Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga bleta punetore datë 06 Qershor 2007 - 19:41:

C'na bere moj Eve e mor Adam!

Na e nderruat Edenin me nje cap molle...

E tani jemi te denuar te ndihemi perjetesisht te paplotesuar.. e te degjojme tere keto kusure!


Postuar nga Auberoni datë 07 Qershor 2007 - 01:58:

Citim:
Po citoj ato që tha aint
Ne s'e kuptojme dot zotin, se ai qendron pertej njohjes sone.



Kete e kam perseritur shume here ne kete teme por, cdo here kam hasur ne vesh te shurdher te cilet ne rastin me te mire, devijonin temen duke pamundsuar nje debat te mirefillte dhe te bazuar ne logjike te shendoshe.

Sikur arsyeja e tyre nuk mund te kuptoj se per te klasifikuar DICKA\DIKEND si qenie qe qendron pertej inteligjences se njeriut, parakusht eshte t'a njohesh ate qenie qe te dish se qendron pertej, qe automatikisht nenkupton edhe nje kapacitet (i cili mungon) per te pare\kuptuar mundesite\tiparet e tij.

Mendoj se nuk eshte argument ontologjik te thuash se nuk mund te kuptojme Zotin pa servuar arsyetime se si ka ardhur deri tek ky perfundim. Arsyetimet edhe nese jo edhe aq logjike, te pakten te shtrihen brenda kufirit te mrekullise, apo brenda nje imagjinate qe kufizohet me te mundshmen e skajshme ku lehte mund kalohet dhe ku mund te replikohet proporcionalisht ne baza te njejta. Por, arsyetimet e tilla mungojne dhe zevendsohen me kokefortesi dhe deklarata te njeanshme.


Postuar nga el-Nino datë 07 Qershor 2007 - 06:13:

Citim:
Po citoj ato që tha aint
E kuptojme apo s'e kuptojme? Kjo duket te jete ceshtja. Epo si t'i teket besimtareve.

Zoti ekziston, por cuditerisht ekziston jashte llogjikes sone, jashte te kuptuarit tone!! Por atehere nga e dime qe ekziston perderisa s'e kuptojme? .

Sot bleva dicka ne nje dyqan, por s'e di se cfare eshte. Di qe eshte e mire, e bute, e drejte, e meshirshme, e gjithfuqishme, por prap s'e di se cfare eshte. Une mund te flas pa fund per cilesite e ketij sendi, por prap s'e kuptoj se cfare eshte. A me ndihmon dot ndonjeri??



Nga ana fetare ne e dime qe ekziston Zoti sepse:
..njeriu i pare ishte profet..ai i tregoi pasardhesve te tij per ekzistencen e Zotit..kohe pas kohe Zoti ka derguar profete per ti treguar njerezve rrugen e drejte..gjitashtu Ai na ka derguar librat e shenjte te cilet na tregojne per te..
nga ana logjike po i pergjigjem pyetjes tende me nje pyetje...: nga e dime ne qe ekziston fusha magnetike qe ne nuk e shohim? nga e dime ne qe ekzistojne vale te ndryshme qe ne nuk i shohim (si psh valet e radjos)?.. <pres te me pergjigjesh e pastaj do ta jap edhe une nje pergjigje>

sa per pyetjen e fundit nuk te ndihmoj dot..nuk di se cfare eshte pasi nuk e kam pare, por arrij te imajinoj duke e krahasuar me cfare kam pare..ne qofte se ti ma pershkruan une do te arrij te imagjinoj dicka duke i mveshur cilesite e atyre gjerave qe une kam pare..por kur ne toke nuk ekziston asgje e ngjashme me Zotin, si kerkon te imagjinosh per pamjen e Zotit?? nqs do te degjosh nje lajm se ne nje planet tjeter jane pare krijesa mendja jote menjehere do ti imagjinoje ata me virtyte te krijesave tokesore apo jo??keshtu qe per dicka qe nuk e ke pare nuk mund ta imagjinosh..keshtu edhe i gjendjes se atmosferes as dite as nate qe ne nuk e konceptojme dot...besoj eshte shume e thjeshte per tu kuptuar..

 


Postuar nga aint datë 08 Qershor 2007 - 05:10:

Anen fetare me mire lere per tek nenforumi fetar.


Fusha magnetike e di qe ekziston se:

1. Ka bashkeveprim me trupat e tjere
Psh: Kur vendos nje magnet ne nje fushe magnetike ai do te levize. Forca e fushes do te ndjehet.

2. Ka sjellje te mirepercaktuar
Sjellja e fushes nuk ndryshon. Nqs e kthjeme shigjeten e busulles nga jugu, fusha magnetike do ta kthjete perseri nga veriu.

3. Eshte e parashikueshme. (shume e rendesishme kjo)
Rasti 1 dhe 2 ndodhin gjithmone. Psh. Nuk mund te ndodhe asnjehere qe ta drejtosh shigjeten e busulles nga jugu dhe te mbetet aty.


Cfare provash ke ti per ekzistencen e zotit?


Postuar nga aint datë 08 Qershor 2007 - 05:21:

Citim:
Po citoj ato që tha el-Nino


sa per pyetjen e fundit nuk te ndihmoj dot..nuk di se cfare eshte pasi nuk e kam pare, por arrij te imajinoj duke e krahasuar me cfare kam pare..ne qofte se ti ma pershkruan une do te arrij te imagjinoj dicka duke i mveshur cilesite e atyre gjerave qe une kam pare.....



Pra ose do ta shohesh vete, ose do te me besosh mua.

Vete nuk e shihni, sepse e keni te deklaruar qe ai nuk shihet (konkluzion gjithsesi i mbeshtetur ne ajer)

Mbetet qe te me besosh mua.
Atehere? Une deklaroj. Une jam Jezu Krishti. U ktheva me urdherin e babait tim, jo jo timin, jo jo babait tim dmth mua vete.

A me beson o djale??


Postuar nga aint datë 08 Qershor 2007 - 05:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni

Sikur arsyeja e tyre nuk mund te kuptoj se per te klasifikuar DICKA\DIKEND si qenie qe qendron pertej inteligjences se njeriut, parakusht eshte t'a njohesh ate qenie qe te dish se qendron pertej, qe automatikisht nenkupton edhe nje kapacitet (i cili mungon) per te pare\kuptuar mundesite\tiparet e tij.


A mund te komentoni mbi kete? (i drejtohem besimtareve qe e bazojne besimin mbi llogjiken)


Postuar nga Passionman datë 08 Qershor 2007 - 22:29:

Postime interesante. Mua personalisht nuk me intereson shume shperdredhja e argumentave pro apo kundra per ato qe po diskutohen ketu , por do desha te sillja ne fokus nje fakt konkret nga psikologjia.
Kur nje individ beson thellesisht ne egzistencen e zotit dhe si rrjedhim mbeshtetet ne kete besim ne momente te veshtira te jetes se tij , cuditerisht dhimbja apo sikleti i lehtesohet , ndersa nje individ tjeter qe ka prirje ateiste , ne nje situate te ngjashme e kalon me me veshtiresi .
( Ky nuk eshte konkluzioni im por citim nga nje shkrim i librit te Joges)
Cilido nga ne , beson apo nuk beson ne egzistencen e zotit , e pranon faktin qe universi nuk ka qene keshtu sic eshte sot . Kush e krijoi, si , kur etje etj keto jane pyetje qe as feja dhe as shkenca nuk i kane zgjidhur perfundimisht. Cilido qofte emri i asaj force qe na krijoi, Zoti apo Natyra,per mendimin tim ne dime shume pak ose aspak rreth saj.


Postuar nga el-Nino datë 10 Qershor 2007 - 11:53:

Citim:
Po citoj ato që tha aint
Anen fetare me mire lere per tek nenforumi fetar.


Fusha magnetike e di qe ekziston se:

1. Ka bashkeveprim me trupat e tjere
Psh: Kur vendos nje magnet ne nje fushe magnetike ai do te levize. Forca e fushes do te ndjehet.

2. Ka sjellje te mirepercaktuar
Sjellja e fushes nuk ndryshon. Nqs e kthjeme shigjeten e busulles nga jugu, fusha magnetike do ta kthjete perseri nga veriu.

3. Eshte e parashikueshme. (shume e rendesishme kjo)
Rasti 1 dhe 2 ndodhin gjithmone. Psh. Nuk mund te ndodhe asnjehere qe ta drejtosh shigjeten e busulles nga jugu dhe te mbetet aty.

Cfare provash ke ti per ekzistencen e zotit?


...se pari me lejo te kerkoj ndjese per vonesen e pergjigjes..
..dmth, ne edhe pse nuk e shohim fushen magnetike, themi se ajo ekziston sepse ne shohim rezultatin e saj, qe ne rastin qe ti ke paraqitur eshte terheqja e magnetit apo shigjeta e busulles..(si rasti i fushes magnetike ka edhe raste te tjera)..
une ne te njejten menyre do te vertetoj ekzistencen e Zotit duke u nisur vetem me nje fakt nga termodinamika (ka shume fakte te tjera, por nuk dua te zgjatem ):
Ligji i Trete i Termodinamikes-ose ligji i Entropise, thote: "Te lene ne vetvete(te braktisur) sisteme te ndryshme te organizuar(te rregullt) do te humbin rregullsine(do te prishen) me kalimin e kohes" dmth nqs ti braktis ne gjendje te mire nje makine dhe nuk kujdesesh per te, me kalimin e kohes ajo do te prishet-rrenohet..

Nga ky ligj mund te nxirren dy konkluzione:
1-I lene ne vetvete dhe pa askend qe te kujdeset per te, universi nuk do te kishte kete rregull qe ka por do te ishte i crregullt...
2-Sic e dime, universei u ndertua si pasoje e nje shperthimi qe shkenca e quan Big Beng.. pas ketij shperthimi cdo gje ishte e crregullt..si ka mundesi qe u vendos ne nje forme te perkryer ku edhe milimietri eshte fatal???

Ai qe kujdeset per te eshte padyshim Krijuesi i tij...eshte Zoti te cilin ne nuk e shohim (ashtu sic nuk shohim edhe fushen magnetike) por shohim rezultatin e tij...


Postuar nga el-Nino datë 10 Qershor 2007 - 12:10:

Citim:
Po citoj ato që tha aint

Pra ose do ta shohesh vete, ose do te me besosh mua.

Vete nuk e shihni, sepse e keni te deklaruar qe ai nuk shihet (konkluzion gjithsesi i mbeshtetur ne ajer)

Mbetet qe te me besosh mua.
Atehere? Une deklaroj. Une jam Jezu Krishti. U ktheva me urdherin e babait tim, jo jo timin, jo jo babait tim dmth mua vete.

A me beson o djale??



Pyetja jote ishte mbi sendin qe ti ke blere mos e devijo tani... me the qe a e dalloj dot ose jo se cfare eshte duke u nisur nga cilesite qe ti na jep..puna e besimit eshte dicka tjeter..ajo qe ke shkruar ne kllapa (konkluzion ne ajer) eshte e gabuar, sepse eshte e vertetuar shkencerisht qe syri jone nuk sheh cdo gje, apo jo???pastaj, edhe ty te besoj qe mund te quhesh Jezu Krishti sepse nuk ka ndonje gje te quhesh ashtu, por kam pershtypjen kete emer ta ka vendos ndonje i huaj se ne Shqiperi nuk ka emra te tille se cfare me ke shkruar ke rrjeshti i fundit me duket si gjeagjeze :p :p..


Postuar nga aint datë 10 Qershor 2007 - 14:20:

Citim:
Po citoj ato që tha el-Nino

...se pari me lejo te kerkoj ndjese per vonesen e pergjigjes..
..dmth, ne edhe pse nuk e shohim fushen magnetike, themi se ajo ekziston sepse ne shohim rezultatin e saj, qe ne rastin qe ti ke paraqitur eshte terheqja e magnetit apo shigjeta e busulles..(si rasti i fushes magnetike ka edhe raste te tjera)..
une ne te njejten menyre do te vertetoj ekzistencen e Zotit duke u nisur vetem me nje fakt nga termodinamika (ka shume fakte te tjera, por nuk dua te zgjatem ):
Ligji i Trete i Termodinamikes-ose ligji i Entropise, thote: "Te lene ne vetvete(te braktisur) sisteme te ndryshme te organizuar(te rregullt) do te humbin rregullsine(do te prishen) me kalimin e kohes" dmth nqs ti braktis ne gjendje te mire nje makine dhe nuk kujdesesh per te, me kalimin e kohes ajo do te prishet-rrenohet..

Nga ky ligj mund te nxirren dy konkluzione:
1-I lene ne vetvete dhe pa askend qe te kujdeset per te, universi nuk do te kishte kete rregull qe ka por do te ishte i crregullt...
2-Sic e dime, universei u ndertua si pasoje e nje shperthimi qe shkenca e quan Big Beng.. pas ketij shperthimi cdo gje ishte e crregullt..si ka mundesi qe u vendos ne nje forme te perkryer ku edhe milimietri eshte fatal???

Ai qe kujdeset per te eshte padyshim Krijuesi i tij...eshte Zoti te cilin ne nuk e shohim (ashtu sic nuk shohim edhe fushen magnetike) por shohim rezultatin e tij...


Ore po ti paske bere zbulim ne fizike. Nuk po tallem. Ti me kete arsyetim ke hedhur poshte ligjin e dyte (dhe jo te tretin) te termodinamikes. Plus qe kontradikton veten tende.

Te shpjegohem.

Thua: "Ligji i Entropise thote qe ..etj etj... pra gjerat duhet te shkaterrohen", por (vazhdon ti) eshte zoti qe nuk e len te ndodhe. Atehere i bie qe ligji i Entropise te mos jete i vertete!!! Se po te ishte i tille, gjerat duhet te shkaterroheshin, gje qe nuk po ndodh. Pra: a eshte i vertete apo s'eshte i vertete ligji i dyte? Dhe ketu qendron edhe kontradikta ne llogjike. Vjen me nje pohim qe e presupozon te vertete nga fizika, dhe e hedh poshte po vete duke perzier aty zotin.

Me kupton? Kaq per ligjin e dyte.

Por termodinamika ka edhe ligje te tjera. Ti ke kapercyer direkt tek i dyti, po te parin e ke lexuar? Ai thote: "energjia dhe materia as nuk krijohen e as zhduken". Si tia bejme tani meqe librat e shkruara mijera vjet me pare na mesojne qe zoti e krijoi gjithesine nga hici? Apo as ligji i pare s'eshte i vertete?

Ah e gjeta vete pergjigjen. Zoti eshte jashte kohes dhe materies. Krijoi ligjin e pare te termodinamikes dhe nuk perzihet me me te. Po ashtu krijoi edhe te dytin, por cuditerisht nderhyn shume tek ky i dyti. E krijoi sa ta zbulonin shkencetaret, por me tutje nuk e len qe te zbatohet.
-----------

Tjeter.

Flet per persosmerine e universit. E cileson ate si te perkryer etj.
Pyetja qe kam une eshte: Me cfare e krahason?

Sepse, kur flet ne menyre superlative (dmth krahasimore psh. i mire, me i mire, i perkryer) duhet te keshte nje bashkesi me te pakten dy objekte dhe ajo qe eshte me e rendesishmja duhet te keshe nje funksion mates (ose metrike) ne menyre qe te krahasosh

Psh kur krahason mollet. Kemi te pakten dy molle dhe metrika do te ishte shija. Dhe keshtu kemi te drejte te themi qe kjo molle eshte me e mire apo kjo molla tjeter eshte e perkryer.

Ti universin me cfare e krahason? Cili eshte universi nr 2? Cila do te ishte metrika qe perdor? (se universi krahasohet me universin, ashtu si mollet krahasohen me mollet dhe jo me dardhat).
Se mos me thuash eshte i perkryer sepse planetet rrotullohen rreth diellit etj etj.


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.