Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga i_lire datë 03 Dhjetor 2003 - 00:33:

Nga Bodleri:


E embla ime qe shtrirë krejt nudo, ashtu siç m’a donte shpirti

e, në trup s’kish lenë gjë tjetër veç stolive të saj tingëlluese

e fort të çmuara që i jepnin një pamje e ajër tepër triumfues,

të tillë si ai i skllevërve të Morëve, në ditët e tyre më të lumtura....



E, kur keto stoli tunden e hidhen me një zhurmë tallëse,

në një botë vezulluese plot dritë metali e zafiresh,

ndjej të hyj në ekstazë e të humbas në tërrbim

mes gjërash ku tingujt përzihen në dritë e harrim...



E, ajo e shtirë mbi divan, e dorëzuar në ledhka dashurie

qeshte krejt e lëshuar, e hareshëm nga lumturia,

qeshte me dashurinë time, të thelle e të embël si deti,

që ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembinj...



Me sytë e saj çpues, të ngulur mbi mua si një tiger i zbutur,

me pamje të përhumbur e endërrimtarë, merrte poza lozonjare

e më hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie

e pamja e saj naive e sensuale, shkrihej plot nur e magji...



E barku i saj, e gjinjtë si dy fryte të virgjër eremirë,

dhe llërët, dhe kembët, dhe kofshët e baseni,

të lëmuar si fildish, të valëzuar si qafë mjelme

shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritë



Afroheshin e më përkedhelnin si Engjejt e së Keqes,

për të më prishur qetesinë e prëhjen e shpirtit tim,

për të më çoroditur e rrëzuar nga ai Shkëmb Kristal

ku isha ulur e prëhesha i qete e vetmitar...


  Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.