Forumi Horizont | Gjithsej 54 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5060)
Ndaj te pyeta se per cfare fatkeqesie e kishe fjalen per te qene me e qarte.
Nuk krahasohet tragjedia e 21 janarit, se ajo eshte e dhimbshme dhe mendoj se do ishte e tille per cdo shoqeri te ciles do t'i ndodhte. Mos i ngatarrojme gjerat. Ka ndonje dhembshuri te vecante rasti i shqiptareve nga ajo e ndonje shoqerie tjeter nese do i ndodhte? Eshte po njelloj tragjike, sma do mendja se permbejme ndryshim me te cilen na duhet te mburremi.
Persa i perket atyre familjare kur te vdes nje njeri i aferm, eshte karakteristike per shqiptaret qe sipas zakonit i bejme te treta, te shtata, 6 mujorsh, vitin, etj. Por a e di cfare me vjen nder mend? Shume prej tyre njerezit i bejne si rite te mbetura prej zakonit, te detyruar per te mos qene objekt diskutimi e debati, per te mos u ndjere mosrespektues. Sepse shoh te vijne ne ceremoni te tilla edhe njerez shume te larget. (me duhet ti shkoj se edhe mua me ka ardhur. Me duhet ti shkoj per respektin e filanit dhe te vdekurin se njihnin fare). Dhe e di cfare ndodh nese behet per hir te nje zakoni? Shkojne ne raste vdekjesh edhe shtojne me shume dhimbjen e te afermeve. (- Ajo e kishte shume te afert, si ka mundesi qe nuk e qau pak? - Shiko me cfare filxhanesh e cfare gotash serviren kafete. - Sa pak i mbajti te zezat filanja per burrin. - Po e bija cbente? Ajo qeshte mavria se nuk e ndjen ne fillim. - Duhet ta gdhijme, sduhet te fleme se keshtu e do zakoni. - Po nuk erdhe ne varrim, nuk quhet respekti.) Shume vihen ne pozite ndaj njerezve edhe nuk arrijne dot te qajne e te shfaqin hidherimin e tyre ashtu sic mundin, bukosen duke u permbajtur e nga sikleti i te pranishmeve. Familjaret te cileve u ka ndodhur fatkeqesia vijne verdalle ne shtepine mbushur me njerez per te gjetur pak qetesi e vetmi per te vajtuar sic duan. Kurse disa qajne e shprehin dhimbjen ne menyra te cuditshme sepse duan te mbyllin gojet e njerezve. (Si e varrosen pa e qare nje cike? - Ashtu sic e kane qare ate, skam pare asgjekundi.)
Ime me i ndjek shumicat per te mos patur llafe, se shume raste jane te largeta dhe duhen bere per hir te zakonit. Shume te rralla jane rastet kur ata njerez e ndiejne vertet humbjen edhe vijne per tu qendruar njerezve prane. Te tjeret jane nje barre ne momente te tilla. Dhe duke e krahasuar me ate te shoqerive te tjera, psh ne perendim, qe neve na duken shpesh shume te ftohte, mendoj se nuk e bejne sepse se ndiejne, dhe skane pse te shtiren per hir te nje zakoni sic e kemi ne, te cilave duhet tu permbahemi si plakat e pleqte nje here qe moti. Njerezit e larget mund ta bejne respektin edhe me nje telegram ngushellimi, apo me nje telefonate, por te ndjere vertet per humbjen e nje te dashuri apo te afermi te miqve te tyre. Menyrat e zise apo te dhimbjes, nuk i ndjejme njelloj. Sipas zakonit do e qajne te gjithe njelloj, ne nje kohe, sipas nje menyre te caktuar (psh. nga malesia i varrosin vetem meshkujt e grate nuk duhet te jene kur varroset trupi. Sipas nje krahine tjeter grate burrnesha nuk duhet te nxjerrin lot nga syri e nuk qajne me ze.) Madje ne raste te tilla, jo vetem familjaret por edhe atyre qe nuk u takon, u duhet te strapacohen, te vijne nga vende te largeta, te udhetojne brenda nates, te lene punet e tyre, te vuajne tek asistojne (pasi disa jane edhe te ndjeshem e te padurueshem e vuajne kur asistojne ne fatkeqesi te tilla) per tu bere respektin deri ne fund. Nje fakt tjeter eshte edhe zia qe mbajne te afermet. Mendoni se eshte e ndjere? Dhimbja ndryshon per ate qe e mban zine dhe per ate qe nuk e mban? Per burrat, grate jane veshur tere jeten e tyre qe te reja per hir te zakonit dhe respektit ndaj burrit. Po te mos nxiheshin ashtu, nuk do e respektonin, e sdo e ndjenin humbjen njelloj?
Nisur nga e gjitha kjo me siper, eshte ceshtje kendveshtrimi, dhe meqe ishte rasti ta qartesonim, mua sme duket se ketu ka ndonje gje per te cilen duhet te krenohemi, kur ka rezultuar se zakonet e mesiperme ne prakticitet na bejne te dalim jashte natyres sone.
se fundi doja te thoja edhe du gjera:
1. Asgje jashte natyres sone si shqiptare, nuk na ben te krenohemi e ta pervetsojme si tonen. I bejme shume gjera deri me sot per force te zakonit. Nuk e di nese eshte per tu krenuar.
2. Na duhet te na e vene ne dukje anetare te shoqerive te tjera si vlere apo pasuri kulturore e tradite kete ceshtje qe te arrijme ta perdorim e te krenohemi me te. Vec perbuzjes qe u bejme ne shoqerive te tjera duke i etiketuar si njerez te ftohte, sme duket se dikush na ka pergezuar lidhur me respektin se si ua bejme ne njerezve ne fatkeqesi te tilla. Kujt i krenohemi? Vetes? Se mesa di une, te huajt pataksen me kete qe ndodh ketu ne shqiperi lidhur me sa folem me siper.
Ciao
Gjithsej 54 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.