Forumi Horizont | Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarsia në Clirimin e Shqipërisë nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=255)
-- Shqiperia nen Pushtimin Gjerman (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2249)
Hysni Kapo (Besniku). Gjithnjë sipas arkivave.
Në vitin 1941 takohet me Qazim Koculin (trim i luftës së Vlorës 1920), që ishte 1 njeri me personalitet në popull, dhe donte t'a reklutonte në P.K.Sh. për të pasur dhe popullin me vete. Kur Z.Qazim Koculi s'pranoi duke argumentuar se komunizmi s'ishte për popullin shqiptar, Besniku i thotë:
--S'na bëhet vonë ne për 1 milion qerozë shqiptarë, kur kemi 500 milionë kinezë me vete!!
**********************************
Hysni Kapo në Pleniumin e Beratit, Nëntor 1944
E falenderoj P.K.J.-në që s'ka munguar asnjëherë të na vijë në ndihmë. E gjithë puna udhëhiqej nga Lirija (Liri Gega) dhe ne të gjithë bënim c'na thoshte ajo. Nga Koferenca e Labinotit përfituam dhe menduam të bënim dicka. Biseduam për zgjerimin e Frontit, por në të vërtetë ne s'bëmë gjë, se me ardhjen e Lirisë në Vlorë e shtruam cështjen: O me ne, o s'ka. Nacionalistët (Ballistët, etj) e Vlorës ishin kundër okupatorit dhe Zogut dhe mund të bashkoheshin me ne, por Lirija dhe Dushani prishën shumë punë. Ajo zbatonte vetëm porositë e Miladinit e Dushanit. Puna në Vlorë tregon se sa sektarë kemi qenë. Gjëja më e keqe ka qenë fryma terroriste si në organizata ashtu edhe në ushtri, mendonim se kështu do të zhduknim ata që s'ishin me ne. Një provë e sektarizmit është dhe kjo që po tregoj më poshtë. Kur kapitulloi Italia dhe kur ne po luftonim gjermanët erdhën dhe forcat e Ballit që të luftonim bashkë me ne. Liria na ka thënë se s'duhet t'i pranomin dhe s'duhej t'i linim të luftonin Ballistët, se do fitonin simpati dhe influencë. Si provë terrorizmi më i keq është vrasja e Mynyr Xhindit. Po ta shikojmë cështjen mirë si komunistë, ai s'duhej vrarë. Shpirti terrorist vazhdon edhe sot, edhe te përgjegjësat e lartë. Ka disa që mendojnë se ky mjet, terrori, është i rëndësishëm për të fituar Partia. Këtë shpirt e ka futur Dushani që na fliste me simpati për 1 punë të tillë. Unë e di që kam bërë gabime si ai në Vlorë për punë morali, por mua s'më është bërë as1 kritikë nga shokët e K.Q.
Unë kam konstatuar se përvec Mehmetit shpirtin terrorist e ka edhe Shulja (Kristo Themelko), i cili më ka thënë se po s'i zhdukëm tani, s'kemi kohë kur t'i zhdukim. Ai mendon se kështu do të kalojmë në socializëm.
Sejfulla Malëshova:
--Si mendon ti? Pas ofensivës së dimrit po të kishim pasur 1 qëndrim jo sektar karshi Skënder Mucos dhe nacionalistëve të tjerë në Vlorë, a mund të vinin ata me ne?
Besniku:
--Skënder Mucua e kishte kuptuar qëllimin tonë dhe e kishte humbur besimin te ne, se ne donim ta hiqnim pas hunde prandaj ishte e vështirë. Por sikur atij t'i shtrohej kjo që po shtrohet sot, ai do të ishte nga ana jonë.
Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.