Forumi Horizont Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Kodi i Da Vincit! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8040)


Postuar nga i_pafajshem datë 13 Prill 2005 - 01:59:

Ne lidhje me kete liber fliste dhe nje emision ne nje tv publik franko-gjerman, ARTE.
Aty shpjegohej sesi nje nga pelhurat qe ruhet me fanatizem ne Vatikan dhe qe ka mbuluar Krishtin (sipas Vatikanit) kur vdiq (le te themi kur u kryqezua), shume studiues te sotem e cilesojne si nje lloj "pikture" qe Mikelanxhelo e ka bere duke marre si model fytyren e tij. Kjo sipas tyre lidhej me faktin qe ne ate kohe Mikelanxhelo kishte lidhje te forta me familjen e fuqishme Medicis dhe me Papen e Vatikanit (jo te Romes ) dhe si familja Medicis dhe Vatikani , per shume kohe, kane patur kontradikta ne lidhje me pronesine e kesaj pelhure.
Faktikisht, nga sa vura re, kishte nje ngjashmeri shume te madhe, por, duke patur parasysh qe ne ate kohe burrat me mjekrra jepnin pak a shume te njejten pamje, nuk mund te them nese eshte nje pikture apo eshte vertete pelhura me te cilen eshte mbuluar Krishti kur u kryqezua. Po keshtu, edhe pse studiuesit e sotem besojne ne nje imitim, nuk munden te percaktojne as me mjetet me moderne nese behet fjale per nje diçka te vertete apo nje imitim.

Librin nuk e kam lexuar, thjeshte kam degjuar shume, por besoj se çdo gje varet nga pikeveshtrimi i gjithkujt. Dikush beson, dikush jo, dikujt i mbushet mendja, dikujt jo.
Mua personalisht me duket se Budha ka te drejte kur thote : Mos i beso asgjeje dhe askujt , as edhe mua, nese nuk mundesh ta vertetosh ti vete nje gje te tille.
Dhe ndalimi i kishes per te lexuar librin, per mua eshte nje shkak me teper dhe me i forte per shume njerez qe ta lexojne ate.


  Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.