Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Kosova: Fillimi i ri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13597)
Shkurt, shpallet Pavaresia
E Marte, 22 Janar 2008
PRISHTINE - Muaji i ardhshem, e gjen Kosoven me ne fund te pavarur. Prishtina ka vendosur te shpalle mevetesine zyrtarisht, pikerisht gjate diteve te muajit shkurt. Kete e pohoi dje, Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi. Ne nje deklarate te posacme qe i dha BBC-se, Krasniqi sqaroi se Parlamenti pritet qe ne muajin shkurt te shpalle pavaresine. "Ne shpresojme se shkurti do te jete koha kur do te ndodhe kjo kthese e rendesishme historike", tha Krasniqi.
Por kreu i Parlamentit tha se data nuk eshte percaktuar ende. "Duhet te behen dhe disa konsulta per te precizuar kohen se kur do te ndodhe kjo”, tha ai. Sipas Krasniqit, shpallja e pavaresise do te behet permes nje deklarate, ku do te kerkohet ne te njejten kohe dhe njohja e saj nderkombetare. Ai tha se udheheqesit kosovare po diskutojne me njeri-tjetrin dhe me faktorin nderkombetar. "Ne keto dite jemi duke biseduar me Presidentin e Kosoves, me Kryeministrin, jemi ne kontakt te perditshem me faktorin nderkombetar qe eshte i vendosur ne Kosove, duhen te behen dhe disa konsulta per te precizuar kohen se kur do te ndodhe kjo”, siguroi Kryeparlamentari Krasniqi.
------------------------------------
Koha Jone
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.