Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5060)
Postuar nga Klodel datë 27 Maj 2004 - 23:48:
Citim:
Po citoj ato që tha Insomnia
[Duke hequr ato me siper çfare eshte ne vetvete ''atdhedashuria''?? [/B]
eshte nje ndjenje qe te ben t'i perkasesh dickaje, eshte identitet ne vetvete, eshte ajo qe te ndan ty nga te tjeret pse je ti shqiptar dhe pse dikush tjeter eshte italian. jane rrenjet, kultura tradita GJUHA qe te karakterizojne ty si Shqiptar dhe jo si nje nacionalitet tjeter. Sado qe shkrihesh, sado te mos flasesh sado te ndryshosh pashaportat identitetin gjithmone do mbetet nje ze i brendshem i cili do te thote qe je shqiptar.
ne kete bote ku kufijte po shkrihen ku ideja e shtetit po humbet me krijimin e strukturave nderkombetare, mbetet vetem fjala atdhe dhe atdheu eshte edhe ai deti edhe ai guri edhe ai uji i ftohte qe sikur ne ishujt karabike te jesh nuk do te te fale te njejten kenaqesi.
atdhe simbolizon deshiren per t'e perkitur diku, por edhe deshperimin e te qenit nomad qe lind pas shume vjet jashte shtetit, kur meqe ke ndryshuar te duket sikur nuk perket me asgjekundi. sado te integrohesh kurre nuk je vendas. atdhe simbolizon ndoshta ne menyre pak me egoiste krenarine e te qenit vendase.
Per ate atdhe na qan xhani, per ate shqiperi qe po shkaterrohet per ata njerez qe vuajne.
nuk pata kohe te lexoj te gjitha mendimet e parashtruara, megjithate nuk e identifikoj veten kurre me ate pamjen e mesiperme, nuk e identifikoj veten me shume fenomene negative qe jane barbarizma per mendimin tim.
mos harrojme se para se te jemi shqiptare jemi njerez dhe pastaj ne edukimin tone si njerez, influencon trashegimia, ambjenti ne te cilin jemi rritur, kushtet psikologjike sociale ekonomike politike.
Eniss tha pyeti per cfare na ka mbetur te je mi krenare?
kemi plot gjera ndoshta me te dhimbshmen por edhe me treguesen do permendja ndihmen ne raste fatkeqesish, apo edhe respektin qe tregohet. ate shpirtmadhesine tone qe nuk shohim sa japim por nese mundemi japim, ate ndjenjen tone te familjes dhe jo te individualitetit, dhe plot gjera te tjera qe mua personalisht me bejne shume krenare sepse fale tyre ndihem qe jam NJERI ne tere kuptimin e fjales. nje qenie humane. dhe kjo ka te beje shume me faktin qe jam shqiptare.
dhe nese mediat gjithmone kerkojne vetem te keqen, sepse vetem e keqja ben buje, besoj se kjo nuk duhet te influencoje mendimin qe kam per vendin tim apo identitetin tim. sepse do te thote qe nese nuk jam krenare qe jam shqiptare nuk jam krenare per veten time dhe per ate qe perfaqesoj.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.