Forumi Horizont Gjithsej 54 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5060)


Postuar nga ENISS datë 18 Maj 2004 - 17:59:

Cituar nga elbasanlliu:
...por ne fakt gabimi eshte i Enissit, qe e nxjerr atdhedashurine dhe nacionalizmin jashte atdheut,si ne kohet kur atdhetaret mergonin dhe perndiqeshin nga pushtuesit.

Mua sme duket se mesazhi im eshte dhe aq i komplikuar per nga permbajtja dhe nga ajo qe dua te trajtojme ne kete diskutim.
Por per disa nuk duhet shume qe tu merren kembet... edhe pse kam shprehur qarte e kam sqaruar se ku qendron qellimi i temes.
Nuk kam pyetur sa patriote apo sa nacionaliste jane shqiptare, por me pelqente me shume te pyesja sa 'atdhetare' jane shqipetaret se me tingellon me bukur, dhe presupozohet se prononcimet me te shumta mund te ishin nga mergimtaret larg atdheut. 'Atdhe' ka me shume dashuri brenda dhe perkon pak me nje nxitje ndjesore apo pergjegjesi per prononcim, nderkohe qe 'nacionalitet' me duket me e ftohte e me formale, eshte thjeshte si nje perkatesi e nje nacionaliteti te caktuar dhe na duhet ta ruajme detyrimisht. Thjeshte pershtypje e imja jo e bazuar vecanerisht diku. Pastaj... 'sa atdhetare' ndryshe nga 'sa nacionaliste', ka nje mesazh te vecante thelle thelle. Pikerisht kur ne, jo pak bashkekombas tane i kemi jashte te shperndare ne cdo vend te botes, dhe kur nje pjese e konsiderueshme e trurit shqiptar ndodhen andej (duke dhene kontribute qe humbasin duke mos marre vleren finale qe do te merrnin ne vendin e tyre), percohet nje mesazh ndergjegjesues, jo thjeshte i ftojme ne kete diskutim... (!?)
Por gjithesesi pyetjen te gjithe e kuptojme, resto eshte thjeshte ''lodra llafesh'' elbasanlli

Cituar nga elbasanlliu:
Me gjuhen e kujt flet zonjushe Eniss kur pyet se me cfare na ka ngelur te krenohemi ne shqiptareve?

Shiko, te duash e te respektosh vendin tend, mendoj se ka te beje nder te tjera me nje diskutim realist. Dhe te diskutosh realisht ka te beje me njohjen e thelle e te kenaqshme te realitetit shqiptar me te bukuren dhe te shemtuaren perbrenda tij.
Kam shume per te shtuar ne kete teme ne prononcimet vijuese, por per momentin nuk do te deshiroja te jepja nje ndikim ne kete stad te zvillimit te temes per prononcuesit.

A ka pasur nje moment per ju kur e keni mohuar ''te qenit shqiptar'' ???

c ya


  Gjithsej 54 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.