Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Kerkoj lente te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18702)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 27 Dhjetor 2012 - 18:31:

Ma bejne shpesh kete verejtje, me sa duket syri im preferon te fokusohet ne tallazet e jetes...

Gjithsesi do mundohem te publikoj dicka te gezueshme sonte edhe pse nuk eshte pika ime e forte.


Postuar nga shelgu datë 27 Dhjetor 2012 - 20:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Ma bejne shpesh kete verejtje, me sa duket syri im preferon te fokusohet ne tallazet e jetes...

Gjithsesi do mundohem te publikoj dicka te gezueshme sonte edhe pse nuk eshte pika ime e forte.



Po tallazet mund te jene edhe te gezueshme o Lordi?


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 27 Dhjetor 2012 - 20:14:

Te gezueshmet jane vaaalëëë....


Postuar nga BIONDIA datë 28 Dhjetor 2012 - 00:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Ma bejne shpesh kete verejtje, me sa duket syri im preferon te fokusohet ne tallazet e jetes...

Gjithsesi do mundohem te publikoj dicka te gezueshme sonte edhe pse nuk eshte pika ime e forte.



Mua prandaj me pelqejne fotot qe ben sepse ato momentet e tua me kthejne me kembe ne toke shikon foto te tilla sidomos ato te jetimeve me ben te kuptoj sesa me fat jam ...Lord ndonje foto andej nga Liqeni mor cun me ndonje cift ulur ne ndonje stol ske ti ...me kujtohet njohja me orfeun hahahhahaha


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 28 Dhjetor 2012 - 01:02:

Jo, s'ndihem mirë nëse shkoj dhe fotografoj çiftet nga liqeni. Ua kam lënë pensionistëve këtë pjesë . Mgjt, do mundohem që gjatë 2013 të fokusoj më shumë dashuri në objektiv.


Postuar nga BIONDIA datë 28 Dhjetor 2012 - 01:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Jo, s'ndihem mirë nëse shkoj dhe fotografoj çiftet nga liqeni. Ua kam lënë pensionistëve këtë pjesë . Mgjt, do mundohem që gjatë 2013 të fokusoj më shumë dashuri në objektiv.


Lord po nje foto re thashe kshu pa mendje nuk thashe te rrish gjithe diten me aparat ne dore ne liqen

Bukur ajo dashuria nuk njeh gjini sikur te ishte e vertet ...


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 28 Dhjetor 2012 - 01:14:

Messaggio ricevuto. Sapo të ngrohet pak koha, sapo të fillojnë të çelin lulet, sapo të nisi ndërrimi i gjakut, sapo të vërshojë pjalmi në ajër, do shkoj dhe unë të përjetësoj një copëz dashurie në pikëtakimin klasik të çifteve Tiranase.


Postuar nga BIONDIA datë 28 Dhjetor 2012 - 01:17:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Messaggio ricevuto. Sapo të ngrohet pak koha, sapo të fillojnë të çelin lulet, sapo të nisi ndërrimi i gjakut, sapo të vërshojë pjalmi në ajër, do shkoj dhe unë të përjetësoj një copëz dashurie në pikëtakimin klasik të çifteve Tiranase.



Postuar nga Piktor datë 10 Shkurt 2013 - 00:58:

Gjynah qe ajo vetetima ishte larg, te kishte qene me afer shume e bukur si foto.
Edhe ai burri tip endacaku shume domethenes.
Qeni, zogu e makina sterotipe.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 10 Shkurt 2013 - 15:58:

Po mbase ngaqe fotot nuk ndjekin nje linje specifike. Disa jane artsy, disa street, disa... Me teper jane prova teknike per te eksploruar fushen dhe aftesite e mia si dhe per ti permiresuar ato

Per rrufene, po te ishte me afer, ndoshta s'do te isha ketu duke shkruajtur tani


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 12 Mars 2013 - 16:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Gjynah qe ajo vetetima ishte larg, te kishte qene me afer shume e bukur si foto.
Edhe ai burri tip endacaku shume domethenes.
Qeni, zogu e makina sterotipe.



Piktor, si te duket kesaj here vetetima? (Ti themi Fajes qe teksti i klikueshem te marri nje ngjyre me te dukshme)


Postuar nga Piktor datë 12 Mars 2013 - 18:47:

Shume bukur lord. Them se je edhe me fat, jo qe nuk te bje rrufeja por qe arrin te kapesh momentin e shkrepjes.
Me nje aparat ne dore gjithmone te gatshem dhe i frymezuar per te kapur momentin qe ben monumentalen them se do arrish ndonje dite te besh foton e jetes apo shekullit .
Te uroj fat.


Postuar nga Fajtori datë 12 Mars 2013 - 20:31:

Kam dhe une ca me vetetima. Tipikisht duhet iso e ulet (100-200-400), difragma hapur pak (mbi 8) dhe koha sa te haje aparati. Ti do e kesh me film Lordo dhe nuk luan dot shume, prandaj eshte zbardh shume kusuri.

P.s. Qenka e vertete qe paska bere kohe e keqe ne Shqiperi, ngelen duke me thene.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 13 Mars 2013 - 00:38:

Faktikisht te kapesh nje vetetime nuk eshte dhe aq e veshtire pasi nuk e pret sekondin. Teknikisht eshte ajo qe tha Fajtori, ti e le sensorin te hapur per disa sekonda dhe kryqezon gishtat qe rrufeja te bjeri brenda asaj kohe. Nese jo, shkrepe serish dhe prit... E veshtira eshte qe duhe te rrish ne pritje te imazhit, sado qe te vonohet. Dje po bente stuhi dhe kisha hall mos me lagej lentja dhe me dilte fotoja e veshur.

Faje, une s'punoj me film mgjs bleva para disa ditesh nje Pentax MZ50 por nuk i kam blere ende film dhe bateri.

Vazhdoj me aparatin dixhital K-x dhe per foto si ajo e vetetimes une punoj me ISO 100 per te evituar zhurme ne sensor.

Diafragmen nuk e mbaj plotesisht te hapur sepse rrufeja eshte shume e shndritshme dhe ta djeg imazhin. Per me teper qe sa me e vogel te jete diafragma, aq me te qarta jane objektet e largeta. Mbrem duhet ta kem patur te 21 nese nuk gabohem.

Kohen e shutter-it e bej 30 sekonda por e operoj me telekomande qe te mos i jap dridhje aparatit momentin qe shtyp shutterin. Edhe dridhja me e vogel ta "vesh" imazhin.

(Me falni per termat ne Anglisht por Shqipja (ime?) eshte e varfer.)


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.