Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga Isra datë 23 Janar 2006 - 19:00:

hahahaha plloshtan...sigurisht qe te kam kuptuar, por kam dyshim per ata qe shkruajne ketu dhe prandaj bera ca 'nenvizime' te lehta..


Postuar nga Auberoni datë 23 Janar 2006 - 23:14:

Citim:
Po citoj ato që tha isra


"Asnje send nuk eshte si AI" - (Kuran)




Sa deskriptive...aman...


Asnje send nuk eshte sikur ai sendi qe gjindet 4 metra thelle ne toke ne hemisferen veriore te Plutonit, para se Plutoni te dilte nga vrima e zeze nga galaktika Yzfdssdjh, perpara se Big Bangu te bente Bumm-in e fundit ne kete cep te gjithsise, ne vargun e shume galaktiva tjera qe lundrojne ne kete tog gjithsish dhe vetem ata qe kane zemren e paster mund te i shohin te gjitha keto.

Moho kete qe thash!!!

A ben dicka me per toke???


Postuar nga naimi datë 24 Janar 2006 - 22:19:

plloshtani

Zoti e krioi universin kohen posaqerishte per njeriun .


Postuar nga Isra datë 25 Janar 2006 - 13:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni


Sa deskriptive...aman...


Asnje send nuk eshte sikur ai sendi qe gjindet 4 metra thelle ne toke ne hemisferen veriore te Plutonit, para se Plutoni te dilte nga vrima e zeze nga galaktika Yzfdssdjh, perpara se Big Bangu te bente Bumm-in e fundit ne kete cep te gjithsise, ne vargun e shume galaktiva tjera qe lundrojne ne kete tog gjithsish dhe vetem ata qe kane zemren e paster mund te i shohin te gjitha keto.

Moho kete qe thash!!!

A ben dicka me per toke???



auberon... une e kuptoj qe ti ke deshire te gricesh ne kete teme..
ndersa une kam deshire te hedh sado pak nuancen e se vertetes, e cila eshte nje det i thelle pa fund, dhe qe ka mundesi te preke valet e tij vetem ai qe do...


Postuar nga volter datë 27 Janar 2006 - 15:57:

Me mire te mos kishim ekzistuar kurre, dhe se mencuria me e madhe ka te beje me mohimin dhe me mos pranimin e nje eksiztence te tille. Keshtu i kisha thene nje here Zotit. Kete tekst te Schopenhauer e thashe me admirimi, dhe me qellim qe ta provokoja Zotin. Ai u ul qetesisht para portretit tim, dhe me tha me maturi. "Jeta nuk jetohet, por vetem kapercehet, sepse ne te ka shume gjera te cuditshme, qe per krijesat jane si atome te pandashme, dhe eshte shume rende per ta kuptuar". Buzqesha dhe e nderova per fjalet kaq te larta dhe fisnike... Ta them une nje mendim: Jeta nuk jetohet, eshte e vertete qe vetem kapercehet, por ajo eshte mister, per te njohur nje mister tjeter.

Dakort, perse njerezit e mohojne vetveten e tyre, dhe nuk kane asnje konsiderate te vecante per ekzistencen ?

Ekzistenca eshte liria e tyre, me shume liri se njeriu nuk ka asnje krijese tjeter. Imagjinoni tek kafshet si eshte: Ata jetojne te programuar komplet, s kane ndonje vizion te ri te jetes. Ja qeni eshte qen, nuk mund te behet ndonje gje tjeter, ose te diplomoje, ose te hartoje dic, pra a nuk mendoni pra? Ju keni nje ekzistence qe mund te ndryshoni, te zgjedhni, te vendosni, pra te gjitha.... a nuk quhet ekzistence e devotshme kjo?


Biseda vazhdon ne takimin tjeter!


Postuar nga Auberoni datë 04 Shkurt 2006 - 03:44:

Ka filluar nje konflikt Arabo-Danez per keto karikatura


Postuar nga volter datë 04 Shkurt 2006 - 16:39:

Nuk besoj te kishte lidhje me Zotin, sepse konfliktet jane pjese perberese e kafsheve qe qeshin...

Mbreme kah mesnata e vonshme, duke filozofuar ne librin tim, arrita te ndjej nje qetesi te provokueshme me Zotin. Dakort e binda veten se ka lindur "dyshimi misterioz" qe une e quaj ne idealizmin ireacionalist te filozofise sime, dhe me vone fillova te integrohem ne indet e mia te glorifikuar tashme me nocionin e filozofise se urte... Fillova t i them vetes, sonte ndihem sikur zoti vertet ka vdekur, nuk e di, me duket sikur nuk ekziston, apo qe kur ekzistonte ai nuk me jepte asnje zhurme filozofike, me kete me dha te kuptoj sikur zoti kish vdekur... Dhe me kete une arrita te fitoj statusin e zotit, i thashe heshtjes se vonshme: "Sonte jam zot i vetvetes, dhe ndihem sikur molekulat e ajrit jane ne joekzistence"..

mirupafshim i thashe, dhe fillova te shkruaj librin qe kisha nisur me vite te tera...


Postuar nga volter datë 05 Shkurt 2006 - 23:19:

Kur thashe me larte qe Zoti ka vdekur, nuk do te thote qe ai perhere ka vdekur, mjafton te them vetem per nje moment te caktuar... Une e di qe Zoti ka ekzistence te perhershme, dhe jo rastesisht e quaj : Qenie e perjetshme.

Sonte Zoti ekziston si asnjehere me pare, dhe shquhet per nje intuite te hatashme...


Postuar nga volter datë 10 Shkurt 2006 - 00:25:

Kam marre vesh qe Zoti eshte shume i urte, por dhe shume i fshehte, kjo eshte nje ceshtje qe e larteson qenien e domosdoshme...

bye


Postuar nga lost_soul datë 14 Shkurt 2006 - 08:19:

Une jam nje agnostik i thekur, megjithate shpesh rri e mendoj ose mundohem t'i gjej kuptim zotit. Ndoshta lodhem kot se mundet qe ajo te jete ndjesi (qe une s'e kam) dhe jo eksplorim. Une jam rritur dhe formuar ne kohen e komunizmit, kur besimi ishte i ndaluar, dhe ndoshta ky eshte eksperimenti me i mire qe zoti mund te jete thjesht nje krijim i njeriut.

Kuptimi me i afert qe i kam gjetur zotit eshte gjithesia, ose pafundesia, ose cdogjeja qe leviz ne menyre deterministe ose rastesore. Pra edhe une jam pjese e zotit, cdo qe prek, cdo mendim.

Nqs ka gje qe s'besoj fare jane fete zyrtare.
Nuk arrij te kuptoj se si mund te besohet tek dicka kaq te madherishme duke u nisur nga fjalet e nje personi qe ka jetuar mijera vjet me pare dhe nuk ka pasur vecse disa deshmitare rreth tij (nuk po i referohem ndonje profeti te vecante). Po sikur ky person-profet te kete qene thjesht deluzional? intelegjent, popullor, orator, por deluzional. A ka mundesi kjo? Kush mund te thote me siguri qe jo.

Pastaj, a nuk eshte pak e cuditshme qe zotit, kesaj qenesie te perjetshme dhe mbinatyrshme i mvishen karakteristika krejtesisht njerezore? Per shembull, c'kuptim ka shprehja "sillu drejt ne kete bote qe te shkosh ne parajse". Kush do ta vendose kete pune? Zoti? Cfare eshte zoti gjykates hakmarres? Po a nuk eshte kjo ndjenje krejtesisht njerezore? Ose, cdo do thote "ne parajse do te lumturohesh"? A s'eshte lumturia nje aspirate kryekeput njerezore?
Te gjitha keto me fusin dyshimin qe paraqitja qe i behet zotit nga fete zyrtare eshte dicka e krijuar nga ne njerezit.

Une nuk e di a ka zot apo jo, por nuk besoj qe ka parajse apo ferr apo gjykim. Nqs ka zot, ai eshte dicka ose gjithcka qe s'ka lidhje te ngushte dhe drejteperdrejte me njeriun.


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.