Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga Albanian man datë 30 Dhjetor 2003 - 06:48:

Esenin

Leter nenes


Gjalle je nenoke?Edhe une
Gjalle jam.Shendet me pac , shendet!
Drite e befte kjo mbremje e lume
Izben tende qe me mall po pret

Thone se je ligur e je plakur
Nga meraku im , po nuk ankon
Se peshtjelle me nje shall te vjeter
Fillikate rruges shpesh kalon

Dhe kur mugetire e kalter bie
Nje vegim i zi te kall ty frike
Sikur ne nje sherr diku ne pije
Vjen dikush e ma keput me thike

Kot e dashur vuan kaq, besome
Brenga ti fanit keto nder sy
S'jam aq pijanec i keq sa c'thone
Si do vdes pa te te pare ty?

Une jam po foshnje , si njehere
Dhe nje shprese vec ushqej ne gji
T'iki nga ky tym e kjo sketerre
Tek shtepiza jone, aty te vij

Dhe do vij kur kopshti yne i bardhe
Anekend te mbushet me blerim
Vetem ti si 8 vjet me pare
Mos me zgjo aq heret ne agim

Mos e zgjo ti ate qe shkrumb ju bene
Enderrat e moshes plot hare
Me ka vrare jeta mjaft o nene
Dua vec te shlodhem e te fle

As ti lutem zotit mos me thuaj
Si dikur ne t'arten mituri
Ti ke mbetur ngushellim per mua
Drite e parrefyer, vetem ti

Ndaj merak ti mos mu bej aq teper
Tek e liga mendjen mos e co
Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter
Fillikate rruges mos kalo


  Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.