Forumi Horizont | Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)
Nje sqarim i fundit ne lidhje me kete teme.
Po shikoj qe ka levizje underground ne lidhje me kete teme. Le te sqarojme gjerat njehere e pergjithmone.
Kjo teme eshte hapur kohe me pare nga Eniss, e cila eshte me prejardhje myslimane dhe ka sqaruar disa here se nuk ka dashur te ofendoje askend, por vetem te stimuloje reflektime mbi pro-te dhe kundra-t. Problemi me kete teme ka lindur prej kohesh sepse keto qe thashe me siper shumica nuk i kuptojne dhe menjehere vihen ne levizje per drejtesi ndaj fese islame. Prandaj po ju sqaroj dhe njehere mbi kete teme.
Se pari ajo mbaron me pikepyetje dhe presupozon nje diskutim te qete mbi rolin e fese islame ne shoqerine shqiptare shekujt e fundit. Per me teper qe titulli i temes eshte mare nga nje citim i Ismail Kadarese dhe eshte vene ne diskutim nisur nga dekarata e tij.
Se dyti ne mesazhin e hapjes jane ftuar te gjithe anetaret te diskutojne "duke respektuar dhe toleruar bindjet e gjithsecilit". Kjo padyshim nuk eshte vene re nga ata qe i kane syte e veshur me fe.
Se treti, tema ka kohe qe eshte hapur dhe per kete aresye u vendos te mbyllet tashme. U fshi ne menyre arbitrare nga nje administrator tjeter dhe u kthye ketu nga une, sepse sado qe i bejme qejfin anetareve dhe mundohemi te respektojme fete, Forumi Horizont nuk eshte nen tutelen e deshirave apo tekave fetare. Prandaj ju njoftoj se derisa stafi te vendose ndryshe tema do qendroje ketu ku eshte. Permban dhjetra mesazhe, reflektime dhe replika dhe nuk ka pse te fshihet per ti bere qejfin ndokujt. Perderisa tema eshte lene hapur qe ne fillim dhe vizitoret kane harxhuar kohe per te shkruajtur ne te, nuk ka pse te hidhen ne plehra minutat apo oret e harxhuara per te krijuar kete teme. Kujt nuk i pelqen titulli le te shkoje te flase me Ismail Kadarene, i cili thenien e ka nxjerre ne menyre afirmative. Ketu thenia ishte vetem per diskutim, aspak per provokim. Ju takon juve, anetare islamike, te krishtere dhe ateiste te ruani tolerancen dhe te diskutoni me llogjike ne koke. Keshtu qe mos kerkoni me tej te fshihet kjo teme ! Nese nuk keni respekt per diskutuesit qe kane harxhuar ore per ta mbushur, atehere kini per nje intelektual te njohur shqiptar: Ismail Kadarene. Dhe nese nuk keni respekt as per ate atehere kemi pak hapesira komunikimi.
Dhe se fundi dicka personale. Nuk e ka fajin as tema dhe as titulli qe shqiptaret nuk gjejne gjuhen e perbashket apo respektin per njeri tjetrin. Ky forum nuk eshte as islamik dhe as i krishtere. Kete e kemi treguar duke ndeshkuar kedo qe thyente rregullat, pavaresisht nga feja, dhe duke i treguar vendin kujtdo qe tentonte te abuzonte me postin e moderatorit per te perndjekur anetare islamike apo te krishtere. Keshtu qe mos shikoni cdo gje me ngjyra fetare pa aresye.
Gjithashtu: vendimet deri me sot i ka marre stafi. Do pyese dikush: Kush e zgjedh stafin? Stafi eshte zgjedhur me kujdes gjate kesaj periudhe dy vjecare per t'ju pershtatur me mire vizionit qe per kete forum kemi. Ky vizion perkon me pa-anshmerine politike dhe fetare, me respektin ndaj cdo anetari dhe me mbrojtjen e anetareve nga agresionet psikologjike te anetareve te tjere. Sado myslimane te anetaresohen ne forum, nuk do mjaftojne per te dale nga ideali me te cilin eshte ngritur forumi. Per me teper forumi respekton me shume theniet e intelektualeve te shquar si puna e Ismail Kadarese sesa besimet fetare momentane te njerit apo tjetrit.
Shpresoj ne mirekuptim. Tema eshte e mbyllur, por jo e fshire !
Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 271 272 273 274 275 276 277 278 279 [280] Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.