Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- "DASHURI FATALE", nga RENATO RRAPI. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14730)


Postuar nga Enya datë 20 Tetor 2007 - 02:16:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Vjersha gjimnazistesh.

P.s. Me gjithe respektin qe kam per ty, Enya.



Amor e dashur, ke shume te drejte. Te me falni qe nuk ju solla ca material

per Renaton.


Kush eshte Renato Rrapi

Renato Rrapi ka lindur në Tiranë. Në vitin 1981, ai ka qenë rreth 18 vjeç. E ëma e tij, Janulla, tregon tek "Gazeta Shqiptare" se Renato kishte studiuar në Liceun Artistik për violinë, ndërkohë Kinostudioja e kishte zgjedhur për të luajtur në disa filma artistikë si "Gunat përmbi tela", "Tinguj lufte" dhe "Mësonjëtorja". Renato ka qëndruar për një farë kohe në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Tani ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Janulla Rrapi tregoi se familja e saj u internua thjesht pse djali i saj kishte rënë në dashuri me vajzën e Kadaresë. "Një ndjenjë dashurie e pastër, për të cilën Renatoja, në moshën 18-vjeçare do të provonte rrahjet, torturat psikologjike, internimin, burgimin dhe së fundi, mbylljen në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit me kurë të detyruar, ku qëndroi për një kohë të gjatë. I vetmi faj i tij ishte se dashuroi vajzën e Ismail Kadaresë"...

Kush është Gresa Kadare

Gresa është vajza e madhe e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Në kohën për të cilën bëhet fjalë ngjarja, ajo ka qenë në moshën
15- vjeçare. Tani vajza e shkrimtarit është rreth 40 vjeç dhe jeton në Francë bashkë me familjen e saj. Në Shqipëri ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërkohë në Francë ka mbaruar Universitetin e famshëm të Sorbonës. Aktualisht, Gresa punon si shkencëtare dhe si pedagoge në Francë.



Caushi , flm.

Lexim te kendeshem.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.