Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C`po ndodh ne Kosove? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4482)
PRISHTINE (8 Mars) -Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj ka dhene sot rreth ores 10:00 doreheqjen, pas akuzes se ngritur nga Gjykata e Hages per krime lufte. Ky fakt konfirmohet nga nje zyrtar i larte i qeverise se Kosove: "Po, kryeministri eshte informuar. Ndaj tij eshte ngritur padi nga Gjykata e Hages", deklaroi ai per agjencine e lajmeve Reuters. Sipas ketij zyrtari, Haradinaj do te niset neser drejt Hages duke mbajtur keshtu premtimin ne rast ngritjeje akuzash ndaj tij. Gjykata ka zhvilluar hetime lidhur me rolin e Haradinajt gjate luftes se vitit 1998-1999 ne Kosove, por deri tani nuk eshte bere e ditur asnje hollesi lidhur me to. Lajmi per urdher arrestin ndaj kryeministri te Kosoves eshte bere i ditur dje nga gazeta franceze " Le Monde". em/em (NEWS24/BalkanWeb)
verejtje
Citim:
Po citoj ato që tha honeybunny
per mendimin tim Kosova vec pune po i nxjerr jo vetem vetes po edhe ne!!!!!
Te rrine ore rehat se na merziten!
Kur i dogjen serbet u ankuan,tani qe po i djegin ata serbet prape ankohen,e duan edhe pavaresi!!!
E sikur te mos mjaftonte duan t'u japin mend edhe shqiptareve,qe ne te mos merremi me protesta po te ndihmojme ata etj!!!
Nese s'e kane vene re Kosova ka nje emer e territor te ndryshem nga SHQIPERIA!!!!!!
Ne mbremjen e 11 marsit ne Prishtine u degjuan dy eksplodime te fuqishme,
Ku , kush, si, pse, ????? shum pyetje pa pergjigjje, a e bene Shqipetaret e Kosoves kete,
nese po, Pse?
nese jo, kush???
Nuk ka ndonje arsye, per ta bere,
Dikush mund te thot se eshte bere per shkak te urdher arrestit ndaj Ramush Haradinajt, per mua nuk eshte arsye kjo, Tribunali i Hages eshte formuar per te miren e njerzimit, dhe deri me tani nuk kam degjuar te kete denuar njenjeri te pa fajshem, e nese eshte i pafajshem lirohet, dhe ai eshte dorezuar vete prandaj nuk ka nevoj qe dikush te bej Lufte ne Kosove, e aq me teper kur ai personalisht ka kerkuar gjak ftohtesi.
ne favor te kujt shkojne keto Eksplodime.??
sa duhet te provokohet situata.??
1.Ne muajin Shkurt te ketij viti erdhi Zotri Tadiq ne Kosove do me thene pak dite para Marsit dhe u shpreh ne menyren me provokuesene lidhje me statusin e Kosoves.
2.Ne muajin Mars publikohet urdher arresti ndaj Kryeministrit te Kosoves, (tani i kishte ardhe radha)
3. më 11.mars eksplodime ne kryeqytetin e Kosoves.
deri ku do te shpien keto gjera, kujt i konvenon edhe nje mars i pergjakur, kend (perveq Serbis ) e pengon Stabilizimi i gjendjes ne Kosove, A eshte Kosova nje laborator ku provohen metodat e dhunes psikike.??????
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Mos valle e kemi ne gjak ne SHqiptaret te djegim kishat ,xhamiat,vendet e shenjta,se keshtu ka thene Nexhmie Hoxha ,qe djegjen e instuticioneve fetare ne SHqiperi erdhi vete me deshiren e popullit,vete nga rinia......
Asnje vend ne bote nuk djeg kishat e xhamiat vetem populli SHqiptar......
Mos vete ZOTI na ka mallkuar.............
Citim:
Po citoj ato që tha honeybunny
a kemi pasur ndonje te mire ne nga Kosova????e mos harro se s'eshte faji i Shqiperise se Kosova eshte ne Serbi.
Re: KADARE: "SHQIPTARET T`U KERKOJNE FALJE SERBEVE"
Citim:
Po citoj ato që tha azurro
Me poshte po ju sjell pjesen e fundit te intervistes te z.Kadare dhene gazetes "Le Monde"e dates 6 Prille.
Pyetja: Si e shikoni tashme te ardhmen ne rajon?
--- Gjithmon kam perseritur te njejten gjeuhet te kihet besim tek populli i Ballkanit, i cili nuk duhet konsideruar vetem si poterexhi dhe i perbere nga njerez te ashper.Duhet hyre me shume ne ndergjegje dhe per kete une i referohem literatures antike mbi luften midis trojanve dhe grekeve. Per here te pare, eshte literatura greke ajo qe jep idene e pendimit, te vrasjes se ndergjegjes per krimet e kryera.
SHQIPETARET DUHET T`U KERKOJNE TE FALUR SERBEVE PER DHUNEN DHE DJEGIEN E KISHAVE,
pamvaresisht se ata, serbet, kurre nuk kane kerkuar te falur per krimet e tyre.Ne Ballkan te kerkosh te falur ka shume rendesi, nje pjese e tille eshte pjese e themelimit te psikologjise ballkanike Le te shpresojme akoma se te dy popujt mund te jetojne se bashku, sepse une kam besim tek populli i Ballkanit, pamvarsishte nga tere keto tragjedi.Der me sot ai ka treguar pjesen e keqe te fytyres, por, kur ai do te kete mundesi te tregoje pjesen tjeter te fytyres, ju do te shikoni qe populli i Ballkanit eshte ne gjendje per te bere shume gjera te bukura.
Kur e lexova nuk ju besova syve, jo sepse shqipetaret nuk duhet ti kerkojne falje nje kombi tjeter, por ne rastin konkret eshte nje paradoks qe shqiptaret e Kosoves tju kerkojne falje serbeve per disa kisha e manastire te shkatrruar,kur dihet se serbet shkatruan nje Kosove te tere.
---Ata u perpoqen te shuanin identitetin e nje kombi!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojnete falur!!!!?
---Ata vrane foshnjat ne djep dhe ju cane barkun me bajonet qindra grave shtatezena!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata shemben xhami dhe perdhosen vende te kultures se popullit Kosovar!?
Dhe shqiptaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata perdhenuan grate dhe motrat tona!?
Dhe perseri shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata rrafshuan nje Kosove te ter duke e kthyer ne rrenoje!?
Dhe perseri shqipetaret duhet te jene ata qe tju kerkojne te falur!!!!?
---Ata bene spastrimin me te madh etnik qe njeh njerzimi!?
Dhe shqipetare t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata pushkatuan pa gjyq me mijra burra,gra dhe femije!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata vazhdojne edhe sote te mbajne penge me qindra shqipetare dhe te mos japin asnje informacion!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne falje!!!!?
JO ZOTI KADARE.
Shqipetaret kane gjashte vjet qe nga renia e Miloshevicit qe presin t`iu kerkohet falje per vuajtjet dhe mjerimet qe ju solli ky regjim por deri tani nuk eshte bere njeri i gjalle.Perkundrazi si "shperblim"po kerkohet me cdo kushte shperberja e Kosoves duke perdorur metoda nga me te ndryshmet. Shqipetaret nuk i kan borrxh asnjeri dhe kur nuk i ke borxh njeri nuk ke pse kerkon falje.
Zoti Kadare:
Mos u prpiq t`iu kerkosh te tjereve te bejne, ate, qe se ke ber kurre ne jeten tende edhe pse ke qene fajtor.
Kosovaret e dine vet se cila eshte e mira ose e keqja e tyre.Por per nje gje jam i bindur qe ata nuk do te shkelin kurre mbi dinjitetin e fituar me gjak e sakrifica.
mendoj qe nuk eshte turp te kerkosh falje per dhunen dhe shtepite e djegura. mire do ishte mos kishte ndodhur fare dhuna e marsit dhe mendoj qe qe te gjithe duhet ta denojme ate. dhe nese lexoni mire kadare flet per dhunen e marsit.......
nuk mund te ecim me llogjiken t'ju bejme juve ate qe na keni bere ne...
Aspak nuk eshte turp qe te kerkohet falje, mirpo nuk e di se kujt saktesisht duhet te i kerkohet falje, Kujt me teper se vehtes i shkaktuam deme me ate qe ndodhi, Askujt.
Prandaj mendoj se ne duhet te i kerkojm falje vehtes sone ne fillim qe u bem dore e dikujt tjeter, dhe me ate dore ai dikushi tjeter shkoi dhe e preku zjarrin, e kush u dogj , DORA.\
Mend per tjera here thuhet, dhe si duket kjo ka pas sukses, sepse me gjith ato provokime qe u bene kete vit, nuk u shkaktu asnje trazire e re , dhe per mendimin tim merite te veqant per parandalimin e trazirave kan shoqatat e dalura nga lufta, si :Miqet e TMK-së, shoqata e veteranve te Luftes dhe Shoqata e Invalideve te Luftes se UCK-së, te cilet pasi qe organizuan nje proteste paqesore per te kundershtuar Aktakuzen kunder Ramush Haradinajt, prap pas dy dite dolen dhe e anuluan kete proteste, me te vetemen arsye qe te mos keqperdorej nga ata qe e keqperdoren vitin e kaluar. Gjithashtu mendoj se nje merite te veqant ka vet Ramush Haradinaj i cili u dorezua Vullnetarisht dhe kerkoi qe te mos shkaktoheshin trazira.
SOT NE PERVJETORIN E NGJARJEVE TE DHUNSHME TE 17 MARSIT
Sot mbushet nje vit nga ngjarjet e dhunshme te marsit te kaluar ku si pasoje humben jeten 22 persona nga te cilet 3 femije te mbytur ne lumin Ibra, 8 serb dhe 11 shqipetar.
Me gjithe punen e bere per te eleminuar keto pasoja vihen re shume mangesi. Nje nga keto mangesi qe eshte edhe me kryesorja eshte mosidentifikimi nga ana e policise vendore dhe sidomos asaje nderkombetare ii shkaktareve te vertet te kesaje perplasje nderetnike, ku ne menyre te vecant le per te deshiruar mos sqarimi i rastit te mbytjes se tre femijve shqipetar qe sherbeu edhe si preteks per trazirat.
Ngjarjet e marsit sollen nje perkeqsim te mardhenjeve nderetnike dhe krijuan paragjikime si ne opinjonin e brendeshem ashtu edhe ne ate te jashtmin se nuk mund te kete paqe dhe jetese te perbashket midis shqiptarve dhe serbeve te kosoves.
Policia e UNMIK-ut ka humbur besushmerine ne komunitetin shqipetar mbas mbylljes se dosjes se tre femijve te mbytur ne fshatin Caber pa dhene asnje version te sakte per arsyen e mbytjes dhe cilet ishin shkaktaret qe shkaktuan kete tragjedi. Ky veprim ka bere qe te humbas besimi ne drejtesine nderkombetare. Gjithashtu policia e UNMIK-ut nuk ka zbardhur ose nuk ka dashur te zbardhe menyren e ekzekutimit te viktimave te marsit dhe fajtoret ne vend qe te viheshin para drejtesise livadhisin te lire dhe te pa trazuar. Perderisa drejtesia te mos zbatohet dhe pergjegjsit e vertet te mos denohen drejtesia nderkombetare le vend dhe krijon kushte per riciklimin e dhunes dhe perseritje e skenarve te para me pare.
Gjate kesaje perjudhe nje vjecare kane ndodhur disa ngjarje te rendesishme sic ishin zgjedhjet e lira dhe demokratike, qe dhe, me gjithe perpjekjen e serbeve per ti sabotuar ato, populli i Kosoves i tregoje botes kulturen e vertet demokratike qe e karakterizon dhe vendosmerine e tije per nje Kosove demokratike dhe te lire ku populli eshte i lire te vendos per fatet e tije duan apo zduan serbet dhe te tjere qe u mbajne ison.
Evenimenti i dyte me i rendesishem ishte aktepadija e Gjykates se Hages ndaj Kryeministrit te Kosoves z. Ramush Haredinaj me akuzen me absurde qe mund te ekzistoj ate te krimeve te luftes kunder njerezimit. Kjo tregoje qe Gjykata e Hages jo vetem qe eshte nje institucion i politizuar por qe punon edhe per interesa te caktuar.
(nuk eshte rastesi qe z.Karla Delponte eshte nje italo-franceze dhe qe per fat te keq po te shikosh jane keto dy shtete qe jane mbrojtsit me te flakte te Beogradit)
Me kete veprim te gjykates, Beogradi je arriti qellimit per te vene shenje e "barazise" midis ushtrise pushtuse te Milloshevicit dhe asaje te UCK. E gjithe kjo farse eshte nje pazar i flliqur midis Beogradit dhe Hages. Beogradi mendoje se me aktpadijen kunder Hajredinajt do te arrinte qe me nje gure te vriste dy zoqe, te krijonte situacione destabilizuse per ti treguar botes se kosova nuk eshte e afte te vetqeveriset, dhe te thoshte se kosoven e qeverrisin njerez qe kane kryer krime. Ata kurrsesi nuk mendonin se Haredinaj do te vetdorzohej ne Hage duke dhene dorheqe nga posti i Kryeministrit dhe nuk e moren ne konsiderat qe Hajredinaj me largpamsine e tije dhe ndjenjen e lart patriotike dhe qytetare do te kryente nje veprim te tille sa fisnik edhe burrerore duke ju djegur serbeve kartat ne dore. Te njejtin shembull ndoqi edhe populli i Kosove duke ju shmangur provokimeve dhe rremujrave te pa nevojshme ku u vu re nje ndjenje e lart qytetarie edhe pse u ofendua dhe u poshterua nga te ashtuquajturit organe te drejtesise te Hages ku i vune shenjen e barazis midis gjakatarit dhe viktimave.
Me gjithe keto situata vazhdon te jete e ndjeshme ku nje rol te vecant ka mos zgjidhja e statusit perfundimtar te Kosoves ku mbetet problemi kryesore i krizave te kaluara dhe burim i mundeshem i krizave teardhsheme.
Qe gjendja e sigurise ne Kosove eshte e ndere flet edhe rasti i para dy ditesh ku persona me qellime keqdashse destabilizuse per Kosoven nepermjet nje akti terrorist u munduan te asgjesonin Presidentin e Kosoves z. Ibrahim Rrugova.
Me gjithe perpjekjet e serbeve per ta destabilizuar Kosoven ata sdo te arrine kurre nje gje te tille sepse Kosova tani ka zot ,dhe zoti i vertet ne Kosove eshte populli i saje heroik qe su perkul asnje here. Duan apo zduan serbet e ardhmja e Kosoves eshte PAMVARSIA.
nje qudi e radhes
Dje kish anje infomacion se Serbet e Graqanices ne shenje proteste (nuk e di se per cfar) apo inmemorium, bllokuan rrugen qe te shpie per ne graqanice e cila edhe lidh me Gjilanin.
Sot kam kerkuar ne Internet dhe nuk kam gjet as nje lajm ne lidhje me kete ngjarje. Te njejten ngjarje edhe mbrem nuk e kam degjuar te potencohet ne televizion, me perjashtim te nje shoku qe me tha se e kish degjuar.
"nese dikush ka ndonje lajm ju lutem postojeni"
Me duket se me cdo kusht serbia po mundohet ta destabilizoj Kosoven mirpo deri me tani nuk ka pasur as edhe nje sukses.
ndersa nje qudi tjeter eshte se sulmete fundit ne prishtine, dhe disa komunikata jan shafqur ne internet jan marr per siper nga nje ushtri e re e quajtur USHTRIA SHQIPETARE.
keto komunikata mund te lexohen ne faqen:
http://www.kosova.de/index/forum/index.html
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 » Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.