Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C`po ndodh ne Kosove? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4482)


Postuar nga azurro datë 06 Prill 2004 - 00:46:

Serbia pregatit nje plan per autonomine e Serbeve te Kosoves

Qeveria Serbe po pregatit nje plan per autonomine e Serbeve te Kosoves,dhe ka formuar nje komisjon me eksperte e politikane i cili duhet te pregatis zgjidhjen institucionale te autonomise territorjale per serbet ne kosove. Komisjoni eshte formuar ne baze te rezolutes te Kuvendit te Serbise mbi Kosoven i miratuar para dy javesh. Ai udhehiqet nga keshilltari per politiken e jashtme te Serbise, Slobodan Samarxhic.
Komisjoni pasi te pregatit planin per autonomine do tia dergoj per miratim Qeverise dhe parlamentit.Per shkak te reagimeve te Evrpoes vendi ku do te perqendrohen serbet nuk do te quhet kanton por do te gjendet nje alternative tjeter e ngjashme me kantonet.
Kete e konfirmon edhe kryeministri Serb Vojisllav Koshtunica i cili tha se "nuk dote heqe dore nga ideja per autonomine e serbeve te Kosoves". Me poshte ai vazhdon:"Une nuk shoh arsye pse autonomia e cila kudo konsiderohet si parim demokratik, nuk mund te zbatohet vetem ne Kosove.Nuk ka rendesi se si do te quhet kjo zgjidhje, kanton apo decentralizim".
Kryeministri Serb i cili kohe me pare eshte angazhuar per ndarjen e Kosoves ne etni, tani e konsideron si zgjidhje jo te mire sepse do te kishte ndarje te reja ne rajon dhe do te vinin ne pykpjetje integrimin e Serbise dhe Malit te Zi ne struktura te ndryshme nderkombetare.
Kjo behet menjehere mbas aprovimit ne Parlamentit Serb te nje ligji per te ndihmuar ekonomikishte te gjithe te inkriminuarit e luftes nga Gjykata Nderkombetare per krime te renda kunder njerzimit me ne krye Milloshevicin.
Pra sic shihet zgjedhjet e fundit dhe krijimi i qeverise se minorances ne Serbi po jep "frutet "e saje.Ardhja ne pushtet e partise se Milloshevicit e ka kthyer Serbine ne kohen e udhehequr nga vet Ai
Pra sic shihet serbet e kane te veshtire te heqin dore nga e kaluara nacionalkomuniste duke u kthyer edhe nje here si protogonist negative ne Ballkan dhe nxites te ekstremizmave te ndryshme.
Un mendoj se ka ardhur koha qe tju thuhet stop ketyre politikave agresive per popujt e tjer jo serbe ne ish Jugosllavi


  Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.