Forumi Horizont | Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)
Ku paskan humbur adhuruesit e poezise ne kete forum????
Po jap ca vargje te tjera nga te famshmet:
RUBAIRAT
O rrace njerezore e verbuar
O hic,mbi ere e pluhur e ndertuar
O hic,e korkolitur mbi Arushen
Perball e pas prej hicit rretuar
............................................
Per qenien e mosqenien jam munduar
E Qiell e Dhe kam matur e peshuar
po qe te gjitha i hodha ne ere! S`jam
i thelle vec n veren e kulluar.
Kur isha i ri kujtoja se e gjeta
Pallatin ku shkelqente e verteta,
Tani qe u mplaka e di qe s`dinja hic
E qe s`di hic nga Bota dhe nga Jeta
Kur isha i ri me zell me mall po milja
Doktore .Me Shenjtore e trobolitnja
Te thella argumenta,Po perhere
I marre hyja e me i marre dilnja
Me ta, te larten urtesi e mbolla
Me doren time e rrita e mbeshtolla
Dhe kjo ish tere pema qe m`u fal:
"Si uje zbrita dhe si ere dola"
..................................................
Si flake digjemi:Ku shumemi?
Si tym vertitemi:Ku turremi?
Si fishkemi e shtrydhemi,kufoma
Ne Llome kllitemi,Ku mbruhemi?
Te kthjellet lindim dhe te mvrejtur vdesim
Me gaz ia nisim dhe me vaj ja presim:
Me lot e zjarr e vrer te perveluar
Ne tym shpirt japim,e ne varr po zbresim.
Ketu qe, nga pa dashur po kercasim,
Dhe qe ketej pa dashur ku po shkasim?
Kupe mbi Kupe Vere sillnani
Kete mallkim t`a mbytim a t`a vrasim.
...........................................................
Dhe Qiellit rrotullonjes i therrita
Dhe e pyeta:"Cila eshte Drita
per djemte e tu te humbur n`erresire?"
"Nje mendje e verber!"tha nje ze nga prita.
...................................................................
Ne hapesire Dheu:Kokerr kumi
Dija dhe Shkenca jone:Fjale lumi
Njeriu kafshet lulet:Flluska brumi
Jeta dhe lufta jone:ENDERRA GJUMI
Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.