga nje mace të pijë uthull?…
Ai u shkëput prej saj.
—Më duhet të shkoj. Në klinikë është shtruar një burrë që po vdes.
—Mjekët gjejnë gjithmonë arsye të forta, —tha ajo me ngadalë dhe e vështroi drejt e në sy.
—Njëlloj si gratë, Xhoanë. Ne administrojmë vdekjen, kurse ju dashurinë! Të dyja kanë gjithë arsyet dhe gjithë të drejtat e botës.
Ajo nuk i dha përgjigje.
……………..

Ai u drejtua me nxit nga dera dhe nuk e ktheu më kokën. Ajo nuk e ndoqi pas. Por ai e dinte që po e ndiqte me sy. E ndiente veten çuditërisht të shurdhër—sikur po ecte në ujë.


Postuar nga jimmy84 datë 27 Maj 2004 - 00:54:

Perseri nga HARKU I TRIUMFIT. Po sjell vetem disa pjese te bukura. (se po t'i hedh te gjitha duhet te hedh te pakten 75% te librit ne kuptimin e plote te fjales.)
.............

Raviku e vështroi me një ëmbëlsi të vagëlluar.
—Për këtë s`ke nevojë ta vrasësh mendjen kurrë, Xhoanë. Kur të vijë puna gjer atje, do të më braktisësh ti mua. Jo unë ty. Kjo është e sigurt.
Ajo lëshoi gotën mbi tryezë, duke e përplasur fort.
—Ç`janë këto gjepura! Unë s`do të të braktis kurrë. Ku e ke hallin që po më fut nëpër këto katakombe fjalësh?
Ah,këta sy! mendoi Raviku. Thua se po përshëndriten nga shkrepëtimat.. Nga shkrepëtima të buta, të kuqërremta, xixa qirinjsh të panumërt.
—Xhoanë, — tha ai.— Unë s`po dua të të fus nëpër katakombe fjalësh, por dua të të rrëfej njëherë atë historinë e valës dhe të shkëmbit . Eshtë një histori e vjetër. Më e vjetër se ne. Degjoje: Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një valë; ajo dashuronte një shkëmb diku në det, le të themi diku në gjirin e Kaprit. Vala fërkohej pas tij gjithë shkumë e uturimë, e përqafonte dhe e puthte çmendurisht ditë e natë, e pushtonte me llërët e saj bardhoshe.. Psherëtinte e qante. I përgjërohej shkëmbit që të vinte tek ajo; e dashuronte me afsh të papërshkruar e i sillej përqark dhe, ndërkohë, e gërryente ngadalë nga poshtë. Dhe një ditë prej ditësh ai u dorëzua, humbi mbështetjen dhe u lëshua në krahët e saj…
Ai piu një gllënjkë Kalvados.
—E pastaj, çë? — pyeti Xhoana.
—E pastaj, përnjëherësh, ai s`ishte më shkëmb për t`u qafuar, për t`u dashuruar e për t`iu përgjëruar. Mbeti vetëm një copë gur në fund të detit, I kredhur në thellësi të valës. Dhe vala e ndjeu veten të zhgënjyer e të mashtruar e shkoi kërkoi një shkëmb tjetër.
—E pastaj? — Xhoana e vështroi me dyshim. — Ç`kuptim na paska kjo? Shkëmbi le të mbetej më mirë shkëmb.
— Edhe valët gjithmonë kështu thonë. Por ajo që lëviz është më e fortë se ajo që rri ngrirë. Uji është më i fortë se shkëmbi.
Ajo bëri një lëvizje padurimi.
—Ç`lidhje ka kjo e gjitha me ne ? Kjo është vetëm një përrallë që s`thotë asgjë. Ose ty ta ka ënda të më vësh përsëri në lojë, siç e ke zakon. Po të vijë ndonjëherë puna gjer atje, do të më braktisësh ti. Kaq di të them unë, dhe jam e sigurt!
— Kjo, — i tha Raviku duke qeshur, — do të jetë fjala jote e fundit kur të më lësh. Do të vish e do të më thuash se të kam lënë unë. Dhe do të gjesh ca arsye, të cilat edhe do t` i besosh. Dhe e drejta do të jetë në anën tënde përpara gjykatës më të lashtë të botës: Natyrës.


Eliz, kam marre zotim te te bej edhe ty anetare te REMARQUE'S CLUB (Se jemi bere nje alamet dore )


Postuar nga jimmy84 datë 28 Maj 2004 - 00:21:

Analiste

Ja edhe pika jote e dobet

Ndjeu se si po shkrihej dalngadalë plumbi që ia rëndonte gjymtyrët. Mori frymë thellë. Era frynte nëpër rrugët me gulshe të shpejta. Ai ngriti sytë dhe vështroi përsëri dritaren e ndriçuar. Atje jetonte një njeri, për të cilin ai vlente diçka, një njeri, për të cilin ishte i rëndesishëm, një qenie, fytyra e së cilës ndërronte sa herë që e shihte — dhe ai kishte dashur ta therorizonte atë krijesë për hir të një iluzioni të turbullt, për hir të një krenarie dhe padurimi që i ngjallte shpresa e zbehtë e hakmarrjes…
Po çfarë kërkonte? Pse mbrohej akoma? Pse ruhej? Jeta po i falej, kurse ai nxirrte bishta. Jo pse ishte tepër pak ajo që po i falej
— por pse ishte vërtet shumë. Vallë, për ta kuptuar këtë, a ishte e nevojshme që më parë të vërshonte mbi të shtrëngata e përgjaktë dhe mizore e së kaluarës?… Ai ngriti supet. Zemra, tha me vete. Zemra! Si po gufonte! Si po trazohej! Dritarja, tha me vete. Dritarja e vetmuar që ndriçonte nëpër natë, rrezatim i një jete tjetër, që i qe hedhur me rrëmbim në krahë, e hapur, e gatshme, gjersa edhe ai vetë i qe hapur asaj. Flaka e ëmbëlsise, zjarri si shpërthim rrufeje i dashurisë, vetëtimat e ndritshme të shpejta të gjakut — të gjitha këto njeriu i njihte, i njihte aq shumë, saqë pandehte se kurrë më s`do muind t`ia permbytte trurin kjo turbullirë e artë… Por ja që pastaj, ashtu papritur, vinte një natë si kjo dhe po ky njeri ngulej para një hoteli të dorës së tretë, dhe këto ndjenja aq të njohura ngriheshin si tym nga asfalti… dhe të dukej sikur vinin nga ana tjetër e botës, nga ishujt e kaltër të kokosëve… të dukej sikur nxehtësia e një pranvere tropiku filtrohej nëpërmes oqeanesh, koralesh, lavash dhe mugëtirash dhe sikur ngrihej pastaj me rrëmbim mbi Paris, në rrugën e shëmtuar Dë Ponsële, përzier me aromë mimozash dhe lule akshami, në një natë të tillë plot hakmarrje dhe kujtime të së kaluarës… Kështu ngriheshin, të papërmbajtëshme, të pakundërshtueshme këto ndjenja të çliruara e misterioze…


Postuar nga Klodel datë 28 Maj 2004 - 00:34:

o ti rrofsh. ky shvarci vertet eshte i paarritshem. tjeter shije ka libri.

Jimmy jam thjesht pa fjale


Postuar nga Klodel datë 28 Maj 2004 - 20:25:

pak remark

Ti je pranvera ime, bota ime, qënia ime
gjithshka e imja, më tepër nuk kam..
je ylli i shndritshëm që më shkëlqen
jetën qe shkon drejt fundit

Je qielli im që rrotullohet,
parajsa ime, gjithshka që dua
vetëm kur ti të më mbyllësh sytë një herë
do mund të fle i qetë...

Mare nga Mbreteria e Endrave

PS: pershendes klubin remarkian


Postuar nga jimmy84 datë 03 Qershor 2004 - 14:57:

Paska shkruar edhe poezi ky? Ja e mesuam edhe nje gje te re
Rrofsh analiste.


Postuar nga Klodel datë 12 Gusht 2004 - 22:51:

Remarkut s'i mungon humori.

poshte po ve nje pjese qe sa here e lexoj vdes se qeshuri.- marre nga tre shoket

O Zot! I ktheva krahët vitrinës. Atë çast u përplasa me një burrë të shkurtër e të trashë. " E...", iu shfryva gjithë inat.
" Pse s'i hapni ato sy, por më hidhni shqelma si cjap i hazdisur!" lehu trashaluci.
Unë e vështrova i shastisur.
"S'paskeni parë njerëz me sy ndonjëherë, ë ? " vazhdoi të hungëronte ai.
Unë atë prisja. " Njerëz kam parë", i thashë," por fuçi birre që dalin shëtitje, s'më ka zënë syri gjer tani."
Trashaluci s'priti asnjë sekondë. Erdh e u skuq e u fry si kaposh. " E dini çfarë?" shfryu. "Mbushuni në kopështin zoologjik! Xhirafa ëndërrimtare s'kanë punë nëpër rrugë".
E pashë se kisha të bëja me një gjuhëbrisk të kategorisë së lartë. Por, megjithëse po humbisja pikat, nderi duhej ruajtur.
" Shiko rrugën, shtatanik trutharë", i thashë dhe ngrita dorën si për t'i dhënë bekimin.
Ai s'ma vari fare. " Hidhi ca beton atij trurit tënd majmun surratpastiçe!" më lehu në fytyrë.
Unë ja ktheva, duke e sharë Xhuxhmaxhuxh dekadent. Ai më quajti papagall pëndërrjepur; unë atë- kufomalarës i papunë. Ai ma priti, këtë radhë pak më me respekt, se isha një kokëlopë e krymbur nga kanceri; unë, për t'i dhënë fund kësaj meseleje, e quajta varrezë ambulante biftekësh. Befas fytyra i ndërroi ngjyrë." Varrezë biftekësh, shumë bukur!", tha ai. " S'e kisha dëgjuar ndonjëherë. Do ta fus në repertorin tim! Pra me Kaq"....
Ai hoqi kapelen dhe ne u ndamë me respekt të madh nga njëri tjetri.


Postuar nga Klodel datë 12 Gusht 2004 - 22:53:

meqe jimmy ka vene ca monologje nga harku, une po ve nje shume te bukur nga tre shoket.

" Ju e keni në rregull, jeni vetëm", më tha Haseja. Bukur fort- kush është i vetëm, atë s'ka kush ta braktisë. Por ngandonjëherë, natën thyhej në copa e thërrime kështjella e rreme, jeta shndërrohej në një melodi të përvajshme e të ndërsyer.... të përfshinte një rrymë malli e çmendur dëshire, pikëllimi shprese... kërkoje të shpëtoje nga kjo shushatje pa kuptim... dëshëroje të arratiseshe nga kjo këngë matufe e një organeti, që mirrte gjithmonë të njëjtin avaz... të ikje, veç të ikje- pavarësisht se ku... Ah kjo nevojë e mjerë për pak ngrohtësi – a s'do mjaftonin vallë vetëm dy duar dhe një fytyrë e përkulur mbi fytyrën tënde? Apo edhe kjo ishte vetëm një vegim mashtrues, një mohim, një arratisje? A egzistonte vallë ndonjë gjë tjetër, përveç të qënurit vetëm?

E mbylla dritaren. Jo nuk egzistonte gjë tjetër. Për çdo gjë tjetër njeriu kishte shumë pak truall nën këmbët e veta...


Postuar nga jimmy84 datë 25 Shtator 2004 - 23:42:

25 Shtator 2004

34 vjet me pare, me 25 shtator 1970, vdes ne nje spital te Lokarnos nga nje atak ne zemer ERIH MARIA REMARK. Lindur me 22 qershor 1898 ne Osnabryk te Gjermanise. Shkrimtari qellimi dhe ideali i te cilit ishte vetem nje: HUMANIZMI. Dhe ky mesazh ishte "shtylla kurrizore" e kryevepres se tij te pare "Asgje te re nga fronti i perendimit" por qe kurrsesi qe nuk perfundoi aty. Pikerisht, humanizmi i tij do te behet shkak i perndjekjeve nga nazistet qe do te arinte kulmin me heqjen e nenshtetesise gjermane, djegien publikisht te veprave te tij dhe do te arrinte deri ne internimin dhe vrasjen e motres se Remarkut. Por kjo do ta nxiste edhe me shume kete shkrimtar madheshtor, qe te shpaloste me me shume force dhe mjeshteri te rralle ate ide te ciles ai i kushtoi e gjitha veprat e tij: HUMANIZMIT dhe urrejtjen ndaj luftes. Dhe kjo do te ishte "palca" e romaneve te tij. Si cdo shkrimtar i madh REMARK nuk ka vetem nje kulm por shume te tilla ku nuk mund te lihen pa permendur: ASGJE TE RE NGA FRONTI I PERENDIMIT, TRE SHOKE, SHKENDIJA E JETES dhe padyshim ndoshta me madheshtori HARKU I TRIUMFIT.
Por cfare e ben REMARKUN kaq te vecante? Ka shitur me shume libra? Jo, ka plot te tjere qe jane best-seller. Eshte shkrimtari me i madh? Nuk do ishte e drejte t`a thoshim sepse letersise nuk i kane munguar kurre gjigandet (megjithese REMARK eshte nje nder keta)
Atehere cfare? Pikerisht HUMANIZMI i tij. Shkrimtari qe me teper se kushdo ngriti ne majat me te larta Urrejtjen ndaj Luftes. Por ku qendron vecantia e tij nga pjesa tjeter e "Brezit te Humbur"? Pikerisht REALIZMI i tij. Kur te gjithe u bene pesimiste ai ishte i vetmi qe akoma shprehte bindjen e plote qe Erresira Naziste se shpejti do te shuhej njehere e mire. Ketu qendron MADHESHTIA e tij. Veprat e tiij i ngjajne nje tuneli te gjate e te erret por qe gjithmone ne fund te tij ka nje DRITE nje "SHKENDIJE JETE" (sic do te ishte edhe titulli i nje prej kryeveprave "REMARKIANE". Si do te ishte "bota" e letersise pa kete shkrimtar? Atehere mund ta krahasonim me nje grope qe do te kishte nje siperfaqje te vogel por qe padyshim do te ishte teper e thelle.
Prandaj megjithese kane kaluar plot 34 VJET qe nuk jeton me perseri kujtohen qellimi, ideali dhe me sidomos veprat ose me sakte KRYEVEPRAT e tij.
Nqs nje dite ne kete planet nuk do kete njerez qe do te vleresojne veprat e REMARK atehere dicka mund te thuhet me siguri: Ne kete planet nuk do te kete me qenie HUMANE.


Postuar nga Klodel datë 18 Janar 2005 - 21:20:

pjese nga mbreteria e endrrave- remark

Ty jsi mé jaro, mùj svet, mé žit_,- ti je pranvera ime, bota ime, qënia ime
Mé vše, já nemám v_c... -gjithshka e imja, më tepër nuk kam
Jsi jasná hvezda, která mi svit_ život-je ylli i shndritshëm që më shkëlqen jetën,
Ty jsi mé nebe, které se toc_- je qielli im që rrotullohet,
Mùj ráj, vše co mám nejradeji- parajsa ime, gjithshka që më shumë dua

Jsi pr_stavem lod_ mé touhy- je port për anijen e dëshirës sime
Tvé oci hvezdami noci mého byt_- sytë e tu janë yjet e qënies sime
Tvé duše osvobozuj_c_ dobrotou – shpirti jot një mirësi çliruese
mostem pres mé propasti a rozervanosti.- urë mes humnerës dhe ngritjes sime


Mùj nejmilejš_, já už nejsem své JÁ- jsem výdech ve vitru, kvet v rose, vecern_ sen. Drahý, chod_m jako ve snu- ne, život je vše co pocház_ od tebe, a sen je všechno bez tebe. Nejmilejš_, já nejsem JÁ jsem TY, jsi mé opojen_ a má neha.- më i dashuri im, unë nuk jam më Vetja ime, - jam frymëmarrja në erë, lulja e trëndafiltë, ëndrra e mbrëmjes. I shtrenjti im eci si në ëndërr- jo, jetë është gjithshka që vjen prej teje, dhe ëndërr gjithshka pa ty. Më i dashuri i zemrës sime, unë nuk jam më UNË, jam TI, ti je ngazëllimi im, ëmbëlsia ime...

Pricház_š! Pricház_š stále,- afrohesh, afrohesh gjithmonë,
A prec tu nejsi.- por këtu gjithsesi nuk je
Cekán_ mé je oslavou radost_ duše.- pritja ime është festë gëzimi për shpirtin

Má všemocná milostná touha – dëshira ime e plotfuqishme e dashurisë
je nežná jako kvetouc_ svit tvých modrých oc_- - është e ëmbël si shkëlqimi në lulëzim i syve të tu të kaltert
a jako znej_c_ šperk – si një stoli që lëshon tinguj
tone ve snovém hávu noci.- në atmosferën endërndjellëse të natës
Pricház_š! Pricház_š stále,- vjen, gjithmonë vjen
Tichounkým krokem lásky- me hapin e lehtë të dashurisë
Vznáš_š se bl_ž.- si vegim afrohesh
A já na tebe cekám.- Dhe unë të pres....

kerkoj falje qe perkthimin e kam bere nga cekishtja. Mbreteria e endrrave, nuk eshte perkthyer ne shqip


Postuar nga i_lire datë 14 Shkurt 2005 - 22:25:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Remarkut s'i mungon humori.

poshte po ve nje pjese qe sa here e lexoj vdes se qeshuri.- marre nga tre shoket

O Zot! I ktheva krahët vitrinës. Atë çast u përplasa me një burrë të shkurtër e të trashë. " E...", iu shfryva gjithë inat.
" Pse s'i hapni ato sy, por më hidhni shqelma si cjap i hazdisur!" lehu trashaluci.
Unë e vështrova i shastisur.
"S'paskeni parë njerëz me sy ndonjëherë, ë ? " vazhdoi të hungëronte ai.
Unë atë prisja. " Njerëz kam parë", i thashë," por fuçi birre që dalin shëtitje, s'më ka zënë syri gjer tani."
Trashaluci s'priti asnjë sekondë. Erdh e u skuq e u fry si kaposh. " E dini çfarë?" shfryu. "Mbushuni në kopështin zoologjik! Xhirafa ëndërrimtare s'kanë punë nëpër rrugë".
E pashë se kisha të bëja me një gjuhëbrisk të kategorisë së lartë. Por, megjithëse po humbisja pikat, nderi duhej ruajtur.
" Shiko rrugën, shtatanik trutharë", i thashë dhe ngrita dorën si për t'i dhënë bekimin.
Ai s'ma vari fare. " Hidhi ca beton atij trurit tënd majmun surratpastiçe!" më lehu në fytyrë.
Unë ja ktheva, duke e sharë Xhuxhmaxhuxh dekadent. Ai më quajti papagall pëndërrjepur; unë atë- kufomalarës i papunë. Ai ma priti, këtë radhë pak më me respekt, se isha një kokëlopë e krymbur nga kanceri; unë, për t'i dhënë fund kësaj meseleje, e quajta varrezë ambulante biftekësh. Befas fytyra i ndërroi ngjyrë." Varrezë biftekësh, shumë bukur!", tha ai. " S'e kisha dëgjuar ndonjëherë. Do ta fus në repertorin tim! Pra me Kaq"....
Ai hoqi kapelen dhe ne u ndamë me respekt të madh nga njëri tjetri.



Remark ne shume libra eshte i pa'arritshem dhe kete e them me plot dije per aq libra qe i kam lexuar (nder keto libra qe i kam lexuar jane dhe me te famshmit e tij)... Por vendin qe ka "3 Shoke" tek une s'besoj se e ka liber tjeter, qofte dhe nga autore te tjere. Eshte aq sa i gezueshem ne disa raste tipike (si ky me lart psh) eshte edhe aq i trishtueshem si vdekja e Patit dhe oret e fundit te tyre bashke. Per mua "3 Shoke" eshte nje liber qe me ka ndjekur gjithe jeten, prej klases se katert ose peste e deri tani. Jam i sigurte qe do i rikthehem e rikthem ne pafundesi ketij libri sepse eshte gjigand ne formen time qe e kuptoj une letersine dhe romanin. Rrofsh analiste qe e solle, me shkrin dhe mua shume kjo pjese. Me nje mikun tim qe per fat te keq s'jeton me... e dinim permendesh dhe kur na conte mesuesja e letersise ne derrase te zeze, e sigurisht per te bere humor fillonim benim teatro me kete pjese qe ti ke sjellur.


Postuar nga i_lire datë 14 Shkurt 2005 - 22:45:

Kjo eshte nje fotografi e Remark gjate kohes qe shkoi ushtar. Me ke ka dale ketu nuk e di.


Postuar nga i_lire datë 14 Shkurt 2005 - 23:12:

Kjo eshte nje foto nga Muzeumi i Remark ne Osnabruk, qyteti i lindjes se shkrimtarit.


Postuar nga i_lire datë 14 Shkurt 2005 - 23:15:

Me Marlene Dietrich!!

(kete e kam per Jimmyn se e kemi qefli.)


Postuar nga ze datë 29 Maj 2005 - 18:10:

pershendetje

o djali qe e dashuroke kaq shume remarkun ku i paske gjetur keto informacione kaq te bukura dhe kaq specifike?me pelqeu kjo teme dhe me behet qejfi qe ka njerez kaq te mireinformuar.do te te keshilloja dicka:nqs ky informacion eshte i mbledhur nga ana jote gjate leximit te veprave te autorit artikujve te ndryshem por jo nje bibliografie te shkruar nga ndonje autor cfaredo te sygjeroj qe ta permbledhesh informacionin ne nje liber voluminoz me jeten, veprat ,pjeseza,fotografite te cilat duket sikur e ke pasur gjysh dhe i ke trasheguar albumin,si edhe pershtypje dmth i gjithe ky informacion qe une e pashe ne kete teme por sigurisht te pershtatet.te siguroj qe do te jete i suksesshem dhe nje best seller.nqs do mund e dhe te te ndihmoj per botimin e librit gjithmone nese ke nevoje.bye je fantastik


Postuar nga iliriusa datë 09 Korrik 2005 - 03:23:

Me lejoni te bashkohem me ju...

E di jam pak me vonese per te treguar vlersimin dhe adhurimin tim personal per Remarkun. Jam perpjekur disa here per te shkruajtur ne kete teme edhe pershkruar pasionin tim per te por e kam pasur te veshtire teksa kam pare veprimtarin e zhvilluar te forumistave te tjere ndaj tij.
Kam krijuar edhe une nje dosje te Remarkut qe e mbaj mes librave te tij edhe e lexoj sa here kam nevoj te frymezohem a te shoh jeten sikur per nje moment nepermjet syve te tij. Me habit gjithemon sa e bukur shfaqet jeta ne veprat e tij edhe pse vdekja eshte gjithemon verdall, hijet e saj te pranishme kudo e megjithate jeta eshte teper e fuqishme deri ne momentet e fundit.
Do te doja te pyesja i_lire nqs ka lexuar romanin "Parajsa s'ka te preferuar sepse une s'e kam lexuar ende por do doja te doja te dija mbresat tuaja per te.
Gjithashtu duke ditur pak a shume stiline Remarkut, besoj se do te pelqej se tepermi romani "Lamtumire armeve" nga Heminguej (nqs nuk e ke lexuar) prandaj te sugjeroj ta lexosh.
Gjate kohes qe lexoja kete roman, disa here harrova qe ishte prej Hemingejit sepse i perngjante se tepermi stilit te Remarkut.
Pershendetjet e mia gjite adhuruesve te Remarkut, lexim te kendshem, edhe te me falni per vonesen per t'ju bashkangjitur ketij grupi kaq entuziast per nje gjeni te tille.
Respektet e mia!


Postuar nga volter datë 17 Dhjetor 2005 - 18:55:

Ne France, shtepia e njohur botuese Stock, nxori ne qarkullim librin me letra dashurie te shkrimtarit te njohur gjerman, Erih Maria Remark drejtuar aktores se shquar te viteve '30 -'40, Marlene Ditrih. Libri i titulluar "Thuame qe me do" (Dis - moi que tu m'aimes), i cili permblesh nje pjese te madhe te korespondences se shkrimtarit shkruar ne harkun kohor 1930 -1940, ka zene shume shpejt nje nder vendet e para ne kolanen e librave me te shitur ne kete vend.

Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit " Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit nderkombetar "Asgje e re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike. Te afert per nga origjina dhe fati - te dy kane braktisur Gjermanine e kane nje urrejje te perbashket ndaj regjimit nazist - me famen dhe suksesin e tyre, ata ishin bere tashme te njohur ne mbare boten. Por, historia e dashurise se tyre shpaloset plot dhimbje: eshte e vertete qe, Marlene Ditrih perkon ne menyre te perkryer me idalin femeror te Remarkut, por nga ana tjeter, ajo e ben te kete te fundit qe te perballoje furtuna e tortura xhelozish, dhimbjesh e brengash. Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk egzistonte vecse ne endrrat e Remarkut. Por, megjithate, ne thelb - dhe eshte pikerisht aty sekreti i melankolise, lirizmit e thellesise se tyre prekese - Remarku i ka shkruar letrat me teper per vetvehten, si nje lloj monologu drejtuar nje endrre. Ato nuk kerkojne as pergjigje e as pritje te ndjenjave te njejta. Ato perbejne nje roman te panjohur te Remarkut dhe, ne magjine e tyre poetike, ne vullnetin e tyre per te besuar ne Fuqine e Fjales, perbejne ne vetvehte nje Hymn te Vertete per Dashurine. Ajo qe ishte, ndofta, dashuria me e madhe dhe e fundit e shekullit te XX - ...


Postuar nga Eyesight datë 12 Korrik 2006 - 16:27:

Pershendetje,

Sapo e hapa kete teme dhe lexova mjaft gjera interesante. Edhe per mua Remark eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj qe mund te kene ekzistuar ndonjehere. Me ka bere gjithmone pershtypje pershkrimet qe i ben situatave, se si te ben te ndjekesh ne cdo hap personazhet e tij, te apasionohesh pas tyre. Harku i Triumfit eshte i preferuari im. E kam ndjere thellesisht. Do te vecoja nje nga momentet e fundit te librit, kur dy personazhet kryesore i pershperisin per dashurine njeri-tjetrit per here te fundit. Secili ne gjuhen e vet amtare: ajo ne italisht dhe ai ne gjermanisht. E megjithate e kuptonin njeri-tjetrin kaq mire.. ky moment me ka perlotur gjithnje, e kam perjtuar si te isha prezente ne ate dhome spitali. Rrenqethese..por dhe tejet prekese


Postuar nga Zhylien Sorel datë 07 Mars 2007 - 16:12:

Ah eyesight e kam parasysh momentin qe ti vecon dhe eshte vertet shume interesant.Duket pak a shume si situata e Patit dhe Robit tek Tre shoket.
Vetem se kete ishte disi me ndryshe pasi Raviku ishte dhe doktori.....
I vdiq ne duart e tij.....

Me ka bere pershtypje dicka tek libri.Ne nje moment te caktuar.Kur Raviku do vriste ate (agjentin e gestapos) ka nje pyetje retorike....
Pse kur njerzit vrasin ne lufte marin dekorata....jane krenar.....nuk ndihen aspak fajtor.....Kurse kur njeriu vret dike (qofte edhe nje kriminel)....ky quhet krim dhe duhet te denohesh....?!

Eshte nje situate kur ti mendon a eshte drejte apo jo qe Ravik ta vras ate Kriminel,ta falesh apo jo?!
Mua personalisht se di...momente momente duhej qe ta vriste ...dhe ne disa momente te tjera nuk ja vlente.Jo sepse ai kriminel nuk meritonte te vdiste por sja vlente qe raviku qe kishte shpetuar aq e aq jete te kryente nje Krim....ne fund te fundit mbetet Krim....


Postuar nga Zhylien Sorel datë 07 Mars 2007 - 16:21:

Nje pyetje per ju Remarkista kam une.(ne lidhje me Tre shoket)

Kam diskutuar per kete gje edhe me motern time Iliriusa dhe ajo ka kundershtuar.

Mua me eshte dukur se , ne fund te librit Roberti ka nje Bisede me Kesterin ku behet fjale per nje psitolete (me duket).Me sa mbaj mend ai ja kerkoj atij(kesterit) qe nese Pati do vuante shume,do ishte me mire qe ai ta vriste qe ajo te shpetonte nga Dhimbjet e shumta ,pasi vdekjen e kishte te sigurt.
Ne nje moment Kesteri pati nje dyshim...qe ajo psitolete mund te ishte e rezikshme Per robin Pasi (kesteri dyshoj ne nje Vetvrasje tej mundshme te vetes nga Robi.Se dimua kete pershtypje me ka dhene.Qe ai ishte aq i prekur dhe i trishtuar nga vdekja e saj...sa edhe mund ta bente....dhe pse ne liber nuk thote gje konkretisht.

Se di cmendim keni ju qe e keni lexuar Librin.Ndoshta dhe jam Gabim.
Motra ime e mohoj kategorikisht kete gje.Ndoshta mbase dhe e do si perdonazh dhe sja dozemra te mendoj se ai ndoshta kishte menduar te vriste dhe veten me pas.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 21 Prill 2007 - 20:50:

uiiiii ku jeni more Remarkista ?! si humbet keshtu

per zotin sja u falte remarku kete....

Nejse.Une ka pak dite qe mbarova Asgje e re nga fronti i perendimit.Magjik si gjithnje,shume fantastik ,sidomos 100 faqet e fundit te librit te mbanin pezull.Se di,mua me ka bere per vete ky...sa po i marr rradhe librat e tij.Eshte si dashuri me shikim te pare:p (tre shoket) Lexova pastaj Duaje njeriun tend,Thuam se me dashuron,Obelisuku i zi , Harku i triumfit dhe tani ne fund Asgje e re nga fronti i pernedimit.Tani kam ne duar "shkendija e jetes".

I lexova te gjitha faqet qe ishin shkruar ne kete teme dhe mu duken shume interesante amterialet e sjella nga I_lire.
Tek "thuam se me dashuron" sic u tha dhe me larte sipas letrave te Remarkut ka nje koherence mes kohes se mardhenies se tij me Marlen Ditrich dhe shkrimit te Harkut (pra nej pjese e Marlenes gjendet tek Xhoana,dhe mardhenia Ravik-Xhoane sikur Remark-Marlen)
po lexoja me vemendje datat qe kishte sjel i_lire dhe me beri pershtpje se nje sere datash (ndodhish) nga ato te viteve qe pershkruhen ne Asgje e re nga fronti i perndimit kishin ndodhur realisht Remarkut.
Ma me te vertet qe me magjeps Remarku.E gjej veten pothuajse ne cdo fjali te tijet.Identifikohem plotesisht me Ravikun ne mardhenien e tij me Xhoanen.Po ashtu te Robi dhe Pati,te Paul dhe tek personazhi kryesor te Obelisku i zi.(spo me kujtohet emri per momentin).

Me magjeps vertet shume.

respekte miqte e Remarkut


Postuar nga Zhylien Sorel datë 21 Prill 2007 - 21:13:

Remark dhe Marlen
Shume interesant qendrimi i te dyve.Dicka ndryshe lexohet te Remarku(interes,admirim,perkujdesje,shqetesim dhe shume ndryshe qendrimi i saj(krenare,joshese,mosperfillese ....(Femer hesapi :p




ps,Kam dy poster te medhenj te Marlenes Ne koridoret e shkolles dhe sa here kaloj e shikoj i vrenjtur...."ah Puma , Puma...":p


Postuar nga Zhylien Sorel datë 11 Maj 2007 - 13:48:

Sot do filloj "Shkendija e jetes"

ps,remarkistat kane humbur fare


Postuar nga eliz datë 11 Maj 2007 - 16:01:

Une po lexoj"Fuqia e dashurise".Kur fillova ta lexoj kete liber mu duk sikur s`kisha lexuar asgje me pare.Vertete kete ndjenje me dha.Dhe tani me vjen keq ta mbaroj.Kam ngel te 50 faqet e fundit e s`me behet ti lexoj.Kam frike se do mbaroi dicka e bukur.Eshte me te vertete magjepes.Po shtoj dicka te Remark:

Pastaj erdhi mengjesi,dhe ajo nuk ishte me ose: Do I walk?Have I feet still?I raise my eyes,I let them move round,and turn myself with them,one circle,one circle,and I stand in the midst.All is as usual. Only the Militiaman Stanislaus Katczinsky has died.Than I know nothing more.
Momente te tilla s`vdesin kurre prandaj Remark eshte i pavdekshem.


Postuar nga agata datë 22 Maj 2007 - 13:08:

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Ne France, shtepia e njohur botuese Stock, nxori ne qarkullim librin me letra dashurie te shkrimtarit te njohur gjerman, Erih Maria Remark drejtuar aktores se shquar te viteve '30 -'40, Marlene Ditrih. Libri i titulluar "Thuame qe me do" (Dis - moi que tu m'aimes), i cili permblesh nje pjese te madhe te korespondences se shkrimtarit shkruar ne harkun kohor 1930 -1940, ka zene shume shpejt nje nder vendet e para ne kolanen e librave me te shitur ne kete vend.

Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit " Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit nderkombetar "Asgje e re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike. Te afert per nga origjina dhe fati - te dy kane braktisur Gjermanine e kane nje urrejje te perbashket ndaj regjimit nazist - me famen dhe suksesin e tyre, ata ishin bere tashme te njohur ne mbare boten. Por, historia e dashurise se tyre shpaloset plot dhimbje: eshte e vertete qe, Marlene Ditrih perkon ne menyre te perkryer me idalin femeror te Remarkut, por nga ana tjeter, ajo e ben te kete te fundit qe te perballoje furtuna e tortura xhelozish, dhimbjesh e brengash. Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk egzistonte vecse ne endrrat e Remarkut. Por, megjithate, ne thelb - dhe eshte pikerisht aty sekreti i melankolise, lirizmit e thellesise se tyre prekese - Remarku i ka shkruar letrat me teper per vetvehten, si nje lloj monologu drejtuar nje endrre. Ato nuk kerkojne as pergjigje e as pritje te ndjenjave te njejta. Ato perbejne nje roman te panjohur te Remarkut dhe, ne magjine e tyre poetike, ne vullnetin e tyre per te besuar ne Fuqine e Fjales, perbejne ne vetvehte nje Hymn te Vertete per Dashurine. Ajo qe ishte, ndofta, dashuria me e madhe dhe e fundit e shekullit te XX - ...



http://www.forumihorizont.com/showt...10&pagenumber=1


Postuar nga shelgu datë 05 Janar 2009 - 23:45:

Remarku ka qene nje dialogist i mrekullueshem. Trajtimet e tij psikanalistike i cungonte qellimisht duke i futur ne gojen e nje te dehuri, apo te nje njeriu te pakompletuar. Kjo i ka dhene nje origjinalitet dhe nje mprehtesi te vecante. I trajtuar ne kete menyre elementi psikologjik thjeshtohet dhe merr ngjyra folk.

Dialogu i tij eshte i zhdervjellet dhe cinik. Ka mprehtesine e nje fabule dhe gjithperfshirjen e nje tregimi pop. Shpesh fjalet e urta, apo batutat vihen ne gojen e nje putane, duke i ftuar edhe keto te shkreta puntore te palodhura ne gjirin e shoqerise. Ai thjeshton duke zhburreruar nje mbret, ai i heq puplat nje zonje te madhe dhe ngre ne nivele humane popullon e thjeshte.

Me mjeshteri te rralle di te lundroje midis ,jekut dhe biznesmenit, varrmihesit dhe poeteshes, nje kurve dhe nje virgjereshe.

Remarku eshte sjelle me mjeshteri te rrale ne gjuhen shqipe.


Postuar nga Endri datë 21 Prill 2019 - 18:35:

Melankolik ne shkrimet por ama e pershkruan gjendjen emocionale humane te njeriut shume mire. Kjo gje me terhoqi fillimisht tek Remark.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.