| Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Biografia dhe Veprat te perkthyera ne Shqip te Erih Maria Remark (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1702)
#9
#10
Tre shoket
Jam duke lexuar romanin Tre Shoket. Pa asnje medyshje eshte romani me i dashur dhe me njerezor qe kam lexuar.
Kur erdha ne shtator ne Tirane kerkova neper librarite libra te autoreve Shqiptar e te huaj. Kjo pasi deshira per te lexuar ishte shume e forte dhe sepse leximi i librave artistike nuk te ngjit aq shume ne gjuhe te huaj sesa ne gjuhen amtare.
Njeri nga librat qe huazova ishte Tre Shoket. Ishte libri qe me rekomanduan me shume, pas librit te Petro Markos: Interviste me vetveten (nuk jam shume i sigurte per titullin).
Deri tani te them te drejten nuk e kam lexuar por e kam "ngrene". Tre Shoke eshte i shkelqyer. Eshte nje liber qe te ndryshon jeten.

Drini i bardhe, sa te kuptoj kur thua qe e ke "ngrene" dhe jo lexuar. Te njejten ndjenje me shkakton dhe mua Remark. Eshte autori qe dashuroj me shume, qe simpatizoj dhe mendoj qe ka nga kryeveprat me te medha te letersise.
"Tre shoke" ka qene libri i pare qe pata kontakt me Remark, edhe te them qe isha teper i vogel ne moshe, por mbas tij s'munda t'i ndahesha me. Tani kam arritur ne perfundimin qe kam lexuar te gjithe librat e tij botuar ne shqip(lista eshte me lart ne nje postim tjeter), edhe ndjehem akoma i pa-ngopur... Sa here e lexoj akoma me i mahnitur. Te them pa frike qe "Tre Shoke" mund ta kem lexuar mbi 4 here, edhe tani ndjej mall, po mendoj t'i rikthehem. 
Me vjen mire qe te pelqen, sic simpatizoj Remark, po ashtu edhe te gjithe lexuesit e tij, sepse ndajme nje te perbashket teper te bukur.
Kalofsh mire! 
Fragmen nga "Duaje Tjetrin" - Te pershendes! 
U shtrine, njeri prane tjetrit, ne erresiren e dhomes. Ruti e mbeshteti koken ne trupin e Kernit dhe menjehere e zuri gjumi, me nje frymemarrje te thelle, si nje femije. Kerni qendroi i zgjuar edhe pak, duke degjuar zhurmen e rregullt te frymemarrjes se saj, pastaj edhe ate e zuri gjumi.
Papritur u zgjua nga nje zhurme. U ngrit ndenjur ne shtrat dhe mbajti vesh te degjonte. Jashte benin zhurme. Zemra filloi t'i rrihte me shpejtesi: mendoi se ishte policia. Kerceu menjehere nga shtrati, vrapoi tek dera aq sa te nxirrte jashte koken dhe veshtroi me kujdes ne koridor. Degjohej te bertiste dikush, ne katin tjeter, ishte nje ze femre, i mprehte dhe i inatosur, qe pergjigjej me nje frengjishte qe te vriste veshin. Pas pak u ngjit lart portieri.
- Cfare ka ndodhur? - e pyeti Kerni i trembur, nga e hapura e deres.
Portieri e veshtroi me pertaci dhe pak i habitur. - Asgje. Nje i dehur qe nuk donte te paguante.
- Asgje tjeter?
- Pse? Cfare duhet te ndodhte tjeter? Keto jane gjera qe ndodhin shpesh. Po ju nuk keni me cfare te merreni?
Portieri hapi deren e dhomes prane dhe futi aty nje burre me mustaqe te zeza bashke me nje grua flokeverdhe qe ecte duke tundur vithet, qe e ndiqnin nga pas. Kerni mbylli deren me kyc dhe, ne erresire, me hamendje shkoi drejt shtratit. U perplas lehte me te dhe, ndersa po kerkonte me dore te gjente vendin, ndjehu menjehere poshte dores gjirin e bute te Rutit. "Praga", mendoj dhe nje vale dashurie e perfshiu te terin. Ne ate cast, trupi i vajzes u drodh lehte. Ajo u ngrit mbi berryla, ndersa nje ze i mekur, gjithe frike, qe ai nuk e njihte, peshperiti: -Cfare? Cfare ka? Ne ke perendi... - Pastaj heshti dhe ne erresire u ndje vetem frymemarrja e veshtire.
-Jam une, Rut, - i tha Kerni dhe u shtri ne shtrat. - Jam une. Me fal qe te tremba.
- Ah... mire, - peshperiti vajza ndersa berrylat e saj u shtrine perseri.
E zuri gjumi menjehere. Fytyra e saj e ngrohte u mbeshtet pas supit te Kernit. "Ja si te kane katandisur", mendonte djaloshi me pikellim. "Atehere, ne "Prage", mendoj, "ti the vetem: kush eshte?... ndersa tani dridhesh dhe je gjithmone e trembur..."
- Zhvishu e gjitha, - tha papritur nje ze i trashe ne dhomen ngjitur, - kam nje deshire te cmendur te te shoh lakuriq.
Kerni po degjonte, Tani e kuptoj me ne fund se ku ndodhej: ne hotel qe jepte dhoma me ore. Me kujdes, veshtroi nga ana e Rutit. Dukej qe ajo nuk kishte degjuar gje. "Rut" peshpeperiti atehere, me ze gati te pakapshem "vogelushja ime, bukuroshja ime e fjetur... vazhdo te flesh dhe mos u zgjo. Ata andej nuk kane te bejne fare me ne. Une te dua, dhe ti me do dhe ne jemi... nuk ka tjeter njeri..."
- Hej, dreq! - Permes murit te holle ndares u degjua zhurma e pellembeve ne vithe. - Keto po, jane te shkelqyera! Pa shih, pa shih! I paske te forta gur!
- Oh... Derrkuc! Je me te vertete derr, e di? - beritit gruaja.
"Ne nuk jemi ketu", fliste me vete Kerni. "Rut, ne nuk jemi ketu. Ne jemi ne nje livadh te madh dhe lule fushe. Ne qiell vertiten dallendyshet, ndersa une shoh fetyren tende te shkelqyer..."
- Lere driten ndezur! - thirri zeri i trashe ne anen tjeter te murit.
- Cfare do tani? Ah... - gruaja kishte nje te qeshur te gajasur dhe te papermbajtur.
"Ne te dy jemi ne nje shtepize ne mal" mermeriti Kerni. "Eshte mbremje. Kemi pire qumesht te fresket dhe kemi ngrene buke te saponxjerre nga furri. Mbi fytyrat tona bie muzgu i mbremjes. Gjithcka eshte e heshtur dhe e qete dhe ne presim naten. Jemi te lumtur dhe e dime qe e duam shume njeri-tjetrin..."
Ne dhomen tjeter rifilloi zhurma, rifilluan levizjet, thirrjet.
"Une mbeshtes koken ne gjunjet e tu dhe ndiej duart e tua mbi floket e mi. Ti nuk ke frike, ke nje pasaporte dhe te gjithe policet, duke buzeqeshur, na lene te kalojme. Gjithcka eshte e heshtur dhe e qete dhe ne presim naten. Jemi te lumtur dhe e dime qe e duam shume njeri-tjetrin..."
Ne koridor u ndjene hapa. Matane murit, ne dhomen tjeter kur per pak kohe nuk u degjuan me zhurma, u ndje nje shul dere qe rrotullohet. "Faleminderit" tha zeri i portierit "shume faleminderit!".
- Po mua cfare do te me japesh, shpirt? - e petyi nje ze i merzitur.
- Nuk kam shume para, - u pergjigj burri. Do te thoshe gje per pesedhjete franga?
- Nuk je ne rregull nga trute. Ne qofte se nuk me jep te pakten njeqind franga, une s'zberthej as edhe nje kopse.
- Por vogelushja ime... - zeri humbi ne nje peshperime grykore.
"Ne jemi me pushime ne breg te detit", vazhdonte Kerni me gjysme zeri gjithe ngrohtesi. "Ti je lare ne det dhe po fle ne reren e ngrohte. Deti eshte i kalter dhe ne horizont duket nje vel i bardhe. Pulebardhat kelthasin dhe era fryn me embelsi..."
Dicka u perplas pas murit dhe u degjua nje goditje. Ruti u drodh e gjitha. - Cfare eshte? - pyeti gjysem e pergjumur.
- Asgje, Asgje! Fli, Rut!
- Ti ketu je?
- Po, te dua shume...
Ajo fjeti: "Ja ne jemi prane njeri-tjetrit dhe ky llum nuk na prek, ky llum ku ata na kane hedhur" peshperiti Kerni mes zhurmes se ndyre te hotelit me ore. "Jemi vetem dhe te rinj, edhe gjumi yne eshte i paster, Rut, bukuroshja ime e vogel. Eshte njesoj sikur te ishim larg ne livadhet e lulezuara te dashurise."
o i lire po ku e ke gjetur ate CV mor aman.Edhe une i dija ca nga ato po sikur i paske hapur dosjen mor lal
. He se bej shaka po ajo letra per M.Ditrihun ishte vertete e bukur,me kenaqe
Je i madh vertet
o I Lire po pate kohe na shkruaj ndonje pjese te bukur nga OBELISKU I ZI ose KOHE PER TE JETUAR KOHE PER TE VDEKUR. Kam besim se do na shkruash ndonje pjese vertet gjigande qe REMARK i ka me shumice
P.S Desha te shtoj edhe nje titull te nje libri tjeter qe mungon ne listen e faqes se pare. RRUGA E KTHIMIT qe REMARK e shkroi pas librit ASGJE TE RE NGA FRONTI I PERENDIMIT kryevepres se tij te pare(se kryevepra beri shume)
Nuk kam kohe momentalisht se jam gjithe provime, por me mundesine e pare do jete kenaqsia ime.
Me behet kaq shume qefi qe ka dhe te tjere qe e duan si une letersine e tij.
P.S Une "Rruga e Kthimit" e kam lexuar ne italisht sepse shqip nuk e kam gjetur, vetem n.q.se i ka shpetuar informacionit tim. Mbase eshte e vertete qe eshte ne Shqip, me vjen mire qe me korigjove.
Gjithe te mirat! Do rikthehem sa me pare...!!
O I_LIRE
do shkruash ndonje pjese ti nga ato librat qe te thashe une apo te te bej denoncim te Lorie une.He mor cun se e ke lene shume pas dore kete temen ti.
Boll te pritem.Ishalla ke dale mire me provime po edhe durimi ka nje kufi
he djale i mbare mos na zhgenje 

| Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.