Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 263 264 265 266 267 268 269 270 271 [272] 273 274 275 276 277 278 279 280 281 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga Auberoni datë 20 Dhjetor 2005 - 23:58:

>>...Une besoj edhe fjalet e Krishtit edhe fjalet e Muhametit...<<

Ja qe kjo nuk eshte e mundshme. Ose duhet te besosh se Krishti eshte djali i Zotit ose se nuk eshte. Nuk ka alternative tjeter.

Ti deshiron te jesh besimtar kosmopolit \ Post-Modern; te ngritesh mbi dogmat fetare, te mos iu dorzohesh relikteve fetare kufizuese e harron (qellimisht) se pikerisht thelbi i religjionit vie nga keto dogma; Erazmi kete do ta quante Lavderimi i Moria-s.

>>...Po qe se Zoti, do te kete nje vellim apo siperfaqe, atehere ai nuk eshte zot...<<

Po pra; momentin qe dicka deskriptive do te thuhet per Te; atehere Ai do te pushoj te jete Zoti. Ai pershkruhet me none-descriptivitet.
A e dikton se sa i varur je nga konceptet fetare te cilat i ke te ngulitura ne mendje e ne anen tjeter ke drejtuar asipratat tek transcendentalja; te ngritesh pertej, te besosh edhe Muhamedit edhe Krishtin e drejt tek Ai.

Por, harron logjiken e thjeshte. Free Spirit thote

>>...Behet fjale per natyren dhe egzistencen e zotit si e konceptojme ate. Filozofet dhe shkencetaret me te medhenj te botes kane vrare trurin deri tani...<<

qe korrespondon me postin tend; Kosmopolitan.

Nuk ka ketu se si e konceptojme ATE sepse nuk e kemi lirine per nje gje te tille. Duhet te i permbahemi none-deskriptivitetit te Akuinskit, (paprekshem, papare, patrup, panatyre, pavellim, pafundshem) e brenda ketij dimenzioni nocionesh te krijojme nje raport me Zotin. Por, vete keto koncepte te shpiejne ne anomali prej qendrimi.

Pra; Zoti u be i njohur per njerezit nga Profetet. Profetet na thane se Zoti eshte i gjithe\gjithe dhe se njeriu i thjeshte nuk mundet ta kuptoj Ate. Njeriu i thjeshte varet nga Profeti sa i perket Zotit. Nuk mund te bejme metamorfoza e hibride; kjo po me pelqen ne Islam e kjo ne Krishterizem. Duhet te i permbahemi njerit; edhe kur jane ne kontradikte me njeri-tjetrin. Logjika e thjeshte: Zoti vjen nga profetet dhe religjionet, ne nuk kemi burim tjeter njohurish mbi Zotin. Nese i beson Muhamedit; ai thoshte se eshte profeti i fundit, keshtu, per popullaten muslimane te planetit toke, vlen Kurani.

E di; njeriu dita-dites po vetedijsohet; dituria qe dikur vendosi fatin e luftes se dyte botrore, sot nje student fizicient me pajisje te duhura mund ta ndertoj.

Kur e kane pytur Muhamedin se kush do te jete musliman me i mire, ata ekzistues apo ata qe do te vijne ne te ardhmen, ai tha se keta qe do pasojne sepse nuk do ta shohin Muhamedin e prape do te besojne ne Allahun.


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 263 264 265 266 267 268 269 270 271 [272] 273 274 275 276 277 278 279 280 281 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.