Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Popullimi i trevave Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=715)


Postuar nga Keni datë 08 Qershor 2003 - 01:40:

Popullimi i rajonit perendimor te Shqiperis

Rajoni perendimor i shqiperise eshte me i populluari ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera te shqiperise. Kjo dukuri eshte rezultat i kushteve te mira natyrore te ketij rajoni, ku mbizotron relievi fushor dhe tokat e mira, por edhe zhvillimit me te mire ekonomik te ketij rajoni.
Vecorite e popullimit duken si ne numrin e pergjithshem te popullsise, qe arin deri ne gati 2 miljon banore, pra me shume se gjysma e gjithe popullsise se Shqiperise, por edhe ne dendesime e popullimit, qe ne kete rajon eshte 300-400banore/km katror.
Popullim te shpejte ka pasur rajoni sidomos pas clirimit te vendit e deri ne vitet 70, si rezultat i tharjes se kenetave dhe i zhvillimit te degeve te ndryshme te ekonomise, si dhe pas vitit 1990, me lejimin e levizjes se lire te njerezve te cilet me se shumti kane ardhur ne kete rajon.
Qe nga viti 1990 e ne vazhdim, ne rajonin perendimor te Shqiperise po perqendrohet nje numer gjithnje e me i madh i popullsise, qe vjene nga zonat e tjera te vendit, sidomos nga ato veriore dhe verilindore. Ky proces qe po ndodh, lidhet me kushtet e veshtira te jeteses ne zonat e larta e ne male, keshtu qe njerezit e ketyre zonave jane ne kerkim te kushteve me te mira te jeteses. Rajoni perendimor i plotesone me se miri keto kushte.
Pervec numrit te madh dhe vazhdimit te ardhjeve, popullsia e ketij rajoni dallohet edhe per perqindjen e madhe te popullsise ne qytete. Keshtu gati 1/2 e popullsise se rajonit banon ne qytet. Ne kete rajone ndodhen qytetet me te rendesishme te te gjithe Shqiperise, si: Tirana me mbi 500 000 banore, Durresi, Elbasani, Shkodra, Vlora me mbi 100 000 banore, Fjeri, Berati, Lushnja me mbi 50 000 banore etj.
Por historiku i popullimit ne qytetet e ketij rajoni eshte shume i hershem. Duke qene nje rajon me kushte te pershtatshme natyrore dhe me dalje te gjere ne dete, ne te lulezuan qytetet me te medha te antikitetit te ne, si: Apolonia, Dyrrahu, Lisi, Aulona, Antipatera, Skampa etj.
Edhe qendrat e banuara fshatare jane te shumta ne kete rajon. Ato jane te vendosura jo vetem ne zonat kodrinore te vendit por edhe ne fushe. Fshatrat ne kete rajon kane kushte te mira natyrore per zhvillimin bujqesor e blektoral, prandaj keto vitet e fundit, me privatizimin e tokes, fermeret kane pasur shtim te ndjeshem te te ardhurave te tyre.
Krahas zonave qytetare si me te populluara te rajonit, te gjitha zonat e tjera jane gjjithashtu te populluara. Pjesa me e madhe e popullsise eshte e perqendruar ne qytete dhe qendrat e tjera te banuara qe shtrihen ne fushe. Kurse ne zonat kodrinore te rajonit, si p.sh. ne kodrat e Kerabes, Dumres, Mallakastres etj., popullimi eshte me i paket.
Rajoni perendimor i Shqiperise do te jete edhe ne te ardhmen rajoni me i rendesishem ne te gjitha drejtimet e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror. Kjo do te coje ne nje popullim te tije edhe me te dendur.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.