Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Ese dhe artikuj nga shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2227)
Nderi ......
.....tek" Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar".
Romani hapet ne mengjesin e vrasjes se Santiago Nasarit. Ne faqet e para pershkruhet jeta e tij ,femijeria e tij ,shtepia qe jetonte me te emen,tipin e Santiagos ,qe autori thote ishte plotesisht si i ati: tip aventurash,qe bente per vete vajza.
Pasi tregohet vrasja, nga dy vellezerit Vikario , romani kthehet ne ritrospektive dhe pershkruan se si arriten ngjarjet deri tek vrasja,dhe kjo behet me ane te nje rrefimtari (shoku i ngushte i Anhelikas) qe e jep ne menyre kronike ngjarjen.
Bajardo San Roman,nje njeri plot sharm ,me humor te mprehte,i pasur ,sa kish ardhur ne ate qyteze,(shikoni qe ngjarjet ndodhin ne nje ambjent te vogel shoqeror,me tradita te ngulitura dhe mentalitete fikse,ndaj dhe shume sjellje te personazheve justifikohen)
San Roman takohet per here te pare me Anheliken afer kishes (me sa mbaj mend) dhe i ben shume pershtypje bukuria dhe lirshemria e saj.Qete ,dhe me vendosmerine qe e karakterizonte betohet me veten e tij qe nje dite do martohej me te.
Dhe keshtu ndodh :pas ca kohesh ai i propozon qe te behet gruaja e tij ;ajo po, e pelqente dhe gjithcka duket perfekte, dasma, mbremja.
Vetem se ne naten e pare te marteses ,ai zbulon qe nujsa e tij nuk eshte e virgjer, dhe e kthen mbrapsht ne shtepine e prinderve te saj po ate nate duke vene nje vule turpi ne familje.
Vellezerit e Anhelikes nuk mund ta durojne dot kete turp dhe e marrin ne pyetje te motren qe qan nga poshterimi edhe pse e kishte ne dore te manipulonte me truke naten e pare.(ketu del guximi dhe sinqeriteti i saj)
Dhe ne deshperim e siper, nen trysnine e pyetjeve ajo permend nje emer ne tym ,emrin e Santiago Nasarit,keshtu Pablo dhe Pedro nisen te hakmerren kunder Santiagos per te marr hakun e motres dhe per te fituar serisht nderin e saj .Reputacioni i tij si djale i hedhur,don zhuan ,e beri Santiagon shenjestra perfekte per tu hakmarrur ,edhe pse s'kishte qene ai qe kish zhvirgjeruar Anheliken.Autori nuk e thote kush eshte,sepse nuk eshte e rendesishme.
Keshtu Pablo dhe Pedro , edhe pse e njihnin Santiago Nasar nuk kane rrugezgjidhje tjeter vecse ta vrasin per NDERIN e motres.Dhe tregohet rruga e tyre per te mprehur thikat ,duke i thene cdo njeriu qe takojne qe po shkojne te vrasin Santiago Nasarin,me shpresen se ndonje i guximshem do ti ndaloje ne cmendurine qe po bejne.Ata ndjejne keqardhje per Santiagon ,madje edhe qajne,hezitojne ,por nderi tradita,mentaliteti dhe paragjykimet jane aq te forta sa e mundin meshiren e tyre .Para se krimi te kryhej ,pothuajse gjithe banoret e qytezes e kishin marre vesh qe Santiago Nasar do vdiste ate mengjes.
Dhe sa del nga shtepia dhe kthen qoshen e pare ,dy vellezerit qe kishin pritur gjithe naten ne rrugice ngulin thikat e mprehta mbi trupin e tij.....
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.