Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C`po ndodh ne Kosove? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4482)


Postuar nga azurro datë 18 Mars 2005 - 11:05:

SOT NE PERVJETORIN E NGJARJEVE TE DHUNSHME TE 17 MARSIT

Sot mbushet nje vit nga ngjarjet e dhunshme te marsit te kaluar ku si pasoje humben jeten 22 persona nga te cilet 3 femije te mbytur ne lumin Ibra, 8 serb dhe 11 shqipetar.
Me gjithe punen e bere per te eleminuar keto pasoja vihen re shume mangesi. Nje nga keto mangesi qe eshte edhe me kryesorja eshte mosidentifikimi nga ana e policise vendore dhe sidomos asaje nderkombetare ii shkaktareve te vertet te kesaje perplasje nderetnike, ku ne menyre te vecant le per te deshiruar mos sqarimi i rastit te mbytjes se tre femijve shqipetar qe sherbeu edhe si preteks per trazirat.
Ngjarjet e marsit sollen nje perkeqsim te mardhenjeve nderetnike dhe krijuan paragjikime si ne opinjonin e brendeshem ashtu edhe ne ate te jashtmin se nuk mund te kete paqe dhe jetese te perbashket midis shqiptarve dhe serbeve te kosoves.
Policia e UNMIK-ut ka humbur besushmerine ne komunitetin shqipetar mbas mbylljes se dosjes se tre femijve te mbytur ne fshatin Caber pa dhene asnje version te sakte per arsyen e mbytjes dhe cilet ishin shkaktaret qe shkaktuan kete tragjedi. Ky veprim ka bere qe te humbas besimi ne drejtesine nderkombetare. Gjithashtu policia e UNMIK-ut nuk ka zbardhur ose nuk ka dashur te zbardhe menyren e ekzekutimit te viktimave te marsit dhe fajtoret ne vend qe te viheshin para drejtesise livadhisin te lire dhe te pa trazuar. Perderisa drejtesia te mos zbatohet dhe pergjegjsit e vertet te mos denohen drejtesia nderkombetare le vend dhe krijon kushte per riciklimin e dhunes dhe perseritje e skenarve te para me pare.
Gjate kesaje perjudhe nje vjecare kane ndodhur disa ngjarje te rendesishme sic ishin zgjedhjet e lira dhe demokratike, qe dhe, me gjithe perpjekjen e serbeve per ti sabotuar ato, populli i Kosoves i tregoje botes kulturen e vertet demokratike qe e karakterizon dhe vendosmerine e tije per nje Kosove demokratike dhe te lire ku populli eshte i lire te vendos per fatet e tije duan apo zduan serbet dhe te tjere qe u mbajne ison.
Evenimenti i dyte me i rendesishem ishte aktepadija e Gjykates se Hages ndaj Kryeministrit te Kosoves z. Ramush Haredinaj me akuzen me absurde qe mund te ekzistoj ate te krimeve te luftes kunder njerezimit. Kjo tregoje qe Gjykata e Hages jo vetem qe eshte nje institucion i politizuar por qe punon edhe per interesa te caktuar.
(nuk eshte rastesi qe z.Karla Delponte eshte nje italo-franceze dhe qe per fat te keq po te shikosh jane keto dy shtete qe jane mbrojtsit me te flakte te Beogradit)
Me kete veprim te gjykates, Beogradi je arriti qellimit per te vene shenje e "barazise" midis ushtrise pushtuse te Milloshevicit dhe asaje te UCK. E gjithe kjo farse eshte nje pazar i flliqur midis Beogradit dhe Hages. Beogradi mendoje se me aktpadijen kunder Hajredinajt do te arrinte qe me nje gure te vriste dy zoqe, te krijonte situacione destabilizuse per ti treguar botes se kosova nuk eshte e afte te vetqeveriset, dhe te thoshte se kosoven e qeverrisin njerez qe kane kryer krime. Ata kurrsesi nuk mendonin se Haredinaj do te vetdorzohej ne Hage duke dhene dorheqe nga posti i Kryeministrit dhe nuk e moren ne konsiderat qe Hajredinaj me largpamsine e tije dhe ndjenjen e lart patriotike dhe qytetare do te kryente nje veprim te tille sa fisnik edhe burrerore duke ju djegur serbeve kartat ne dore. Te njejtin shembull ndoqi edhe populli i Kosove duke ju shmangur provokimeve dhe rremujrave te pa nevojshme ku u vu re nje ndjenje e lart qytetarie edhe pse u ofendua dhe u poshterua nga te ashtuquajturit organe te drejtesise te Hages ku i vune shenjen e barazis midis gjakatarit dhe viktimave.
Me gjithe keto situata vazhdon te jete e ndjeshme ku nje rol te vecant ka mos zgjidhja e statusit perfundimtar te Kosoves ku mbetet problemi kryesore i krizave te kaluara dhe burim i mundeshem i krizave teardhsheme.
Qe gjendja e sigurise ne Kosove eshte e ndere flet edhe rasti i para dy ditesh ku persona me qellime keqdashse destabilizuse per Kosoven nepermjet nje akti terrorist u munduan te asgjesonin Presidentin e Kosoves z. Ibrahim Rrugova.
Me gjithe perpjekjet e serbeve per ta destabilizuar Kosoven ata sdo te arrine kurre nje gje te tille sepse Kosova tani ka zot ,dhe zoti i vertet ne Kosove eshte populli i saje heroik qe su perkul asnje here. Duan apo zduan serbet e ardhmja e Kosoves eshte PAMVARSIA.


  Gjithsej 59 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.