Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pjese te preferuara nga filma te preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13875)


Postuar nga Roi datë 24 Prill 2009 - 01:30:

is is no ordinary love ...no ordinary love...

kenga e Sade-s vertet e bukur edhe se s'kuptoj ç'hyn ne kte mes...ajo mori leke per te vajtur me tjetrin ... kurse ketu,kjo knege na e nxjerr sikur te kish qene Romeo e Zhulieta qe po benin dashuri,edhe se Demi tek filmi filloi te terhiqej disi nga ky tipi edhe se nuk e pranonte...nejse..si film vertet i bukur...atehere kur doli...para nja 15 vjetesh, ne shqiperi femrat u skandalizuan dhe 99% thoshin si eshte e mundur te vesh me tjetrin vetem per leke kur e ke partenerin shendoshe e mire...jam kurioz te di si e mendojne sot ne 2009 :lol:



Postuar nga Roi datë 24 Prill 2009 - 02:41:

mendoj se pjesa me e bukur dhe me prekese eshte kur shkone te flas me burrin qe e pret tek ai stoli,pasi zbret nga autobuzi...ai shiu ...mjegulla...vertet atmosfere e arrire ! ben goxha efekt !



Postuar nga Roi datë 25 Prill 2009 - 04:38:

Per mua eshte nje nga filmat me te bukur shqiptar..ose ose po them me i bukuri !! ka shtjelluar me se miri vitet e erreta te komunizmit shqiptar dhe se si mund te te ndryshonte jeta per nje llaf goje apo nje sjellje jo shume "korrekte" kundrejt fugurave "superiore" !

gjynah qe s'po e gjeja per qamet ne YTube kete film ! Kjo pjese,e vetmja qe gjeta, tregon cik fillimin dhe pastaj vazhdon me budalleqet e portokallise ! e di qe nuk eshte maksimumi ..por sdq eshte me mire se asgje ! shume e bukur pjesa ku kali qellohet dhe me pas bie !
Timo Flloko eshte vertet nr 1 !!


Vdekja e kalit


Postuar nga Roi datë 04 Maj 2009 - 04:13:

Deer hunter !

nje nga filmat e mi te preferuar ne absolut !! me siguri do ta fusja tek top 5 ime,ose ndoshta edhe ne top 3 ose 2..pse jo !! po postoj disa skena pasi e pas se fundmi e me pelqeu jashte mase..si gjithmone

film i madh,shume i bukur,teper domethenes dhe mbreslenes !! nje film pothuajse 3 ore i gjate por qe ste merzitet per qamet ! perkundrazi te mban ngjitur para tv-s duke te trasmetuar shume emocione ! flet per pasojat traumatike te luftes ( se Vientnamit ) ,ose me sakte te pas luftes !
Miachel Cimino e meritonte os*****,qofte per regjine qofte per filmin ! po ashtu dhe Cristopher Walken,si aktor joprotagonist ! i paaritshem tek ky film ! gjynah vetem per De Niron ! e meritonte dhe ai nje oskar !

ketu eshte nje nga skenat me te paharruara te kinemase ! kur vietkonget i detyrojne te luajne me ruleten ruse pasi i kishin kapur rober !



ketu pas disa vjetesh kur De Niro kthehet ne Vietnam,i vrare ndergjegjesisht,pasi mendonte se e kishte braktisur shokun dhe shkon per te marre ...por shoku (Cristopher) tashme s'ishte me ai i pari ! lufta e kishte ndryshuar njehere epergjithmone...e kish cuar drejt nje vorbulle autoshkaterruese ! ketu me poshte eshte skena e kolpos finale !! (e bukur shume eshte dhe pjesa ne fund,kur De Niro del per gjah,mer nishan drerin,por nuk e qellon !! shume e bukur !! domethenese !)


Postuar nga Roi datë 04 Maj 2009 - 04:15:

Ketu skena kur nuk ndodhet para drerit por nuk e qellon ! eshte ne nje gjuhe skandinave,smerret vesh shume,por vetem kete arrita te gjeja ne yt kjo pjse eshte nga fundi dhe rrjedh cik avash...ndoshta dikush mund te thoje edhe qe eshte monoton si film..! ceshtje shijesh..pranohen gjithmone edhe kendveshtrimet e ndryshme ...


Postuar nga Fajtori datë 06 Maj 2009 - 19:02:

Dreqi ta haje qe se kam pare kete film. Duhet te jete spektakel.


Postuar nga Fajtori datë 06 Maj 2009 - 21:08:

The great dictator (1941)

Lum si ata qe dine anglisht te degjojne intonacionin origjinal te Chaplin ne fjalimin prej "diktatori". 4 minuta qe duken si 40.



Per te tjeret:
http://www.youtube.com/watch?v=K_HVFVU2m0I (italisht)
http://www.youtube.com/watch?v=kB1tANvd11E (spanjisht)
http://www.youtube.com/watch?v=WMAT1-3xuyw (frengjisht)

Nuk duhet harruar se ky film ka dale kur Amerika i binte maces me luge. Ishte Charlie Chaplin ai qe doli kunder diktatoreve, jo qeveria amerikane. Dhe ishte Charlie Chaplin qe u debua nga Amerika i akuzuar si komunist. Ishte po ky Chaplin qe iku i ofenduar ne Zvicer (jo ne Rusine komuniste). Oportunizem tipik shteteror dhe paturpesi qe hedh poshte pretendimin se Amerika eshte vend i lire apo mbrojtes i demokracise. Hyrja e SHBA-se ne lufte erdhi vetem pasi ju prek toka e vet.


Postuar nga BIONDIA datë 06 Maj 2009 - 21:19:




kjo eshte pjesa qe me pelqen me shume si liber por dhe film eshte fantastik INCOMPRESO


Postuar nga Tulipani datë 07 Maj 2009 - 03:32:

I diari della motocicletta

E pranoj qe une apasionohem pas regjizoreve, e pastaj i marr me radhe te gjitha filmat e nese ka aktore qe me pelqejne i marr dhe filmat e tyre me radhe Psh regjizori dhe aktori protagonist i ketij filmi ca vite me pare me kane bere te dashurohem me kinemane e amerikes latine.

Ky s'eshte nga realizimet me te mira te tyre por gjeja kurioze eshte qe paraqet nje Che guevara ndryshe dmth para se te behej ai personazhi qe sot abuzohet, urrehet, dashurohet ndonjehere dhe ekzagjerohet per mendimin tim.





ps. Biondia aman ca filmi ke gjetur, keto s'jane filma jane atentate per qetesine shpirterore te njerezve


Postuar nga Glaukus datë 07 Maj 2009 - 04:06:




ku je Katiiiiiiiiii .... të zuri gjumi ??


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.