Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Udhetim ne hapsire (kuriozitete). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17623)


Postuar nga Piktor datë 08 Shkurt 2010 - 00:50:

Hena.

Sa histori, legjenda, kenge dhe poezi jane thene e akoma thuhen e thuren per henen. Hena ketu, hena atje biles edhe prapa henes.
Artemide- per greket ishte - bija e Zeusit. Motra binjake e Apollos. Apollo ishte zot i diellit, pra dites, Artemida ishte zonja e nates, keshtu edhe e gjuetise.
Romaket e ripagezuan me emrin Diana.

Nje rrotullim te plote rreth aksit te vet hena e kryen per 27dite, 07ore, 41minuta.
Ndersa nje rrotullim te plote rreth tokes e kryen per 29dite,12 ore, 43minuta, quhet edhe muaji henor ose "sinodik".
Muaji sideral, ose me mire periudha e rrotullimit 360° te saj dhe orbites se tokes zgjat 27 dite 32 ore.
Muaji sinodik eshte me i gjate sepse hena per tu rigjendur ne pozicionin kundrejt tokes dhe diellit duhet te sillet akoma edhe ca.

Nje dite per te ngacmuar nje mikun tim i thashe se une lexoj gazeten edhe naten pa drita ndezur. Kjo ne fakt ndodh rradhe ne nje nate te qete te kthjellet dhe me hene plote ku mund te dallosh edhe hijen tende.

Nje vit henor ka 12 muaj sinodike me nje diference prej 11dite 5ore. Por pas 235 muajve sinodike qe korrespondojne rreth 19 vite kryhet nje cikel qe quhet edhe Aureo. Cikli aureo na mundeson te perllogarisim henat e reja te çdo viti.
Pjesa e ndriçuar e henes qe shohim ndryshon sipas pozicionit ne te cilen hena ndodhet kundrejt diellit dhe tokes.
Fazat e henes jane, draperi, D ose katra e pare, hena tu u mbush, henplote, henmbarim, C ose katra e fundit.
Toka edhe hena terhiqen shume, meqenese toka ka nje mase gati 100 here me te madhe, hena "bie" ne drejtim te tokes. Ne te njejten kohe edhe largohet me shpejtesi e kjo ben qe te rrije ne orbiten e saj.
Nga kjo terheqje reciproke krijohet efekti i baticave dhe zbaticave te detit.
Lartesi me e madhe e baticave verifikohen me henen e re dhe henplote.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.