Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Kerkoj lente te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18702)
Shumica e fotove jane te atilla sepse sic e permenda dhe me pare, lentja ime primare eshte nje prime 50mm F1.7. Ka ngjyra te persosura dhe nuk ka deformime te dukshme ne imazh. Eshte fantastike per portrete dhe nese e ngre pak F-ne, psh 2.2 e siper, fotot dalin teper te qarta por, gjithmone thellesia e fushpamjes eshte teper e shkurter (nese rrotullohesh te vlerat e mesiperme). Lentja tjeter qe e ka pothuajse te pafundme thellesine e fushpamjes eshte ajo qe ka ardhur bashke me aparatin, 18-55mm e cila i ngjesh objektet dhe subjektet ne nje plan te vetem. Fotografia me pelqen me teper si nje art ku ti pasqyron deri diku dhe tekniken, jo thjesht si nje imazh ku njerezit duhet te vrasin mendjen se cfare ka dashur te thote autori. Prandaj dhe subjektet e mia jane kryesisht te nxjerra ne pah dhe sfondet e tyre mundesisht sa me te veshura.
Perpos kesaj, hutohem kollaj kur shikoj veshjen e sfondit dhe nuancat (bokeh) qe ai merr sipas lentes perkatese. Pikerisht per kete kam marre dhe nje lente prodhim Rus, ajo qe kam permendur 3-4 postime me siper. I jep nuancave te sfondit nje perdredhje te embel te cilen po perpiqem ta nenshtroj... Shpresoj se shpejti te kem foto ku te mund te tregoj objektivisht ate per te cilen po flas.
Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.