Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 399 400 401 402 403 404 405 406 407 [408] 409 410 411 412 413 414 415 416 417 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga ariskratos datë 12 Tetor 2007 - 13:32:

Pushteti i Zotit

Pushteti i Zotit



Aristofeja, pra, Aristokracia dhe boll të Mençurit e saj - Priftërinjtë, e kanë menduar hollë punën kur e lidhen filozofikisht Rastësinë e ngjarjeve që ndodhin në Bote me Veprën e Zotit.



Numri i pafund i Rastësive në natyre dhe në jetën njerëzore mbulon mjeshtërisht dhe djallëzisht të gjitha Paudhësite, që Aristofeja sajon çdo dite në botë kundër njeriut dhe shoqërisë.



Rezultat i kësaj pune, i bashkëpunimit të natyrës së verbër me djallëzinë e ndërgjegjshme të Aristofesë bën që jeta në tokë të na paraqitet një Ferr i vërtetë, nga i cili askush s'mund të shpëtojë, pasi është një "vepër e Zotit".



Aristofeja shpenzon çdo ditë pa kursim anembanë botës miliarda dollarë vetëm per t'ia nxirë jetën njeriut dhe shoqërisë njerëzore. Këtu nuk përfshihen vetëm shpenzimet që ajo bën për luftën: armatime, kërkime në këtë fushë, shpenzime të tjera që kërkon përgatitja dhe realizimi i konflikteve të shumta në rajone të ndryshme të botës.



Të gjitha këto janë para që shpenzohen shkojnë vetëm në dobi të një grushti shumë të vogël njerëzish, të cilët nxjerrin fitime përrallore nga ky biznes gjigand. Le të kujtojmë se firma makinash si BMW, VW në Gjermani në fund të luftës së dytë botërore, arkëtuan fitimet më përrallore gjatë gjithë historisë së biznesit të tyre.



Për të mbajtur njerëzimin nën Frikë, Aristofeja nuk mjaftohet vetëm shpenzimet direkte, pra, ato në fushën e luftës dhe të gjitha fushave, që kontribuojnë për të. Me qëllim që popujt e monarkive të rrojnë gjithnjë nën frikën e tmerreve, dhe kështu "paqja shoqërore" të mbretërojë në Monarkitë e Evropës, duhet që tmerrin ta përjetojnë realisht popujt e tjerë, në zona të tjera të globit.



Për t'u realizuar ky objektiv Monarkitë Evropiane hedhin në qarkullim miliarda dollarë për të mbajtur në këmbë industrinë e trafikimit të njerëzve, drogës dhe prostitucionit, për korruptimin e drejtuesve të çdo vendi në botë, dhe mbajtjen në këmbë të regjimeve antipopullore anekënd globit. Kështu, ata kanë shndërruar në kuklla të tyre dhe udhëheqës si Bushi apo Putin.



Efektin e këtij tmerri e shumfishon më pas e tërë industria e ideologjisë, kulturës dhe arteve, të cilat sot, në sajë të zhvillimit të lartë të teknologjisë kanë mundësinë të na e përcjellin tmerrin e luftrave, fatkeqësive natyrore dhe konflikteve "shoqërore" në kohë reale. Çdo gazete apo TV, në çdo vend te botës, vjell çdo dite lajme vrasjesh, fatkeqësish dhe katastrofash njerëzore, vendase dhe të huaja.. Filmat e shumtë po na e mbushin mendjen se njeriu është ujk per tjetrin.



A mund t'i shpëtojë njeriu këtyre inskenimeve diabolike të Aristofesë nëse ai vazhdon të jetojë "duke parë punën e vet". Në një botë të ndërtuar në mënyrë të tillë askush të mos mendojë se është sigurtë e të flerë i qetë!


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 399 400 401 402 403 404 405 406 407 [408] 409 410 411 412 413 414 415 416 417 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.