Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga drytty datë 16 Maj 2007 - 13:06:

Ke te drejte, por ai zoti per te cilin po flet ndrysh quhet "njeri" i cili do ti marre vendin Zotit.


Postuar nga volter datë 21 Maj 2007 - 19:11:

Zoti me caktoi te mesoj nje te fshehte!

(Zoti eshte ai qe na meson per te fshehten dhe te dukshmen).


Postuar nga aint datë 22 Maj 2007 - 09:22:

Citim:
Po citoj ato që tha drytty
Ke te drejte, por ai zoti per te cilin po flet ndrysh quhet "njeri" i cili do ti marre vendin Zotit.

Kam te drejte, por jo per ate arsye. Po per arsyen se zoti eshte nje trillim njerezor qe e ka burimin tek erresira e arsyes dhe don t'i marre vendin drites.


Postuar nga volter datë 28 Maj 2007 - 18:15:

Rrufeja buronte ne qiell, dhe me telegram sillte ne toke, ate ze teper melankolik te sillte ne vesh! Bente nje bubullime te furishem, saqe te shurdhonte veshet deri ne timpanin e fundit! Nje hyjnore qe fshihet ne shpirtin tim, nxori ne drite nje forme shpetimi, per t'i ikur sa me pare solo bubullimave.

Mbaj mend nje vetetime qe te shurdhonte, dhe nje lutje me plot shpirt , bente qe Zoti te pushonte kete vetetime te rrepte! Pak me vone, kuptova qe nje Zot eshte dhe ekzistenca e Tij, ndodhet ne Qiell dhe ne Toke, vetem per t'i sprovuar speciet njerezore!

Thenia:
Zoti eshte Absolut!


Postuar nga Pashai_1987 datë 30 Maj 2007 - 03:18:

Zoti

Meqe nuk jam filozof, doja te beja nje pyetje: Kush e ka krijuar Zotin / Krijuesin?

Faleminderit


Postuar nga el-Nino datë 30 Maj 2007 - 07:34:

Zoti

Vetem nje korrigjim te vogel desha te te bej por besoj qe eshte i domosdoshem.. mendoj qe pyetja juaj eshte e gabuar pasi brenda ne te ka nje gjysem pergjigje..

domethene ne momentin qe ti thua se "Kush e ka krijuar", dmth ketu le te kuptohet qe dikush e ka krijuar por se kush ... me mire do te qe sikur te thoje:- A eshte i krijuar Krijuesi?


Postuar nga Pashai_1987 datë 31 Maj 2007 - 00:53:

Pyetja ime mbase eshte shkruajtur gabim por e shof qart qe ti e ke marre mesazhin, nese Krijuasi / Zoti ka krijuar gjithçka. A nuk lind pyetja ime "Kush e ka krijuar Krijuesin, ose a eshte i krijueshem Krijuesi"?

Sepse Ai vetem ne gjithesi nuk erdhi, pra dikush e ka krijuar krijusin tone te cilin njerezit e quajne mashkull (ai) dhe per me teper "ai" kishte dhe nje djale/mashkull Jezu Krishtin, eshte krijim tipik i njeriut mashkull, valle?


Postuar nga el-Nino datë 01 Qershor 2007 - 11:35:

e kuptova pyetjen, por thash se mbase dikush tjeter do te pergjigjej.. me pak fjale dhe shkurt thuhet se:
Zoti? : "Zoti eshte Nje i Vetem, Ai ka sundim mbi gjithcka qe ekziston, Nuk eshte i lindur dhe as nuk ka lindur kend, Atij nuk i pergjan asnje nga krijesat"


...nje shpjegim pak me i detajuar i asaj qe shkruhet me lart:
Zoti ka krijuar gjithcka, ndaj me te drejte Ai ka sundim mbi gjallesat e Tij. Ai na jep jeten dhe Ai na e mer. Vertet njeriu ne jeten e perdithsme shpesh nuk i zbaton rregullat e Zotit por Zoti na e ka lene kete mundesi zgjedhjeje. Ndryshe ndodh me fenomene te tilla si lindja dhe vdekja te cilat Zoti i cakton dhe nuk jane ne doren tone sado qe ne te perpiqmi. Ai ekziston nga pafundesia. Mendja e njeriut nuk shkon me larg se kaq. Njeriu cdo gje eshte mesuar ta lidhi me VEND dhe KOHE ndaj keto fenomene nuk i kupton dot. Te te bej nje pyetje: ne dime qe gjithesia u krijua nga nje shperthim i nje pike te vetme qe shkenca e quan BIG BENG. Deri ne kete kohe nuk kishte as dite e as nate.. a arrin mendja e njeriut qe te mendoje nje gjendje as dite e as nate??a arrin njeriu te imagjinoje-mendoje cfare ka pertej universit?? prandaj, ne shohim qe kur mendja jone nuk eshte e afte qe te konceptoje krijesat (koha dhe vendi jane krijesa te Zotit) si ka mundesi qe mund te konceptoje Krijuesin???
shpresoj te kem qene i qarte...


Postuar nga el-Nino datë 06 Qershor 2007 - 05:45:

...Zoti eshte Gjithcka pervec asaj qe ne e imagjinojme se eshte Ai...


Postuar nga aint datë 06 Qershor 2007 - 12:38:

E kuptojme apo s'e kuptojme? Kjo duket te jete ceshtja. Epo si t'i teket besimtareve.

Zoti ekziston, por cuditerisht ekziston jashte llogjikes sone, jashte te kuptuarit tone!! Por atehere nga e dime qe ekziston perderisa s'e kuptojme? Cuditerisht besimtaret kuptojne gjera qe qendrojne jashte asaj qe ata mund te kuptojne. Ndoshta ata kane vendosur ta vendosin zotit midis te kuptuarit dhe te moskuptuarit.
Varet. Po te jete puna per te thene citate pa fund ata e kuptojne mire dhe teper mire. (zoti eshte i drejte, i mire, i meshirshem).
Por ama, nqs dikush pyet: ore po nga i dini ju keto gjera? Pergjigja eshte e menjehershme: Pusho. Ne s'e kuptojme dot zotin, se ai qendron pertej njohjes sone.

Sot bleva dicka ne nje dyqan, por s'e di se cfare eshte. Di qe eshte e mire, e bute, e drejte, e meshirshme, e gjithfuqishme, por prap s'e di se cfare eshte. Une mund te flas pa fund per cilesite e ketij sendi, por prap s'e kuptoj se cfare eshte. A me ndihmon dot ndonjeri??


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.