Forumi Horizont | Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarsia në Clirimin e Shqipërisë nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=255)
-- Shqiperia nen Pushtimin Gjerman (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2249)
Zef Pali "Flaka", për Kuvëndin e Mukjes. (pjesëmarrës i Mukjes)
....Komunistët në Mukje kishin grumbullue disa ceta. Mendojshin se lufta po merrte fund dhe dojshin të mos liheshin mënjanë, kur të zbritshin aleatët. E dijshin se amerikanët dhe inglizët do t'u epshin dorë ma tepër fuqive demokratike të B.K., prandaj kërkuen marrëveshjen e Mukjes.
Mirpo këtu banë disa gabime:
Tue u paraqitun ma tepër nacionalistë sesa komunistë, nuk u kujtuen se B.K. do t'i vinte para cashtjen e Kosovës.
Mgjs fjaltarët e kuq u shpushpurisën t'i rrëshqasin lakut të Shqipnisë Etnike, dalëzotët e Ballit u treguen në naltësinë e misionit kombëtar. Nuk u lanë shteg shokëve të Dushanit të paraqiteshin c'ka nuk ishin...
I dyti gabim i tyne qe "Komiteti për Shpëtimin e Shqipnis", i cili do të shpallej qeveri, porsa ta lypte gjandja e re. Në këtë Komitet muerën pjesë 6 anëtarë të Ballit Kombëtar dhe 6 anëtarë të Nacional-clirimtares komuniste. Mirpo në anën e kuqe nuk kishte vetëm komunistë, kishte edhe asish qi mbaheshin zogistë, socialistë e nacionalistë, po të pa organizuem. Tue qenë puna kështu, 6 përfaqsuesit e clirimtares së kuqe ndaheshin thuajse gjysma nga drejtimet e P.K. Në këtë rast, komunistët do të ishin gjithnji në pakicë.
I treti gabim qe cashtja e zgjidhjes së kryeqytetit, dmth të vendit ku do të shpallej clirimi i vendit. B.K. kërkoi të pushtohet Kruja, qi ishte afër edhe të shpallej zyrtarisht fundi i pushtimit fashist. Zgjedhja e Krujës do të ishte nji akt simbolik me randësi të madhe.
Komunistët nuk e pranuen dhe kërkuen të caktohet Vlona për shpalljen e pavarësisë, ashtu si qe bamë më 1912. Porse Vlona ishte larg edhe ishte ende e pushtueme nga i hueji. Hysni Lepenica ua ktheu: "Unë si vlonjat jam për Krujën, e cila ka në histori shumë ma meritime sesa Vlona"
Atëherë komunistët kërkuan të zgjidhet ndonji qytet i vogël i Shqipnisë së jugut qi ishte në dorën e tyne.
U kuptue se Vlonën e paraqitën sa për të prishë idenë e shpalljes së Pavarsisë në Krujë.
Pika ku ngulën këmbë ma tepër komunistët qe "luftë okupatorit fashist e nazist".
B.K. e kundërshtoi me këtë arsyetim:
"Fashizmi ka rënë dhe pushtimi i tij i ka ditët të numurueme. Gjermania nuk ka synime tokësore në Shqipni. Rreziku mund të vijë ma tepër nga fqinji i veriut, i cili do të kërkojë Kosovën ose nga fqinji i jugut, i cili mund të shtrijë dorën në jug, prandaj duhet shënue "luftë cdo okupatori qi cënon kufijtë e Shqipnisë Etnike"".
Komunistët ishin të lidhun me rezistencën e drapnit jugosllav, ndën kryesinë e Titos ashtu edhe me lëvizjen e kuqe qi njifej si EAM-i grek. Nuk dojshin t'ua prishin qejfin shokëve të idesë. Dhanë e muarën t'a kundërshtojnë Ballin me ca fjalë qi nxuarrën nga thesi i kuq.
Ma në fund u shtrënguen t'a pranojnë se "Shqipnija do të luftojë gjithë ata qi sulmojnë kufijtë e Shqipnisë së plotë".
Delegacioni komunist kryesohej nga Dr.Ymer Dishnica, shoku i ngushtë i Enver Hoxhës.
...Kryetar i kuvëndit u zgjodh Thoma Orollogaj, komunistët e pranuan sepse e cmojshin. Tjetër se nji muej mbas e sulmuen a thue se nuk qenë ata qi e zgjodhën.
Sekretar u zgjodh Mustafa Gjinishi. E pata njohun në Mitrovicë. Ishte i tërhequn nga idetë e Marksit, por ende nuk i kishte braktisë krejt ndjenjat kombëtare.
Mbas Mukjes e takova për herën e fundit. Ishte bamë gati të hynte në Tiranë, kishte në brez nji dhjetëshe dhe nji cantë me bomba.
Mora vesh ma vonë se e vranë shokët e tij andej nga Dibra në nji pusi të kurdisun për arsye qi s'i kap arsyeja.
Kuvendi i Mukjes zgjoi shpresa clirimi dhe bashkimi mes partive qi nuk mund të lidheshin bashkë.
Sekretari i P.K. nji muej ma vonë, mblodhi në Labinot shtabin e kuq. Kërkoi të prishej marrëveshja e Mukjes. Arsyet nuk i mungojshin.
Përfaqsuesit e Titos shifnin në cdo rradhë të dokumentit të nënshkruem "grackën" ku kishin ranë të kuqt dhe fitimin e Ballit! Kosova i tronditi tepër!!
Vazhdon....
Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.