| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)
Dielli. Ekuacioni i Einstein.
Aleati kryesor i njeriut per tu orientuar.
Lindja e diellit ndriçonte hyrjen e shpelles ku jetonin prehistoriket tane dhe ata pregatiteshin per te perballuar nje dite te re duke ndjekur ritmet e natyres. Kur fillonte muzgu ata merrnin rrugen e kthimit.
Dielli ndihmonte njerzit qe te leviznin. Nese kishin marre per nga lindja, per tu kthuer ndiqnin perendimin. Nese kishin shkuar nga e majta ktheheshin per nga e djathta e linjes qe pershkonte dielli.
Kur lind dielli, drejtohemi nga ai dhe hapim krahet e mbushemi me ajer. Krahet tone drejtohen njeri nga veriu dhe tjetri nga jugu
Me siper thame, majtas veriu dhe djathtas jugu!!! Kjo nuk eshte e vertet nese dielli perendon, perkundrazi.
Mirpo dielli nuk ben çdo dite te njeten rruge, dita dites ai nderron piken e lindjes dhe perendimit. E njeta rruge perseritet nje here ne vit me perjashtim te ekuinokseve, çka solli edhe lindjen e kalendarit diellor.
Tashme, dielli nuk i duhej njeriut, vetem per te treguar lindjen e nje dite te re apo orientuar ne natyre, por edhe per te organizuar jeten e perditeshme.
SHKENCA
Dielli vete eshte nje yll. Qe te duket nje yll duhen te pakten 27 milione vite, çka do te thote se duhen tere keto vite per te lindur nje yll.
Ngjizja:
Diku ne nje pjese te caktuar te hapsires therrmijat qe gjenden ne ate hapsire fillojne e perqendrohen e krijojne nje re gazi dhe pluhuri duke u dendesuar gjithnje e me shume derisa formohet nje re gjithnje e me kompakte, ky kompaktesim sjell rritjen e teperatures (keni parasysh si ngrohet pompa kur fryjme nje gome biçiklete). Pa harruar se hapsira ku gjendet kjo "re" eshte e ftohte -220°c temperatura me e fundit ne shkallen - (minus). Ne 10 milion vite temperatura brenda kesaj Re-je arrin ne 15 milion grade duke shkaktuar nje reaksion berthamor qe provokon shkrirjen e berthamave te hidrogjenit. Nga ky proçes berthamat e hidrogjenit transformohen ne berthama heliumi e çlirohet energji. I gjithe ky proçes thame zgjat vetem 27 milione vite, pas ketyre viteve ne hapsire duket nje yll ne rastin tone dielli.
Lindi Dielli.
Thote nje kenge popullore:
... E ka thone dhe perendia,
kush ka lemun pra do vdesi...
Reaksioni berthamor, krijimi i heliumit: Per te formuar nje atom (berthame) helium duhen 4 atome hidrogjen pasi dime se hidrogjeni duke qene se eshte elementi me i thjeshte perbehet vetem nga nje proton. Kurse heliumi ka dy protone dhe dy neutrone. Mirpo masa totale e atomit te heliumit eshte me vogel se shuma e masave te 4 atomeve te hidrogjenit, ketu fillon ekuacioni i Einstein-it , pra diferenca kthehet, transformohet ose leshohet ne energji.
Kur i gjithe hidrogjeni do te jete transformuar ne helium, sipas nje perllogaritje te bere ne baze te ekuacionit te Einstein kjo do te ndodhe edhe per te pakten 10 miliarde vite, krijohet nje reaksion tjeter si pasoje e rritjes se temperatures dhe per shkak te bymimit dhe pershtjellimit te gravitacionit. Gjate ketij reaksioni kur temperatura e diellit arrin ne 100 milione grade, berthamat e heliumit do te shkrihen per te krijuar berthamat e karbonit. Kur reaksionet berthamore nuk do te jene te mundura, mbaron edhe egsistenca e tij dhe pas disa miliona vite te tjere nuk do te prodhoje me as drite, fiket, dhe do te jete nje trup i ftohte qe sillet neper hapsire.
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.