Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga Albanian man datë 05 Janar 2004 - 03:42:

Nje defrim vec tani me ka mbetur
Gishtat e dores fort fershelli
Kudo thone mbi mua s'ka tjeter
Skandaloz e rrugac ne Rusi

Humbje e madhe ky nam, por s'merzitem
Jeta humbje ka plot kesisoj
Turp qe zotin besova kaq vite
Por mjerim , tani qe se besoj

Kohe, o kohez e larget e arte!
Llava e jetes gjithcka e bente shkrumb
Une per tu djegur me qarte
Mbas skandalesh renda gjithkund!

---------------------

Ere, ere e debores moj ere
Merrmi vitet ne krahet e tu
Dua djalke te jem dhe nje here
Apo lule e lugines diku.......

Nen nje fyell bariu plot dhimbje
Dua syte ti mbyll ne harrim
Zile yjesh, me boren e mbremjes
Te me bien ne vesh papushim

Oh! Sa bukur e dredh ajo kengen
Nje tufan deshperimi kur derdh
Do te desha diku me nje kembe
Ndane rruges te rrija si bredh

Hingellima ne terr kur te ndieja
Te pushtoja kacuben perbri
Zgjati putrat o henez drejt meje
Merrmi brengat ne qiell tek ti

ESENIN

Faleminderit per poezine e te madhit Esenin , Jimmy84


  Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.