Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 283 284 285 286 287 288 289 290 291 [292] 293 294 295 296 297 298 299 300 301 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga lost_soul datë 14 Shkurt 2006 - 16:51:

Citim:
Po citoj ato që tha Sunlight
o shpirt i humbur, me kot se quake veten te tille,

nje njeri qe nuk beson mund ti beje lavazh trurit te vet via pyetjeve apo analizave per te vertetuar dicka..ne kete rast kemi dyshimin se a ekziston zoti apo jo?

nese une kam tru qe mendoj pse nuk i shoh ata? mos valle nuk kam mendje?
si funksionon ky proces i kompjuterizuar, mund te themi, i percaktuar ne nje menyre perfekte, nga kush??? nga une, ti apo ata qe lindin dhe vdesin vazhdimisht???

nese rryma elektrike eshte percjellese si funksionon kjo rryme, une nuk e shoh...si ka mundesi qe vihet ne pune nje objekt mekanik ne saje te rrymes elektrike???

Une mendoj se nese Zoti do te ishte i shikueshem nga njerezit, (gje qe nuk mund te ndodhe, sepse Ai nuk eshte si njeriu) atehere te gjithe do t'i besonin, dhe askush nuk do te mekatonte sepse do kishte frike ndeshkimin e Zotit? Atehere kjo bote do te ishte ideale, pa gjak, pa lifte, pa vuajtje?? A mund te quhej jete??
JO!parajse ndoshta
Pikerisht per kete ne jemi vene ne prove, ne saj te inteligjences se dhuruar nga krijuesi ne vihemi ne prove cdo dite, me veten tone dhe me njerezit, me pasurine e varferine, se a do jemi falenderues apo perbuzes??

Zoti nuk ka nevoje per njeriun, njeriu ka nevoje per Zotin, ashtu sikurse foshnja per nenen e tij......................

Lost soul, une uroj qe ti te vazhdosh te analizosh sikurse ben plloshtani, kerkoje besimin dhe do ta gjesh...

Ju pershendes


po pse moj drita e diellit ma nxorre sekretin pse e quaj veten te tille?...
ok, po ta fal kete here..

......

nje shoku im besimtar i devotshem me ka thene njehere "nuk shkova une tek besimi, por ishte besimi qe erdhi tek une".
Une nuk kam ndermend ta kerkoj dhe ta gjej besimin me zor. (nje ligj i Murphy-t thoqe qe "me shume studim mund te provosh cdo teori").
Njerezve te ndryshem i vjen besimi ne momente te caktuar te jetes ose kurre. Ndoshta eshte nje ngjarje qe ndodh, ose thjesht vetvetiu qe e ben njeriun te besoje.

Megjithate ve re qe edhe ti bie ne gracken e arsyetimit dhe kerkon te vertetosh ekzistencen e zotit. Vete fjala "besoj" e perjashton nje mundesi te tille. Ne themi "besoj ne zot" dhe jo "eshte e vertetuar qe ka zot". Fjala "besoj" nuk eshte e rastesishme. Kur te bejne nje pyetje per te cilen s'je i sigurte, ti pergjigjesh "besoj qe po", ose "besoj qe jo", pra pergjigja percjell nje besim te brendshmem por jo vertetim.
Askush nuk mund te vertetoje ekzistencen ose mosekistencen e zotit. Ajo ngelet nje ceshtje thellesisht besimi personal.

Mund t'i jepja pergjigje te gjitha arsyetimeve qe ke dhene (lavazhit te trurit etj), por sinqerisht do t'u zgjaste shume dhe do t'u bente e merzitshme, (sidomos kur jam i sigurte qe s'kemi per t'ia mbushur mendjen njeri-tjetrit) keshtu qe po e mbyll ketu

pershendetje.


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 283 284 285 286 287 288 289 290 291 [292] 293 294 295 296 297 298 299 300 301 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.