Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Thuaji Zemres Po - Susanna Tamaro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1788)


Postuar nga i_lire datë 11 Nëntor 2003 - 03:26:

Dhe vertet, per ta realizuar kete enderr, jam ndeshur ne betejen e pare dhe te fundit me tim ate; per te ndjekur liceun klasik. Nuk donte t'ia zija me goje kete muhabet, thoshte se nuk i vlente kurrsesi, se po te doja me gjithe mend te studioja, ishte me mire te mesoja gjuhe te huaja. Por ne fund, ama, ia dola ne krye. Ne çastin kur kalova porten e madhe te gjimnazit, isha krejt e sigurt se kisha fituar. Me genjente mendja. Kur ne fund te shkolles se mesme i bera te ditur se kisha ndermend te ndiqja universitetin e Romes, pergjigja e tij qe e prere: "As mos e zer me goje!" Dhe une, siç ishte zakon atehere, u binda pa fjale. Nuk duhet besuar se fitorja e nje beteje do te thote fitore e luftes. Ky eshte gabim i rinise. Tani, duke e bluar serish me mendje, mendoj se po te kisha luftuar akoma, po te kisha ngulmuar, ne fund im ate do te dorezohej.

Vazhdon....


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.