Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)
SONET 39
FILIP SIDNEI
Sonet 39
Eja, gjume! O gjume, nyje e sigurt e paqtimit
Vend i fresket per mendjen, balsam i trishtimit,
Pasuria e burrit te varfer, lirim i te burgosurit,
Gjykates i paanshem midis te lartit dhe te varferit;
Me mburoje te papershkueshme nga tufa me mbro
e ketyre shigjetave te egra qe Deshperimi me fluturoi:
Bej c'mund e ne mua te tilla luftra njerezore ndalo;
Nje harac te mire do te paguaj sikur te besh kesisoj.
Me merr ne nenkresa te lemuara, shtrat te dashur,
Nje dhome te shurdher ndaj zhurmave, te verber ndaj drites,
Nje kurore trendafilash dhe nje koke te lodhur:
Dhe nese keto gjera, porsa te nisin per se mbari,
Mos e luaj lutjen tende te rende, mbi mua pllakosur,
Me i gjallueshem se gjetiu, shikoj te Yjeve pasqyrim.
Vetmuar
EDGAR ALLEN POE
Prej miturise s'kam qene
Si te tjere qene; s'jam ndjere
Porsi sherret; s'thashe buzburo
Zjarrmit prej kroi Cfaredo.
Atij burimi s'kam gjerbur
Trishtimin; s'mundja per te zgjuar
zemren njelloj te gezuar;
C'doja, e doja vetmuar.
Atehere ne mituri, ne agim
Te jetes stuhi - nje vizatim
Mbushur deng me mire e keq
Fshehtesi qe pas m'u qep:
Prej rrekese, a shatrivanit,
Prej gurit te kuq te malit,
Prej diellit meje rrethuar
Ne ngjyre vjeshte praruar,
Prej te qiellit vetetime
Qe sa s'me fshiku ne fluturim,
Prej gjemimit ne shtrengaten,
Ajo re qe mori trajten
(Kur c'mbet Qiellit vrenjesie
e djallit ne syte e mi.
Nje elegji Satirike ne Vdekjen e nje Gjenerali te Famshem Sevoni
JONATHAN SWIFT
Hiresia e tij! e pamundur! vdekje pati!
I moshuar ishte, kishte zene shtratin!
Si mundi ai luftetar i fuqishem te bjere?
Dhe sa palavdi, si plot te tjere!
Mire, derisa ai ka shkuar, c'rendesi ka si,
Trompa e fundit bucitese mund ta zgjoje tani:
Dhe, besomeni, ndersa zhurma forcohet,
Ai do deshiroje te flere pak e do zgjohet.
A ka mundesi vertet te jete aq plak
Sa gazetat na vune ne merak?
Dy tridhjeta, une mendoj, eshte goxha;
Si s'gjeti kohe te vdiste me perpara.
Kesaj bote ai si shume i rendoi;
e dogji qiririn e tij e shkrumbezoi;
Dhe kjo arsye, ca njerez cyt,
Se ai la mbrapa nje te madh (...e
Ver re varrimin e tij te shikosh,
As psheretima te se vese, as lote jetimesh,
Mesuar per aq kohe cdo zemer te cpoje,
Ndiq perparimin e karroces qe ne varr do ta coje.
Po çke me te, ndonje mik i tij mund te thote,
Ai i kishte ato ndere kur rronte mbi toke.
Vertet per hesap te tij si mburravec,
Ai i perfshiu ato para se te vdese.
ejani ketej, te gjithe ju kokebosha,
Ju flluska qe ju nxjerin mbreterit nga fryma;
Ju qe plluskoni nga ti shkoje shtetit rryma,
ejani ketej, shikoni c'ju ofron e ardhmja.
Mburrja le te mesoje nga kjo verejtje,
Se shume kujtojne se kushdo behet Duke;
Gjithe nderet e tij te xhvatura u flaken,
Ju kthyen pisllekut prej nga njehere erdhen.
EXEGI MONUMENTUM
(Ngrita një monument)
Një monument, që dora s`e gdhend, i ngrita vetes,
në udhëzën drejt tij s`do mbijnë shkurre e bar,
Nga kulla e Aleksandri më madheshtor, përjetë
Do mbajë kryet lart krenar.
Jo, unë krejt s`do vdes, se shpirt kam lirën time
Dhe baltë e hi n`u bëfsha, sërish do jem në jetë
E lavde do më thurren edhe kur rruzullimit
T`i mbetet vetëm një poet
Për mua do të flitet në mbarë tokën ruse,
Do ma permendin emrin, sikush në gjuhë të tij,
Sllaviani kryelartë e fini apo tunguzi,
Kallmiku, stepës pa kufi.
Do të mbes i dashur për popullin ngaherë,
Se ndjenjat më fisnike zgjoi vargu im,
Sepse liri kërkova në këtë shekull t`errët
Dhe për fatkeqët, përdëllim.
Pra bindju,, o muzë zotit, atë dëgjo c`të thotë,
As mos kërko kurorë, të sharat flaki tej,
Lavdinë apo shpifjen ti priti krejt gjakftohtë,
E mos u merr me budallenj.
Përsëri nga PUSHKIN
Mos u ngrys prej dëshpërimit,
Nëse jeta të genjen!
Hesht në ditën e mundimit,
Rishtmëz ditë e gazit vjen.
Zemra me të ardhmen rron,
Nga e sotmja shqetësohet;
Kur gjithshka papritur shkon.
Për të shkuarën mallohet.
Nga Barry Cornwall
(Here`s a health to thee, Mary)
Pi për shëndetin e Merit,
Që kam këtu thellë në gji,
Heshtaz e mbylla derën,
Vetëm, pa miq në gosti,
Pi për shëndetin e Merit.
Ndoshta më e bukur se Meri,
Eshtë mbi dhe një perri,
po s`gjenden dot sy të tjerë,
Të shohin me kaq ëmbëlsi,
Si syt`e së ëmbëlës Meri.
Qofsh pra e lumtur, moj Meri,
O diell me rreze flori!
Në jetë mos ndjefsh asnjëherë
Dhembje dhe brengë në gji!
Gëzimi të ndrittë, moj Meri.
A.S Pushkin
PUSHKINIT
Mendoj, c`dhurate i qe dhene
atij, qe u ngrit si korife!
Te rruga Tjervski rri me kembe,-
me vete flas, e shoh atje!
Bjondin, gati bardhor i trishte
qendroj si mjergull ne gojedhane...
Pushkin Hyjnor, ti ishe i brishte
sic jam une sot nje huligan!
derfrimet ne pasion te cmendur
ty famen nuk ta nxine gjekund.
Koken e bronxte lavdigdhendur
sovran drejt qiellit e perkund.
Ti rri karshi si cast kungimi
dhe flas, te te pergjigjem ty
Pranoj te vdes ne flur gezimi
te kisha fatin tend ne sy!
Por i denuar si viktima,
m`u dashka gjate te kendoj,
Mbase, kenga stepore imja,
si jotja, bronx do te kumboje!
ESENIN
Kenge djepi
Fli o bukurosh i nenes
Nina-nana, fli!
C`po shikon kjo drite e henes
djepin tend te ri.
Do te them perralla shume
kenge pambarim...
Mbylli syckat ti per gjume
fli, pellumbi im
.........
Ati yt eshte trim i vjeter
vetem lufte do
foshnja ime ti fli qete
mbylli ste, biro!
.........
Pa do jesh kreshnik ne sy
me shpirt luftarak
do te te percjell une ty
sa te zhdukesh larg
.....
Lurterat kur te jene te renda
kujto nene ti!
Fli me i miri qe ka nena,
nina-nana, fli!
Lermontov
Poezine me siper e shkrova qe te shijoni me shume kete poezine tjeter.
Shpresoj t`ju pelqeje
M.Nekrasov
Këngë djepi
(imitim i Lermontovit)
Fli, bir, sa s`je bërë i prapë,
nina-nana, fli!
Ç`ndrin kaq zbehtë hëna bakër
djepin tëmd të ri!
JO, me përralla s`ta thur këngën,
troç te flas biro!
Veç ti fli, mbyll sytë e ëmbël
dhe ç`të them, dëgjo!
.............
Ç`ka kjo bote e pagezuar
rritu se e merr vesh!
...Do blesh frak te gjelberuar
edhe pende per shkrese.
Per qellim te mirke i shitur,
do luftosh per te.
Rrug` e ardhme t`eshte e ndritur,
po fli, heperhe!...
Nepunes do ngjash ne dukje,
por shpirtpleh, mizor.
Une do te te percjell tutje,
do te ta bej me dore.
Kurrizin si kerruset zvarre,
do mesosh aq mire!....
Fli, sa lumi s`te ka marre
nina-nana, bir !
Urte e bute si qengj kopuku,
kokederr ne shesh,
per nje qoshk te bute kolltuku
gjarper zvarre do vesh.
Asnje dyshke nga kuleta
s`do te bjere pa qar.
Fli, biro gjersa ty jeta
s
Poezine me siper e shkrova qe te shijoni me shume kete poezine tjeter.
Shpresoj t`ju pelqeje
M.Nekrasov
Këngë djepi
(imitim i Lermontovit)
Fli, bir, sa s`je bërë i prapë,
nina-nana, fli!
Ç`ndrin kaq zbehtë hëna bakër
djepin tëmd të ri!
Jo, me përralla s`ta thur këngën,
troç të flas biro!
Veç ti fli, mbyll sytë e ëmbël
dhe ç`të them, dëgjo!
.............
Ç`ka kjo botë e pagëzuar,
rritu se e merr vesh!
...Do blesh frak të gjelbëruar
edhe pendë për shkresë.
Pèr qëllim të mirkë i shitur,
do luftosh për të.
Rrug` e ardhme t`është e ndritur,
po fli, hëpërhë!...
Nëpunës do ngjash në dukje,
por shpirtpleh, mizor.
Unë do të të përcjell tutje,
do të ta bej me dorë.
Kurrizin si kerruset zvarrë,
do mësosh aq mirë!....
Fli, sa lumi s`të ka marrë,
nina-nana, bir !
Urtë e butë si qengj kopuku,
kokëderr në shesh,
për një qoshk të butë kolltuku
gjarpër zvarrë do vesh.
Asnjë dyshkë nga kuleta
s`do të bjerë pa qar.
Fli, biro gjersa ty jeta
s`të ka bërë kusar!
......
Butë e paq në rrojtje strukur
do t`a mbyllësh ti.
Fli nëpunësi im i bukur,
nina-nana, fli!
TRE EPIGRAME
1.
Një ditë, thellë një përroi, siç thonë,
një gjarpër na kafshoi, Zhan Ferronë.
Dhe a e dini seç ndodhi?
Qe gjarpëri ai që ngordhi!
2.
Profeti Jeremi (nga unë t`a dini).
Sa rrojti, i shkreti, derdhi lotë vajtimi.
Posi profet, e parandjeu nga larg,
dikur, do ta përkthente një Le Frank!
3.
Më mbo nga miqtë, o zot i vërtetë,
se nga armiqtë mbrohem vetë!
Volter
Robert Burns
Nje trendafile e kuqe, e trembur.
Ah, dashuria ime eshte si nje trendafile e kuqe, e trembur,
qe e re ka celur ne Qershor,
Ah, dashuria ime eshte si melodia
qe kur luhet, me embelsi ritmon.
Sa e hijeshme je, moj bukuroshja ime,
aq thelle kam rene ne dashuri me ty,
e do te t’dua perhere, e dashur,
derisa detet te jene thare per uje.
Derisa detet te jane thare per uje, e dashur,
dhe shkembinjte me diellin te jene shkrire
Une do te dua serisht e dashur,
Derisa rerat e jetes te rrijne shtrire.
Dhe lamtumire, dashuria ime e vetme,
Lamtumire tani, vetem per pak,
Dhe do te vij perseri, e dashur,
Dhe sikur te jem dhjet' mije milje larg.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kenge e deshperuar e Neruda eshte fantastike
PER....
Nuk te perulem, ka mbaruar
Asnje premtim i yti s`hyn dot
ne shpirtin tim per ta sunduar
Jemi te huaj, sot edhe mot.
Ti ke harruar qe lirine
S`ia fal mashtrimit kurresesi
Por dhe keshtu, vite qe s`vijne
Per syte e tu u bera fli.
Edhe keshtu tek ti pandehja
te gjeja shpirt e shok e short
Dhe tere boten e urreja
Qe te te desha ty me fort.
Gjithato çaste te qendrimit
Tek kembet tende, e beson?
Ia kam rrembyer frymezimit
Me se po mi zevendeson?
Nga ndonje çast mendimbegate
Dhe forc`e shpirtit s`ish çudi
T`i jepje botes nje dhurate
Dhe te me jepte pavdekesi.
Pse doje pra te me nderroje
ate kurore lavdiplot?
Pse s`qe athere kur premtoje
E tille sic je bere sot?
Krenar jam, falme eshte e kote
Kerko nje tjeter dashuri
per asnje gje ne kete bote
Nuk mund te rri ne skllaveri.
Nen qiell te jugut, ne vend tjeter
Do te largohem, ndoshta shpejt.
Po jemi njohur pak si teper
Per t`u harruar ashtu krejt.
Qe sot do te ze te argetohem
Dhe te betohem pasketaj,
Vetem do qesh e do gezohem
Dhe per asgje nuk do te qaj.
Do rrej si djalli sa te dua
Si desha, me s`do dashuroj
A mund te dua me nje grua
Kur sot nje engjell me tradhetoi?
Te vdisja desha dhe te vuaj,
me boten desha te luftoj
Qe fort te voglen doren tuaj
I çmendur, te mundja ta shtrengoj.
Pa te kuptuar dot mashtrimin
Ta fala shpirtin mbushur plot
Ia njohe ketij shpirti çmimin?
Ia njohe, une s`te njoha dot!
Lermontov
Rudyard Kipling 1907
Ne mundesh (ne versionin origjinal 'if')
Ne mundesh te ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes ti besosh,
sa here te ty dyshojne e s'te perfillin,
por edhe dyshimet drejte t'i gjykosh.....
ne mundesh te rrish ne pritje nga pritja paulodhur,
a kur t'urrejne urrejtje mos t'ushqesh,
madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
me thjeshtesi me to pa rene ndesh......
ne mundesh t'mendosh por jo gjer ne shkaterrim,
t'enderrosh por jo si rob enderrimesh.
dhe ti t'i trajtosh nje lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh....
ne durofsh dot qe thenjet e tua te drejta
ne kurthe trutharet kopuket te t'i kthejne,
t'i shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
e prap t'i ndertosh me vegla qe nuk vlejne
ne mundesh fitoret qe ke korrur t'i flijosh,
si ne kumar me nje te vetme loje,
te rrezikosh e prap t'ja fillosh dhe
humbjen kurre te mos e zesh me goje.....
P.s. E gjeta ne nje site shqipetar te perkthyer,e kisha lexuar vetem ne anglisht
Të fitosh kënaqësine e Njerzve është e pamundur !!
Qesha, më thanë i pafytyrë
Qava, më thanë, nuk qeshe njëherë
Buzëqesha, më thanë, e ka për syfaqe
U vrejta, më thanë, tregon se c'ka në zemër
Heshta, më thanë, nuk di
Fola, më thanë, "Ja ky"
Durova, më thanë, frikacak nuk ia mban
te kishte fuqi, do të bënte hatanë
U binda ne vete sado të përpiqem,
kënaqesia e njerzve veshtirë të arrihet.
Poezi e përkthyer....
Maria Lenti
profecia shperqendroi muajin, blune kobalt
nga ku lundroi kraharori adoleshent
(fjale poeti - s'vihen ne dyshim)
net gushti te heshtura nga pritja
agshole te shkrira munguar bardhesie
te plagosur pastaj (ikur pa thene gje)
ne punen e zakonshme dhe ne ikjen e paqete
limen, te species sime, te se ardhmes
te shpresosh
te mbjellesh
te gjarperosh
gjarperon e shkon drejt bluja kobalt e
B52 -it.
Kate Xukaro
Endrra
Sqepa qe te mbyllin syte
ndaj botes
e te lene te pangare
nga te ligat e saj
derisa, me ne fund,
nuk t'i fshin me ajri.
Kate Xukaro
Mbremje
E ngadalte me shoqeron
vetem zhurma e hapave te mi
e pipetima e qete
dhe e njome e pyllit
qe leviz nga era.
Larg,
nga deti i gjelberimit,
nje bilbil i dhuron botes
simfonine e tij.
Cassian Maria Spiridon
Kam ndjenjen se...
Kam ndjenjen se me puth
nuk mund te them se te dua
duart e mia gjethezojne permes mishit tend
porsi ne nje liber qe s'do
patjeter ta lexosh.
Mendimi hulumton permes shpirtit tend
me indiference
je gjithnje e me munguese
me puth
goja jote duke shkeputur mishin
numeroj yjet, dhe kullosen.
Cassian Maria Spiridon
Pastel i bardhe
Pranveres i kane mugulluar gjinjte
sa te rinj jane
te papermbajtur
nga buzet e ftohta e lotet
qe tjeter gje lumnit te shpejte
do te mbetet
nga perqafimet i lumtur i gjetheve
ne syrin e kristalte te qetesise
I bardhe-qiriri i ballit
ia ndjek Henes
feshferimin e perhirte (te heshtjes)
i rradhit pikat e shiut
te rralla dhe indiferente
ne pasqyren e kohes
Roberto Marconi
Artific*
zjarret te ngjashme me zjarre
te vitit te shkuar nuk jane
ne syte e nje femije
zhurma e shperthimit me vjen
Kama Kamanda
Namatisje shenjterore
Shpirti im ne thellesite e mijevjeçareve
larteson pasigurine e absolutes,
shtrengimin e fateve
dhe jehun e zanafillave te perendise se paarritshme
ne ngerçe amshimi,
ndaje muzgun, o enderr!
Vdekja madheron ankthet
si shtrengata qielli
na frikeson kur heshtja afrion,
toka i pret blatimet
fryma e pavdekesise sone pengohet e bien
gjurmeve tona te njemendta!
kur jeta me guxim
perballon çdo disfate,
qe te lidh gjakun tone vdekatar
me tere rrenjet e kohes pa fund.
Kama Kamanda
Mjeshter i zemrave
Ç'kemi gjetur njerezore te tjetri?
E pranoni? Njeriu duhet perkryer!
Dashuria eshte mjet qe persos
Endrra dhe materie!
Mjeshtrit i duhet zjarr farkash!
Poetit-pena e piktorit-brusha
per te punuar ne rilindjen e gjerave!
Rifilloni me ngadale dhembshurine ndaj perendive,
dhe sajoni me butesi madheshtite e shpirtit;
Se jeta do te na fisnikeroje me lumturi
gjer te tokat sekrete ku sundon fati!
Anders Johanson
Silueta
Brenda ne mjegull eshte aqe erret
sa ngjyra humbin.
Dikush prene nje siluete
ne leter te zeze
duke menduar se ka zbuluar nje zot.
Anders Johanson
Pamjet
Dikur moti
enderroja shkalle te larta, te paqendrueshme
te zgjatura drejt qiellit.
Tash me afer barit
vras nganjehere mendjen
nese nje skeletdruri kah drita
me do diçka mua.
Ndoshta eshte pamja e nje zjarri
ajo ngrohtesi qe çdo njeri
mund ta ndjej per vetveten.
Nese mund ta shihte vetveten nga largesia
dhe t'ia lakmonte vetes ate jete te jetuar.
Silke Blumbach
Syri i kalter
Syri i kalter
ku dehyem dhe ku mbyllem naten
pa ditur a eshte Atlantiku a Joni
ky burim dhe ky det i çilter
ku kalojne lembet dhe karavelat e endrrave
ku Onhezmiti fryn gjer ne Brazil
ku harroj dhe ku kujtoj
ku jeten e gjej per ta shperndare bujarisht
me dy sy te kalter
Claudine Helft
Poeme per te huajin dhe trendafilin
Shpirtrat e te ndjereve tane sogjojne
ne te njejten largesi
endrra e tyre eshte ofkellima e se njejtes nene.
Ti do te me thuash:qindjeteshat e mberriten ferrin,
ndersa une do te pergjigjerm: Ishte dje, ishim vellezer.
Mos pyet me ku jane vendet e mia, baballaret e mi
ngaqe nuk do t'i kerkoj ne erresiren e diteve
rrenjet e rrenjeve te mia.
Te huaj!
Fshehtesia e lirise
Claudine Helft
Fshehtesia e kaltersise. Fshehtesia e lirise.
ideja e njejte, ndersa pergjigjja cdohere e njejte
pyetje e njejte.
duket sikur po noton pa timon
neper shpresen e stermadhe, ne detin e gjere
eshte e pamundur te lexohen spirancat; ne toke
portat nuk gjenden. Ankorimi eshte i paqarte.
Drejtimi i mjegullt, anija lundron me veshtiresi
te hapen velat, era zhurmon
vetem heshtja si pershendetje duket ne horizont
Ka mbetur vetem njeriu te besoje ne bregun e vetmise se vet.
Alfons DOVANA
Ç' eshte jeta
Foli jeta, tha:"Jam zjarri qe nuk shuhet kurre nje here
jam nje rreze qe ka lindur te jetoje ne perjetesi
jam nje vale elektriku, nje shkendi per syt' pa vlere
jam atom' e elektron e jam foton e energji"
"Jam levizja e vetedijshme, embrion prej dashurie
s'u kujdesa te shenoja dit'n e ardhjes per mbi dhe
porsa zbrita prej se larti ne keto vende arratije
mori ndjenj' pavetedija e me pyeti prej nga je?
"Isha prehja- e pergjumur ne Kaos te zbrazdesires...
por levizja se si lind prej kesaj prehje ne shkreti?
prej kesaj nate qe fal driten, prej kesaj drite t'erresires
qe rilind e qe rishuhet e rindizet perseri"
Foli jeta, tha:"Jam zjarri qe ka ndezur Promotheu
jam shkendija me e lashte e nje flake te persosur
jam dhe drita e qiellit kalter, jam dhe lenda e ketij dheu
para meje s'kan' jetuar hapesirat e pasosur".
"Un' jam forca, energjia e levizjes pa bitisur
se ne prehjen e pergjumur, n'gji te lendes se pashuar
ndrisin yje, konstelata neper qiellin e qendisur
se jam vale elektriku, energji e pashterruar.
--------------------------------------------------------
I sodisa si- i marrosur! psheretita:" Ç'eshte jeta"?
foli truri me tha:"Varre!" por nuk dua te besoj.
Rendin yjet vezulluar...i brengosur ja e gjeta:
Eshte nje lot ne dite maji, eshte nje lule ne dhjetor!
22. 7. 1954
Jorge Luis BORGES
Naivi
Cdo agim (na thote) prodhon mrekullira plotperplot
qe mund te shkaterrojne cdo thesar; capa njerezore
kane matur henen, i kane rene asaj kryq, terthore
dhe pagjumesia bren vitet, miljet, dje dhe sot.
ne kaltersi, endrra te liga publike pergjojne
endrra qe erretojne diten. Nuk ka ne globin tere
dicka qe te mos jete tjetra, ose e kundra, ose asnjera
mua vetem cudite e thjeshta me shqetesojne
habitem qe nje celes mund te hape nje dere
qe dora ime eshte para syve te mi e ndere
habitem qe shigjeteza e sekondave, e mprehte
nuk e arrin qellimin qe arrihet lehte
habitem qe mund te jete e bukur nje shpate katili
habitem qe trendafili te kete arome trendafili
Omar Al- Khayyam
1
Natën kur flija, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumturi.
Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth çupa;
se ke shekuj që të flesh në qetësi".
2
Në ëndërr, kur Agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
"Cohuni, djema, e Verë sillnani,
Se Fati na e tha lëngun sonte".
3
Dhe posa në tavernë këndoi gjeli,
Besnikët jashtë thirrën "Portat çelni!
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli".
4
A di përse këndesi po këndon
Dhe menatë nga gjumi po të zgjon?
Që shkoi një ditë po të lajmëron,
Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron.
5
U gdhi! Me verë zëmrën e zbardhëlloj
Përdhe çdo Fe të Natës e dërmoj:
Në Djall dërgoj Parajsën e përpjetë,
Gërshetin me lahutën lavdëroj.
6
Kur Diellin me zjarr kurorëzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruar
Dhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar.
7
Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi këngën e dëfrimit
Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.
8
Zgjo-hu! Mëngjezi me shigjet' e grisi
Perden e Natës, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Cdo majë mali, pallati e lisi.
9
O Engjëll faqedritë, ja u gdhi,
Shtjer Verë dhe këndo me ëmbëlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan,
Qysh dimërojnë sot në Varrverri.
10
Ja, Mars'i ri dëshirat na valon,
Cdo shpirt i mënçur në Gërmadhë shkon
Ku dor' e Moisiut zbardh nga degët
Dhe frym' e Krishtit tokën gjelbëron.
11
Mbi lulet po pikojnë vesë retë,
Dhe me një zë qiellor Bilbili shkretë:
Ah, Verë! Verë! Trëndafilit
I lyp t'i skuqë faqëzën e zbehtë.
12
Bilbili nëpër kopshtet në Pranverë
Sheh Lilin Kup' e Trëndafilin Verë
Dhe thotë: "Puthuni e pihuni!
S'e gjeni këtë ditë tjatër herë".
13
Shiko luadhe, lule, bukuri,
Lumenj kristali, kronj e brohori:
Nga dimri Ferr pranvera Qiell na ndriti,
Gëzo mi Dhe Parajsën me Huri.
14
Desh Trëndafili e thotë: "Lulëzoj
Dhe botës bukurinë po ia shtoj:
Pastaj e hap kuletën e mëndafshtë
Dhe përmbi kopsht thesarin po e shtroj".
15
"Jam, thotë, lulja e Josefit t'ri
T'Egiptes, xhevahir, zëmërflori:
Ja edhe rrob' e kuqe gjak, e çjerur
Prej vllezërve dhe gruas Petefri.
16
Tufani kopshtin kur ma çkatërron
Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dërmon,
Pështillem si burbuq' i Trëndafilit,
Po zemra gjak përbrenda më pikon.
17
U dogja dhe u përvëlova: Verë!
Nga vrer'i lotëve u shova: Verë!
Në Qelq rubin, e Dashur, dhe Luten
Dhe nga ky zjarr shpëtova: Verë!
18
Me Ver' e Vajza, me Lahut e Valle,
Me Fyell e me Këngë po s'u çmalle,
Jeta s'vlen hiç: Se pa këto nuk është
Veç pemë helmi, pus e tym vërdalle.
19
Nga njëra dorë Trëndafil e Grua,
Nga dora tjatër patsha Rrush e krua:
"Zotit - po thoni - i ardhtë keq për mua!"
Po as m'a fal pendimin, as ia dua.
20
Një Engjëll më tërhiqte në Xhami,
Një Djall po më zvarrniste në Dolli;
Po Ver' e kuqe e fitoi davanë:
Gërshet këtej - edhe andej Hardhi.
21
Në prehërin e Hurisë kur gëzohesh
Veten humbet, e veten gjen, bekohesh:
Kur pi kungatën shpirtrëmbenjëse,
Përsipër Jetës, Vdekjes lartësohesh.
22
Te Shpell' e Verës kemi hedhur mendjen,
Dehemi, puthim për të mbledhur mendjen:
C'pyet? Gjykim e tru na kanë rrjedhur,
Se Vajzat na e kanë vjedhur mendjen.
23
"Pse s'pi më pak?" më thonë njerëzia,
"Për ç'arësye s'ka kufi Dollia?"
Një: Faq'e Vajzës; dy: Rubin'i Verës,
Ja shkaqe si kristal nga qartësia.
24
Drit' e Kungatës vlen çdo mbretëri
N'Evropë dhe n'Afrikë dhe n'Azi:
Rënkim'i Vajzës mallëngjen më rëndë
Se çdo shamat' e turmës në Xhami.
25
Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbeje,
Dhe adhuroje si Altar prej Feje:
Një qind Qabera s'vlejnë sa një Zemër;
Zemër kërko, Haxhi, jo Gur Qabeje.
26
Si mjer' ay që Dashuri s'ka ndjerë
Dhe zemra s'i ka ndritur në prënverë:
Pa Ver' e Dashuri çdo dit' e shkuar
Prej meje s'nëmërohet asnjëherë.
27
S'ka hir apo shëmtim në Dashuri,
Për Ferr e për Parajsë s'ka mërzi,
As për pallate a kasolle a shpella
As për mëndafsh a rrecka a stoli.
28
Kjo zemr' e marr' e mbytur në mjerime
Pa prerë vuan e lëshon rënkime:
Kur më dha Zoti Verë Dashurie,
Ma mbushi kupën gjak prej zemrës sime.
29
E prisja! Si rrufeja më tronditi!
E Dashura më shkoi, më neveriti:
S'e çmoja kur e kisha... Ah, çma priti!
Në Ferrin nga Parajsa më vërviti.
30
Rënkoj e psherëtij, se s'të kam pranë,
M'u çuar zëmra, vojtjet mënt s'më lanë,
Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punë:
Vrermjalt' e flagëves' e qiellhapsanë!
30
Rënkoj e psherëtij, se s'të kam pranë,
M'u çuar zëmra, vojtjet mënt s'më lanë,
Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punë:
Vrermjalt' e flagëves' e qiellhapsanë!
31
Nga hidhërim'i ndarjes jam përpirë,
Sa e sa herë zemra m'është grirë:
Ty natën të kujtoj e psherëtij,
Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirë.
32
Kur s'dhëmp e s'shëmp nuk është Dashuri,
Pa Ferr s'gjen dot Parajsë dhe Huri:
Kur zjarr' e ke në gji, me nat' e ditë
Sot ndrit me gas e nesër ndes më zi.
33
Te rrug' e Trëndafilit plot me gjëmba
Pikova gjak, u çora dhe u shëmba:
Pa qindra plag' e çpojtje s'qepeht krehri
Në flokët e së Dashurës me dhëmba.
34
Zemrën me sy e dashura ma ndes,
Zemraqiri me flakën rron e vdes:
Te flak' e bukur zemraflutur turret,
Kurban e tëra digjet pa kujdes.
35
Me syrin bukuri e dritë çpall,
Në zemrën Dashuri e zjarr më kall:
Ti s'më vë re aspak ose më tall,
Kur unë pshërtij për ty me mall.
36
Zefire, fryre, syri im të pa,
Nga gjoksi zemra m'iku dhe më la
Dhe dyke fluturuar pas të ra:
Banesën sot në gjoksin tënt e ka.
37
Selvia që më bëri skllav e mbret
Tani më nisi prapë muhabet;
Më qesh me buz' e sy, se shpirti i thotë:
"Bëje të mirën dhe e hith në det".
38
E dashura shkëlqeu, më vërboi,
Zemra më fliste gjuha më pushoi:
Kush pa me sy torturë kësisoj?
Nga etja u dogja, u shova mun te kroj.
39
Kush në Gërmadhen të ka prurë, kush?
Kush ta ka çfaqur natën mirë, kush?
Kush të ka fryrë të më ndezësh furrë
Nga Dashuria të sëmurë, kush?
40
Në këtë Dhe pa prehje, pa pushim,
Jam lodhur me kërkim e udhëtim:
Të bukur Qiparis si ti s'kam parë,
S'të kapërcen as hëna në shkëlqim.
41
O ti mbi Dhe m'e zgjedhura Selvi,
M'e shtrenjtë je se shpirt dhe syt' e mi:
Gjë më të çmuar se sa jeta s'ka;
Një qind herë më e çmuar më je ti!
42
Si në mëngjes burbuqi i vesuar
Me rrezet buzëqesh i ngushëlluar,
Më ndrit me gas fytyra e përlotur
Kur zemrën ti ma ngroh me syt' e shkruar.
43
Ti, që me faqe Rrushin e kapërcen,
Dhe që me zë Bilbilin e gënjen,
Një sy i luan Mbretit t'Babilonës
Dhe mbretëresh' e kulla ia rrëmben.
44
Për ty bëj be të hedh në det dhe nderin;
Në shkelça fjalën, shkelmin nem dhe vrerin:
Në mos mjaftoftë jeta ime e zezë,
Laj borxhin në të Funtmin Gjyq me Ferrin.
45
Sa kohë munt, e Dashur, ngushëllomë,
Nga barr' e vrerit zemrën lehtësomë;
Se bukuria jote s'rron për jetë;
Shpejt! Nesër zbresim që të dy në Llomë.
46
Me buzët gjak, Sirenë, dehm' e mpimë,
Me dhëmbët e me thonjtë çirm' e grimë:
Me krah' e me gërshetë mbytm' e shtrimë,
Me syt' e tu të zjarrtë tretm' e shkrimë!
47
Me Bukë sa për shpirt, me Hën' e Zanë,
Me Ver' e Harp' e Vjersha dhe ty pranë
Në Pjergull të Gërmadhës jam m'i lumtur
Se në pallat a fron një qint Sulltanë.
48
"Sa bukur të jesh Mbret!" disa mendojnë;
"Sa ëmbël në Parajsë!" ca besojnë:
Ah, merr trumpetat e ler kusurin,
Daullet, pompat lark le të gjëmojnë.
49
Në botë kotësira mos lakmo
Të mirat e të ligat ia harro:
Kthjelloje zemrën si ky Qiell i kaltër,
Si Yll më ndrit, si Diell perëndo.
50
Shpirti për ku m'u bë prej Perëndie?
Për Qiell a Ferr? S'e di, po veresie
S'lë gas të saktë, Ver' e Vajz' e Këngë,
Për profka, ëndrra, prralla shenjtërie.
51
Se save që për Dhenë bëjnë rragë
Dhe save që për Qiell hedhin flagë,
Nga Kull' e Natës Korbi u bërtet:
"Të çmëndur! S'ka as lart as poshtë çpagë!"
52
Me vajzën në prënver' e në lëndinë
Me Këngën, me Lahutën, me Dollinë
Dëfrej: le të më shajnë; s'më ha malli!
Këtu e gjej Parajsën, Perëndinë.
53
Me Ver' e Valle, me Huri - në pastë,
Te vija në lëndin' u shtri - në pastë,
Dhe humbi fare Ferr'i zi - në pastë,
Dhe ja, Parajsa na u gdhi - në pastë.
54
Një kupë Verë, mor Saki - ta puth!
Vajzën e bukur si selvi - ta puth!
Atë gërshet si lak të zi ku kapet
I urti plak e djal'i ri - ta puth!
55
Nem kupën dhe këndo një melodi,
Me Engjëj dhe Bilbilë simfoni:
Se Vera qesh, këndon, kur rrjeth nga shishja
Dhe s'duhet pirë veç me brohori.
56
Me gjithë Trëndafijt' Irami u shua,
Qelqi magjik Xhamshid u çduk në prrua,
Po prapë Vreshta Rrush rubin na nxjerr
Dhe kopshti lulëzon ku rrjeth një krua.
57
Shih, mijëra burbuqe lulëzojnë
Dhe erët mijëra përdhe rrëzojnë;
Dhe ditët që na sjellin Trëndafilin
Xhamshid e Kaj-Kobad na i çkallmojnë.
58
Po eni me Khajamin dhe ia shtroni
Dhe Kaj-Kobad e Kas-Khosro harroni:
Rustemi le t'ju ftojë në kushtrim
E Taji në zijafet, mos i dëgjoni.
59
Eja, mbush Kupën e në zjarr gëzimi
Vërvit çdo vrer e helm të zi pendimi:
Se Shkab' e Kohës Jetën na shkurton,
Dhe shih se sa shpejton nga fluturimi.
60
E Dashur, mbushma Kupën që kthjellon
Të sotmen nga vreri q'ikën, tmerr q'afron:
Po nesër? nesër ndofta fryra, humba
Në shqotën ku e djeshmja fluturon.
61
Na fryri dita, mor Saki: sill Verë!
Jetën s'e shohim përsëri: sill Verë!
Bota një her' u mbyt në kataklizmë,
Ashtu u mbytshim me Dolli: sill Verë!
62
U bëra prapë djal' i ri: sill Verë!
Kërcej me flag' e lumturi: sill Verë!
S'ka gjë, në qoftë e hidhur, mor Saki,
Si jeta ime në Persi: sill Verë!
63
Sakinjtë derdhin Ver' e vala rrushi,
Në zemra shuajn' afsh' e avull prushi:
Lavdi, o Zot, se dhe këtë ballsam
Që na shëroi e me shëndet na mbushi.
64
Si merimanga vallë pse ta tjerim
Perin e Jetës, kur pastaj e çtjerim?
C'do të fitojmë kur aspak s'e dimë
Frymën që marrim jasht' a do ta nxjerrim?
65
Në Nishapur ose në Babilon,
Me Kupën që tharton e ëmbëlson,
Fletët e Jetës një nga një na bien
Dhe lëngu i saj pa reshtur na pikon.
66
Ah, mbushini Kupat! Zemra na thërret,
Se Koha nëpër këmbë po na shket:
E djeshmja vdiq, e nesërmja s'na gjen;
C'mërziti kur e sotmja ka lezet?
67
Ditën e shkuar fare e harro
Dhe për të nesërmen mos u mendo:
Gëzo një çast të lumtur, faqebardhë,
Dhe Jetën n'erë mos e çkatërro.
68
Për nesër mos u verdh sa pa e parë,
Të sotmen e gëzo, mor djal' i mbarë:
Shpejt ikim nga ky Han e hasim shokët
Që shkuan shtatë mijë vjet më parë.
69
Me Buzët trëndafilen shtatselvi
Këndo e nat' e ditë zbras Dolli:
Se nesër Vdekja fryn, te çthurr si lule
Dhe fletët t'i përmbledh në Dhe të zi.
70
Të shkuarat mos i kujto me lot
Dhe për të pritmet mos u loth më kot:
Sa kohë në luadhin je, kullot;
Nga drapr' i Vdekjes nukë shpëton dot
71
Buza që puth e Vera që po pi
Vërtet mbarojnë dhe ato si hi:
Po sot të paktën je një hi i gjallë,
Gëzohu sa s'kalon në Hiç të zi.
72
Sa kohë po vazhdon kjo Jet' e ngratë
Për qafe kape Qiparisn' e gjatë.
Se nesër Mëmë-Dheu do t'të kapë
Dhe posa të pushtoi s'të lëshon prapë.
73
Sa nga të dashurit mbi këtë bar
Që m'emëruan për trashëgimtar
I zbraznë Kupat rrotull nja dy herë
Dhe heshtn' e zbritnë një nga një në varr.
74
Më shkuan shokët! Vdekja pa mëshirë
M'i shtrydhi një nga një si Rrush në Tirë:
Festuam, pim' e biseduam bashkë,
Pastaj u shtrin' e thanë: "Lamtumirë!"
75
Dhe ne, që sot dëfrejmë në lëndinë,
Ku pleqtë na bekuan me Dollinë,
Dhe ne në shtrat të dheut do të zbresim
Dhe do ta zbrazim vendin për risinë.
76
Si lot pikon nga Qiell'i mvrojtur shiu
Sis' i jep lules si një çilimiu;
Nga varri bukën ia mëkon njeriu:
Bga pluhr'i tij kjo lul'e bukur mbiu.
77
M'i kuqi Trëndafil i çdo behari
Nga toka mbin që piu gjak Qesari:
Në gji të kopshtit manushaqja shket
Prej faqes Vajzës me ulli nga Varri.
78
Dhe kjo lëndin' e njomë që po çel
Bregun e lumit ku tani po ngel,
Ah, pshtetu leht' e but' e mos e shkel,
Se s'di nga cila buz' e bukur del.
79
Ah, Trëndafili me prënverën shkon
Vjeshta risisë fletët ia rrëzon:
Bilbili, që në degët i këndon,
Ikën - e kush e di ku fluturon?
80
Ah, pini dhe Khajamit shtjerini!
Profetët le të flasin, lerini!
Një gjë ësht' e vërtetë: Lulja vdes,
Si lulëzon, - dhe profkat prejini!
81
Cdo shpresë që në flakë na përfshin
Shuhet e bëhet hi; a shkrepëtin
Mbi kum të shkretëtirës si dëbora
Një or' a dy - dhe menjëherë shkrin.
82
Në Dhe, o shpirt, të mirat si për Mbret
Dhe gazet e dëfrimet plot lezet
S'të janë veç si ves' e lulevet,
Që ndrit menatë dhe pastaj humbet.
83
Edhe ay që mbleth e shin flori
Edhe ay q'e heth, e derth si shi,
Kur vdesin nukë bëhen ar e mjaltë:
Po kalben, myken nënë Dhe të zi.
84
Te ky Karvan - Saraj faqekëmbyer,
Që netët edhe ditë ka për dyer,
Sulltanë pas Sulltanëve u shtruan
Sa ish' e thën' - e iknë të pakthyer.
85
Ja, sot gas paske dhe shëndet: pastaj?
Ja, mot të patshim si simvjet: pastaj?
Ja, qofsh i lumtur një qint vjet: pastaj?
Ja, për çudi, dy qint si mbret: pastaj?
86
Dhe tre qint vjet të rrosh e plot me dritë,
Këtejza do të shkosh me lot një ditë,
Qofsh Mbret i lart' a lipës i ngratë
Në trap do të mbarosh pa mot i mpitë.
87
S'banojnë veç luanë dhe zhapi
Në sallat ku Xhamshidi u shtri, u pi:
Bahrami, që me lak onagre kapte,
U lak, u kap në llom' e pellgpusi.
88
Kështjella gjer në Qiell një herë ndriti
Dhe Mbretër e Qesarë brënda priti:
Përmbi gërmadha tani qyqja qan:
"Ku vajti, ah! ku? ku, ku zbriti?"
89
Nga mur'i Tusit Korbi po vë re
Kafkën e Kaj-Kavusit tej përdhe
Dhe kujës ia kërcet: Kaj, Kral i Ngratë,
Daullet dhe trumbetat ku m'i ke?
90
C'fitova nga të gjith' andrallat? Hiç!
Dhe nga mundimet e vërdallat? Hiç!
Sa para bën se sot jam Yll e Dritë
Kur shuhem nesër, shkoj me prrallat? Hiç!
91
Aristotel ndriçofsh, ngrysesh e hump!
Qesar çdo fron zaptofsh, përmbysesh, hump!
Qelqin Xhamshid kungofsh, thyhesh e hump!
Bahmar u lavdërofsh, mbytesh e hump!
92
Ah, Rrot' e Qiellit vrasëse, mizore,
Sa shtyp e shtrydh në Tirën shekullore:
Ah, Dhe i zi, në gji sa xhevahire,
Përpin, e sa dafina prej kurore!
93
Ah, Zot, që botën me një urdhër themelove,
Sa e sa zemra copëtove e shove:
C'burbuqe buzëkuqe, flokëzeza,
Pa lulëzuar në qivur m'i shtrove!
94
O Racë Njerëzore e verbuar,
O Hiç, mbi Er' e Pluhër e ndërtuar,
O Hiç, e korkolitur mbi Avushën,
Përball' e pas prej Hiçit e rrethuar!
95
Apo mos e harruat Historinë
Që Botës i dha Dritën, Diturinë,
Se Zoti me ca Llom' e Baltovinë
Sipas fytyrës s'Tij gatoi Njerinë?
96
Krijesa zbardhëlloi, Parajsa leu,
E para krijatyrë del nga Dheu:
Po pak qëndroj! Një drapër Vdekja këreu,
Adamn' e shkret' e korri, e rrëmbeu.
97
Si en' e bën me mend e thellësi,
Kuror' i thur me nder e me lavdi:
Pastaj Poçari Kryeveprën kap
Dhe e dërmon përtokë, e bën hi.
98
Pse pra mërziti për mjerimn' e zinë?
Kështu e bëri Zoti Njerëzinë:
Krijesa llome, mbrujtur vrer e helm,
Vajtojnë pak e çduken në Greminë.
99
Njeri, Margaritari i Krijesës,
Q'u shove nga tortyrat e Jetesës,
Pi Kupën e harrimit e të prehjes,
Ckulu nga pellgu i frikës dhe i shpresës.
100
Përulu Fatit tiranik e vrer,
Pi Verë, mos përfill Parajs' e Ferr:
Linde nga Pluhuri, në Pluhur kthehesh,
Sa je mbi Pluhër, lagu, mos u ter.
101
Ah, kap e kap çdo gas e çdo dëfrim
Në Pluhër sa pa zbritur për pushim,
Pluhër në Pluhër, nënë Pluhurin shtrirë,
Pa Ver' e Këng' e Grua - pa mbarim!
102
Pi, pi sa kohë ligjëron Bilbili,
Puth, puth sa ësht' i çelur Trëndafili,
Dhe Kupën plot shafran pa drithm' e zbras
Kur të ta japë natën Xhebraili.
103
Një çast nga Pus'i Jetës të ngjërojmë
Dhe para se të vdesim ta gëzojmë:
Se Yjt' u shuan dhe Karvani u gdhi
N'Agimn' e Hiçit! - Oh, le të nxitojmë!
104
Pra, si Zambaku që me sy përpjetë
Pret vesën gojëhapur lart nga retë,
Ashtu dhe ti, se nesër u përmbyse
Si Kupë bosh me kokën tatëpjetë.
105
Kur të gjesh Verë, pije pa mejtuar,
Kur të gjesh Vajzë, puthe pa pushuar,
Se as për mjekrën tënde as për timen
S'kujdeset Zot'i Math i lavdëruar.
106
Rrot' e çkujdesur po vërtit Dynjanë,
Shenjtorët nuk ja shqitnë dot Davanë:
Kij mendjen, nesër vdes, merr ëndrra fund,
Të piu varri, krimbat do t'të hanë.
Francesko Petrarka
Madrigal
Nje engjellushe e re me krah te lehte
nga qielli zbriti prane nje te kthjellti lume
ku une po shkoja, sic duke qesh fatlume
e vetme ish s'kish shoqe pas vertet
e pashe qe ngriti nje lak te bukur shume
mbi bar tendosur e gjelberim mbi gjunje
dhe kur me kapi. C'ngjau, kush mund ta dije?
Dy syte e saj i pashe si shkendije...
Reiner Maria Rilke
Vajzat kendojne
Te gjithe ne "dike" presim cdo dite;
Dhe teksa nga cdo syth shperthen blerim,
Dhe gjersa dhimbja s'do na ket' djegur syte
Do qepim ne, do qepim pa mbarim.
As kengetarja jon' e trishte s'do pushoje me,
As prilli s'do vije per ne qe te na ngrohe,
Dhe nese ndonje dite do gjejme ate "dike",
Te mjere ne, te mjerat! S'do na njohe.
Rabindranat Tagore
Trendafili
Nje trendafilin tend keputa, o jete;
Ne gji e shtrengon, vec gjembi me shpoi!
Ra nata, e lulja u fik e mbaroi:
Vec dhimbja me mbeti.
Li Bo
Midis te tjereve
Vera e forte e Lanlinjit
Perhap aromen - mrekulli!
Kup' e fildishte mbushur plot
Me vere qe shndrit posi inxhi.
Nese i zoti do ta dehe
Mikun e tij, un' fort po druaj
E s'do marr vesh si do te ndihet:
Ne vend te tij a ne te huaj!
Li Bo
Ujera qe rrjedhin
Ne ujerat qe rrjedhin
Hena vjeshtarake.
Ne gjolin e jugut
Qetesi e paqe.
Tani lulja e lotos
Dic do te me thote,
Dicka te trishtuar,
Qe sundon ne bote,
Qe dhe shpirti im
t'mbushet me trishtim.
Li Bo
Nostalgji
Hen' e argjendte mbi shtratin tim
lodron.
Ka ardhur dimri? Mbi shtrat shoh nje shkelqim.
Ngre syte dhe sodis diskun e bardhe;
Ul syte dhe mendoj per fshatin tim.
Juan Mei
Prehje
Marr librin dhe duke kerkuar
Dremitem prane te dera...
I shkundi bajamet era?
Zgjohem ne petale i mbuluar.
Jang Vei - Cen
Agimi
Agimi i kthjellet. Poshte andej nga lumi
Hapen kurora lulesh ngjyra-ngjyra.
Nje plak nga fshati vjen me zgjon nga
Gjumi
Me fal lule te bukura,
Ne tufe dy flutura...
Saadi
Shoqeria e mire
Lehte dikur nje gjeth
Te kembet me qendroi;
Dhe ere e tij perreth
Ter' dheun embelsoi.
"Je trendafil?" - e pyeta
cuditur, dhe ai:
"Jo!
Po nder trendafila u gjeta
E perhere do t'kundermoj."
R.W.Emerson
RODORA
I pyetur, se nga erdhi lulja?
Ne Maj, kur vetmite tona trazohen nga puhizat e lehta,
Rodoren e fresket ne drure gjeta,
Te rrezatonte lulezimin pa gjethe ne nje qoshe te blerte,
Per te perkedhelur shkretetiren dhe perroin e qete.
Petalet e purpurta qe ne pellg kane rene,
Hijeshojne ujin e erret me bukurine e dlire;
Ku ndoshta gushkuqet krahet e tyre freskojne,
Dhe miklojne lulen, ngjyrat e se ciles, pendet ja sfidojne.
Rodora! nese i urti te pyet pse
Kjo magjepsje i perket vetem tokes dhe qiellit,
Thuaji atyre, e dashur, se nese syte jane bere per te shikuar,
Keshtu dhe Bukuria, ka veten e saj per t’u shfajesuar:
Si erdhe atje, o rival i trendafilit!
Kurre s'mendova te te pyes, kurre vesh s'e mora:
Por, me padijen time te cilter, them se
Po e njejta Fuqi qe me solli mua, te solli dhe ty Rodora.
BRAHMA
Nese vrasesi i kuq mendon se ai vret
Ose nese i vrari mendon se eshte i vdekur,
Ata nuk i dine aq mire rruget e persosura
Une kaloj dhe kthehem, qendroj i paepur.
Qofte larg ose i harruar, per mua eshte prane;
Hija dhe drita e diellit, te dyja njelloj;
Zotat e braktisur perpara me shfaqen;
Dhe famen nga turpi dot s'e dalloj.
Menduar mire s'e kane qe jashte me lane;
Krahet une jam, kur bashke fluturojme;
Une jam dyshuesi dhe dyshimi,
Dhe himnin e Brahmes te gjithe kendojme.
Zotat e fuqishme me deshirojne atje ku rrine,
Dhe digjen me kot per te shenjten Shtate;
Por ti, dashnor i urte i se mires!
Me gjej, dhe pastaj kthehu ne Qiellin e larte.
Këtë ditë unë mbush tridhjetëgjashtë vjet
Lord Byron
Kjo zemër s’duhej të ndiej’ më,
Gjersa asnjë tjetër s’rreh për mua;
Por, unë dhe pse s’më do asnjë,
Prap le të dua!
Ditët e mia jan’ duke u vyshkur,
Lulet e dashurisë u thanë;
Hidhrim, mërzi, maraz të ndryshkur
Kam vetëm pranë
Zjarri që shpirtin ma përpi
Si nj’ ishull vullkanik rri ndarë;
Nuk ndizet pishë te flak’ e tij
Qiri mbi varr.
Van’ shpresat, frikës, xhelozirat,
Sukseset korrur me mundim,
Forca e dashnis, Vetëm zinxhirat
Janë risku im.
Por ky s’ësht vendi për të qarë
Halle të tillë, as kjo ësht ora,
Kur ndrit Lavdia heronjt e vrarë
Dhe u thurr kurora.
Rreth – shpata, flamuri, mejdani,
Lavdia, Greqia vështrojnë! I shtrirë
Dhe i bartur mbi mburojë, Spartani
S’ka qën’ më i lirë.
Zgjohu! (Jo Hellada – ajo është zgjuar!)
Zgjohu ti, o im shpirt! Gje-i gjakut ç’vijë
Dhe çaj pas tij!
Shtypi kto ngasje t’nostalgjisë,
Natyrë e dobët! Për ty më
Buzqeshjao vrënjtja e bukurisë
S’do vlenin gjë.
Në qan të rit e tu, pse rron?
Ja, sheshi i burrave ësht ky!
Dil në mejdan ku lufta vlon,
Dhe vdis aty!
Kërko dhe ti një var ushtari,
Më parë e gjen se ta kërkosh;
Pra zgjidh një vend, zër shtegun tënd,
Dhe bjer t’pushosh.
VALAOROTIS
Enderrim
Sa here loti im
humneres ka pikuar
te vije te ti te prehet
jam lutur i malluar
SOLLOMOS
E farmakosura
O moj virgjereshe,loti
njeriut s'ia kthen me jeten:
qava per ty per se koti
qe dhe shpirt te jepja vete!
TILIQIDHIS
Plaga ime
Nuk u ngopa, sepse kishe uri.
Nuk u ngroha,sepse kishe ftohte.
Nuk qesha,sepse qaje.
Shqetesimi im i pare,
plage ne pagjumesite e mia,
vella...
Similitudine a due
....hai la belleza della farfalla che muore
sulla rovente lampada tenuta accesa
da un uomo insonne fino al giorno:
bruciata impronta del confine
fra il grande sogno e la notte breve.
Bellezza, un senso del nulla,
il solo forse,
che percepisce il mondo
che si scruta dal fondo del suo specchio
dove riflette solo chi ci manca
Në mundsh...
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por dhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
a, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me ta pa rënë ndesh...
Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh...
Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket të t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh më gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vec nje fjale “Qëndro!” gjithnje të thotë...
Në mundsh të flasësh me maskarenj
por nderin tënd ta ruash
a t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkënd e çmon, për veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me gjith ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!
If you can keep your head when all about you
Are losing theirs and blaming it on you,
If you can trust yourself when all men doubt you
But make allowance for their doubting too,
If you can wait and not be tired by waiting,
Or being lied about, don't deal in lies,
Or being hated, don't give way to hating,
And yet don't look too good, nor talk too wise:
If you can dream--and not make dreams your master,
If you can think--and not make thoughts your aim;
If you can meet with Triumph and Disaster
And treat those two impostors just the same;
If you can bear to hear the truth you've spoken
Twisted by knaves to make a trap for fools,
Or watch the things you gave your life to, broken,
And stoop and build 'em up with worn-out tools:
If you can make one heap of all your winnings
And risk it all on one turn of pitch-and-toss,
And lose, and start again at your beginnings
And never breath a word about your loss;
If you can force your heart and nerve and sinew
To serve your turn long after they are gone,
And so hold on when there is nothing in you
Except the Will which says to them: "Hold on!"
If you can talk with crowds and keep your virtue,
Or walk with kings--nor lose the common touch,
If neither foes nor loving friends can hurt you;
If all men count with you, but none too much,
If you can fill the unforgiving minute
With sixty seconds' worth of distance run,
Yours is the Earth and everything that's in it,
And--which is more--you'll be a Man, my son!
--Rudyard Kipling
Citim:
Po citoj ato që tha durrsak
Në mundsh...
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por dhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
a, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me ta pa rënë ndesh...
Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh...
Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket të t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh më gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vec nje fjale “Qëndro!” gjithnje të thotë...
Në mundsh të flasësh me maskarenj
por nderin tënd ta ruash
a t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkënd e çmon, për veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me gjith ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!
If you can keep your head when all about you
Are losing theirs and blaming it on you,
If you can trust yourself when all men doubt you
But make allowance for their doubting too,
If you can wait and not be tired by waiting,
Or being lied about, don't deal in lies,
Or being hated, don't give way to hating,
And yet don't look too good, nor talk too wise:
If you can dream--and not make dreams your master,
If you can think--and not make thoughts your aim;
If you can meet with Triumph and Disaster
And treat those two impostors just the same;
If you can bear to hear the truth you've spoken
Twisted by knaves to make a trap for fools,
Or watch the things you gave your life to, broken,
And stoop and build 'em up with worn-out tools:
If you can make one heap of all your winnings
And risk it all on one turn of pitch-and-toss,
And lose, and start again at your beginnings
And never breath a word about your loss;
If you can force your heart and nerve and sinew
To serve your turn long after they are gone,
And so hold on when there is nothing in you
Except the Will which says to them: "Hold on!"
If you can talk with crowds and keep your virtue,
Or walk with kings--nor lose the common touch,
If neither foes nor loving friends can hurt you;
If all men count with you, but none too much,
If you can fill the unforgiving minute
With sixty seconds' worth of distance run,
Yours is the Earth and everything that's in it,
And--which is more--you'll be a Man, my son!
--Rudyard Kipling
I
Nëse nën qiellin tim ju do të vdisni një ditë
papritur do të shpërthejë një zjarr gurësh,
këtu, qytet më qytet,
tendën palosa e mbështeta
tek karvani që ecën ngadalë e duke çaluar,
pritjen që ruaj tek enigma
përgatitet nga dita deri tek nata
çdo oaz i kthjellët që fillon e zbehet,
nuk do të vijë pas kësaj pike uji
e kotë gurgullima e burimit
- lira që askush s’dëgjon.
II
Nëse do ta dëgjoj një ditë, zgjohet e fëshfërin
mbi lëkurën time kam kujtimin e prekjes
ka zënë kore, fryma e mbajtur
drithëron gjatë sustën
e kthimit prapa dhe thyhen xhama brenda meje
sepse një dritare u hap ndër shumë të tjera,
kryeneçe më shfaqet përballë, e gatshme
për të shkrirë tek burimi im çdo kokrrizë
prej klepsidrës që përmbys kisha lënë:
një kohë përgjatë kohërave
ikët nga këto toka, të rraskapitur.
III
Nëse lajmi erdhi si një shuplakë, nëse nga ecja
prej plumbi e gjuhës është krijuar
ajo frazë plumbi: nga unë largohet
me shpejtësi një varkë me vela e heshtur, pezull
në qetësinë e pakufi drejt linjës
së horizontit e me t’u zhdukur,
nuk vjen më agimi sërish, nuk kthehet
të zbresë mbrëmja dhe as për netët
nuk mbetet vend në kraharorin tim, ndiej
zërin tuaj të fshehur
nën algat, më prehet e pastër kripa e detit.
IV
Kush mund të thotë ndonjëherë që u larguat,
kush mund të mblidhte tërë këtë guxim
përballë shqisave shqisa që kryqëzohen
tek fytyra ime? Nuk e di, në fund
të syrit tim, kërkoj me furi të fortin
ilaç që mund të më bëjë të humbas
pesë shqisat, nëse krisen të gjithë dhëmbët
sipas aradhës së rrëpirë të rrotave që besoja
do të mbanin çdo peshë, brenda meje paraliza,
më parë gufon limfa ime
nga toka prej të cilës iu kanë krijuar.
V
Them, nuk duhet të më thonë
se tani balona është e padukshme,
nëpër shtëpi duhet të mbulohen pasqyrat dhe drita ime
e sipërfaqet që e thithin: nëse për një çast
shoh sytë e mi, menjëherë tek unë
piklon stalaktiti, shuhen llampat e mia
e duke vështruar natës nga pas natës
kujtoj një erë të shpërndarë,
çatitë e një qyteti kujtoj,
fshihet se keni fluturuar nga uji që kisha fshehur -
unë në qiellin tim, dredhëza, një lëmsh.
VI
Shikoj që tani: në fytyrën e sarkofagut,
në basoreliev, e lidhur fytyra ime, e zbehtë,
vorbulla e mbyllur tek retë, e grumbulluara,
trupi im fillon të bjerë përgjatë
një zakoni mjeshtëror në mes
të një hapsire ndër dy skaje të harruara,
dhembja tani zhytet në qenien time
të mbuluara nga dora ime, tani tërhiqet, shkretëtirë
duke lënë, në trung, prushe brenda meje.
Do të qaj nga ana e veriut
për sarkofagun, tashmë emblemë e timonit të prishur.
VII
Thonë se jeni vdekje, tek unë ishin vite
dhe vite që ishit vdekje, besoja ndër vite
dhe vite që iu kam varrosur pa iu larë më parë,
kështu, më parë edhe të bëhej hiri hi.
Që kisha jetuar për ju e me ju
mendoja, e duke u ngritur pas shumë kohësh
që aty ku kisha mbetur i përcëlluar, besova,
tashmë gjithsesi nuk jetonit më,
do të bashkoj duart mbi sarkofag:
mbi fytyrë një perde, gjoksi fije plumbi, i ngurtësuar.
VIII
Do të ishit vdekje një ditë, e kam ditur,
është i fortë mermeri, një palë duar për ta punuar
do të kisha dashur aty, në fillim unë
nuk isha, një palë duar e gdhendën njësoj
sikur të qenë duart tuaja, kam dashur, aty
ende nuk isha, megjithëse kemi qenë prej kohësh.
Nëse nuk kishte qenë më parë, do të ishte një ditë,
e kam ditur, por kush më parë,
shpresova dhe u luta ndërsa qiriri që kisha ndezur
pikonte e shkrihej përballë meje, ndalova:
ecnit, të heshtura, megjithëse kishit vdekur prej kohësh.
IX
Më rikthehet në kujtesë dhembja e plagës,
ishte një shi kokëfortë ai që sillte koha
e mvrenjtur, tamam si vendi ku ecnim, lakuriq
e plot me të ngjethura, nga pema në pemë,
ishte një ishull që e gjenim duke parë
çfarëdo harte. Parfum qershish të egra.
Tym mëngjesi. I pafund copëtimi për mishin
përzier me dhè. Sërish mblidhen
retë, unë shoh një zog shtegtar
që me vonesë shikon për nga vjen shiu,
fluturon larg lajmëtari me rrënjë tek shikimi im i hekurt.
X
Nuk më ka mbetur keqardhje prej jush, e kam kuptuar,
as mëri, as keqardhje dhe as një shenjë prej shumë qelizave
qeliza xheloze, që më gërryenin thelbin: duke u rritur
në të tatëpjetë kemi jetuar, e kuptoj, duke rrjedhur
me të shpejtë gjatë të njëjtit shtrat. Nëse qarje ka në sytë e mi
nuk është pse jeni larguar: këtu qëndroj
kështu, e keni sjellë qëllimin
që megjithëse të largët, më keni dhuruar - duhej
të kishit pritur,
oh, sikur të kishit pritur, një shenjë të përbashkët
do ta kishim gjetur:
unë e kërkova, do ta kërkoj duke u kthyer
sërish, që të vijë zogu, të cilit i dallova fluturimin.
XI
Nga ana e jugut duhet të qëndroje, skulptura ime.
Të humburit ndër shumë gra jo të lumtura
të mërzitura me njëra-tjetrën dhe me vdekjen
është kjo ajo që më fyen? I mbyllur brenda kësaj pyetjeje,
kokën lart e trupin drejt, davaritet
feminiliteti im: vetëm shikimi është i shtrembër,
askush nuk beson, se diçka tjetër
mund të më pengojë. Tashmë nuk i lëshoj
flokët e mi të gjatë, nuk fryhem as kur ndërron
stina, nuk shpërthen sythi tek buza ime,
nëse mundeni, gdhendni në mermer, atë që tek unë ka humbur.
XII
Kështu paraqitem, do të jem
në të njëjtën lartësi me ta; hija
tuli që kërkoj për fytyrën time, trupin tim
që bëhet gjithnjë e më i ngushtë, nuk është për turp,
as për të dalë në pah, e megjithatë shtrembërohen.
Me t’u grisur mbështjellësja e të fshehtës
që së bashku kemi ndërtuar, ndoshta
nëse do të kishte qenë e dukshme zemra e tij
që punonte si një gjyryk në gjoks
kokëkrisur tek shpina ime e djersitur, i mbështetur
dhe ai gjarpër që tek unë ndërronte lëkurë,
makar të dilte nga toka e me mua të ngopej.
XIII
Do të kalojë, do të fluturojë Koha. Kohët
që do të kalojnë, që do të fluturojnë larg
do të helmojnë materien tonë të verbër: a do të mbetet
Bukuria ime?
Do të mbetet emri dhe fama e saj? Do të mbetet koka ime
mbështetur te dora dhe vështrimi im i përqendruar në boshllëk
në këtë gur, e pastaj sarkofagu i zbrazët, i fituar.
Thuhet se mbretëria është bukuri dhe megjithatë është
toka shkretë!
Në një muze tërë ditën vizitues kureshtarë
dhe specialistë me syze vijnë rrotull nesh.
Më pas bie mbrëmja dhe fik dritat
roja: çdo natë, e gjithë nata na mbetet neve.
XIV
Nuk besova se ishit shuar, më hyjnores
se tërë hyjnitë, më burrërore
se tërë burrat: tërmeti
që filloi kur më preket, bëri shesh qytete e fshatra,
puset e mia janë tashmë shumë më të thella, më të nxehta
shkretëtirat e mia prej diellit tuaj në zenit,
nëse kam jetuar duke humbur gjak në trupin tuaj
pres kthimin tuaj të tharë e të mbyllur,
askush nuk e ëndërron sa unë, kthimin tuaj
të papritur, zjarri që befas do të ndizni,
nuk ka çmim zjarri ndër ne.
XV
Ikët: imazhi i vetëm në mendjen time.
Farë udhëtimi ishte, në farë tokash
ndoshta e keni harruar, ama të huajin tek unë
a e keni kujtuar: fytyra ime është ajo që shihni
aty ku jeni të ulura mbi kalë? Jo, çdo rrokje e imja,
duke folur, ka shfaqur largësinë - të njëjtë me shkëndijën
që kalon në syrin tuaj dhe prek telin e gabuar
të lirës: tek unë ishte mbreti, që donte të largohej për një çast
vetja e tij, e keni mbrojtur, i zhveshur, kujtimi,
i pamposhtur, mbreti që thërrisni nga dhoma në horizont
duke parë: Ejani, mbretëreshë, përgatisni kalin tim.
XVI
Do të vazhdojnë të përsillen gratë të gdhendur përreth
sarkofagut dhe asnjë, asnjëherë nuk do të mësojë
se unë erdha i fundit: i lodhur prej kohësh,
prej shumë etjeje për t’u larguar, prej kthimit të shpeshtë
të frikës
për t’u harruar: ja shpirti në barkun tim!
Kjo ceremoni e përgatitur pa ndalesë, pa gjumë,
i riu që tani është ngurtësuar në zinë tonë të thellë
në vetminë tonë tashmë të papërshkueshme,
i rënë nga një pemë mbi një pjatë argjendi
i paprekshëm nga dora, i tillë i lëne të kalbet -
jam unë: çdo të bëhet me gjakun e çmendur që krijon shtjella brenda meje?
XVII
Keni heshtur dhe është përdredhur e palëvizur pyetja
gjarpëruese.
Kam qenë miku juaj në netët pa hënë?
Apo mos kemi mbetur vëllezër
ashtu siç jemi lindur? Tashmë vetëm unë e dija
se trupat tanë nuk do të bashkohen dhe edhe
shpirt’i fluturuar larg, e mbështetur mbi një spirancë të brishtë,
dua që për shekuj të mbijetojë kjo kureshti e keqe
që gërryen
dhe që ky dyshim i thellë të ushqejë -
unë pashë: me mua pranë në dremitje
keni qenë shpata, gati për të dalë nga mylli,
tek unë, një turmë e gatshme për t’u shpërndarë drejt jush.
XVIII
Do të vijë një ditë, do të vdesin të gjithë, edhe unë vetë,
dhe nëse do të largohet që këtej, tërë njerëzia që kam parë,
njohur: edhe nëse do të jetonin të tjerët
ja, kjo është dita ime e gjykimit: fytyra ime
e rrëzuar mbi mermer do të fshihet duke qarë - sepse
unë
jam tek të gjitha gratë dhe asnjëra prej tyre.
Nëse do të jem pa hire, tërësisht
pa gjak, e nëse jam e heshtur e pa jehonë,
e kuptoni se sa shpejt do të vijë radha,
askush nuk do të dallojë fjalën e fundit tek fytyra ime.
Jeni duke më parë: ai gjak, nuk ekziston ai gjak.
Pablo Neruda
Me pelqen kur hesht
Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.
Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.
Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.
Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.
Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.