Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga lorie datë 22 Dhjetor 2003 - 07:42:

Dashuri?

Dashuri? C'me ben per te qeshur.

Ti me flet, akull-une ,akull-ti

Ndjenja ime eshte plakur ,eshte rreshkur

Ndjenja jote ,te cele ,nuk di...

Sergej Esenin(poet rus)


Postuar nga lorie datë 22 Dhjetor 2003 - 07:53:

Sergej Esenin

Brengosem kur te shohe ne sy
Nga dhimbja zemra s'di te heshte
S'ka mbetur me per ne te dy
Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte

Te tjera buze , une e di
Ta thithen afshin e perveluar
Tani rigon pakez shi
Nga shpirti yt gjysem shuar

Po pune e madhe!
frike s'ndjej
Diku mendimet duke tretur
Nje lloj gezimi prape e gjej
Packa ne mes batakut mbetur

Per buzeqeshje dhe qetesi
As e kam ndrydhur jeten time
Pak rruge shkelem kushedi..
Por kemi bere kaq gabime

O c'jete qesharake kjo
Plot paradokse dhe genjeshtra
Verreze kopshti ,pa shiko,
meshteknave u zbardhin eshtrat

Ashtu do mbesim edhe ne ,
As do lulojme as do zhurmojme
Kur dimri lule s'ka
Perse per to do rrime vajtojme?


Postuar nga lorie datë 22 Dhjetor 2003 - 08:25:

Une ju kam dashur!
Ndoshta dashuria
Ne shpirtin tim akoma nuk u shua,
Por s'dua qe t'ju kape merzia,
T'ju pikelloj tani jo kurre s'dua.

Ju desha heshtur fare dhe pa shprese,
I munduar nga zilia s'jua thashe,
Ju desha aq sinqerisht dhe me bese,
SA DHENTE ZOTI NJE TJETER KAQ JU DASHTE!

A.Pushkin


Postuar nga SUNBELOVED datë 23 Dhjetor 2003 - 01:17:

NJE KURE

e hene 22 dhjetor 2003


Perpara DELE te rri ne kembe
por prapa ujk qe te shqyen me dhembe.

Ai trim qe i shkove ne dere
dhe ste la gje pa te thene per te tjere.

Dije mire se me vone se po ky
do te shaje nder te tjere edhe ty.

SAADIU


Postuar nga Albanian man datë 23 Dhjetor 2003 - 12:26:

SERGEJ ESENIN

Mos me braktis

Me jep doren te shkruaj
Te marre krahe mendimi.
Me jep pulsin e zemres
Mos te ngrij trishtimi
Me jep buzet e tua
Puthjen ta jap une
Eja, nxito hapat
Mos ke humnur udhe?


Shkretetire e bore, hena farfurin
Vendi anembane, dergjur ne qefin
Dhe meshtenkat qajne, pyjeve pa jete
Kush keshtu ka vdekur?
Mos valle une vete?



C'ke qe me ngerdheshesh?
Doren pse ma tund?
Ty as neper mendje
Nuk te shkoj gjekund
Kam nje mike tjeter
Kaq, besoj e di
As ti hodha syte
As erdha tek ti
Dola ketej pari
Jo se s'rrija dot
Desha vec dritaren
Te shikoja kot..........


Postuar nga unforgiven datë 23 Dhjetor 2003 - 23:47:

Dicka nga Rubairat e Omar Khajamit, perkthyer nga Noli:

Sa kohe mund e dashur ngushellome,
nga barre e vrerit zemren lehtesome,
se bukuria jote s'rron per jete,
shpejt neser zbresim qe te dy nen llome.

Me buzet gjak, e dashur dehme e mpihme,
me dhembe e thonje cirrme e grime,
me krah e me floke mbulome e shtrime,
me syte e tu te zjarrte tretme e shkrime.

Me gryke e zemer o Zot kur me krijove,
dhe vrere e vajza ballazi m'i shtrove,
e dije padyshim qe do t'i sulem,
s'kam faj, kam bere ashtu sic e caktove.

Fytyren vajzes ja stolis me gaz,
me lulen, henen, e diellin me perqas,
pastaj me porosit te mos i ngas.
Taman, mbush dolline e mos e zbras.


Postuar nga blu datë 24 Dhjetor 2003 - 22:26:

Dashuria e pare -TJUTCEV


Nga dashuri e pare gjithcka qe shuar krejt,
prej kohesh qene dashur e qene ndare shpejt.
Ai, i vetem mbante plot ndjenja ne kraheror,
ajo,me tjetrin ndante gezimin e vet rinor.

Dhe ja ,se ku papritur,kjo vjeshte i bashkoi,
tek digjej perendimi si jeta qe u shkoi.
Ne pyll,mes gjethe pishash,hyn dielli qe u perflak,
ai mendon-c'u vyshk,ajo mendon-c'u mplak!

Ai s'i thosh dot "Juve",ajo s'i thosh dot "Ti",
te fundmet gjethe vjeshte keputnin tok tani.
Do donin qe te thonin plot gjera perseri,
dhe perseri te qeshnin ,por s'mundnin kurrsesi.

Atij i therte zemra,ajo vec derdhte lot,
te heshtur krejt u ndane,kurrgje s'kujtuan dot!


Postuar nga jimmy84 datë 28 Dhjetor 2003 - 04:38:

Meqe e shoh se ketej nga fundi ka shume poezi te letersise ruse po vazhdoj edhe une

Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocieri,KOHA vete
S`ndalon gjekund per te pushuar

N`agim me gaz ne udhetojme
S`pyesim se koken leme
Pertesen,dhelet i percmojme
Bertasim:Jepi c`i *i t`eme

Po ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten kemi frike
Per c`do proshke a grope te papritur
Therrasim:Me ngadale or mik!

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme ne strehen tone
DHE KOHA KUAJT NGET PARESHTUR

A.S.PUSHKIN

KARROCA E JETES eshte poezia qe me ka pelqyer me shume nga A.S.PUSHKINI perlat e letersise ruse


Postuar nga Albanian man datë 30 Dhjetor 2003 - 06:48:

Esenin

Leter nenes


Gjalle je nenoke?Edhe une
Gjalle jam.Shendet me pac , shendet!
Drite e befte kjo mbremje e lume
Izben tende qe me mall po pret

Thone se je ligur e je plakur
Nga meraku im , po nuk ankon
Se peshtjelle me nje shall te vjeter
Fillikate rruges shpesh kalon

Dhe kur mugetire e kalter bie
Nje vegim i zi te kall ty frike
Sikur ne nje sherr diku ne pije
Vjen dikush e ma keput me thike

Kot e dashur vuan kaq, besome
Brenga ti fanit keto nder sy
S'jam aq pijanec i keq sa c'thone
Si do vdes pa te te pare ty?

Une jam po foshnje , si njehere
Dhe nje shprese vec ushqej ne gji
T'iki nga ky tym e kjo sketerre
Tek shtepiza jone, aty te vij

Dhe do vij kur kopshti yne i bardhe
Anekend te mbushet me blerim
Vetem ti si 8 vjet me pare
Mos me zgjo aq heret ne agim

Mos e zgjo ti ate qe shkrumb ju bene
Enderrat e moshes plot hare
Me ka vrare jeta mjaft o nene
Dua vec te shlodhem e te fle

As ti lutem zotit mos me thuaj
Si dikur ne t'arten mituri
Ti ke mbetur ngushellim per mua
Drite e parrefyer, vetem ti

Ndaj merak ti mos mu bej aq teper
Tek e liga mendjen mos e co
Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter
Fillikate rruges mos kalo


Postuar nga Albanian man datë 30 Dhjetor 2003 - 21:27:

Tanushja

Sa e mire qe Tanushja
Me te bukur s'kish ne fshat
Sarafani me tantella
C'hijeshi i kish ne shtat

Te perroi para gardhit
Zbriti vasha plot hare
Pertej mjegulles se bardhe
Hena luante me re

Doli djali, uli koken kacurrele para saj
"Lamtumie", me nje tjeter i tha, fatin do ta ndaj
U zbeh vajza si qefini
Porsi vesa erdh'u gri
Si neperke ju ndeh gersheti
Zemra ju helmua ne gji

"Oh po ndaj dhe une erdha"
Ftohtas ju pergjigj ajo
"Te te them se do martohem
Me nje tjeter qe me do"
Ne mengjes gjemoi kisha
Cifti s'dihej cili qe

Kurse tutje s'qanin gjela
Pragu i Tanjes gjithe ne vaj
Nje sopate e zeze temthin
Plage ja kish bere asaj

Pika gjaku kish kurora
Balli i vajzes i pafat
Sa e mire qe Tanushja
Me te mire s'kish ne fshat

ESENIN


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.