Forumi Horizont | Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)
Ti s'me do? S'te dhimbsem sado pak?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
Prapseprap ti ndizesh e merr flake
Tek shterngohesh supeve te mi
Mike epsh e tera, lajka s'dua
As i vrazhed nuk te sillem dot
Vec me thuaj sa keshtu si mua
Puthur e shternguar ke gjer sot?
Une e di te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa u ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim
Ne keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti syckat kur pulit
Mos pandeh se po merzitem teper
Tjeterkend kam dhe une ne shpirt
S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
Po nje flake casti, vec ta dish
Si te njoha rastesisht i qete
"Mirembetsh" do te them serish
Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur diten plot merzi
Vecse mos lakmo ti prishesh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri
Krah per krahe me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti ku ta dish?
Ndoshta dhe une do te kem dale
Per shetitje, e shihemi serish
Ti me fort pas tjetrit do te ngjeshesh
Dhe me kryet ulur ftohtesisht
"Mirembrema" do me peshperitesh
Ndersa une "Mirembrema Miss"
Dhe asgje nuk do me turbulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
KUSH KA DASHUR S'MUND TE DASHUROJE
KUSH ESHTE DJEGUR S'MUND TE DIGJET ME
SERGEJ ESENIN
Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.