Forumi Horizont | Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Thuaji Zemres Po - Susanna Tamaro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1788)
Gjithesesi, meqe une s’jam me si me pare, i kam dhene nje kopje çelesi gruas se Valterit. Ajo kalon çdo dite per te me pare dhe me sjell gjithçka qe me duhet. Duke u endur nga shtepia ne kopesht, mendja me rri vazhdimisht tek ti, si nje makth i vertete. Sa here i jam afruar telefonit dhe e kam ngritur per te te nisur nje telegram. Por çdo here ama, posa pergjigjej centrali, vendosja qe mos ta beja. Mbremave, ulur ne kolltuk – perballe meje zbrazetia dhe perreth heshtja – pyesja vetmevete se çfare do ish me mire. Cfare do te ish me mire per ty, natyrisht, jo per mua. Per mua, afermendsh, do te ishte shume me bukur te shuhesha me ty prane. Jam e bindur se, po te te kisha njoftuar per semundjen time, ti do ta kishe nderprere qendrimin ne Amerike dhe do e mbaje frymen ketu. E pastaj? Pastaj une, ndoshta, do te jetoja edhe tre a kater vjet, ndoshta ne nje karroce invalidi, ndoshta e matufepsur, dhe ti do kryeje detyren duke me sherbyer. Do ta beje me perkushtim, por me kalimin e kohes, ai perkushtim do te kthehej ne xhindosje, ne mllef. Mllef, sepse vitet do te kalonin, ndersa ti do bjerrje rinine, pasi dashuria ime, me efektin e nje bumerangu, do ta fuste me detyrim jeten tende ne nje udhe pa krye. Keshtu thoshte brenda meje zeri qe nuk donte te te telefononte. Sapo vendosja se ai kishte te drejte, pernjehere ne mendje me ngrihej nje ze i kundert. Pyesja me vete se çfare do te te ndodhte sikur, ne çastin qe do te hapje deren, ne vend te me gjeje mua dhe Bakun shend e vere, te gjeje shtepine e zbrazur, te shkretuar prej kohesh? A ka gje me te tmerrshme se nje kthim qe nuk arrin te kryhet? Nese atje ku je do te te vinte nje telegram me mandaten e vdekjes sime a nuk do te mendoje valle per nje fare tradhtie? Per nje rreng? Meqe muajt e fundit u pate sjelle harbuterisht me mua, une te ndeshkoja duke ikur nga kjo bote pa te njoftuar. Ky nuk do te ishte nje bumerang, por nje hon. Besoj se eshte gati e pamundur t’i mbijetosh nje gjeje te tille. Ato qe do t’i thoje njeriut te dashur ngelin perthimone brenda teje; ai eshte atje, ne dhe, e nuk mund ta veshtrosh me ne sy, ta perqafosh e t’i thuash çfare ende s’ia kishe thene.
Ditet kalonin dhe une nuk merrja kurrfare vendimi. Mandej, sot ne mengjes, ma shtiu ne mend trendafili. Shkruaji nje leter, nje ditar te vogel nga ditet e tua, qe te vazhdoje t’i beje asaj shoqeri. Dhe ja pra, ku me ke, ne kuzhine, me fletoren tende te vjeter perpara, duke ndukur penen nder dhembe, si nje vocerrak qe ka rene ne hall me detyrat. Nje testament? Jo tamam, me teper diçka qe te te ndjeke pas neper vite, diçka qe do te mund ta lexosh sa here te ndjesh nevojen per te me pasur prane. Mos u druaj, nuk dua te shes mend, as te te trishtoj, vetem te llafosem ca me intimitetin qe na lidhte njehere e nje kohe e qe, vitet e fundit, e zvordhem. Ngaqe kam jetuar gjate dhe kam lene pas vetes shume njerez, e di tanime se te vdekurit rendojne jo aq per mungesen, sesa per ate çka – mes tyre dhe nesh – nuk eshte thene. Shiko, une u detyrova te te behem si nene qysh ne krye te heres, ne ate moshe kur njeriu zakonisht eshte vetem gjysh. Kjo pati shume fryte. Fryte per ty, pasi nje gjyshe qe te behet nene eshte perhere me e vemendshme e me e mire se nje nene qe eshte vetem nene; por pati fryte dhe per mua, pasi ne vend te budallallepsesha me versniket e mia, duke bere dore spathi apo duke vajtur ndonje pasdite ne teater, serish u terhoqa ethshem ne rrjedhen e jetes. Dikur, ama, diçka u thye mes nesh. Faji nuk ishte as i imi, as i yti, por vetem i ligjeve te natyres. Femijeria dhe pelqeria ngjasojne. Ne te dy rastet, per shkaqe te ndryshme, je me shume i pambrojtur, nuk je ende – ose nuk je me – pjesemarres i jetes aktive, dhe kjo te ben te jetosh me nje ndjeshmeri pa skema, te hapur. Pikerisht gjate adoleshences ze e formohet perreth trupit tone nje korace e padukshme. Formohet gjate adoleshences dhe vazhdon te trashet gjate moshes se rritur. Procesi i rritjes se saj i ngjan disi atij te perlave, sa me e madhe dhe e thelle te jete plasa, aq me e forte eshte koraca qe zhvillohet perreth. Po pastaj, me kalimin e kohes, si nje plaçke e veshur per nje kohe te gjate, ne pikat ku perdoret me shume, fillon te ronitet, i dalin fijet dhe, befas, pas nje levizjeje me vertik, shqyhet. Ne fillim as qe e ve re, je e bindur se koraca te mbeshtjell ende teresisht, derisa nje dite papritur, perballe nje hiçmosgjeje, pa e ditur perse, gjendesh duke qare si çilimi.
Keshtu pra, kur them qe mes teje dhe meje ka ngritur krye nje ndryshim i natyrshem, pikerisht kete kam parasysh. Ne kohen kur koraca jote filloi te merrte trajte, e imja ishte cope e çike. Ti nuk i honepsje lotet e mi, dhe nuk e duroje dot vrazhdesine tende te befte. Edhe pse isha pergatitur me mendimin se karakteri yt do te ndryshonte gjate adoleshences, me te ndodhur tjetersimi, e pata shume te zorshme ta pranoja. Sa çel e mbyll syte, para meje ishte nje njeri tjeter dhe kete njeri nuk dija me si ta merrja. Thoja me vete: kush do ta kaloje adoleshencen i pacenuar, kurre s’ka per t’u bere njeri pernjemend i madh. Ne mengjes, ama, kur ma perplasje deren turinjve, ah si rrenohesha, si me vinte te shkrehesha ne vaj! Nuk arrija te gjeja asgjekundi energjine e domosdoshme per te te bere balle. Nese do te arrish te tetedhjetat, do ta kuptosh qe ne kete moshe te duket vetja si gjet ne fund te shtatorit. Drita e diellit zgjat me pak dhe pema dalengadale fillon t’i therrase te vetja lendet ushqyese. Azoti, klorofili dhe proteinat thithen nga trungu e, tok me to, merr arratine edhe gjelberimi, njomeshtia. Qendron atehere i varur aty lart, por e di fare mire se pune ditesh eshte. Njera pas tjetres bien gjethet aty afer, i veshtron tek rrezohen, jeton me tmerrin se mos ngrihet suferina. Per mua suferina ishe ti, gjalleria shamatare e adoleshences tende. A e ke kuptuar ndonjehere, shpirt? Kemi jetuar ne te njejten peme, por ne stine te ndryshme.
Me ndermendet dita e nisjes, sa nervoze ishim, he? Ti nuk deshe te te percillja ne aeroport, prandaj, per çdo gje qe te kujtoja per ta marre me vete, me pergjigjeshe: Ne Amerike po shkoj, jo ne shkretetire. Te porta, kur te thirra me zerin tim te urryeshem e te çjerre: kujdesu per veten, - pa kthyer as kryet me pershendete: kujdesu per Bakun dhe trendafilin. A e di, aty per aty mbeta disi e zhgenjeyer nga kjo lamtumire. Si plake sentimentale, qe jam, prisja diçka tjeter, me te zakonshme, ta zeme nje pudhje a dy fjale te perzemerta. Vetem ne mbremje, kur gjumi nuk me merrte dot dhe vertitesha me rrobe- dhome neper shtepine e zbrazet, e kuptova se qe te kujdesesha per Bakun dhe trendafilin do te thoshte te kujdesesha per pjesen tende qe vazhdon te me gjalleroje prane, pjesen tende te lumtur. Kuptova edhe se ne ate urdher te thate nuk kishte pandjeshmeri, por tension te skajshem te nje njeriu qe mend po ia kris vajit. Eshte koraca per te cilen po te flisja me pare. Ti e ke ende aq te ngushte, sa thuaj nuk merr fryme dot. A te kujtohet ç’te thoja sefundi? Lotet qe nuk gulfojne mblidhen ne zemer, me kalimin e kohes e veshin ate me kore dhe e paralizojne, sikunder bigorri vesh me kore dhe paralizon dhembezat e makines larese.
E di, shembut e mi te marre nga bota e kuzhines, ne vend te te bejne per te qeshur, te bejne te turfullosh. S’ke ç’ben: dikush e merr frymezimin nga bota qe njeh me mire. Tani me duhet te te le. Baku po psheretin dhe po me veshtron me pergjerim. Edhe tek ai shfaqet rregullsia e natyres. Ne te gjitha stinet, e di oren e persheshit me perpikmeri e nje sahati zvicerian.
Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.