Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C`po ndodh ne Kosove? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4482)


Postuar nga Shtojzovalle datë 21 Shkurt 2005 - 22:31:

Re: azorro....

[QUOTE]Po citoj ato që tha BETERRI
[B]Kam bindjen se kandidati per cmimin Nobel ,ISMAIL KADARE,eshte me nacionalist se ti,dhe me i dobishem se ti e une e shume te tjere per ceshtjen shqiptare,mos u mundo te hedhesh poshte nje nder figurat me te shquara te 30 vjeteve te fundit,nejse puna jote.Revoltat e marsit kishin dy anet e medaljes,njera negative dhe tjetra pozitive,negativja ishte djegija e kishave,te cilat shumica jane te ngritura mbi kisha shqiptare,sepse ne kete kohe qe e gjithe vemendja po perqendrohet tek terrorizmi Islamik,ne e paraqesim vehten(ose kosovaret)si aleate te ardhshem te vendeve Islamike,vetem kjo per mendimin tim eshte ana negative,kurse per anet pozitive duhet te presim akoma qe ti shohim.Per shqiptaret ne kosove eshte e domosdoshme qe mos te bien pre e disa mjekrroshave te zbritur nga *qielli*arab dhe


I nderuar beterri,

padyshim se Kadareja eshte njeriu i madh i pendes, por nuk do te thote se Kadareja mund te jete edhe njeri i kombit dhe aspirates se tij per pavaresi te pergjitheshme., dhe assesi i asaj kosovare...

Kam qene prezent personalisht ne Mülheim te Gjermanise ku Kadareja prezentoi veprat e tij, ne pyetjen time se cka beri ai per qeshtjen kosovare si njeri me fame, pergjigja e tij ishte shume qesharake: " Tri kenge vaji per Kosoven" dmth me tri kenge ai mendoi do perfshien boten. Salla ishte e stermbushur me njerez te kalibrave te fort intelektual, natyrisht nje pergjigje e tille jo qe ishte e tmerrshme por edhe zhgenjyese deri ne palce.

Ndoshta dikend e neverite nje gje e tille, por mua ishte nje deshperim i natyres tejmase, duke pasur parasysh se ne si komb me shume mund te arrijme drejt realizimit dhe publikimit te mesazhit shqiptar per liri me ane te pendes dhe menyrave qe terheqin masen e gjere ne bote se sa permes luftave te pargjakshme.

E potencoje dhe njehere se Kadareja si Shkrimtar eshte i madh por jo si nacionalist ne kuptimin pozitiv te fjales.

me nderime

L.


  Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.