| Forumi Horizont | Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Citim:
Po citoj ato që tha el-Nino
[
Ligji i Trete i Termodinamikes-ose ligji i Entropise, thote: "Te lene ne vetvete(te braktisur) sisteme te ndryshme te organizuar(te rregullt) do te humbin rregullsine(do te prishen) me kalimin e kohes" dmth nqs ti braktis ne gjendje te mire nje makine dhe nuk kujdesesh per te, me kalimin e kohes ajo do te prishet-rrenohet..
Nga ky ligj mund te nxirren dy konkluzione:
1-I lene ne vetvete dhe pa askend qe te kujdeset per te, universi nuk do te kishte kete rregull qe ka por do te ishte i crregullt...
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
El-Ninjo, krejt ne rregull, por, ke bere nje gabim logjik.
Eshte e vertete se makina pa kujdesje\mirembajtje do te shkatrrohet me kalimin e kohes. Ne kete perfundim kemi ardhur duke ditur faktet ne vijim:
- Njohim materialin prej te cilit eshte krijuar makina;
- Njohim forcat qe veprojne ne makine;
- Njohim kufijt, madhesine, lligjet dhe forcat qe e vejne ne veprim;
- Njohim rezistencen e makines;
- Te gjithe e kemi te njohur se si reagon makina ndaj zjarrit apo ujit etj;
- Njohim cdo gje rreth makines.
Pra, duke njohur makinen dhe cdo gje tjeter qe e rrethon, kemi ardhur tek ky perfundim.
Tash, nese deshiron te thuash te njejten gje, se universi do te shkatrohet nese Zoti nuk kujdeset per te, duhet te dish te pakten:
-Materialin prej te cilit eshte ndertuar universi;
-Duhet te dish se prej ku deri ku shtrihet universi;
-Duhet te njohesh forcat qe veprojne ne univers;
-Nuk duhet te harrosh se te gjitha ligjet e fizikes e fizikes (pervec te Ajnshtajnit) nuk vlejne sapo leshojme orbiten e tokes;
-Duhet te jesh i sigurt se Zoti ka aftesi te mirembaje universin dhe t'a riparoj;
-Qe te jesh i sigurt se Zoti ka aftesite e duhura, duhet ta njohesh Zotin. Pastaj po e marrim shembull se e njeh Zotin, mendoj se TI nuk je i kualifikuar te ia verifikosh aftesite e tije per mirembajtjen e universit.
Duke marre parasysh se asnjeren prej te lartecekurave nuk e permbush, pra; logjika e shendoshe kundershton pohimin tend si te pabaze sepse per gjera qe NUK i njeh, nuk mund te japesh mendime.
Nese je duke tentuar te thuash se vete ekzistenca e universit dhe e jona logjikisht nenkupton krijuesin i cili posedon te gjitha mjetet\dijen e duhur per te mbeshtetur tezen tende, pra, e ka krijuar, ka aftesi ta drejtoj dhe shkatrroj, prape, ky ngelet vetem nje pohim pamvarsisht nga mundi i kotë qe merr te na bindesh. Okay, as une dhe asnje frymor me dy kembe nuk e di pergjigjen e sakte edhepse edhe une lirisht mund te lansoj nje teori se universin e drejton nje qenie me 17 duar dhe 1 sy, dhe kjo 'teori' imja ndaj tendes do te ishte proporcionalisht e pamundur per t'a deshmuar.
Citim:
Po citoj ato që tha heathcliff
dhe ketu gabon edhe ti i dashur auberon, ...
pergjigje per aint..…se pari me lejo te tregoj dicka..nuk ti tash nga mendja ime ato me siper..se nuk nxirren gjerat ashtu me hamendje..apo nuk mendon edhe ti ne te njeten menyre?? ï_ ï_ libri nga i mora informacionet ka keto te dhena: Title: The Creation of the Universe/ Author: Harun Yahya/ Translated By: Robert Bragner/ Printed at : Toronto – Canada/ fq.35-36
Citim:
Po citoj ato q� tha aint
Ore po ti paske bere zbulim ne fizike. Nuk po tallem. Ti me kete arsyetim ke hedhur poshte ligjin e dyte (dhe jo te tretin) te termodinamikes. Plus qe kontradikton veten tende.
Te shpjegohem.
Thua: "Ligji i Entropise thote qe ..etj etj... pra gjerat duhet te shkaterrohen", por (vazhdon ti) eshte zoti qe nuk e len te ndodhe. Atehere i bie qe ligji i Entropise te mos jete i vertete!!! Se po te ishte i tille, gjerat duhet te shkaterroheshin, gje qe nuk po ndodh. Pra: a eshte i vertete apo s'eshte i vertete ligji i dyte? Dhe ketu qendron edhe kontradikta ne llogjike. Vjen me nje pohim qe e presupozon te vertete nga fizika, dhe e hedh poshte po vete duke perzier aty zotin.
Me kupton? Kaq per ligjin e dyte. (1)
Por termodinamika ka edhe ligje te tjera. Ti ke kapercyer direkt tek i dyti, po te parin e ke lexuar? Ai thote: "energjia dhe materia as nuk krijohen e as zhduken". Si tia bejme tani meqe librat e shkruara mijera vjet me pare na mesojne qe zoti e krijoi gjithesine nga hici? Apo as ligji i pare s'eshte i vertete?(2)
Ah e gjeta vete pergjigjen. Zoti eshte jashte kohes dhe materies. Krijoi ligjin e pare te termodinamikes dhe nuk perzihet me me te. Po ashtu krijoi edhe te dytin, por cuditerisht nderhyn shume tek ky i dyti. E krijoi sa ta zbulonin shkencetaret, por me tutje nuk e len qe te zbatohet.(3)
-----------
Tjeter.
Flet per persosmerine e universit. E cileson ate si te perkryer etj.
Pyetja qe kam une eshte: Me cfare e krahason?
Sepse, kur flet ne menyre superlative (dmth krahasimore psh. i mire, me i mire, i perkryer) duhet te keshte nje bashkesi me te pakten dy objekte dhe ajo qe eshte me e rendesishmja duhet te keshe nje funksion mates (ose metrike) ne menyre qe te krahasosh
Psh kur krahason mollet. Kemi te pakten dy molle dhe metrika do te ishte shija. Dhe keshtu kemi te drejte te themi qe kjo molle eshte me e mire apo kjo molla tjeter eshte e perkryer.
Ti universin me cfare e krahason? Cili eshte universi nr 2? Cila do te ishte metrika qe perdor? (se universi krahasohet me universin, ashtu si mollet krahasohen me mollet dhe jo me dardhat).
Se mos me thuash eshte i perkryer sepse planetet rrotullohen rreth diellit etj etj. (4)
Citim:
Po citoj ato q� tha Auberoni
....
Sjelli ajetet kuranore qe mendon se jane shkencore\profetike.
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
Kur deshiron te bindesh dikend se ka gabuar, mendoj se eshte e udhes te parashtrosh arsyetimet\gabimet e bera e jo vetem te me akuzosh se gabova; gjithe kete nese deshiron te jesh nje diskutues serioz.
Sjelli ajetet kuranore qe mendon se jane shkencore\profetike.
Ne fund, te lutem te i 'dizajnosh' postimet ne ate menyre qe te jene te lehta\bukura per sy dhe lexim.
Citim:
Po citoj ato që tha el-Nino
p.s. vetem nje kerkese do te kisha..te mos mbahet qendrim njeanes por te jemi te drejte..e kam fjalen ketu..te arrijme ne nje konkluzion..jo te shkruajme thjesht per te kundershtuar njeri tjetrin..shpresoj qe te keni te njejtin mendim me mua..
rrespekte a.m
nino,
Pyetja ime ishte. Me ke e krahason universin? Pyetja eshte e thjeshte.
Ose pergjigju pyetjes ose me trego qe eshte pyetje jo-koherente.
Ti cfare ben? Te vjen ne ndihme "argumentum ad verecundiam". Me ben nje citim te Plank, dhe me e cudicmja eshte qe s'ka fare lidhje me pyetjen. Ashtu mund te bej dhe une, po do te kthehej nje konfrontim citatesh. Kete do bejme??!!!
Edhe nje here te fundit per entropine (se u kthye ne fizike ketu)
Kuptoje mire. Gjeja e pare qe duhet te kuptosh eshte qe kur flitet per entropi flasim per sisteme te izoluar. Ok? Asgje ne univers nuk eshte sistem i izoluar, pervec ndoshta universit vete. Pra brenda universit entropia ne nje zone te hapesires mund te zvogelohet ne kurriz te nje zone tjeter. Zvogelimi i entropise do te thote organizim (jo detyrimisht po nejse mbi keto baza po debatojme). Cfare ka ketu kaq te pamundur qe duhet patjeter nderhyrja e zotit?
Po me universin c'ndodh? Sipas kuptimit te sotem te entropise, ajo po rritet (dmth universi si i tere po shkaterrohet). Dhe ndoshta universi do te shkaterrohet (nqs nuk shkaterrohet me perpara per shkak te zgjerimit dhe ftohjes, ose big crunch). Kaq thote shkenca me dy fjale. C'hyn zoti ketu.
Big bang.
Shkencetaret nuk thone qe big bang erdhi nga hici. Ate e thua ti. Shkencetaret thone qe erdhi nga nje singularitet, qe eshte me teper nje model matematik qe shkon pertej imagjinates sone. Nje perfytyrim i ketij singulaiteti do te ishte nje pike shume e nxehte dhe e dendur (pra s'eshte hici). Fjala pike ka nevoje per shpjegim, sepse hapesira dhe koha akoma nuk jane formuar, por do te zgjateshim shume. As ketu s'ka lidhje fare zoti. Mbetet thjesht nje spekulim qe keni qejf ta thoni dhe kaq. Shkenca nuk provon asgje ne lidhje me zotin.
Ia ke hyre nje rruge pa krye me keto shkencat (dhe nuk i din dhe aq mire). Nuk do te mund te provosh asgje. Je i vetmi qe ia ke hyre rruges se pamundur qe te vertetosh zotin me ane te teorive shkencore.
tung edhe per kete here.
ok..po te pergjigjem shkurt..thash se do arrije ta kuptoje ku doja te dilja..por me sa shoh jo...Universin nuk po e krahasoja por po flisja per rregullin qe eshte ne te dhe per kete te solla citimin e Plankut pasi edhe ai ne te njejten menyre flet..dmth flet per rregullin ne univers por nuk e krahason...besoj u pergjigja qarte...sa per "argumentum ad verecundiam" nuk di ca eshte dhe cdo te thuash me kete...
Ndersa sa per ate qe thua cfare ka ketu kaq te pamundur qe duhet ndihma e Zotit?...po te perseris edhe njehere pyetjen qe te bera me pare por nuk ju ke pergjigjur akoma...pas atij shperthimi te nje pike te vetme (qe me pare nuk ka ekzistuar por Zoti e krijoi) cdo gje shohim se u vendos ne rregullin qe eshte sot..si ka mundesi??ne dime qe shperthimi sjedh crregullim apo jo??sa per Big Beng-un qe une thonkam se erdhi nga hici (ne fakt une thash se erdhi nga shperthimi i nje pike te veteme, por ti komentoje si te te leverdisi) dihet qe erdhi nga nje pike, por une kam cituar : "me pare nuk ekzistoi asgje" dmth para kesaj pike nuk ekzistoi asgje(po e quajme shjesht pike)..Po kjo pike nga erdhi???
.. edhe dicka tjeter..ti thua qe: "Shkencetaret thone qe erdhi nga nje singularitet, qe eshte me teper nje model matematik qe shkon pertej imagjinates sone." ..ky debat lindi i gjithi si fillim (nuk me kujtohet se kush thoshte) per pamjen e Zotit..kur mendja njerezore nuk arrin te kuptoje kete model matematik si ka mundesi te kuptoje Krijuesin, i cili e ka krijuar kete??
Ndaj eshte shume e thjeshte..mjafton te shohesh krijesat qe jane rezultat i Krijuesit...dhe te bindesh...{me ben cudi fakti qe ju pranoni se kete gje kaq te thjeshte mendja njerezore nuk arrin ta kuptoje dhe pretendoni te arrini te kuptoni Krijuesin..(do te lutesha ti pergjigjesh te gjitha pyetjeve qe te mos perseriten te njejtat gjera..besoj une tu kam pergjigjur)}
Citim:
Po citoj ato që tha aint
Ia ke hyre nje rruge pa krye me keto shkencat (dhe nuk i din dhe aq mire). Nuk do te mund te provosh asgje. Je i vetmi qe ia ke hyre rruges se pamundur qe te vertetosh Zotin me ane te teorive shkencore.
Citim:
Po citoj ato që tha el-Nino
p.s: auberon..nuk kam pasur kohe te sjell citatet por se shpejti do ti sjell..
| Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.