| Forumi Horizont | Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Pertej gjithesise se vrojtueshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5470)
interesant ky opinioni
green_mamba,
Interesant ky opinioni ne lidhje me shqipetaret apo shkrues te kesaj teme/forumi. Desha te shtoja qe kjo gje eshte e vertete ne pergjithesi. Eshte me e theksuar tek shqipetaret nga natyra e tyre (padituria). Kam vene re se sa me shume njohuri ka nje njeri kupton qe aq me pak di. Duke hyre me thelle ne cdo fushe kupton sesa me shume njohuri ekziston. Njekohesisht zbulon se sa njohuri dhe dije "ekziston" qe njeriu nuk e ka zbuluar. Dhe shpeshhere keta njerez (ne pergjithesi) preferojne te mos japin mendime perfundimtare (100%) dhe jane me te matur kur flasin.
E kunderta ndosh me njerez qe kane pak dije ose dije ne nje fushe tjeter qe nuk i perket diskutimit. Ata mendojne se i dine shumicen e gjerave. Ata mundohen te japin mendimin e tyre as me shpejte te jete e mundur dhe pastaj fillojne dhe paraqitin argumenta per ta mbrojtur. Ka disa qe nga mezi i argumentimit e kuptojne qe e kane gabim ose nuk kane argumenta me vlere per ta mbrojtur idene dhe pastaj fillojne dhe krijojne argumenta dhe teori qe nuk kane lidhje me temen. Kjo, mendoj se kthehet pastaj ne nje lufte personale ndaj njeri tjetrit ketu ne forum dhe harrohet se per cfare po diskutoheshe. E kam vene re shpeshhere kete ne forumin horizont/Fizike dhe Astronomi.
Megjithate mendoj se ky forum ka ndikim pozitiv ne brezin e ri duke treguar menyren e komunikimit, paraqitjes se argumentave dhe repektit ndaj kolegeve (te rinjte duhet ta gjykojne vete se kush anetare jane modele te mira). Une mendoj (kam kaluar 2 muaj ne shqiperi kete vit) se niveli i edukimit dhe intelektual i shoqerise shqipetare ka pesuar renie te medha ne 5-6 vitet e fundit. Tani po shikohen pasojat e atij brezit te pare qe mori diplomat me leke dhe largimit te brezit intelektual ne emigracion. Jam pesimist ne lidhje me permiresimin e kesaj gjendje por nuk i dihet, ndoshta do vije nje dite qe edhe shqiperia te arrij nivelin qe dikur ka pasur (aq me e veshtire per ta permiresuar).
ja kalofshi mire shqipetare...
| Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.