| Forumi Horizont | Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Bota rrjedh nen melodine e Zotit!
A ka dhimbje kjo botë?! Si jeton kjo botë?! Në çfarë kushtesh udhëton?! Sa kaq shekujsh është e vjetër?! Mund ta di se kjo botë rrjedh nën melodinë e mendimeve dhe urdhërave të Zotit! Për ta vërtetuar këtë merrni lëvizjet e natyrës dhe lëndët, dhe kurdoherë do të vëreni se kjo botë rrjedh nën melodinë e mendimeve dhe urdhërave të Zotit. Mjafton që të hedhim një vështrim tërë arkitekturës së organizmit tonë, dhe duke menduar paksa, kemi për të kuptuar se njohja më e madhe e botës qëndron tek Zoti. Ne njerëzit nuk ishim fare, nuk ekzistonim, por ja që tani jemi dhe ekzistojmë, madje dhe udhëhiqemi pas ligjeve të Zotit. Toka vazhdon të rrotullohet rreth boshtit të vet, por pa e ditur ne se si! E gjithë kjo na mëson se pas gjithë kësaj lëvizjeje dehëse kemi një orientues që na shpie në drejtim të caktuar. Këtë e vërteton shprehja e filozofit Blez Paskal: “Mos kërkoni kënaqësinë mbi tokë, mos shpresoni asnjë gjë prej njerëzve, e mira juaj gjendet veçse tek Zoti dhe lumturia më e madhe qëndron në të njohurën e Zotit, duke na bashkuar me të përgjithmonë në përjetësi. Detyra juaj është ta doni me gjithë zemër. Ai ju ka krijuar...”.
__________________
Dashuria i takon atij, miresia i takon atij, bujaria i takon atij, lutjet i takojne atij, drejtesia i takon atij.
Cdo gje e mori per vete, po ne na la gje valle? Me cfare kemi mbetur? A mos eshte kjo arsyea ka kaq shume urrejtje, cmire apo marrezi? Ndoshta.
Bej cudi, dergoi emisare te paqes atehere kur njerezit jetonin me kafshet dhe mendonin si to (kasaphanat pasuan). Pse nuk dergon ndonje tani? Njeri ka thene qe do kthehet, e bashke me te edhe fundi i botes. Sa plane te cudicme!!
Zoti?
Nje parazit qe qendron midis njeriut dhe eksperiences njerezore.
U thote: degjojini cicerimat e zogjve, por me falenderoni mua;
nuhatni nje lule por lavderimet me takojne mua,
shikoni sa i bukur eshte njeriu, por dashuria me takon mua;
jetoni jeten, por mendoni per vdekjen.
Citim:
Po citoj ato që tha aint
Zoti?
Nje parazit qe qendron midis njeriut dhe eksperiences njerezore.
U thote: degjojini cicerimat e zogjve, por me falenderoni mua;
nuhatni nje lule por lavderimet me takojne mua,
shikoni sa i bukur eshte njeriu, por dashuria me takon mua;
jetoni jeten, por mendoni per vdekjen.
Zoti ??
Shpesh kam degjuar njerez te thone se ekzistenca e tij eshte nje shpikje e jona mentale ,perderisa ne nuk dime t'i japim nje pergjigje gjithe kesaj bote qe na rrethon....Por nuk mendoj keshtu , pranija e tij Eshte , Ai ekziston dhe Ai na ka krijuar ,sado qe te perpiqemi te mendojme,besojme dhe argumentojme per te kunderten....
Zoti eshte Vula qe ka ne dore fatin tone qe ne momentin kur dalim nga ajo rrumbullaksi e ngrohte e barkut te nenes dhe deri sa shkojme te dergjemi ne 2 metra vend nen toke pasi te mbyllim syte nje here e pergjithmone .....
Gjithsecili nga ne e ka te shkruar ne ball historine e fatit te tij ,histori e shkruar ne gjuhen hyjnore, gjuhe qe vetem Ai ,krijuesi yne di ta lexoje....



zoti???
POR DERISA THONI QE ZOTI EGZISTON PERSE ATERE PARA SHUM VJETESH NDODHIN MREKULLI TE BERA NGA ZOTI DHE TANI NUK NDODHIN ME???UN BESOJ KE ATO JE SHOF ME SY BESOJ TEK NJERZIT QE KAM AFER DHE QE ME NDIMOJN DHE JO TE ZOTI. JU BESIMTARET SI I SHPJEGONI LUFTRAT APO NJERZIT QE VDESIN PER BUK KU ESHT ZOTI NE ATO MOMENTE.MOS BESONI NE ZOT DHE DO JETONI ME MIR DHE NEN TEREZA VET PASI KALOJ TE GJITH JETEN DUKE NDIMUAR TE VARFERIT PAK NGA PAK HUMBI BESIMIN PO TE KISHTE ZOT NUK DO KISHTE AS VARFERI AS LUFTRA TERMETE EPIDEMI
Besimi ne ekzistencen apo mosekzistencen e Zotit eshte dicka relative dhe une nuk kam se si te nderhyj tek mendimi yt...,por qe te besosh ne ekzistencen e tij vetem kur ndodhin mrekullira kjo me ben per te qeshur.
Dhe fakti se dikush beson ne ekzistencen e Zotit nuk do te thote se ai/ajo eshte besimtar/re...Ai thjesht mund te besoje ne ekzistencene e tij edhe pa qene i/e tille.
Te mos besosh ne Zot nuk do te thote se kjo te ben te ndihesh me mire..sepse kam vene re se ne momentet me te veshtira njeriu e ngren koken nga qielli dhe i lutet Zotit per ndihme....nderkohe qe kur ai eshte mes te mirave e harron ekzistencen ...dhe kjo nuk eshte aspak e drejte...
Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Besimi ne ekzistencen apo mosekzistencen e Zotit eshte dicka relative dhe une nuk kam se si te nderhyj tek mendimi yt...,por qe te besosh ne ekzistencen e tij vetem kur ndodhin mrekullira kjo me ben per te qeshur.
Dhe fakti se dikush beson ne ekzistencen e Zotit nuk do te thote se ai/ajo eshte besimtar/re...Ai thjesht mund te besoje ne ekzistencene e tij edhe pa qene i/e tille.
Te mos besosh ne Zot nuk do te thote se kjo te ben te ndihesh me mire..sepse kam vene re se ne momentet me te veshtira njeriu e ngren koken nga qielli dhe i lutet Zotit per ndihme....nderkohe qe kur ai eshte mes te mirave e harron ekzistencen ...dhe kjo nuk eshte aspak e drejte...
Nje mendim i shkurter
T,i o njeri cfare ishe para se te beheshe kaq kryengrites???....
..Zoti te krijoi ty, mua dhe cdo njeri nga bashkimi i nje spermatozoidi nga mashkulli dhe i nje veze te femres..
..dhe prap kryengrites..edhe
MOSMIRNJOHES!!
Vertet Allahu eshte me te duruarit!!
Xhorxh Grinshtajn në librin e tij “The Simbiotic Universe” (Universi Simbiotik) shkruan se: “ Nëse yjet do të ishin pak më afër me njëri-tjetrin, astrofizika nuk do të ishte shumë më ndryshe. Nuk do të ndodhte asnjë proces ndryshimi në funksionet themelore të fizikës në yje, nebula apo në trupat tjerë qiellorë. Nëse e shihim nga larg pamja e galaktikës sonë do të ishte e njëjta. i vetmi ndryshim do të ishte kur mbrëmjeve të shtriheshim në bar dhe tek vështronim yjet, do të shihnim se qielli do të ishte i tejmbushur me yje. Me falni, po; Do të kishte edhe një ndryshim tjetër. “Unë” i cili do të shihja këtë peizazh nuk do të ekzistoja... Kjo hapësirë gjigante në yjësi është një kusht për ekzistencën tonë”.
Një person që bëhet gati të lexojë një libër e di se ai është shkruar prej një autori për një arsye të veçantë. Madje as që do t’i shkonte ndërmend se ky libër mund të ishte krijuar rastësisht. Në të njëjtën mënyrë, një person që sheh një skulpturë nuk ka as më të voglin dyshim se ajo është punuar prej një skulptori. Dhe jo vetëm veprat e artit: madje edhe një numër i vogël i tullave që qëndrojnë njëra mbi tjetrën e shtyjnë njeriun të mendojë se dikush i ka vendosur ato ashtu sipas një plani të caktuar. Prandaj, gjithkund ku ekziston rregull – qoftë ai i madh apo i vogël – themeluesi dhe mbrojtësi i këtij rregulli duhet të ekzistojë gjithashtu.
Organizmi i njeriut është i stërmbushur me dëshmi që nuk do të mund të përmbaheshin në shumë enciklopedi shumë-vëllimëshe. Nëse i kushtojmë madje edhe vetëm disa minuta të mendimit të ndërgjegjshëm për gjithë këtë mjafton për të kuptuar ekzistencën e Zotit.
Sigurisht nga shumë studime, lexime, opinione, analiza mbi të vërtetën absolute dhe mbi të vërtetën e njeriut, më në fund me shtyri të besoj në një Zot të vërtetë. E, Ai Zot është i Gjithëdijshmi që Krijoi Universin dhe Botën.
"There is no God but Allah and Muhammed is his messenger."
Besoj qe ky qe kerkimi me afatgjate dhe me i veshtire qe kam arritur ndonjehere.
| Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.