Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarsia në Clirimin e Shqipërisë nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=255)
-- Shqiperia nen Pushtimin Gjerman (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2249)


Postuar nga Perendia datë 21 Prill 2004 - 08:55:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Une nuk do te fshij as edhe nji nga materialet e mesiperme mks rrahja e mendimeve eshte me e vlefshme se fshimja dhe heshtja. Mbi 50 vjet kena heshte mbi historine tone, prandaj se shoh te arsyshme qe ti fshij po secili te jape versionin e tij te historise e ne fund te nxjerre konkluzionert e tija.
Te vazhdojme te diskutojme ashte shume ma mire se sa te heshtim, dhe pse sigurisht faji qe sot po debatojme ala mbi historine tone nuk ashte i joni si forumista por i atyne qe na lane pa histori.



Jam plotësisht dakord me ty!!

Këto që shkruajta më sipër janë dokumenta që ndodhen në AQSh dhe besoj se duhet të jenë publikuar e shkruar libra mbi këto fakte historike. Unë shkruajta këtu ato që pata mundësi, dhe mundësitë i kam mjaft të pakta këtu ku jam tani (në g*p të s'ëmës, sic thonë nga jugu [më falni për shprehjen]). Edhe mundësitë i keni më të mëdha ju që jeni në Evropë për t'i blerë ata libra (nqs ekzistojnë).

Të them të drejtën s'kisha ndër mënd që këto t'i shkruaja këtu, por me c'lexova në shumë tema duket që shumica e anëtarëve të këtij forumi janë potenciale intelekti (pavarësisht nga idetë politike), dhe jam i sigurt që në 1 të ardhme të afërt do marrin fatin e Shqipërisë në dorë. Edhe shkruajta thjesht të vërteta të historisë, pa u mbështetur në bindje politike.
Bindjet politike s'më interesojnë aq shumë, bindja ime e parë është Shqipëria, pastaj vjen politika. Edhe Shqipëria ka vend për të gjithë shqiptarët, mjaft vazhduam dhe ne me luftën e klasave (ose Luftën e Glasave sic thotë im'at )! Pa dashur e pa e kuptur po vazhdojmë në hapat e Enverit, dhe kështu po e lëmë Shqipërinë pa shqiptarë e pa zot.
C'ironi e ndyrë!! Po bëjmë pikërisht atë, që duan anti-shqiptarët e vërtetë.



P.S. Kjo që vijon s'është për as1 nga anëtarët e forumit, është për ata historianë të marksizëm-leninizëm-stalinizëm-enverizmit që vazhdojnë të bëjnë historinë e Shqipërisë...

Sic e tregojnë edhe vetë dokumentet e P.K., pa parë dokumentat e "armiqve të popullit", historia është shtrëmbëruar së tepërmi, edhe ju "historianët" tanë të "ndritur" vazhdoni me porositë e udhëheqësit tuaj të shtrenjtë.

Sic thotë populli: "unë të tregoj ku është ujku, kurse ti më pyet ku janë gjurmët."


  Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.