Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Enver Hoxha per kosoven (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4753)


Postuar nga naimi datë 28 Nëntor 2005 - 23:40:

ok mendimi ime

Citim:
Po citoj ato që tha Perendia
Po e kthejmë në llogjikën tënde: nuk do ishte më mirë t'i stërviste, t'i armatoste e t'i kthente për të luftuar ata shqiptarë, apo ishin më të dëmshëm për sërbin në burgje e nën dhé? Nuk ishte interesi i sërbit t'i vriste e burgoste shqiptarët (gjë që e bënte Enveri)? Dhe, sikur të ishte armik i sërbit pse do e zgjidhnin për ta vënë në pushtet, apo të duken dashamirës sërbët ndaj shqiptarëve?


idea eshte emire vetem me Qka ti armatoste shqipria kur nuk kishte asgje ase per veten e tyre


qesharake jan keto .


Postuar nga Perendia datë 29 Nëntor 2005 - 00:21:

Në fakt qesharake është se depot e armatimit ishin të mbushura me AK-47 e deri me armë biologjike e kimike e kundër sërbëve ishte mëkat komunist t'i përdorje (se i dhanë pushtetin dhe e mbanin në të). Megjithatë, mua nuk më duket qesharake, por për të qarë kur shqiptarët tradhëtoheshin nga "shqiptarët" e përfundonin si ushqim krimbash, derrash e minjsh.


Postuar nga Beta_tester datë 29 Nëntor 2005 - 02:49:

O NAIM ME DEGJO MU MOS U LODH KOT SE NUK JA VLEN ME U MAR ME KTO QE PO SHKRUJNE KTU, SE JANE POPULL E POPULLI AQ DI LAL E AQ SHKRUN CA KA NIGJU E CA MENON.....


Puna eshte se dhe sikur te zgjidhet problemi Hoxha, nuk i sjell asnjerit dobi sepse ai ka vdek....


persa i perket politikes ajo eshte e thelle dhe nuk mund dhe sdo ta kuptojme dot kurre ne forumistet....

Un nuk pres dhe as kam pritur qe forumistet te marrin vesh nga kto pune dhe pse mund te kene lexu ndonje liber tek tuk, ku duhet me pa dhe kush e ka shkru at liber.....

un pres qe historine ta thone ata te zanatit ata qe dine per kte pune qe kane shfletu librat e biblotekave te mbare evropes, gjithashtu dhe ndonje kokerr e rralle qe te kete lexuar planet e shtetit shqiptar (arshivat e sherbimit sekret) mbi Kosoven.

eshte pak e veshtire per tu deshifruar por do te gjeni dhe nja dy rrjeshta ne librin "Titistet" ku thuhej si do te ishte fundi i jugosllavise dhe ashtu u be siç qe parashikuar ne at liber dhe qe eshte shkruar 22 vjet perpara se te shkoqej jugosllavia.

disa tipa me lart brroçkullisin pse nuk i dhame arme kosovareve, po pse mer ku jetonim ne ne xhungel? ishim te detyruar ti nenshtroheshim vendimeve te Evropes k****, sepse ajo i kishte ndare kufijte qysh ne 1913 ku Kosoven ja kishte dhene vellait te vogel te Rusise pa na pjerdhur ne hiç, dhe çamerine greqise.

Fati jone i keq filluan luftrat boterore e para dhe e dyta, dhe evropa k****, s'dinte mo ku ishte vet dhe jo te na i hidhte syte ne se ç'halle kishim.

nuk du me qene Enverist se as kam qene as du me qene nejhere.....

por ne kte moment jam duke qendru shtremet ne kolltukun tim dhe du me fol drejt ashtu siç e gjeti realiteti Shqiperine e mjere, me analfabete, komuniste, e balliste, etj etj.

Kur Enver Hoxha filloi punen per te ndertuar nje qeveri qe te punonte per Shqiperine pra, sapo mbas lufte, ai duhej te zgjidhte shume halle.
te ndertonte spitale,shkolla,te bente shtetin etj..

ai gjeti nje Shqiperi me 800.000 shqiptar morracake, analfabete, malarik, qe nuk mbaheshin ne kembe.

Ne 50 vitet qe vijuan me politiken e tij sipas kohes dhe bindjeve dhe idealit qe ishte ne ate kohe, ai arriti dmth qeveria e atehershme te ndertonte

shkolla per te gjithe...
uzina
kombinate
i hoqi perçet shqiptareve nga turqinia qe ishim zhyt
i hoqi zhulin(dyllin) malesorve qe nuk laheshin(perdornin dyll)
i shkolloi
krijoi universitet per here te pare
akademi shkencash per here te pare
akademi arti per here te pare
akademi dhe filjale te tjera qe si mbaj mend
i dha drite shqiperise deri ne kasollen e fundit te vermoshit per here te pare
i hoqi malarjen....malarikeve
i hoqi kasollet e i dha shtepia te gjithve "me oxhak"pa dallim feje krahine dhe ideje(perfshi ballistet)
i ngopi barkun shqiptareve
i dha dinjitetin ne bote (histori personale jashte)
per here te pare ne histori
u duken ne horizont:
Kirurget shqiptare
doktore
inxhinjere
arkitekt
piktor
stjudjues
ndertoi hidrocentralet gjigande ku jemi vendi i gjashte ne bote per km katror prodhuesi me i madh per energji hidro.(marre nga enciklopedia)

jam dakort me ju qe te gjtiha kto bota i kishte dhe ne asgje nuk shpikem, por bota i kishte se ja kishin lene trashegim eterit e tyre,
ndersa ne ç'kishim nga zogu vetem mushka e gomer.
ne i ndertuam ne 50 vjet ku i lam me goje hap evropen per çdo fushe te jetes.
moshen mesatare te shqiptarit e barazuam me ate te londinezeve pra 80 vjeç nga 38 vjeç qe ishte ne kohen e mbas lufte.

keto qe ju thashe te dashur miqte e mi jua thashe sepse jane te verteta ku askush nuk mund ti mohoje sepse nuk jane te lexuara ne asnje liber, por jane te skalitura ne memorjen e çdonjerit prej nesh kush jetoi ne shqiperi ne ato kohera.

Tju them te drejten pak malli me ka marre sepse nuk te ngiste kush as ne 12 te nates, mjaftonte nje polic te ruante gjithe qytetin, nuk kishim strese, punonim te gjithe(dhe une), 15 dit pushime ne vit me gabine(duhet te trasportoja frigoriferin nga shpia e mbani mend?)
shkoja me shoket te laheshim ne det qysh ne mars, buke e djath e domate me vete e me vrap ke guret...(jam durrsak)
por ka pas bukurine e vet, u njihje me njerez te rinj luanim letra gjith naten, kur u martoje e te jepnin apartament falas, ik e gjeje sot nje, me pak se 1000 euro metri katror ne tirane.

nuk du keqkuptime se i kam bezdi, thjesht shkruajta disa kujtime te miat gjithashtu dhe tuajat mbi shqiperine e ppsh. thjesht i thashe te bardhes, te bardhe e te zezes, te zeze.
falemderit atij qe pati durim deri ne fund te ktyre fjalve.


Postuar nga Perendia datë 29 Nëntor 2005 - 07:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
O NAIM ME DEGJO MU MOS U LODH KOT SE NUK JA VLEN ME U MAR ME KTO QE PO SHKRUJNE KTU, SE JANE POPULL

Meqë qënkemi "popull" e aq dimë dhe s'duhet të na dëgjojnë, na thuaj me çfarë e identifikon veten ti, që u dashka të të dëgjojmë!
1 nga vetitë e masës, që ti e quan popull, është se kur s'e drejton ku duhet, i ngjan qënit "të robëruar" (e liron natën nga zinxhiri e në mëngjes kthehet vetë tek ai zinxhir). Nuk të duket vetja "popull" në kërkim të "zinxhirëve" duke ngritur Enverin?
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
POPULLI AQ DI LAL E AQ SHKRUN CA KA NIGJU E CA MENON.....

Më jep 1 emër të vetëm (qoftë "Hyjni" e jo popull) që nuk shkruan (apo thotë) ato që ka dëgjuar (apo mësuar nga jeta) e ato që mendon!!

Pse flet pa menduar o "jo-popull"!!
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
Puna eshte se dhe sikur te zgjidhet problemi Hoxha, nuk i sjell asnjerit dobi sepse ai ka vdek....

Dobi jep, ashtu siç jep dobi "problemi Hitler" (p.sh.), por jo të gjithë përfitojnë nga ajo dobi (ti, p.sh.), ndryshe do ishte zgjidhur me kohë.
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
persa i perket politikes ajo eshte e thelle dhe nuk mund dhe sdo ta kuptojme dot kurre ne forumistet....
Un nuk pres dhe as kam pritur qe forumistet te marrin vesh nga kto pune dhe pse mund te kene lexu ndonje liber tek tuk, ku duhet me pa dhe kush e ka shkru at liber.....


Në cilën bibliotekë të Evropës (ose në cilën vepër të Enverit) ke lexuar që "forumistët" janë të paaftë të kuptojnë "gjëra aq të thella"? Kush të ka thënë që të qënurit "forumist" të heq mundësinë e kuptimit?
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
eshte pak e veshtire per tu deshifruar por do te gjeni dhe nja dy rrjeshta ne librin "Titistet" ku thuhej si do te ishte fundi i jugosllavise dhe ashtu u be siç qe parashikuar ne at liber dhe qe eshte shkruar 22 vjet perpara se te shkoqej jugosllavia.

Duke parë mentalitetin e njeriut (sidomos të ballkanasve) e duke gërmuar 1 copë herë në Histori, nuk është shumë e vështirë të arrish në atë konkluzion (jo 22 vjet para shkoqitjes, por edhe para krijimit). Prandaj, të qënurit idhulli jot, nuk e kthen Enverin në profet!
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
disa tipa me lart brroçkullisin pse nuk i dhame arme kosovareve

"Broçkullita" se doja t'i ktheja përgjigje sipas llogjikës së tij (besoj se e lexove para se të shpreheshe). Nqs do, je i lirë të bëhesh pjesë e asaj llogjike.
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
ishim te detyruar ti nenshtroheshim vendimeve te Evropes k****, sepse ajo i kishte ndare kufijte qysh ne 1913 ku Kosoven ja kishte dhene vellait te vogel te Rusise pa na pjerdhur ne hiç, dhe çamerine greqise.

Pretekstin sllavo-madh "kufijtë e 13-ës s'ndryshohen" e kam dëgjuar aq herë sa më është neveritur si shprehje. Më trego kufijtë e Perandorisë Austro-Hungareze në Ballkanin e '44-ës!
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
nuk du me qene Enverist se as kam qene as du me qene nejhere.....

Thonë "fshati që duket s'do kallauzë", prandaj mos u lodh se "s'je".
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
por ne kte moment jam duke qendru shtremet ne kolltukun tim dhe du me fol drejt ashtu siç e gjeti realiteti Shqiperine e mjere, me analfabete, komuniste, e balliste, etj etj. Kur Enver Hoxha filloi punen per te ndertuar nje qeveri qe te punonte per Shqiperine pra, sapo mbas lufte, ai duhej te zgjidhte shume halle. te ndertonte spitale,shkolla,te bente shtetin etj.. ai gjeti nje Shqiperi me 800.000 shqiptar morracake, analfabete, malarik, qe nuk mbaheshin ne kembe. Ne 50 vitet qe vijuan me politiken e tij sipas kohes dhe bindjeve dhe idealit qe ishte ne ate kohe, ai arriti dmth qeveria e atehershme te ndertonte
shkolla per te gjithe...
uzina
kombinate
i hoqi perçet shqiptareve nga turqinia qe ishim zhyt
i hoqi zhulin(dyllin) malesorve qe nuk laheshin(perdornin dyll)
i shkolloi
krijoi universitet per here te pare
akademi shkencash per here te pare
akademi arti per here te pare
akademi dhe filjale te tjera qe si mbaj mend
i dha drite shqiperise deri ne kasollen e fundit te vermoshit per here te pare
i hoqi malarjen....malarikeve
i hoqi kasollet e i dha shtepia te gjithve "me oxhak"pa dallim feje krahine dhe ideje(perfshi ballistet)
i ngopi barkun shqiptareve
i dha dinjitetin ne bote (histori personale jashte)
per here te pare ne histori
u duken ne horizont:
Kirurget shqiptare
doktore
inxhinjere
arkitekt
piktor
stjudjues
ndertoi hidrocentralet gjigande ku jemi vendi i gjashte ne bote per km katror prodhuesi me i madh per energji hidro.(marre nga enciklopedia)
jam dakort me ju qe te gjtiha kto bota i kishte dhe ne asgje nuk shpikem, por bota i kishte se ja kishin lene trashegim eterit e tyre,
ndersa ne ç'kishim nga zogu vetem mushka e gomer.


Nqs do të flasësh drejt, bëje dhe mos cito veprat e Enverit se do mendojmë se je enverist. Që Enveri vrau (apo fshehu fakte mbi) doktorët, kirurgët, inxhinjerët, arkitektët, etj, nuk do të thotë që s'kanë ekzistuar para se të vinte në pushtet.
Barkun na i ngopi, por me uri e me propagandë.
E s'po zgjatem më me "faktet" e tua jo-enveriste se s'mbarojmë më.
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
ne i ndertuam ne 50 vjet ku i lam me goje hap evropen per çdo fushe te jetes.

Evropën e lamë me gojë hapur pas '90-ës, kur kryevepra që ndërtuat ju, dmth njeriu i ri, doli nga "parajsa komuniste" e filloi të bridhte Evropën.
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
keto qe ju thashe te dashur miqte e mi jua thashe sepse jane te verteta ku askush nuk mund ti mohoje sepse nuk jane te lexuara ne asnje liber, por jane te skalitura ne memorjen e çdonjerit prej nesh kush jetoi ne shqiperi ne ato kohera.

Janë vërtet të vërteta, dhe të pamohueshme biles, se janë të lexuara në veprat e Enverit dhe të thëna nga ty. Por po të them ça kam unë të skalitur në kujtesën time (dhe fort biles) nga ajo kohë (1983): isha 1 fëmijë i thjeshtë ("fatos i xhaxhit Enver") kur më çuan në spital për thyerje dore dhe ma çpuan brrylin me trapano dore se s'kishte tension dhe pa anestezi se partizanët kishin duruar plumbat. E gjitha kjo jo në "ndonjë kasolle", por në spitalin e Vlorës ku "drita dhe arritjet e Partisë" ishin me bollëk. Imagjino skandalin sikur kjo të ndodhte në ndonjë nga spitalet e qyteteve të asaj Evrope që ju e latë "me gojë hapur në çdo fushë të jetës".
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
Tju them te drejten pak malli me ka marre sepse nuk te ngiste kush as ne 12 te nates, mjaftonte nje polic te ruante gjithe qytetin, nuk kishim strese, punonim te gjithe(dhe une), 15 dit pushime ne vit me gabine(duhet te trasportoja frigoriferin nga shpia e mbani mend?)
shkoja me shoket te laheshim ne det qysh ne mars, buke e djath e domate me vete e me vrap ke guret...(jam durrsak)
por ka pas bukurine e vet, u njihje me njerez te rinj luanim letra gjith naten, kur u martoje e te jepnin apartament falas, ik e gjeje sot nje, me pak se 1000 euro metri katror ne tirane.
nuk du keqkuptime se i kam bezdi, thjesht shkruajta disa kujtime te miat gjithashtu dhe tuajat mbi shqiperine e ppsh. thjesht i thashe te bardhes, te bardhe e te zezes, te zeze.
falemderit atij qe pati durim deri ne fund te ktyre fjalve.


Është e thjeshtë të çmallosesh, shko në Kubë a Kore të Veriut për t'iu kthyer përsëri asaj jete përrallore!!
Që t'i thuash të bardhës "e bardhë" dhe të zezës "e zezë" njihi njëherë dhe mos shkruaj "kujtimet tona" se s'i mban dot 2 kunguj nën 1 sqetull e pastaj fillon e ngatërron Shqipërinë me "Bllokun" e shqiptarët me sekretarët e P.P.Sh.-së.

P.S. Ndjesë për dalje nga tema!


Postuar nga Perendia datë 29 Nëntor 2005 - 07:18:

©


Postuar nga Beta_tester datë 29 Nëntor 2005 - 15:41:

Ore furumist se spoo te therras dot se s'di ca emri ke, se perende ste quj dot se sje i tille,

te thashe mer bab se un nuk jam enverist dhe as kam qene i tille, dhe nuk te mora shembuj librash po ta perseris qe ti te me dalesh te me thush sjane te verteta...

thjesht te fola per ate ça kemi jetu apo jo? ti po pate pas gjo kunder komunizmit te dilje e ti thoje atehere jo tashi mu ktu ne 2005 si trim.

sa per hitlerin i nderuar vlonjat, hitleri e ka bustin me te madh se ai qe kishim ne ne tirane te enverit ne gjermani, ne cilin qytet tashi sme kujtohet por ne krahinen e bavarise mos gaboj... dhe sja ka rrexuar njeri deri me sot, por gjermanet i thone historise histori, apo mos jemi ne me te mençur se gjermanet qe ja hodhem pertoke?(nuk du te mbroj pse ja hodhem,por vetem te shpjegova meqe hape muhabetin e hitlerit, qe ai ka qene 500 here me kriminel se hoxha, dhe sot mud te shkoj kushdo ti vizitoje bustin.)

me vjen keq qe sme kuptove kur fola per kufijte, por nuk thashe qe jane sllavet ata qe e thone jane te pandryshushem, por londra, berlini, dhe moska i dashur vlonjat. dhe ne duke qene nje shtet i vogel sa nje mize as na kane degjuar as duket sikur do na degjojne sidomos per problemin çam. se per kosoven sikur i ka hyp amerikes ne qef tja marri serbit vetem ti rri pak afer me baza ushtarake sllaveve jo se i preu barku per ne...

Me fal, por sme ke kuptu drejt un nuk te thashe qe te qenurit forumist nuk jane ne gjendje te kuptojne politike te thelle, fola vetem per forumistet e kesaj teme sepse nga ato qe lexova, pashe qe vetem per politike te thelle nuk ishte shkruar... keshtu qe mos shkruaj kot gjepura.(se nuk kam dashur te ofendoj asnji)

un nuk kam nevoje ti citoj zotrise tate veprat e enverit sepse nuk i njof, por te thashe ato qe jane bo ne shqipri te atyre viteteve ku sot per te falenderuar sh. sali qe tha ne do ti ndertojme te gjitha nga e para i dogji te gjitha.
mire tha dikush perpara skishim shume, po dhe ato pal breke qe kishim, na i hoqi sala se do te na sillte industri kapitaliste se nuk bente ajo komuniste! kush ne ballkan nga shtetet ish komuniste prishi fabrikat e veta si ne?

kush e filloi nga zero perveç shqiperise? mu nuk me duket i dashur vlonjat se un jam enverist, por ti me dukesh se qeke ekstremist, sepse un po mbroj vetem ate qe kishim per te punuar njerezit dhe jo rregjimin.

ne kishim azotikun qe ishte fjala e fundit e teknollogjise franco-italiane qe kushtoi miljona dollare (kuptohet na e pagoi faturen kina se solli dhe spiunet e vet te kopjonte naten ate qe montohej diten) dhe prap evropa hapi syte(kur them hapi syte dmth se ç'degjonin agronomet tane nga te huaj çeket, italjanet etjj)
kurse neve nuk na pelqeu azotiku dhe fosfati shqiptar i prodhuar ktu, por tashi fermeret tone e blejne ne japoni dhe amerike nga andej ju vjen dhe e pagojme te gjithe sa tata momen.

po shof qe un fola per 50 vjetet e fundit ndersa ti me fole per 10 vjetet e fundit (1983).
i nderuar vlonjat, komunizmi ra ne te gjithe boten dhe mire e boni qe thyu qafen, domosdo qe do binte dhe tek ne, dhe ne 10 vjetet e fundit u duk qarte dhe u pane shenjat e para te renjes.

edhe kisha armikja kryesore e komunizmit ku vet papa gjon pali i II e tha me goje qe komunizmi ishte nje e keqe e nevojshme per boten....




persa i perket te tjerave qe ke shkrujt ja lej njerzve te shikojne qe vertet sja vleu ti pergjigjesha.


Postuar nga Perendia datë 30 Nëntor 2005 - 00:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
te thashe mer bab se un nuk jam enverist dhe as kam qene i tille, dhe nuk te mora shembuj librash...
...un nuk kam nevoje ti citoj zotrise tate veprat e enverit sepse nuk i njof


Ke treguar të kundërtën e asaj që thua; apo s'e shkruajte ti këtë:
Citim:
eshte pak e veshtire per tu deshifruar por do te gjeni dhe nja dy rrjeshta ne librin "Titistet" ku thuhej...

Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
thjesht te fola per ate ça kemi jetu apo jo? ti po pate pas gjo kunder komunizmit te dilje e ti thoje atehere jo tashi mu ktu ne 2005 si trim.

S'ke ç'i bën, kështu e kemi ne "trimat", flasim kot se kur jemi fëmijë s'na i mban të përmbysim rregjime (që s'do të thotë se do e kisha përmbysur po të mos isha fëmijë, por nga ana tjetër s'do të thotë që meqë s'flisja dot në atë kohë s'kam të drejtë morale të flas tani).
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
sa per hitlerin i nderuar vlonjat, hitleri e ka bustin me te madh se ai qe kishim ne ne tirane te enverit ne gjermani, ne cilin qytet tashi sme kujtohet por ne krahinen e bavarise mos gaboj... dhe sja ka rrexuar njeri deri me sot, por gjermanet i thone historise histori, apo mos jemi ne me te mençur se gjermanet qe ja hodhem pertoke?(nuk du te mbroj pse ja hodhem,por vetem te shpjegova meqe hape muhabetin e hitlerit, qe ai ka qene 500 here me kriminel se hoxha, dhe sot mud te shkoj kushdo ti vizitoje bustin.)

Më thuaj në cilin qytet e ke parë atë bust, ose sillëm 1 faqe ndërrjeti ku mund ta shikoj e të bindem, se më duket të kanë gënjyer (ndonjë tjetër ose sytë). Ndoshta e kam unë gabim; bindëm me fakte!
Jam vërtet kurioz ta di, nqs është e vërtetë dhe "mundesh" sill fakte!
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
Me fal, por sme ke kuptu drejt un nuk te thashe qe te qenurit forumist nuk jane ne gjendje te kuptojne politike te thelle, fola vetem per forumistet e kesaj teme sepse nga ato qe lexova, pashe qe vetem per politike te thelle nuk ishte shkruar... keshtu qe mos shkruaj kot gjepura.(se nuk kam dashur te ofendoj asnji)

Shprehu më mirë atëherë se the:
Citim:
persa i perket politikes ajo eshte e thelle dhe nuk mund dhe sdo ta kuptojme dot kurre ne forumistet....
Un nuk pres dhe as kam pritur qe forumistet te marrin vesh nga kto pune dhe pse mund te kene lexu ndonje liber tek tuk


Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
kush e filloi nga zero perveç shqiperise? mu nuk me duket i dashur vlonjat se un jam enverist, por ti me dukesh se qeke ekstremist, sepse un po mbroj vetem ate qe kishim per te punuar njerezit dhe jo rregjimin.

Ndoshta Gjermania e filloi nga (afër) 0, ndoshta e kam gabim. Ndoshta Greqia e filloi nga (afër) 0, ndoshta e kam gabim. Ndoshta Rumania e filloi nga (afër) 0, ndoshta e kam gabim...
Po atë që kishin njerëzit për të punuar në rregjimin e Zogut pse e hedh poshtë? Apo ajo duhet sulmuar se ashtu thoshin veprat e Enverit dhe Sh.Lenka?
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
ne kishim azotikun qe ishte fjala e fundit e teknollogjise franco-italiane qe kushtoi miljona dollare (kuptohet na e pagoi faturen kina se solli dhe spiunet e vet te kopjonte naten ate qe montohej diten) dhe prap evropa hapi syte(kur them hapi syte dmth se ç'degjonin agronomet tane nga te huaj çeket, italjanet etjj)).

Nuk të përgjigjem dot se s'e kam idenë mbi azotikun, jo se s'ja vlen të të përgjigjem.
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
po shof qe un fola per 50 vjetet e fundit ndersa ti me fole per 10 vjetet e fundit (1983).

Fole për "skalitje në kujtesë" dhe unë të thashë ça më është "skalitur në kujtesë" mua; fole për kujtesë personale (duke na futur të gjithëve në 1 thes) e të dhash 1 shembull nga kujtesa personale (pa përgjithësuar).
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
edhe kisha armikja kryesore e komunizmit ku vet papa gjon pali i II e tha me goje qe komunizmi ishte nje e keqe e nevojshme per boten....

Nqs mendon si Gjon Pali II, pse lë të kuptohet që komunizmi ishte i mirë kur thua: "Tju them te drejten pak malli me ka marre...", apo je mazokist e të merr malli për të këqijat që të ndodhin në jetë?
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
persa i perket te tjerave qe ke shkrujt ja lej njerzve te shikojne qe vertet sja vleu ti pergjigjesha.

Njerëzit kokën mbi supe e kanë dhe e kthejnë nga të duan, por ti mbroje të paktën (me argumente ose llogjikë) atë që ke thënë, se thonë që njeriu është skllav i fjalëve të veta, dhe kur s'i mbron ato që thotë ose ja ka futur kot ose s'i ka të vetat.
Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
me vjen keq qe sme kuptove kur fola per kufijte, por nuk thashe qe jane sllavet ata qe e thone jane te pandryshushem, por londra, berlini, dhe moska i dashur vlonjat. dhe ne duke qene nje shtet i vogel sa nje mize as na kane degjuar as duket sikur do na degjojne sidomos per problemin çam. se per kosoven sikur i ka hyp amerikes ne qef tja marri serbit vetem ti rri pak afer me baza ushtarake sllaveve jo se i preu barku per ne...

"Pretekst sllavo-madh" nuk do të thotë domosdoshmërisht që e thonë sllavët 1 gjë të tillë (se më tepër e thonë shqiptarët e gënjyer me ose padashje); megjithatë, shiko faktet: sa herë janë ndryshuar kufijtë e Ballkanit (ose Evropës) që nga '13-a e këtej? Pse ne shqipatrët s'duhet të kërkojmë ndryshime në të mirën tonë pa pritur shenja nga të tjerët? Apo çifutët, sllovenët, etj janë më të këqinj?
I ka hyp apo jo në qejf Amerikës s'besoj se duhet të na interesojë; ajo që duhet të na interesojë është që përputhen interesat e shqiptarëve me ato amerikane (në 1 pikë) dhe të dimë të përfitojmë nga rasti (e thellë a e cekët, është politikë). Dhe ndoshta "i pret barku" për ne se nuk është e vetmja gjë që po bëjnë për shqiptarët kohët e fundit; ka më tepër mundësi ta bëjnë për kundërpeshë në Evropë e për t'iu kundërvënë B.E.-së, por neve duhet të na interesojnë më tepër shqiptarët sesa B.E.-ja dhe kushtet që na vë për t'u "bërë pjesë e saj" (do Zoti në 1 të ardhme më shumë se të afërt).


Postuar nga Klodel datë 30 Nëntor 2005 - 01:31:

tema eshte enver hoxha per kosoven jo politika shteterore krahasuese. permbajuni ju lutem.


Postuar nga Beta_tester datë 30 Nëntor 2005 - 01:42:

Ne shume pika jemi dakort bashke vetem qe ti ben sikur si kupton ose je duke i keq perdor fjalet e mia se shof qe fjalite e mia i ke prere dhe i ke paraqit deri aty ku te kane interesu nejse.

un nuk kam se ç'te shtoj desha te jap nji menim timin e dhashe te tjerat po ti lej ty i dashur ti shtosh se shof qe i dike te gjitha...(pa ofendim)

ps: nga ai liber qe te thashe "titistet" ta thashe sepse ma kane tregu dhe mu perçka flitej aty ne nji muhabet pikerisht per kosoven, dhe ish jugosllavine me nje mikun tim, doli dhe ai muhabeti i librit prandaj e shkrova.(por dhe sikur ta kisha pas lexu vet prap do t'kisha qene krenar njesoj dhe s'do ta mohoja se funi fare nuk eshte turp te lexosh libra te kujtdo qofshin)

tashi per ta mbyll menimi im personal per enver hoxhen eshte qe ai si person ka udhehequr mire deri nga 77(pastaj u smur) dhe ne qeverisjen e tij ka bo me mijra te mira ktij populli mosmirenjohes dhe nuk mund ta mohoj me mijra gabime gjithashtu....

Menimi im personal eshte qe per kosoven enveri nuk mund te bente dot gje mbas lufte se ishim 800.000 popull me mace dhe qen bashke...
Ndoshta ishte politike te forcohej duke mbajt qendrim neutral? dhe sapo te krijoheshin kushtet te nderhynim?

po kerkoj diçka ne internet se me te thene te drejten nuk e mbaj me mend se ku ne ç'qytet eshte por kam degju qe egziston muzeumi dhe statuja e hitlerit ne dyseldorf me duket. ndersa foton e muzeut gjeta ne internet.

Porträt Adolf Hitler, Bronze-Büste. Ausgestellt im Stadtmuseum Düsseldorf 2003.
http://www.meaus.com/ah-buste.htm


Postuar nga IQVLORA datë 30 Nëntor 2005 - 17:53:

Beta _tester

Po na tregon peralla me mbret.Hitleri punonte qe, cdo gjerman te ishte po ta them vence nje aga ne Europe.Po dulla per cfare punonte?
Nuk e shikon por e kete shkruar ne balle parullen;Jam fatos i Enverit.
Me fale por nqse nuk di meso nga te tjeret qe i kane hequr ne shpine te <> e kohes se diktatorit.Ai shante zogollin dhe mire ja bente por ishte me keq nga ai se na la si gabelet e Europes.
Pa vdekur edhe ata pak komunist qe shanin demokracine dje tek top chanel do kete probleme per ne.Si disa korba te vjeter ata cirreshin e shanin tamam si enveri dikur,por me e keqja eshte se mikrobi i tyre po transmetohet pinjolleve te tyre.
Po te mendoja si ty mor Naim djali do te thoja sikur dulla te ngjallej dhe ta kishit ne kosove nja 40 dite,pastaj bisedonim bashke.


Postuar nga naimi datë 30 Nëntor 2005 - 21:13:

vlora

nuk jam enveriste asnjeher familja ime nuk ka qene antare me libreze i ndoje partie por shqiprine ekemi dashur pa mare parasyshe se kushe ishte ne krye nese Enveri ka bere mire per shqiprine ka bere edhe per kosoven vetem Enveri nuk eshte per tu hedhur poshte koha ka qene ndryshe ateher njashtu edhe njerzit Mirkuptim .


Postuar nga X-File datë 11 Dhjetor 2005 - 22:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Perendia

Tema është se ç'bëri E.H. për Kosovën. Nga "bëmat" e tij (jo nga fjalët e ëmbla të pakonkretizuara) mund të përmendësh futjen në burg (ose pushkatimin, apo edhe kthimin në Jugosllavi) të shqiptarëve të Kosovës që hynin në Shqipëri për t'i shpëtuar gjenocidit të Rankoviçit; kjo mua më duket thjesht njësoj si gjenocidi serb ose të paktën 1 vegël "e verbër" e tij.



Perendia tema eshte se cfar beri E.H. per kosoven, mirpo nuk ishte vetem Enveri ai qe drejtonte Shqiperine. pastaj unë di shembuj nga ajo qe thua ti , mirpo unë edi edhe aresyen se pse ajo ndodhte.
Vetem nje shembull.
Bali Beqiri (dhe disa te tjer qe nuk me kujtohen momentalisht) ishte nje Kosovar qe nga te paret iku ne Shqiperi, dhe ishte nder Armiqet me te medhenje te Serbise, shum shpesh ka hyre ne Kosove dhe ka kryer aksione kunder emrave te tmerrshem teUDB-se qe benin Terror ne Kosove. Mirpo ky nuk ishte i internuar , bile thene ndryshe djali i tij ishte nje njeri me reputacion te madh ne ushtrine e Shqiperise Oficer i larte.
Mirpo se cfar ndodhi pastaj..... UDB-ja e dergoi ca truthare "si te perndjekur" per te spiunuar Bali Beqirin dhe per ta futur ne gracke kur ai ta kalonte kufirin. Fatmirsisht se u muar vesh arsyeja e vajtjes ne Shqiperi te keti personi dhe ky peson u mor ne pyetje u burgos dhe tash jeton ne shqiperi, ne nje vend rural. L.K. jan inicialet e njerit nga ketyre "te perndjekurve nga UDB".
Keta shembuj i di per shkak te lidhjeve qe kishin mbajtur familja ime me ate te Bali Beqirit, dhe pikrisht per kete shkak shum vite familja ime ishte e persekutuar nga UDB-ja dhe spiunet e saj si psh. inicjalet qe i permenda me lart dhe familja e tij.
tash me thuaj pse pirkisht ky person qe vertet ishte i persekutuar dhe ishte aq irrezikshem per UDB-ne sa urdheri ishte se kudo qe te shifej e egzekutophej e jo tearrestohej dhe kush e strehonte persekutohej nga UDB-ja, nuk u arrestua nga E.H. nuk u internua, por ne te vertet u ndihmua po nga E.H. dhe deri ne vdekjen e tij (nese nuk gabohem ne vitin 97- 98) nuk u tradhtua as nuk ju prek nje qime floku mirpo u rrespektua si familje patriotike.

heren tjeter do te mundohem te sjell diqka nga bëmat e Bali Beqirit dhe trimave te tij


Postuar nga Petrit Kola datë 05 Janar 2006 - 05:38:

Me gojen e tyre...

Enver Hoxha. Diskutim ne plenumin e Beratit.

"Direktivat e Kominternit dhe udhezimet e vërejtjet e shokut Tito ishin për ne fanaret që duhej te na ndritnin gjendjen e krijuar dhe te hapnin fushe veprimi për ne të ardhmën..."
"Qe te gjithë e dimë se sukseset dhe gabimet e KQ janë te lidhura me dy shoket jugosllave-Miladin dhe Dushan. Këta dy shokë kanë ndihmuar shumë për formimin e Partise sone dhe për mekembjen e saj... Vetevetiu, se ne ne punën tonë me kaq pergjegjsi që kishim, do të mbeshteteshim pareshtur te Miladini dhe Dushani. Puna jonë ishte si puna e atij nxenesit që ne çdo rast pyet ose shikon mesuesin nëse ka punuar mirë ose si duhet te punoje... Për çdo gjë që benim merrnim aprovimin e Miladinit. Komiteti Qendror ishte identifikuar me Miladinin..."
...
...
Sipas dokumentave te Arkivit, një djaloshi te pafajshem 16 vjeçar nga Devolli, Ali Mustafa Lumit Dushan Mugosha ia bëri vete torturat ne prani te Tahir Kadarese, mbasi kishin vrarë 13 devollinje te tjerë pa gjyq. Ne fillim Dushani urdhëroi 12 partizanet ta rrihnin me kopace druri. Pastaj e mori vete ne dorë torturimin. Ia theu ne disa vende kembet dhe duart. E torturoi ne organet seksuale, deri ne humbje te ndjenjave. Pastaj, me majen e thikes ia preu lekuren ne kercirin e këmbës se majte, siç bëjnë me berrat kur i rrjepin, e me ne funde ,ia shoi cigaren ne bebe te syrit. Si u ngop, dy plumba kokës mbi trupin e tij te pa jetë"

...
Shefqet Peci ne mitingun e organizuar ne Tuz me shqiptare e malazeze tha :- "Ju bëjmë thirrje që djemtë t'i dergoni ne ushtrine e Titos... Kjo është dëshira e Marshall Titos dhe e Gjeneral Kolonel Enver Hoxhes" (Marrë nga gazeta Koha e Re , 4 Mras 1945).
Pergjigja e Ali Zekut:-"Ne shqiptarët jetojme ne tokat tona, ato i cliruam me gjake dhe me gjake do t'i mbrojme. Ne, djemtë tanë, do t'i kemi ushtare te radheve tona. Ne do të luftojme deri ne atë vend ku është Shqipëri"

Urdhri i Mehmet Shehut për Shefqet Pecin; "Me porosi te shokut Enver duhet biseduar me Gjin Markun, Mihal Priftin apo me te tjerët dhe nën drejtimin tuaj te bisedohet me shqiptarët e Malit te Zi, që te pranojnë kushtet që vënë shoket malazeze për zgjedhjen ne Keshillat nacional-clirimatre te 1 (një) shqiptari dhe te 6 (gjashtë) malazezeve, edhe ne zonat ku banohen teresishit nga shqiptare."
KolGruda:- "Ne trojet tona nuk do të qeverisin malazezet, trojet tona do t'i qeverisin shqiptarët. Gjakun që derdhem nuk do t'ua falim shkjajve. Ne Keshillat ku jetojne shqiptare, do të këtë vetëm keshilltar shqiptare, dhe atje ku jetojne edhe malazeze, raporti do të jetë sipas shumicës..."


Postuar nga MASTER datë 23 Janar 2007 - 05:46:

o bota ed ku je o figure.. leri politikat se nuk jan per ne!!!


Postuar nga IQVLORA datë 25 Janar 2007 - 23:31:

Master,paske germuar shume qe na i nxori perseri kete teme.Megjithate pergezime!
Simbas Skotland Yard boated eshte denuar per trafik droge me 18 vjet burg dy vjet me pare.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.