Forumi Horizont | Gjithsej 117 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Shqiperia Etnike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=125)
Shqiperia Etnike.
Pe sa i perket Shqiperise Etnike nese do bashkohemi ndonjehere apo jo une jam i njejtit mendim me bashkebiseduesin qe ka shkruajtur lart. Qe te bashkohen te gjitha pjeset e Shqiperise Etnike ne nje shtet une nuk mendoj qe mund te behet duke perjashtuar Kosoven , e cila edhe ajo duhet shume pune dhe shume leshime nga politikanet Shqipetare mes njeri tjetrit qe te behet. Por sipas medimit tim ajo enderr e Shqipetareve mund te arrihet me nje tjeter menyre. Une mendoj qe qeveria Shqipetare e para duhet te filloje te nxise lidhje ekonomike te forta me Kosoven dhe Maqedonine, dy vendet kryesore ku ka me shume Shqipetare. Duke bere kete gje mund te afrohet shume me Kosoven qe shume shpejy mund te fitoje pamvaresine dhe pse jo kur me te jete shtet me vete te bashkohemi. Kurse ne Maqedoni duke pasur lidhje ekonomike te forta Shqipetaret me njeri tjetrin mund te nxisin dhe te sponsorizojne edhe shume partite Shqipetare atje. Kur them fjalen sponsorizim nenkuptoj mediat si P.sh qe eshte nje mjet i sigurte per te pasur fitore te ndjeshme. Keshtu duke perdorur kete arme dhe mjete te tjera (demokratike gjithmone) neser pasneser mund te shohim edhe nje kryeminister Shqipetare ne kete shtet pasi ministra dhe zevendes ministra Shqipetare ka atje dhe me kushtetuten e re atje pas marreveshjes kornize kane te shume te drejta ne krahasim me kushtetuten e meparshme. Pra duke nxitur ne kete drejtim pastaj perhapet me shume edhe gjuha Shqipe atje edhe te tjera me radhe. Pra mendimi im eshte qe ne ne radhe te pare duhet te nxisim lidhjet e forta te gjithanshme por vecanerisht ekonimike mes shqipetareve te te gjitha Trojeve Shqipetare me realitetin e sotem te kufijve, dhe pastaj do te arrime shume lehte te bashkohemi. Por une mendoj se edhe ne mos u bashkofshim rendesi ka qe te forcohet ekonimikisht faktori Shqipetar ne keto shtete qe te beje te sigurt dhe sa me te populluar foljen e gjuhes Shqipe atje. Po te arrijme qe Shqipetaret te kene te drejta te barabarta me qytetaret e tjere te cdo shteti ku jetojne shqipetare dhe te vendosur dhe te orientuar drejt zhvillimit ekonomik mbi te gjitha atehere edhe pa nderrim kufijsh mendoj se endrra jone do te jete realitet.
Gjithsej 117 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.