Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Kosova e pavarur ne daten 17 shkurt???? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15425)


Postuar nga IQVLORA datë 18 Shkurt 2008 - 20:24:

BACE U KRY

GEZUAR PAVARSINE KOSOVE,SEPSE KE DERDHUR LUMENJ GJAKU PER KETE DITE!

Shume sinjifikative nje pankarte ne muret e Prishtines:''Bace u kry''Baca eshte heroi legjendar, kamandanti i UCK Adem Jashari.Ata qe e kane shkruar kane dashur te thone se endrra e patriotit dhe luftetarit A Jashari u realizua.Por kjo enderr ka qene enderr e kahereshme e shume patrioteve e luftetareve te kombit tone.Kjo ishte edhe endrra e Dr I Rugoves i cili me shoket e tij shtroi trasene per te arshur gjer tek lufta e djemve te UCK-s.Do te ishte bukur qe ky buurre vizionar e i guximshem ta perjetonte kete dite te shumpritur,per gati 95 vjet,te vinte nenshkrimin e tij ne deklaraten e Nentorit te trete do ta quaja 17 shkurtin '08.Emocioni e gezimi na i mbushen syte plot me lot,nuk gjendeshin dot fjalet per ta pershkruar ate gezim te ligjshem te te gjithe shqiptareve kudo ata ndodheshin.Nje kapitull i ri do te hapet ne historine e re te Ballkanit.Kosova do te festoje gjithmone me flamurin kuq e zi,flamuri shteteror thjesht e dallon si shtet me vehte.Gjate vizites ne nje shkolle ne France z Sarkozi ju tha femijeve te mesonin harten e re te nje shteti te sapolindur qe e ka emrin Kosove.Ndersa presidenti Bush nga Tanzania tha se e pershendeste deklaraten e krijimit te shtetit me te ri te botes.Ne Kosove nuk ka me krize;ajo eshte tani ne beogradin e shkijeve,te cilet u turren si vandale per te shkaterruar ambasadat e USA,te Shqiperise dhe Sllovenise.Ata bile shkaterruan e dogjen edhe nje McDonald ne qender te qytetit,i cili eshte simbol i perendimit.Koken hengshin ata dhe Rusia.Kosova eshte e pavarur dhe kjo eshte e pakthyeshme.Kosova gezon mbeshtetjen e fuqive me te medha te perendimit.Tani fillon sfida e saj e vertete,ringritja e ekonomise.
Mendoj se gjithcka do te tejkalohet.rofte Kosova e pavarur!


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.