Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 281 282 283 284 285 286 287 288 289 [290] 291 292 293 294 295 296 297 298 299 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga lost_soul datë 14 Shkurt 2006 - 08:19:

Une jam nje agnostik i thekur, megjithate shpesh rri e mendoj ose mundohem t'i gjej kuptim zotit. Ndoshta lodhem kot se mundet qe ajo te jete ndjesi (qe une s'e kam) dhe jo eksplorim. Une jam rritur dhe formuar ne kohen e komunizmit, kur besimi ishte i ndaluar, dhe ndoshta ky eshte eksperimenti me i mire qe zoti mund te jete thjesht nje krijim i njeriut.

Kuptimi me i afert qe i kam gjetur zotit eshte gjithesia, ose pafundesia, ose cdogjeja qe leviz ne menyre deterministe ose rastesore. Pra edhe une jam pjese e zotit, cdo qe prek, cdo mendim.

Nqs ka gje qe s'besoj fare jane fete zyrtare.
Nuk arrij te kuptoj se si mund te besohet tek dicka kaq te madherishme duke u nisur nga fjalet e nje personi qe ka jetuar mijera vjet me pare dhe nuk ka pasur vecse disa deshmitare rreth tij (nuk po i referohem ndonje profeti te vecante). Po sikur ky person-profet te kete qene thjesht deluzional? intelegjent, popullor, orator, por deluzional. A ka mundesi kjo? Kush mund te thote me siguri qe jo.

Pastaj, a nuk eshte pak e cuditshme qe zotit, kesaj qenesie te perjetshme dhe mbinatyrshme i mvishen karakteristika krejtesisht njerezore? Per shembull, c'kuptim ka shprehja "sillu drejt ne kete bote qe te shkosh ne parajse". Kush do ta vendose kete pune? Zoti? Cfare eshte zoti gjykates hakmarres? Po a nuk eshte kjo ndjenje krejtesisht njerezore? Ose, cdo do thote "ne parajse do te lumturohesh"? A s'eshte lumturia nje aspirate kryekeput njerezore?
Te gjitha keto me fusin dyshimin qe paraqitja qe i behet zotit nga fete zyrtare eshte dicka e krijuar nga ne njerezit.

Une nuk e di a ka zot apo jo, por nuk besoj qe ka parajse apo ferr apo gjykim. Nqs ka zot, ai eshte dicka ose gjithcka qe s'ka lidhje te ngushte dhe drejteperdrejte me njeriun.


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 281 282 283 284 285 286 287 288 289 [290] 291 292 293 294 295 296 297 298 299 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.