Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C`po ndodh ne Kosove? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4482)


Postuar nga azurro datë 10 Prill 2004 - 07:47:

KADARE: "SHQIPTARET T`U KERKOJNE FALJE SERBEVE"

Me poshte po ju sjell pjesen e fundit te intervistes te z.Kadare dhene gazetes "Le Monde"e dates 6 Prille.

Pyetja: Si e shikoni tashme te ardhmen ne rajon?

--- Gjithmon kam perseritur te njejten gje:Duhet te kihet besim tek populli i Ballkanit, i cili nuk duhet konsideruar vetem si poterexhi dhe i perbere nga njerez te ashper.Duhet hyre me shume ne ndergjegje dhe per kete une i referohem literatures antike mbi luften midis trojanve dhe grekeve. Per here te pare, eshte literatura greke ajo qe jep idene e pendimit, te vrasjes se ndergjegjes per krimet e kryera.
SHQIPETARET DUHET T`U KERKOJNE TE FALUR SERBEVE PER DHUNEN DHE DJEGIEN E KISHAVE,
pamvaresisht se ata, serbet, kurre nuk kane kerkuar te falur per krimet e tyre.Ne Ballkan te kerkosh te falur ka shume rendesi, nje pjese e tille eshte pjese e themelimit te psikologjise ballkanike Le te shpresojme akoma se te dy popujt mund te jetojne se bashku, sepse une kam besim tek populli i Ballkanit, pamvarsishte nga tere keto tragjedi.Der me sot ai ka treguar pjesen e keqe te fytyres, por, kur ai do te kete mundesi te tregoje pjesen tjeter te fytyres, ju do te shikoni qe populli i Ballkanit eshte ne gjendje per te bere shume gjera te bukura.

Kur e lexova nuk ju besova syve, jo sepse shqipetaret nuk duhet ti kerkojne falje nje kombi tjeter, por ne rastin konkret eshte nje paradoks qe shqiptaret e Kosoves tju kerkojne falje serbeve per disa kisha e manastire te shkatrruar,kur dihet se serbet shkatruan nje Kosove te tere.
---Ata u perpoqen te shuanin identitetin e nje kombi!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojnete falur!!!!?
---Ata vrane foshnjat ne djep dhe ju cane barkun me bajonet qindra grave shtatezena!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata shemben xhami dhe perdhosen vende te kultures se popullit Kosovar!?
Dhe shqiptaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata perdhenuan grate dhe motrat tona!?
Dhe perseri shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata rrafshuan nje Kosove te ter duke e kthyer ne rrenoje!?
Dhe perseri shqipetaret duhet te jene ata qe tju kerkojne te falur!!!!?
---Ata bene spastrimin me te madh etnik qe njeh njerzimi!?
Dhe shqipetare t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata pushkatuan pa gjyq me mijra burra,gra dhe femije!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata vazhdojne edhe sote te mbajne penge me qindra shqipetare dhe te mos japin asnje informacion!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne falje!!!!?
JO ZOTI KADARE.
Shqipetaret kane gjashte vjet qe nga renia e Miloshevicit qe presin t`iu kerkohet falje per vuajtjet dhe mjerimet qe ju solli ky regjim por deri tani nuk eshte bere njeri i gjalle.Perkundrazi si "shperblim"po kerkohet me cdo kushte shperberja e Kosoves duke perdorur metoda nga me te ndryshmet. Shqipetaret nuk i kan borrxh asnjeri dhe kur nuk i ke borxh njeri nuk ke pse kerkon falje.

Zoti Kadare:
Mos u prpiq t`iu kerkosh te tjereve te bejne, ate, qe se ke ber kurre ne jeten tende edhe pse ke qene fajtor.
Kosovaret e dine vet se cila eshte e mira ose e keqja e tyre.Por per nje gje jam i bindur qe ata nuk do te shkelin kurre mbi dinjitetin e fituar me gjak e sakrifica.


  Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.